13.8 C
Skopje
E diel, 31 Maj, 2026
Home Blog Page 27

Disa lagje në Shkup mbesin pa energji elektrike për shkak të punimeve në rrjet

0

Për shkak të punimeve në rrjetin elektro-distributiv, sot disa zona në komunën Qendër dhe në komunën Gjorçe Petrov do të mbesin përkohësisht pa energji elektrike.

Sipas njoftimit nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza, duke u bazuar në të dhënat e EVN Maqedoni, nga ora 06:00 deri në 12:00 pa rrymë do të jenë pjesë të rrugës “Leninova” rreth Ambasadës së Holandës, rruga “Kole Nedelkovski” dhe rruga “Kiro Krstevski-Platnik” në komunën Qendër. Ndërsa nga ora 09:00 deri në 14:00 pa energji elektrike do të jenë disa përdorues në rrugën 95 në Volkovo.

adv

Kurti: Forca e Sigurisë e Kosovës drejt misionit në Gazë

0

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se bashkërendimi i ngushtë me partnerët strategjikë të Kosovës është më i rëndësishëm se kurrë. E ka theksuar këtë, me rastin e transferimit të autoritetit të drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës (NALT) të NATO-s në Kosovë. E, në një takim me drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, ka bërë të ditur se FSK-ja aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se bashkërendimi i ngushtë me partnerët strategjikë të Kosovës është më i rëndësishëm se kurrë. E ka theksuar këtë me rastin e transferimit të autoritetit të drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës (NALT) të NATO-s në Kosovë.

Ai ka thënë se Kosova ka ndërtuar institucionet e saj të sigurisë mbi bazën e bashkëpunimit të ngushtë dhe të qëndrueshëm me NATO-n dhe shtetet e saj anëtare dhe ka theksuar se Forca e Sigurisë e Kosovës është sot një institucion profesional, i besueshëm dhe në zhvillim të vazhdueshëm, dhe, sipas tij, ky progres është rezultat i përkushtimit të brendshëm, por edhe i mbështetjes së palëkundur të partnerëve.

“Në këtë rrugëtim, roli i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) ka qenë thelbësor. Përmes këshillimit strategjik, asistencës profesionale dhe bashkëveprimit të përditshëm, NALT ka kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve operacionale, në forcimin e qeverisjes demokratike dhe në ngritjen e standardeve institucionale, si të Ministrisë së Mbrojtjes ashtu edhe të Forcës së Sigurisë të Kosovës”, ka thënë kryeministri Kurti. “E në veçanti, në këtë periudhë të ndjeshme për sigurinë globale, e karakterizuar nga sfida të reja dhe dinamika të paparashikueshme, bashkërendimi i ngushtë me partnerët tanë strategjikë është më i rëndësishëm se kurrë”.

adv

Një sasi ari me vlerë prej mbi 580 mijë denarësh është konfiskuar në pikën kufitare Bogorodicë

0

Një sasi ari me vlerë prej mbi 580 mijë denarësh është konfiskuar në pikën kufitare Bogorodicë, pasi doganierët kanë parandaluar një përpjekje për kontrabandë. Sipas MPB-së, një person kishte tentuar të shmangë pagesën e detyrimeve doganore në shumën mbi 200 mijë denarë. Është ngritur kallëzim penal ndaj të dyshuarit për veprën penale “kontrabandë”, e dënueshme sipas Kodit Penal. Autoritetet thonë se do të vazhdojnë procedurat ligjore në përputhje me ligjin./Alsat.mk.

adv

Eurodeputeti bullgar: Bullgaria ruan të drejtën e vetos ndaj Shkupit

0

“Çdo ndryshim në konsensusin evropian do t’i japë Bullgarisë të drejtën për të vënë veton ndaj anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian”. Këtë e deklaroi eurodeputeti bullgar Ilija Lazarov nga Partia Popullore Evropiane, duke komentuar, siç e quan ai, përpjekjet për të rishikuar kushtet evropiane për Shkupin zyrtar.

Sipas tij, raportuesi në Parlamentin Evropian, Thomas Waitz, vepron në kontakt të ngushtë me qeverinë e RMV-së.

“Thomas Waitz është plotësisht nën tutelën e Mickoskit dhe Mucunskit dhe punon praktikisht nën diktimin e tyre. Ajo që ata duan përfshihet gjithmonë në draft-raportin e tij. Ajo që do të pranohet është një çështje tjetër”, theksoi Lazarov.

Ai kujtoi se vitin e kaluar, eurodeputetët bullgarë arritën të bllokonin propozimet që lidheshin me identitetin dhe gjuhën maqedonase, të cilat, sipas tij, shkaktuan “tallje” në Komitetin e Politikës së Jashtme.

“Të 17 eurodeputetët bullgarë punuan unanimisht në atë kohë, nënshkruan dhe dërguan dy letra te Roberta Metsola, te të gjithë kolegët përgjatë gjithë zinxhirit. Qëndrimi bullgar u pranua dhe u kuptua, amendamentet nuk kaluan”, tha eurodeputeti bullgar.

Sipas Lazarov, tani po bëhet një përpjekje për të hequr protokollin e dytë, i cili është pjesë e të ashtuquajturit “propozim francez”.

“Propozimi francez është pranuar nga 27 shtetet anëtare, është nënshkruar dhe pranuar nga qeveria aktuale e atëhershme e Maqedonisë së Veriut dhe është ratifikuar nga parlamenti i tyre. E gjithë kjo ka kaluar dhe nuk i nënshtrohet komentit – duhet të zbatohet”, shtoi Lazarov.

adv

Moti për ditën e sotme

0

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri 7, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 12 deri 20 gradë celsius.

Në ditët në vijim moti do të jetë me vranësira dhe periudha diellore.

adv

Bekim Sali autorizohet për të mbrojtur Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

0

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali është autorizuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, si përfaqësues zyrtar për të mbrojtur Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, gjatë procedurës parlamentare në Kuvend.

Sali nga VLEN do të ketë mandat të plotë për të prezantuar dhe arsyetuar para deputetëve dispozitat e propozim-ligjit. Pra, themelohet Trup koordinues qeveritar me në krye zëvendëskryeministrin shqiptar që do të monitorojë dhe garantojë zbatimin e saj. Kjo nuk ka ndodhur për 22 vite.

Ligji për pëfaqësim të drejtë tashmë ka marrë dritë jeshile duke inkorporuar edhe sugjerimet e Komisionit të Venecias. Vjen si pasojë e heqjes së veglës së “balancuesit” nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhe i njëjti synon që shqiptarët të kenë përfaqësim të barabartë në institucionet shtetërore ku kanë qenë të nënpërfaqësuar.

Ky është ndryshimi i madh që po sjell VLEN, sepse opozita apo BDI këtë e përdori për temë politike. Ne po e mbyllim me ligj dhe po vendosim rregull një herë e mirë.

adv

Dauti: Gjuha shqipe e panegociueshme në institucione

0

“Doni një vërtetësi, jo më larg se dje. Do të ndalej seanca po të mos ishte gjuha shqipe zyrtare? Kërkesa ime ishte e prerë që materialet t’i kem në gjuhën shqipe”, kështu deklaroi deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti në Click Plus në TV21, kur u pyet për gjuhën shqipe.

Dauti theksoi se Ligji për përdorimin e gjuhëve i obligon institucionet shtetërore që ta implementojnë dhe të krijojnë kushte për zbatimin e ligjit.

“Ligji për përdorimin e gjuhëve ka dispozitë ku i obligon institucionet shtetërore që ta implementojnë dhe të krijojnë kushte për zbatimin e ligjit. Ka pas një nen tjetër, i cili ka qenë shumë i kontestueshëm nga pala tjetër, por me gjithatë është pjesë e ligjit dhe që thotë se ata institucione dhe organe shtetërore të cilët nuk do t’i harmonizojnë ligjet tjera me atë do të vlejnë ligjet e ligjit në fjalë, dmth ligjit për përdorimin e gjuhëve”, deklaroi Ilire Dauti – deputete e ASH-së, Sela.

adv

Fitore e pastër për PSG ndaj Liverpoolit në “Parc des Princes”

0

Paris Saint-Germain regjistroi një fitore të pastër dhe plotësisht të merituar ndaj Liverpoolit, duke triumfuar me rezultatin 2:0 në Parc des Princes, shkruan POPULLI.mk

Skuadra parisiene dominoi ndeshjen nga fillimi deri në fund, duke kontrolluar ritmin, posedimin dhe duke krijuar raste të shumta për shënim. Epërsia erdhi si rezultat i një loje të organizuar dhe efikase në fazën sulmuese.

Në listën e golashënuesve u regjistruan Désiré Doué dhe Khvicha Kvaratskhelia, të cilët vulosën një mbrëmje perfekte për PSG-në.

Kjo fitore konfirmon formën e mirë të parisienëve dhe dërgon një mesazh të qartë për rivalët në garë, ndërsa Liverpool largohet nga Parisi pa mundur të rivalizojë dominimin vendas.

© POPULLI.mk

adv

Barcelona bie në Camp Nou, Atletico fiton bindshëm 0:2

0

Barcelona pëson një humbje të rëndë në shtëpi ndaj Atletico Madrid, duke u mposhtur me rezultatin 0:2 në një natë të zymtë të Ligës së Kampionëve në Camp Nou, shkruan POPULLI.mk

Skuadra katalanase nuk arriti të imponojë ritmin e saj dhe u ndëshkua nga një Atletico më i organizuar dhe efikas. Gjërat u vështirësuan edhe më shumë për Barcelonën kur Cubarsí u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë ekipin me një lojtar më pak në fushë.

Atletico përfitoi maksimalisht nga superioriteti numerik dhe konkretizoi epërsinë me dy gola të shënuar nga Julián Álvarez dhe Alexander Sørloth, duke vulosur një fitore të madhe në transfertë.

Kjo humbje për Barcelonën vë në pikëpyetje formën dhe ambiciet e saj në këtë edicion të Champions-it, ndërsa Atletico konfirmon seriozitetin dhe pretendimet për të shkuar larg në garë.

© POPULLI.mk

adv

PDK kërkon anëtarin e dytë në KQZ, i drejtohet Albulena Haxhiut

0

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar edhe Ushtrueses së Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, me një kërkesë zyrtare për procedimin e emërimit të anëtarit të dytë të kësaj partie në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në kërkesë theksohet se çështja e përbërjes së KQZ-së ka mbetur e papërfunduar gjatë mandatit të ish-presidentes Vjosa Osmani dhe se përfaqësimi i PDK-së me dy anëtarë në këtë institucion nuk është çështje interpretimi politik, por një e drejtë që rrjedh nga dispozitat kushtetuese.

Në letrën zyrtare, PDK nënvizon gjithashtu rëndësinë e respektimit të praktikës së deritanishme institucionale, sipas së cilës kjo parti ka qenë e përfaqësuar me dy anëtarë në KQZ. Po ashtu, theksohet nevoja për ruajtjen e parimeve të barazisë dhe balancës ndërmjet subjekteve politike.

“Duke iu referuar nenit 139, paragrafi 4 të Kushtetutës së Kosovës, PDK argumenton se shpërndarja e vendeve në KQZ duhet të bazohet në përfaqësimin e grupeve parlamentare në Kuvend. Në kushtet aktuale me katër grupe parlamentare, PDK-ja konsideron se secili grup duhet të ketë nga një përfaqësues në raundin e parë, ndërsa vendet e mbetura duhet të ndahen sipas madhësisë së grupeve, duke siguruar kështu përfaqësim proporcional”, thuhet në letër.

Burimi / rtklive.com

adv