21.5 C
Skopje
E enjte, 4 Qershor, 2026
Home Blog Page 2717

MPB: Konfiskohet amfetaminë, disa shkupjanë përfundojnë në pranga!

0

Policia gjatë ditës së sotme ka arrestuar tre persona nga Shkupi, përcjell TV21. Tek të njëjtit policia ka gjetur 14 paketime me peshë të përgjithshme prej 7 kilogramëve, e që sipas MPB-së kushtojnë rreth 40.000 euro. Personat në fjalë janë arrestuar në Katllanovë të Shkupit.

“Në Katllanovë janë privuar nga liria tre persona, përkatësisht M.Sh.(48), E.T.(30) dhe A.Z.(19). të gjithë nga Shkupi, pasi tek to është gjetur një çantë shpine me 14 pako të ngjeshur me drogën sintetike amfetaminë, me peshë rreth 7 kilogramë, vlera e së cilës është rreth 40.000 euro”, thonë nga MPB.

adv

Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë, Shaqiri: Në kushte normale, fillon në kohë

0

Ka mbetur vetëm edhe një javë para përfundimit të gjysmëvjetorit të parë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Gjatë kësaj periudhe kohore sipas numrit 1 të dikasterit të Arsimit Jeton Shaqiri, sistemi arsimor u përball me krizën energjetike e cila u tejkalua me sukses, poashtu edhe kërcënimet për vendosje të bombave në disa shkolla të qytetit të Shkupit, ku orët e humbura janë kompenzuar apo do të kompenzohen pas pushimit dimëror.

Krahas këtyre problemeve sërisht u arrit që mësimi të vijojë me prani fizike në të mirën e nxënësve. I pyetur se a do të ketë zgjatje të pushimit dimëror Shaqiri potencon se kjo do të varet nga kushtet klimatike.

“Vite me rradhë për arsye të pandemisë, ose kushteve energjetike që nuk kanë qenë tjera herë por kushte të motit shum të keq që kanë ndodhur ndër vite ka pasur shtyerje për një javë apo dy por kjo nuk do të thotë që mund ta prashikojmë motin kur do të përfundojë koha e pushimit dhe si do të fillojë gjasmëvjetori. Nëse kushtet klimatike janë të mira patjetër se do të fillojë në kohë”, u shpreh ministri i arsimit Jeton Shaqiri.

Gjysëmvjetori i parë ndëkrohë po përfundon me mungesë librash. Sidomos të sferës profesionale për nxënësit e shkollave të mesme. Ministri Shaqiri premton se materialet dpo printohen në kohë për gjysmëvjetorin e dytë e thotë se në ligjin e ri për arsim të mesëm që po përgaditet do të shihen mundësitë ligjore për motivimin e autorëve për të shkruar libra.

“Pasi të fillojë printimi i materialit për arsim fillor do të printojmë libra për shkollat profesionale konform buxhetit që e kemi për ti printuar të gjitha librat. Vitin tjetër do të vazhdojmë me printim ka drejtime që mungojnë autorët me ligjin e ri do të gjemë mënyra për t’i motivuar dhe me liogjin e ri pres që këto probleme ti zgjedhim dhe t’i motivojmë më shumë autorët”, theksoi Shaqiri.

Këshilli nacional i arsimit ka miratuar 70 libra nga sfera e ekonomisë, teknologjisë për arsimin profesional, ndërsa ligji i ri për arsimin e mesëm pritet të jetë në procedurë parlamentare gjatë muajit shkurt.(RTVM)

adv

S’ka ilaçe për të prekurit me epilepsi

0

Me muaj të prekurit nga epilepsia nuk mund të gjejnë ilaçin e nevojshëm për sëmundjen e tyre. Shkuam për të pyetur në barnatore përse nuk është ilaçi.
Farmacistja: Nuk ka.

Gazetarja: Përse?

Farmacistja: Është deficitare.

Gazetarja: Në asnjë barnatore tjetër?

Farmacistja: Jo. Prej moti janë deficitare.

Pyetëm edhe në Fondin shëndetësor por prej aty pa përgjigje.

“Vizituam disa barnatore për të parë a e kanë ilaçin e shumëkërkuar nga disa qytetarë të cilët vuajnë nga sëmundja e epolepsisë por në asnjë barnatore nuk kishte. Sipas punëtoreve kanë deficit të këtij ilaçi disa muaj“.

E ndërprerja e ilaçeve kundër epilepsisë mund të shkaktojë rritjen e sulmeve, thotë Dean Bunevski nga Shoqata Epilepsia në Maqedoni.

“Në qoftë se e ndërprejnë terapinë mundësia për të pasur sulme epileptike është e madhe. Disa njerëz këtë terapinë duhet ta marrin tërë jetën. Kjo ndikon që edhe të humbin punën. Për momentin nuk kemi fare zë shpresoj se institucionet do ta përmirsojnë këtë”, thotë kryetari i Shoqatës “Epilepsia Maqedoni”, Dean Buneski.

Furnizimi i barnave për personat me epilepsi është i mangët duke u nisur nga lista esenciale, por mungojnë edhe barna specifike emergjente,

“Ne kishim kërkesë deri me Ministria e Shëndetësisë që të na mundësojë këto barna që të na lehtësohet deri te qajsa e këtyre ilaçeve por deri më tani nuk kemi përgjigje. Pacinetët janë të detyruar që ilaçet vetë t’i sigurojnë nga shtetet tjera”, deklaroi Buneski.

Ndonëse nuk ka statistika të sakta se sa është numri i personave që vuajnë nga epilepsia në vend por sipas shoqatës “Epilepsia Maqedoni” ka rreth 25 mijë njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje. Ndërkaq sëmundja e epilepsisë tashmë ka prekur 65 milionë njerëz në tërë botën, derisa vetëm në Evropë janë rreth 6 milionë njerëz të prekur me epilepsi.

adv

Kasami: Lëvizja është e gatshme për të gjitha sfidat!

0

Të nderuar gazetarë
Te dashur qytetarë,

Lëvizja BESA në vazhdimësi ka krijuar politikat e saja duke u bazuar në kapacitetet intelektuale dhe profesionale të cilat burojnë nga kuadrot më të mira që kontribojnë në ndërtimin e pozicioneve politike.

Pas një kohe konsultimesh të gjëra dhe sidomos duke marë parasysh thirrjes publike të lëshuar nga Kryesia e Qendrore për të ekipuar sekretariatin e departamenteve me profesionistët më të mirë, sot me kënaqësi dua të shpalos rrumbullaksimin e këtij procesi dhe të bëjmë publik ekipin me të cilin do përfaqësohet çdo departament në kuadër të sekretariatit të departamenteve.

Ky ekip i përzgjedhur nga profesionistë të vërtet të sferave të ndryshme do të jetë zëri kryesor i artikulimit të problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët në të gjitha institucionet.

Drejtorët e përzgjedhur në krye të departamenteve përkatëse do ndërtojnë qendrimet politike, duke vëzhguar punën e çdo ministrie në veçanti dhe duke paraqitur kritikat ndaj pushtetit aktual por njëkohësisht duke ofruar edhe zgjidhje të problematikave të ndryshme.

Ne sot me këtë përzgjedhje në krye të drejtorive të departamenteve po prezantojmë ekip me të cilin do ofrojmë programin më të mirë zgjedhor për zgjedhjet e ardhëshme parlamentare kurdo që ato të ndodhin.

Për në fund, ne duam të përçojmë mesazhin tonë se Lëvizja BESA është gati për tu ballafaquar me gjitha sfidat dhe normalisht duke synuar fitore në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare paraqesim seriozitetin tonë për t’i dalë ballë menaxhimit me çdo institucion për të ndryshuar mentalitetin e udhëheqjes që kanë instaluar partitë në pushtetin aktual.

Unë personalisht i uroj punë të mbarë gjithë drejtorëve të sapo zgjedhur të departamenteve. Suksese dhe na priftë e mbara!

adv

WHC ÇAIR e mbyll gjysmësezonin në krye të tabelës

0

WHC Çair arrin objektivat e gjysmësezonit: Me 12 fitore nga gjithsej 14 ndeshje jemi në krye të tabelës me pikë të barabarta me WHC Vardar, duke siguruar një vend në play-off në garën për titull.

WHC Çair e mbylli gjysmësezonin në Super Ligën e Femrave me fitore bindëse ndaj Zrk Shampion me rezultat 27-39 dhe me 12 fitore nga gjithsej 14 ndeshje të luajtura jemi në kreun e tabelës duke siguruar një vend në play-off në garën për titull. Urime vajza, ju urojmë shumë suksese në të ardhmen!

adv

VMRO: Gjetëm ofertë të lirë për gaz, nuk pranoi LSDM

0

VMRO-DPMNE akuzon LSDM se është parti e inatit dhe për pasojë vuan populli, shkak se nuk kanë pranuar ofertën e opoztës maqedonase për tejkalimin e krizës energjetike, ku zotohen se kishin gjetur ofertë të volitshme për blerjen e gazit, por që ishte refuzuar nga pushteti, konkretisht nga LSDM- ja.

“VMRO-DPMNE ka ofruar qëndrime dhe kontakte të cilët kanë mundësi të sigurojnë gaz për Maqedoninë me kushte më të volitshme për shtetin. Ky dokument i një kompanie zvicerane për energjenca, i është ofruar Elektranës së Maqedonisë së Veriut, ku shihet çmimi dhe sasia e ofruar.Çmimi për 1000 metër kub gaz është 815euro. Ky çmim është fiks dhe ka vlejtur për periudhë nga nëntori deri në fund të prillit 2023”, u shpreh Gordana Kovovska ngaVMRO -DPMNE.

SHA-EMV: Nuk ishte ofertë serioze dhe e kompletuar

Por nga Elektrana e Maqedonisë pohojnë se oferta e firmës për furnizim me gaz e ofruar nga VMRO-DPME-ja nuk ka qenë e kompletuar në dokumente. Sipas tyre, me firmën është nënshkuar vetëm marrëveshja e parë dhe nuk ka pasur detaje për çmim dhe sasi dhe se nuk ka qenë propozim serioz nga ana e lideri të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mockivski.

adv

LSDM: 2022 mbahet mend për gënjeshtrat e Mickovskit

0

Vitin 2022 në skenën politike e kanë shoqëruar gënjeshtrat e mëdhaja të kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, vlerësojnë nga Lidhja Social Demokrate.

Sipas tyre, të gjitha propagandat për asimilimin e maqedonasve, tretja e gjuhës dhe bullgarizimi, u kurorëzuan me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare dhe me mbrojtjen e gjuhës maqedonase në BE si dhe me nënshkrimin e marrëveshjes FRONTEX. Sipas LSDM-së, Mickovski është në duart e majtistit, Apasiev.

“Mickovski është peng i tërë i Dimitar Apasievit. Nuk ka as një vjet kur Mickovski dilte me gënjeshtër të rëndë dhe manipulim. Gënjeshtra e parë dhe më e madhja për vitit 2022 ishte se do të na ndodh asimilimi dhe bullgarizimi.Me këtë gënjeshtër të madhe Mickovski dhe Apasiev krijojnë histeri në opinion. Pikërisht, nën sloganin: Jo asimilim dhe bullgarizim” Mickovski dhe Apasiev udhëhoqën protesta të dhunshme kundër propozimit francez, konkretisht, propozimit europian”, u shpreh Darko Kaevski nga LSDM.

LSDM ëshë parti që parësore e ka fitimin partiak dhe jo atë të qytetarëve dhe shtetit, potencojnë nga opozita maqedonase.

adv

Sot mbahet gara e Babadimrit në Shkup

0

Gara tradicionale e Babadimrit do të mbahet sot në mesditë në Shkup, në organizim të shoqatës për sport dhe rekreacion “Прв до врв” nga Shkupi.
Gjatë garës, qindra pjesëmarrës me kostumet e babadimrit do të vrapojnë në një pistë prej dy kilometrash dhe fituesit do t’u jepen çmime. Përveç konkurrencës, gara ka edhe karakter argëtues dhe në të mund të marrin pjesë fëmijët e shoqëruar nga prindërit.

Para dhe pas garës do të ketë program muzikor, ngrohje me instruktor fitnesi dhe ceremoni për shpalljen e fituesve, si dhe shorti për të përmbushur dëshirat e Vitit të Ri pavarësisht rezultatit dhe vendit të fituar.

adv

Nënat me fëmijë e kanë vendin në shtëpi!

0

Shoqëria që vë dorën në barkun e një gruaje dy muaj pasi ajo të martohet duke pyetur: “A ka diçka?” dhe që shenjtëron shtatzëninë dhe lindjen e fëmijëve me gjithë këtë shenjtërim, është e njëjta shoqëri që nuk bënë asgjë për këtë nënë dhe fëmijen e saj!

Nëse shkon në xhami me fëmiun e saj dhe rastësisht i qanë fëmija, përgjigjja e njerëzve të xhamisë është: “Çka lyp gruja me fëmijë në xhami”!?

1-Në shumë xhami, të cilat ndonjëherë ka sipërfaqe të mëdha dhe kate të larta, askush nuk ka menduar të ndajë një vend për faljen e nënave, ose një dhomë të vogël ku fëmijët të luajnë, ose një oborr aty pranë ku fëmijët mund të mblidhen dhe të ketë aktivitete për ta, kështu që nëna dhe fëmija i saj të marrin pjesë në jetën fetare dhe shoqërore.

2-Në ftesat e dasmave duhet të vendosen gjithmonë në fund të kartolinës fjalët “Mundësisht ejani pa fëmijë”!

Megjithatë, në të gjitha sallat që hapen çdo ditë me miliona para, askush nuk mendon të krijojë një hapësirë ​​/ oborr për fëmijë ku nëna të marrë pjesë dhe fëmija të luajë dhe të marrë pjesë në jetën publike.

3-Në shumë banjo publike, në qendrat tregtare, dyqane të mëdha dhe zonat e piknikut, shumë pak kam parë një vend të caktuar për ndërrimin e pelenave, ndërkohë që kjo nuk paraqet ndonjë barrë të madhe financiare!

Në fakt, mungesa e këtyre hapësirave na tregonë se shoqëria në të cilën jetojmë nuk sheh që fëmijët përbëjnë gjysmën e demografisë së saj, as që kanë nevojë për një banjë si ne!

4-Në ministri, shkolla, universitete, në qendra shëndetësore, në qendra të mëdha sportive shpesh mendohet dhe shpenzohet gjithçka, përveç idesë së një “çerdheje” brenda këtyre institucioneve për fëmijët e punëtorëve ose pjesëmarrësve, në mënyrë që fëmija të jetë nën sytë e nënës së tij.

Pra, është gjithmonë më e lehtë të punësosh një vajzë që nuk është bërë ende nënë, sepse për nënën është gjithmonë më e lehtë të qëndrojë në shtëpi!

Shpesh ndëgjojmë frazën e njohur të nënave që thonë: “Do të doja të merrja pjesë, do të doja të shkoja, do të doja të bëja këtë apo atë, por ku të shkoj me fëmijë”!

Nëna nuk është e mirëpritur në punë, as në xhami, as në sallën e dasmave, as në palestër, as në banja publike, as në rrugët që nuk ishin përgatitur kurrë për të ecur me një karrocë fëmijësh!

Një nënë që do të lindë 3-4 fëmijë p.sh. do të thotë se do të kalojë të paktën 10 vjet në jetën e çerdhes së parë.. Nuk ka asnjë arsye apo logjikë të thuhet se duhet të izolohet për kaq shumë kohë dhe fëmijët mbi të cilët ne numërojmë ëndrrat tona dhe shpresojmë shumë prej tyre në të ardhmen, ata të mos kenë të drejtë të jenë në mesim e jetës tonë publike!
Të ulim pak kokën, t’i kushtojmë vëmendje e kujdes shtatit të vegjël, të fëmijëve tanë, dhe të ngrejmë pak kokën, të durojmë nënën, që meriton gjithë nderin tonë, të ndajmë kudo pjesë për të, ashtu siç e meriton ajo në të vërtetë!

Nga: Halil Avdulli

adv

Shkup / Gjobiten 161 vozitës, 25 nën ndikim të alkoolit

0

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (24.12.2022) ka vazhduar me kontrollet e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 161 masa, nga të cilat 17 sanksione për drejtim të automjetit me shpejtësi të lejuar, 11 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 25 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Gjashtë masa janë vendosur për kalimin e sinjalit të mbyllur (drita e kuqe), pesë sanksione për përdorimin e celularit…

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

adv