21.5 C
Skopje
E enjte, 4 Qershor, 2026
Home Blog Page 2718

Krasniqi: Kurti është dorëzuar para kriminelëve serb në Veri!

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, se është dorëzuar para veprimeve kriminele të serbëve në veri.

Krasniqi tha se Kurti nuk mund të veprojë siç i konvenon, herë si analist e herë si kryeministër. Ai ka kërkuar nga kryeministri veprime konkrete për të mos i lënë kriminelët në veri të përcaktojnë kufij.

“Kryeministri nuk mund të shndërrohet në analist kur nuk i konvenon, e kryeministër kur i konvenon. Ai duhet të jetë gjithë kohën kryeministër ose gjithë kohën analist – kjo është analizë, atij nuk i takon të bëjë analiza, por të marrë veprime sepse mund të jetë e vërtetë ajo që thotë, por cila është alternativa, dorëzimi para kërcënimit të krimit. Ne po flasim që ata janë kriminel atje, tash çka dëshiron të bësh, t`i lësh ata kriminelë të vazhdojnë me të tregu se kur mund të ecësh e kur jo në atë pjesë apo dëshiron të marrësh veprime qoftë edhe me koston e të panjohurës”, deklaroi Krasniqi për Blic.

Tutje, kreu i PDK’së tha se është zgjatur tepër afati për heqje të barrikadave në veri, derisa te Qeveria apeloi që të insistojë te KFOR-i për ta përshpejtuar procesin.

“Unë prapë po e them nuk e preferoj heqjen e tyre si opsion të parë nga institucionet e Kosovës, por nuk e shoh as opsion dorëzimin. Po barrikadat janë ende aty. Qeveria po thotë po presim edhe pak, po presim edhe pak, unë vetëm këtë pyetje kam sa është kjo pak? Para 10 dite e tha njëfar togfjalëshi interesant “KFOR ka kërkuar pak kohë që t`i heqin shumë shpejt barrikadat”. Sa është kjo pak kohë, në rregull jam me kohën por deri kur? Nëse hyjmë në festa pastaj deri te krishtlindjet ortodokse me barrikada, atëherë do të jetë normalitet i ri dhe druaj se do të bëhet temë e diskutimeve në Bruksel”, tha kryetari i PDK-së.

Sipas Krasniqit, personi që fshihet pas barrikadave është presidenti serb Vuçiq, dhe se këtë e bëri për ta penguar marrëveshjen.

“Me fol për barriakdat në Bruksel është një gabim katastrofal .. po shihet nëse nuk largohen barrikadat unë mendoj që kryeminsitri në asnjë mënyrë të mos flas për barrikada në Bruksel, duhet ta refuzoj. Kjo nuk është temë me të cilën duhet të ulet Vuçiqi për të folur për largimin e tyre, ndryshe është dorëzim total, është dorëzim përmes njohjes së fuqisë së tij. Unë besoj se Vuciqi i ka vendos barriakdat për ta penguar marrëveshjen”, theksoi ai.

adv

Kasami uron Taravarin për zgjedhjen e tij si kryetar i ASH-së

0

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka uruar Arben Taravarin për marrjen e detyrës si kryetar i ardhshëm i Aleancës për Shqiptarët.

Shprehi urimet më të përzemërta për zgjedhjen e kryetarit të ri të ASH-së, z.Arben Taravari. Në emrin tim dhe të Lëvizjes BESA – urojmë gjithë anëtarët dhe simpatizantët e kësaj partie për zgjedhjen e udhëheqësisë së re, duke i uruar sukses në sfidat e ardhshme!

adv

Gashi uron Arben Taravarin për përzgjedhjen si kryetar i ASH-së

0

I pari i Alternativës, Afrim Gashi ka uruar Arben Taravarin për perzgjedhjen e tij si kryetar i ASH-së.

I nderuari Arben, më vjen mirë që sot Kongresi i Aleancës për Shqiptarët të zgjodhi në detyrën e kryetarit të partisë.

Duke e respektuar vullnetin e delegatëve të ASH-së, shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj këtij vendimi, duke gjykuar se ata kanë bërë përzgjedhjen më të mirë për të ardhmen e tyre dhe të qytetarëve tanë.

Aleanca për Shqiptarët edhe sot është një opozitë konstruktive dhe e respektuar, ndërsa duke uruar që flamuri i saj opozitar të jetë vlerë shtesë e demokracisë sonë parlamentare, dëshiroj të theksoj se Aleanca për Shqiptarët ka te AlternAtivA një mik dhe partner, në të cilin mund të mbështetet gjithnjë.

Urime e suksese!

adv

BC Çair 2030 përfundon gjysmësezonin me fitore

0

BC Çair 2030 ka arritur të marrë fitore të rëndësishme kundër ekipit të Strumicës me rezultat 97-92.

Përfundojmë suksesshëm vitin 2022 me fitore shumë të rëndësishme kundër ekipit te Strumicës në terenin vendas me rezultat 97-92.Kjo fitore i rritë ambicjet e klubit tonë për të atakuar mesin e artë në Superligën e Maqedonisë.

Shifemi në vitin 2023 me shumë surpriza…Stay tuned

EAGLES FLYING HIGH

adv

Ndotja e ajrit / Gratë shtatzëna, të moshuarit dhe të sëmurët lirohen nga puna

0

Qeveria njofton institucionet kompetente dhe komunat përkatëse se është e nevojshme të veprojnë në përputhje me konkluzionet e procesverbalit të seancës së 40-të të Qeverisë të mbajtur më 28 nëntor 2017, sipas të cilit Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë u rekomandon të gjithë personave juridikë (punëdhënësve) që të lehtësojnë gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, infarkt ose goditje të mëparshme të miokardit, pavarësisht moshës, me rekomandimin e mjekut të familjes. , si dhe të riorganizohet orari i punës dhe personat që punojnë jashtë për të punuar nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Gjithashtu rekomandohet të mos organizohen gara sportive dhe ngjarje të tjera kulturore në natyrë, si dhe të sigurohen kushte për rritjen e aktiviteteve të shërbimeve të urgjencës mjekësore, vizitave në shtëpi dhe shërbimeve patronazhore.

adv

Në natën e Krishtlindjeve një familjes në Shkodër i digjet shtëpia!

0

Një shtëpi njëkatëshe është djegur rreth orës 19.00 në Samrisht të Dajçit. Në të banonin Pjeter Mhilli dhe bashkëshortja e tij.

Megjithëse pati ndërhyrje të zjarrfikëses nga Shkodra, burime bëjnë me dije se nuk u arrit që shtëpia të shpëtohej dhe gjithçka u shkrumbua.

Familja Mhilli është strehuar tek të afërmit.

Kërkohet ndërhyrja e ekspertëve, për të identifikuar shkaqet e rënies së zjarrit.

 

adv

Tetovari sulmon policin në burgun e Idrizovës

0

Nga MPB njoftojne se gjatë ditës së djeshme një i burgosur nga Tetova ka sulmuar fizikisht me një objekt të mprehtë një polic në burgun e Idrizovës.

“Me datë 23.12.2022 ne ora 09.15 në SPB- Shkup është raportuar se në burgun e Idrizovës, nga ana e të dënuarit M.M. (56) nga Tetova është sulmuar fizikisht me gjësend të mprehtë një pjesëtar i policisë së burgjeve, i cili po kryente veprime zyrtare. Po punohet për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

adv

Nuk ka interesim të madh në pritjen e Vitit të ri

0

Interesim i dobët për pritjen e vitit të ri në hotelet në Ohër dhe Strugë. Për momentin disa prej tyre nuk punojnë fare për shkak të krizës energjetike, e ata që ende presin mysafirë nuk presin interes sepse as qytetarët nuk kanë disponim për të festuar.

Një javë deri në natën e ndërrimit të viteve, objektet hoteliere në Ohër dhe Strugë janë gjysmë të mbushura. Ata që nuk janë mbyllur ende për shkak të krizës ekonomike dhe energjetike, bëjnë të ditur se nuk e mbajnë mend deri më tani një interesim kaq të dobët për pritje të vitit të ri. Problem shtesë tani janë edhe çmimet më të larta të aranzhimeve për Vitin e Ri, që janë deri në 40%. Ato lëvizin nga 250 deri në 300 euro për person. Shoqata Hotelierike shpreson që rezervimet të arrijnë në momentin e fundit.

„Po, kemi rritje të çmimeve, por rritja e çmimeve është për shkak të rritjes së çmimit të energjisë, ushqimit, pagave dhe produkteve të tjera. Por, ne jemi ende oferta më e lirë në Ballkan dhe kudo, sepse shohim që në qendrat e skijimit për disa ditë çmimi i pritjes është deri në 1000 euro për person”, tha Kërste Blazheski-kryetar i HOTAM-it.

Në disa nga hotelet nuk do të ketë fare pritje. Ata do të punojnë vetëm me mysafirë që dëshirojnë të qëndrojnë te ta.

Shumica e rezervimeve pranë Liqenit të Ohrit janë me mysafirë vendas, por edhe nga Bullgaria, Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria. Për dallim nga Struga, ku nuk do të ketë festë të organizuar të Vitit të Ri në ambient të hapur, në Ohër do të ketë. Ndërkohë, 30% e hoteleve tashmë janë të mbyllura, dhe ka një njoftim për edhe aq mbyllje, menjëherë pas Vitit të Ri./Alsat.mk

adv

Sela: Partia s’mund të jetë pronë individi

0

Ish-kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në Kongresin e partisë ku pritet të zgjidhet kryetari i ri tha se si subjekt politik po vendosin standarde të reja në politikën në Maqedoninë e Veriut. Sela tha se partia nuk është dhe nuk do të jetë pronë e asnjë individi.

“Partitë politike nuk mund të jenë pronë e një individi, e unë sot jam këtu me krenarinë më të madhe për të thënë se unë i qëndrova fjalës ashtu siç i kam qëndruar shumë fjalëve tjera deri tani. ASH nuk ka qenë kurrë e Ziadin Selës dhe nuk do të jetë e askujt tjetër, përveç se eshqiptarëve”, tha mes tjerash Sela.

Sela tha se ai mendon që ASH-në duhet ta udhëheqë kandidati i vetëm për kryetar të partisë, Arben Taravari.

“Sot jemi mbledhur për të zgjedhur të parin në mesin tonë për 4 vitet e ardhshme, referenca ime ka qenë dhe unë kam menduar që ai që do të duhet ta vazhdojë rrugëtimin e ASH-së të jetë miku im Arben Taravari”, tha mes tjerash Sela.

adv

SH.F. “Ismail Qemali” në Çair merr dhuratë mbi 200 poçe elektrike nga kompania BAULED

0

Kryetari i Komunës Çair, Visar Ganiu sot ka njoftuar për një dhuratë e cila i është bërë SH.F “Ismail Qemali” nga kompania BAULED.

Mbi 200 poçe elektrike me efikasitet energjetik, janë dhuruar nga kompania BAULED për Shkollën fillore të Çairit “Ismail Qemali”. Ekipet e punës të kompanisë në fjalë tanimë edhe i kanë instaluar poçet, ndërsa kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu bashkë me përfaqësues të BAULED inspektuan të gjitha klasët dhe korridoret ku ishin vendosur ato.

“Falënderoj pa masë këtë kompani për kujdesin ndaj më të vegjilve tanë dhe ndihmën që na jep në shkurtimin e harxhimeve me kursimin e energjisë elektrike. Ndërkohë gjatë vizitës edhe drejtoresha e shkollës zonj. Teuta Imeri na dhuroi Mirënjohje për kontributin e dhënë për këtë insitucion arsimor. Drita e diturisë gjithmonë është drita më e shndritshme”, ka deklaruar Ganiu.

adv