21.5 C
Skopje
E enjte, 4 Qershor, 2026
Home Blog Page 2719

Një ditë para kongresit të ASH-së, Taravari merr ofertë serioze për në qeveri nga Kovaçevski?

0

Një ditë para kongresit të ASh-së, kryetari i i ri i sapozgjedhur Arben Taravari ka marrë një ofertë serioze për futjen e Aleancës në qeveri nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Oferta e kryeministrit Kovaçevski ndaj ASH-së pritet të analizohet ditëve në vijim nga kryetari i ri i ASH-së, Arben Taravari.

Thuhet se negociatat tani e tutje do ti bëjë Arben Taravari ku nuk do të ketë kompromis me Ministrinë e Shëndetësisë.

Në ofertën e Kovaçevskit, janë propozuar edhe disa ministri tjera për ASH-në dhe shumë drejtori, ku pritet te bëhet takimi i parë mes Taravarit dhe Kovaçevskit.

adv

Bekteshi: Si kurrë me parë kapacitetet energjetike të gjitha në funksion

0

Bekteshi: Si kurrë me parë kapacitetet energjetike të gjitha në funksion

Ministri Bekteshi edhe sot ka dhënë njē lajm të mirë për qytetarët.
Ai përmes profilit të tij në fejsbuk ka njoftuar se kapacitetet shtetërore janë plotësisht të përgatitura për dimër dhe pas shumë vitesh TEC Manastir po punon me kapacitet të plotë!

adv

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi uron Krishtlindjet

0

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal t’ju drejtoj urime për festën e madhe krishtere – Krishtlindjen të gjithë qytetarëve që e kremtojnë festën sipas kalendarit gregorian.

“Gëzimi që e sjell festa e Krishtlindjes, fuqia e saj për bashkimin e familjeve, fqinjëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve në jetë është edhe një mundësi për të gjithë ne të lejojmë të dalë nga ne më e mira, humanja dhe njerëzorja. Ta shtrijmë dorën, ta hapim mendjen dhe zemrën, sepse vetëm atëherë mundemi të prekim zemrat dhe shpirtrat e të tjerëve, të depërtojmë në mendjet e tyre dhe të kuptojmë se në thelb, të gjithë ne jemi një, qenie njerëzore, të pafuqishëm kur jemi vetëm por, të pandalshëm kur bashkohemi. Vetëm atëherë nuk do i shohim dallimet artificiale që na përçajnë, nuk do të jemi plot paragjykime dhe të vete pëlqyer dhe do të kuptojmë se të gjithë jemi njerëz”, thekson Xhaferi në urim.

Ai dëshiron që festa  të mbjellë paqe dhe qetësi në shpirt, mendime të bukura dhe fisnike dhe le të pushojë zëri i mosrespektimit, i mosbesimit ndërmjet nesh dhe përreth nesh, në fqinjësi dhe në botë. Dialogu, marrëveshja dhe arsyeja le të kenë gjithmonë përparësi para zërit të dhunës.

“Të nderuar qytetarë, më lejoni edhe njëherë të uroj festën dhe t’ju uroj ti kaloni ditët festive të rrethuar me më të afërmit e juaj, në ngrohtësinë e shtëpive tuaja, me shëndet të mirë dhe mirëqenie familjare, përplot frymë festive”, shton kryetari i Kuvendit në urim.

adv

Kongresi i ASH-së, përfaqësues të BDI-së, Ahmeti dhe Ziberi

0

Faton Ahmeti Sekretar I Përgjitshëm i BDI-së dhe Artan Ziberi deputet i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë përfaqësues në kongresin e ASH -së që po zhvillohet sot në Pallatin e Kulturës në Tetovë.
Në Kongresin e 3-të të jashtëzakonshëm të Aleancës për Shqiptarët do të zgjidhet sot kryetari i kësaj partie .
I vetmi kandidat është ushtruesi i detyrës së kryetarit aktual, Arben Taravari.

Ndryshe gjashtë muaj më parë, kryetari i atëhershëm i ASh-së, Ziadin Sela dha dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të partisë për shkak të rezultateve të zgjedhjeve për Këshillin në Komunën e Tetovës.

 

adv

Kongresi i ASH-së, përfaqësues të LSDM-së

0

Në Kongresin e partisë opozitare shqiptare ASH janë prezentë përfaqësues nga parti të ndryshme në vend përfshirë këtu edhe nga partia e z.Kovsçevski,pra LSDM.
Arben Taravari është kandidat i vetëm në këtë kongres të tretë të jashtëzakonshëm.
Gjashtë muaj më parë, kryetari i atëhershëm i ASh-së, Ziadin Sela dha dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të partisë për shkak të rezultateve të zgjedhjeve për Këshillin në Komunën e Tetovës.

adv

Kongresi i ASH-së, ka përfaqësues edhe nga VMRO-ja

0

Në Kongresin e partisë opozitare shqiptare ASH janë prezentë edhe përfaqësues nga partia më e madhe opozitare maqedonase VMRO e z. Mickoski.

Arben Taravari është kandidat i vetëm në këtë kongres të tretë të jashtëzakonshëm.
Gjashtë muaj më parë, kryetari i atëhershëm i ASh-së, Ziadin Sela dha dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të partisë për shkak të rezultateve të zgjedhjeve për Këshillin në Komunën e Tetovës.

adv

Të zvogëlohet për 50% përdorimi i veturave zyrtare

0

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor njofton se nga sot do të hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat kundër ndotjes në Shkup, Kavadar, Kërçovë dhe Strumicë si pasojë e ndotjes dhe pranisë së lartë të grimcave PM 10 në ajrin e këtyre qyteteve, përcjell TV21. Nga MMPH thonë se për masat e marra janë njoftuat të gjitha institucionet kompetente.

“Sipas rekomandimeve, Ministria e Shëndetësisë është e detyruar t’u rekomandojë të gjithë personave juridikë (punëdhënësve) që të lirojnë nga puna gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, infarkt të mëparshëm të miokardit ose goditje në tru, pavarësisht moshës, me rekomandim të mjekut amë. Të riorganizohet orari i punës dhe personat që punojnë jashtë të punojnë nga ora 11:00 deri në orën 17:00, si dhe të mos organizohen gara sportive dhe ngjarje të tjera kulturore në ambient të hapur. Rekomandohet që Qeveria e Maqedonisë së Veriut të detyrojë të gjitha organet e administratës shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, institutet, ndërmarrjet publike dhe Shoqatat Aksionare në pronësi shtetërore, si dhe Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale që të zvogëlojnë (deri në 50%) përdorimin e automjetet zyrtare”, thonë nga MMPH.

Ndryshe, Shkupi mëngjesin e sotëm ishte në top 10 qytetet më të ndotura në botë.

adv

ASH sot zgjedh kryetarin e ri, Taravari kandidat i vetëm

0

Aleanca për Shqiptarët (AA) sot do të mbajë Kongres të jashtëzakonshëm në Qendrën e Kulturës në Tetovë.

Në kongres do të zgjedhet kryetari i ri i partisë dhe i vetmi kandidat në këtë garë është ushtruesi i detyrës së kryetarit, Arben Taravari.

Nga kjo parti bëjnë me dije se kongresi i tretë do të mbahet në dy pjesë: ai formal me pjesëmarrjen e të ftuarve dhe i hapur për media dhe pjesa e punës, e cila do të jetë e mbyllur vetëm për delegatët.

Mbajtja e këtij kongresi të jashtëzakonshëm pason pas dorëheqjes së Ziadin Selës nga kreu i kësaj partie.

adv

Më i miri nga më të mirët, Bunjamin Shabani vlerësohet edhe nga “Sportmedia”

0

Struga Trim Lum e mbylli gjysmësezonin vjeshtor në vendin e parë të Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut. Mirëpo, nësë para disa ditëve Bunjamin Shabani u përzgjedh më i miri nga portali “futbal.mk”, një vlerësim të tillë kumanovari ka marrë edhe nga portali tjetër i vendit, “Sportmedia”.

Edhe pse Besart Ibraimi e mbylli këtë gjysmësezon me 9 gola, por më i miri nga më të mirët sërish rezulton Bunjamin Shabani.

Mesfushori me përvojë, është “motori” i kampionëve të vjeshtës, ai shënoi 5 gola dhe disa asiste në ndeshje të rëndësishme, duke luajtur kështu gjysmësezonin më të mirë të karrierës së tij.

Nga portali “Sportmedia” kanë vlerësuar Bunjamin Shabanin më të mirin, ndërsa në formacionin më të mirë ka pasur vend edhe për Ibraimin e Ilieskin nga Struga Trim Lum. 11-shen e plotësojnë Alvarez, Trapanovski, Margvelashvili nga Shkupi, Zahov e Doriev nga Shkëndija, Ngoba e Ivanovski nga Tikveshi si dhe futbollisti i Sileksit, Lamallari.

adv

Koha sot, Shkupi në top 10 qytetet më të ndotura në botë

0

Pasi Shkupi u rendit dje i treti në mesin e qyteteve më të ndotura në botë, mëngjesin e sotëm kryeqyteti u rendit në vendin e nëntë. Sipas njoftimit të uebsajtit iqair.com, në Shkup sot në mëngjes janë matur 170 mikrogramë për metër kub grimca PM 2.5. Stacionet në Qendër dhe Gjorçe Petrov kanë matur nivelin më të lartë të ndotjes.

Para Shkupit janë Delhi dhe Kalkuta në Indi, Akra në Gana, Lahore dhe Karaçi në Pakistan, si dhe Dubai, Bishkek dhe Chengdu. Nga rajoni, në vendin e 16-të është kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, me një indeks prej 153 mikrogramë për metër kub të grimcave PM 2.5.

adv