17.7 C
Skopje
E enjte, 4 Qershor, 2026
Home Blog Page 2720

Ndotja e ajrit, Shkupi në krye të listave botërore bashkë me Lahorin, Ulanbator e Mumbai

0

Shkupi sërish gjendet në krye të listave të qyteteve më të ndotuar në botë. Me indeks të ndotjes prej 185, Shkupi renditet në vendin e pestë pas Lahorit, Ulan Batarit, Delhit dhe Mumbait.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se të gjitha stacionet matëse nga Sistemi Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit janë në funksion, por herë pas here të dhënat nga disa pika matëse nuk janë të disponueshme, për shkak të vjetërsimit të pajisjeve të serverëve.

Aktualisht, sic njofton Ministria e Mjedisit Jetësor, bazuar në të dhënat e marra dhe të analizuara për përqendrimet e PM10, në disa pika matëse vihet re një rritje e ndotjes dhe tejkalim i vlerës mesatare ditore të kufirit prej 50 mikrogramë për metër kub. Pragu i raportimit për grimcat e suspenduara me madhësi deri në 10 mikrometra është tejkaluar në Shkup në pikat matëse Qendër dhe Lisiçe dhe në pikat matëse në Gostivar, Prilep, Kavadar, Strumicë, Kërçovë dhe Veles.Të dhënat monitorohen nga Ministria dhe nëse ka kushte për tejkalim të kufirit të alarmit 10 PM dhe masat që hyjnë në fuqi, qytetarët do të njoftohen me kohë.

Të dhënat nga stacionet matëse Karposh, Tetovë, Strumicë dhe Gjevgjeli për momentin nuk janë të qasshme – thonë nga Ministria e Mjedisit Jetësor.

adv

Kuvendi miratoi buxhetin për vitin 2023

0

Kuvendi, me 56 vota “për”, 30 “të përmbajtur” dhe 1 “kundër” ka miratuar Buxhetin e plotësuar për vitin 2023.

Buxheti i plotësuar ishte dërguar në Kuvend pasi Qeveria pranoi amendamentet nga debati në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet.

Në Buxhetin për vitin 2023, rritja është projektuar në 2.9%, kurse inflacioni në 7.1%. Të ardhurat e përgjithshme planifikohen në nivelin e 282 miliardë denarëve dhe janë më të larta për 14.8% krahasuar me vitin 2022, kurse harxhimet në nivelin e 324.8 miliardë denarëve ose për 12.6% më të larta nga viti I kaluar.

Deficiti buxhetor është në nivelin e 4.6% nga Bruto Prodhimi Vendor I planifikuar. Për harxhime kapitale planifikohen 48.9 miliardë denarë ose për rreth 52.3% më shumë se sa në vitin 2022.

Në të parashihen rreth 250 milion euro për tejkalimin e sfidave nga kriza ekonomike dhe energjetike, si dhe mjete për pagesën e rregullt të rrogave dhe pensioneve dhe për mbështetje të firmave dhe buqësisë.

Ky është buxheti I parë I miratuar konform Ligjit për buxhete dhe sipas Qeverisë, do të drejtohet për të amortizuar pasojat e krizës energjetike dhe për financimin e papenguar të eurointegrimeve dhe me të vendoset baza për rimëkëmbje ekonomike, përshpejtimi I rritjes ekonomike dhe për konsolidimin gradual fiskal.

adv

Bekteshi në takim me OEMV-në: Po marim masa për furnizim të pandërprerë me energji

0

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, së bashku me drejtorin e përgjithshëm të SHA EMV, Vasko Kovaçevski, sot kanë mbajtur një takim pune me kompanitë anëtare të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, informojnë nga Ministria e Ekonomisë.
Takimin e udhëhoqi Antoni Peshev, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, ndërsa paraqitje para kompanive pati edhe Koço Angjushev, kryetar i Shoqatës së Energjisë së Maqedonisë (MEA).

Në takim u shkëmbyen qëndrime, mendime dhe propozime për përballimin e krizës energjetike, situatën me furnizimin me energji, si dhe pritshmëritë për lëvizjen e çmimit të energjisë elektrike në bursa. Temë e bisedës ishin edhe efektet e vendimeve dhe masave të miratuara të Qeverisë.

Ministri Bekteshi potencoi se në periudhën e kaluar, që nga fillimi i krizës energjetike, Qeveria në vazhdimësi ka zbatuar masa për furnizim të pandërprerë dhe të sigurt me energji për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël.

Ai, siç informuan nga Ministria e Ekonomisë, gjithashtu i informoi kompanitë se pas njoftimit të fundit për ndërprerje të furnizimit me gaz nga distributori Makpetrol, po merren masa për furnizim të pandërprerë me gaz natyror për nevojat e termocentraleve, por edhe për nevojat e kompanive që përdorin këtë energji.

“Bisedojmë për gjetjen e një zgjidhjeje për shpërndarjen dhe furnizimin me gaz për qytetarët dhe bizneset”, tha ministri Bekteshi.

Ministri i Ekonomisë po ashtu informoi se llogaritjet e fundit për çmimin e energjisë elektrike për tregun e rregulluar po bëhen nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe potencoi se nuk do të ketë rritje drastike të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë dhe për konsumatorët e vegjël, mund të ketë ulje të çmimit të energjisë elektrike.

Bekteshi u shpreh i kënaqur me interesimin e madh për ndërtimin e qendrave fotovoltaike nga kompanitë për përdorim vetjak gjithashtu shtoi se ka një interesim të shtuar nga amvisrit për vendosjen e paneleve fotovoltaike.

“Ka interesim të madh nga ana e investitorëve për investime në termocentrale fotovoltaike. Kjo do të thotë rritje e prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme, që ishte edhe synimi ynë”, tha Bekteshi, duke shtuar se në periudhën e ardhshme Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria do të vazhdojnë të punojnë për lehtësimin e procedurave për realizimin e investimeve në energjinë e gjelbër.

Në takim, kompanitë ofruan propozimet e tyre për mbështetje për shkak të shtrenjtimit të burimeve të energjisë, për të cilat u ra dakord që në periudhën e ardhshme të dorëzohen propozime konkrete tek institucionet kompetente, kumtojnë nga Ministria e Ekonomisë.

adv

Si do ta quaj Qeveria-Taravarin: “Hero” apo “Tradhëtar” !?

0

Kujt po i pengon më së shumti hyrja e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri dhe kush po e dëshiron më së tepërmi ASH-në brenda Qeverisë? Pyetje kjo e cila çdo ditë e më tepër nuk ka përgjigje edhe pse nga ASH-ja nuk është dhënë ndonjë përgjigje konkrete se a do të jenë brenda apo jashtë kësaj Qeverie, të cilën e kanë kritikuar për çdo vendim!

Ditën e shtunë (nesër), ASH-ja ka Kongresin e jashtëzakonshëm të partisë, ku me gjitha gjasat pasardhësi i Ziadin Selës do të jetë Arben Taravari. A do të lëviz qëndrimi i Taravarit kundrejt kësaj Qeverie apo do t’i përbijë të gjitha fjalët dhe akuzat që i ka drejtuar më herët.

Si parti opozitare më e madhe tek shqiptarët, ASH-ja ka mundësinë që ta luftojë këtë Qeveri që siç thonë nga po kjo parti “Nuk janë të aftë për ta udhëhequr vendin drejt projekteve të premtuara”. Mundësia tjetër të cilën e kemi dëgjuar më së tepërmi këto ditë është se ASH-ja do t’i mbështesë agjendat pro-europiane dhe ndryshimet kushtetuese si brenda ashtu edhe jashtë Qeverisë. Por a do të kemi opozitë të mirëfilltë me hyrjen e ASH-së në këtë Qeveri aktuale duke e ditur se vetëm Lëvizja Besa nuk ka forcë për ta rrëzuar këtë Qeveri!

adv

17 vjeçarja pranoi se qëllimisht e ka mbytur 16 vjeçarin! (VIDEO)

0

Zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, Fatmir Rexhepi ka njoftuar se një 17-vjeçare gjatë ditës së djeshme në bisedë zyrtare me policinë ka pranuar veprën e vrasjes së 16-vjeçarit, i cili u gjet i vdekur në rrugën drejt Banjave të Tetovës, përcjell TV21. Rexhepi bëri të ditur se gjykata tashmë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj 17-vjeçares.

“Dje rreth orës 07:10 në rrugën për në Banjën e Tetovës, gjegjësisht në ujërat e lumit Shkumbin u gjet trupi i pajetë i një 16-vjeçari, gjatë ditës së djeshme në Stacionin Policor të Tetovës janë thirrur dy të mitur, prej të cilëve njëra është vajzë 17-vjeçare, që ka pranuar se është kryerëse e veprës, kështu që pas dokumentimit të plot të rastit gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Tetovë ka caktuar masën paraburgimi ne afat prej 30 ditëve, e njëjta është dërguar në burgun e Shkupit për të vuajtur masën e paraburgimit”, tha Rexhepi.

Një vajzë 17-vjeçare dyshohet se i ka marrë qëllimisht jetën një djali 16-vjeçar, trupi i të cilit u gjet dje pa shenja jete në lumin “Shkumbin” afër Banjës së Tetovës. Prokuroria njoftoi se ka  dorëzuar kërkesë në gjykatë për fillimin e procedurës përgatitore kundër vajzës së mitur për vepër penale vrasje, shkruan Portalb.mk.

“Më datë 22.12.2022 në ora 14:00, në SPB Tetovë është zhvilluar intervistë zyrtare me një të mitur 17 vjeçare nga Rogla e Tetovës. Ajo dyshohet se ka sulmuar me send të fortë të miturin 16-vjeçar. Po ashtu në lidhje me ngjarjen në prani të prindit, përfaqësuesit nga Qendra për Çështje Sociale, avokatit dhe personit mjekësor është zhvilluar bisedë me një të mitur tjetër 17 vjeçar nga Tetova”, informoi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Vajza e mitur është ndaluar në komisariat, ndërsa i mituri është lënë i lirë.

“Pas dokumentimit të rastit nga gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovës, të miturës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh dhe është dërguar në burgun e Shkupi për vuajtje të masës së paraburgimit”, tha Rexhepi.

Nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë njoftuan se në gjykatën kompetente ka dorëzuar kërkesë për fillimin e procedurës përgatitore kundër personit i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të vrasjes nga neni 123 paragrafi 1 i Kodit Penal.

“Vajza e dyshuar 17-vjeçare i ka marrë qëllimisht jetën një djali 16-vjeçar. Pas një debati verbal në makinë në afërsi të vendit të quajtur “Banjiçe”, ajo e ka goditur disa herë me mjet të mprehtë në kokë viktimën, duke i shkaktuar lëndime të rënda, të rrezikshme për jetën. Më pas ajo e ka hedhur në lumin Shkumbin dhe personi është gjetur i vdekur në lum. Prokurori publik kompetent ka dorëzuar në Gjykatë propozim për caktimin e masës së paraburgimit”, thanë nga Prokuroria.

Nga ana tjetër, Ibraim Bajrami – avokati mbrojtës i vajzës së mitur mbrëmë vonë ka deklaruar se çështja është në procedurë para-hetimore dhe si e tillë për shkak të zbardhjes sa më korrekte të rastit, është mirë që në këtë fazë të procedurës të lihen organet kompetente të bëjnë detyrën e vetë.

“Personi që unë mora përsipër ta përfaqësoj nga sonte dhe ditët në vijim, do të jetë nën mbikëqyrje të personelit profesional – mjekësor për të vërtetuar gjendjen e saj psiko – fizike, që është shumë e rëndësishme për të vërtetuar gjendjen faktike në të ardhmen në lidhje me rastin shumë tragjik që ka ndodhur”, deklaroi Bajrami.

Ai theksoi se kjo padyshim, në të ardhmen do të tregojë “sa kemi nevojë të merremi me fëmijët tanë, që kanë një rrugëtim nga shkolla e mesme, shtëpia, nga vendi social ku ata gravitojnë dhe sa është probabiliteti i mundësisë që ata të jenë viktima të kërcënimeve dhe shantazheve dhe kështu me radhë. Shoqëria do duhet të merret më shumë me këtë problematikë”.

Përndryshe, mëngjesin e djeshëm (22 dhjetor) trupi i pajetë i gjashtëmbëdhjetë vjeçarit u gjet në ujërat e lumit “Shkumbin” në Tetovë, afër Banjës së qytetit, i njëjti një ditë përpara ishte raportuar si i zhdukur.

adv

Drejtoria e Librave Amë është dëmtuar për rreth 80 mijë euro!

0

Policia Financiare deri te Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit Shkup, dorëzoi padi penale kundër tre personave fizike dhe një person juridik, përcjell TV21.

Gjatë vitit 2021 kanë përpiluar dokumentacion për tenderë me “kushte diskriminuese dhe të papërshtatshme për zgjedhje cilësore për furnizim publik për digjitalizim të librave amë dhe furnizim publik për pajisje kompjuterike”.

Prej atje theksojnë se kriteret e këtilla diskriminuese dhe të papërshtatshme për zgjedhje cilësore dhe marrëveshja e lidhur me çmime tepër më të larta se çmimet reale në treg, personat e paraqitur e kanë dëmtuar Drejtorinë e librave amë për rreth 80 mijë euro.

adv

Grubi: Kujdesemi për studentët (FOTO)

0
Zëvendëskryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi ka shpërndarë një informacion të mirë për studentët e vendit.
Lexo më shumë:
Kujdesemi për studentët dhe nevojat e tyre në kohë të krizës globale ekonomike dhe energjetike!
Rreth 29.000 studentë kanë pranuar në llogarinë e tyre bankare mjete në vlerë prej 6.480 denarë nga masa ligjore për racion të subvencionuar studentor për gjysmën e muajit Shtator, për muajin Tetor dhe Nëntor.
Të gjithë studentët që nuk e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë ligjore, le të parashtrojnë аnkesë në adresën elektronike subvencioniran.obrok@mon.gov.mk .
adv

Ansambli Shqiptar i Shkupit, një akademi e shijeve të larta muzikore

0

Nëse bëhet një sublimim telegrafik i gjithë veprimtarisë një vjeçare të Ansamblit Shqiptar të Shkupit, shumatorja e përgjithshme do të shtrihej në gjithsej 18 projekte: 5 koncerte premierë, 2 valle premierë, 6 realizime audio e video: valle e koncerte, 3 pjesëmarrje me prezantime programi jashtë shtetit, 3 monografi autoriale, 5 pjesëmarrje në evenimente të rëndësishme shtetërore, intervista, takime të rëndësishme, marrëveshje bashkëpunimi, konsolidim artistik e administrativ.

Beteja për të qenë i suksesshëm nuk mbaron asnjëherë kur përfundon maratona, sepse të suksesshmit gjithë vrapin e tyre e kanë maratonë. I tillë është edhe drejtori i Ansamblit Shqiptar të Shkupit, Shkodran Tolaj, i cili maratonën e 2022-tës nuk po e përmbyll, por po e shënon me disa të arritura. Ai premton se viti pasues – 2023 do të jetë edhe më dinamik në përmbajtje dhe cilësi. Prurjet artistike që ai ka paralajmëruar do të jenë sihariqi i radhës, kurse para opinionit publik kësaj radhe do të rekapitulojë të arriturat dhe sukseset e vitit që po lëmë pas.

Në vitin 2022, Ansambli Nacional i Këngëve dhe Valleve Shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut (i njohur tash më vetëm si Ansambli Shqiptar), realizoi me sukses disa koncerte premierë, siç ishin: “Dita e plisit” (17 shkurt 2022) në bashkëpunim me Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive- Teatri Shqiptar Shkup, koncerti tematik dedikuar Gani Grubit (9 maj 2022) në Filharmoninë e Maqedonisë, spektakli “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës (25 Qershor drejtpërdrejt në Teatrin e Operës dhe Baletit në Shkup dhe më 5 Shtator në transmetim televiziv në Klan Plus dhe Klan Maqedoni), koncert premierë për 109 vjetorin e Alfabetit Shqip (22 nëntor 2022) në Qendrën për Kulturë në Manastir, i cili u transmetua drejtpërdrejt në Televizionin e Maqedonisë dhe Televizionin Shqiptar, koncert premierë për 110 vjetorin e shtetit shqiptar (28 nëntor 2022) në Teatrin e Operës dhe Baletit, Shkup, (transmetim i drejtpërdrejt në Televizionin e Maqedonisë dhe Televizionin Shqiptar).

Përpos koncerteve, Ansambli Shqiptar realizoi me sukses edhe vallet premierë: Vallja e Dibrës (muzika Valton Beqiri, koreograf Gjergj Prevazi, nëntor 2022), vallja e Dërvenit ( koreograf Artan Ibershimi, nëntor 2022).

Përveç këtyre programeve, Ansambli Shqiptar në vitin 2022, u shqua edhe për disa materiale ekskluzive audio dhe video: realizim i CD- së së Shaban dhe Enver Stafajt, shtator 2022, realizim video i valles së Karadakut tetor 2022, realizim video i valles “Trashëgimtarët e Uskanës” (tetor 2022), realizim video i valles së Pollogut, (tetor 2022), Realizim i emisionit televiziv, koncertit të Musa Piperkut, tv 21, (maj 2022), realizim i spektaklit televiziv “Nënë Tereza, shënjtorja e gjithë botës” bashkëpunim më Klan Tv dhe “Guga production” (5 shtator 2022).

Konfirmim i të arriturave dhe sukseseve të Ansamblit Shqiptar janë edhe çmimet ndërkombëtare: Çmimi i parë në Festivalin ndërkombëtar “Duna Karneval” ,Hungari (4-12 qershor 2022), çmimi i parë në festivalin më të madh të folklorit në botë “Buyukcekmece” Istanbul (28 korrik – 6 gusht 2022).

Ansambli Shqiptar shkëlqimin e vet artistik e ndau edhe me publikun, me pjesëmarje në disa manifestime, brenda dhe jashtë vendit,me karakter evokues dhe festiv, siç ishin: “Flaka e janarit” 16 janar 2022 ( në bashkëpunim me Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive), koncert për Ditën e Mësuesit, 7 mars 2022, Bujanoc, bashkë me “Tanec” dhe “Klapa Filip Deviq” nga Kroacia – koncert i përbashkët për nder të marrëdhënieve diplomatike 30 vjeçare Kroaci – Maqedoni e Veriut , organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, pjesëmarrje në “Expo-Dubai” (20-24 shkurt 2022), pjesëmarrje në festivalin “SARAJ FEST”- Komuna Saraj (6 maj 2022), pjesëmarrës në koncertin e organizuar nga FC Shkupi – Sheshi Skenderbeu (15 maj 2022), pjesëmarrës në Ditët e Ilindenit në Pelincë dhe Krushevë (2 gusht 2022).

Përpos veprimtarisë muzikore, Ansambli Shqiptar në vitin që po lëmë pas ka shënuar edhe disa suksese në fushën e botimeve, duke botuar monografinë “Lorenc Antoni – jeta dhe vepra”, autor Emin Azemi (dhjetor 2022), monografinë “Trio Zajazi – jeta dhe vepra”(dhjetor 2022), si dhe monografinë “Gani Grubi – jeta dhe vepra” (dhjetor 2022)
Arritjet administrative dhe institucionale të Ansamblit Shqiptar në vitin 2022, ishin treguesit më real të ngjitjes së tij në grafikonin e sukseseve. Vlen të përmendet marrëveshja e bashkëpunimit me Universitetin AAB, me rastin e ditës ndërkombëtare të vallëzimit më 8 prill 2022, por nuk munguan edhe takime të rëndësishme me personalitete të njohura, ambasadorë, drejtorë institucionesh, dhjetra emisione në radio e televizion, intervista dhe promovim i Ansamblit në të gjitha mediat e shkruara e televizive!

adv

Këta janë kriminelët shqiptarë që u dëbuan nga Britania e Madhe

0

Mediat britanike kanë zbuluar emrat e kriminelëve shqiptarë që janë depërtuar nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë ditën e djeshme.

Sjellim në vëmendje se dje Anglia depërtoi 42 shqiptarë në Shqipëri, pas vendimit të qeverisë britanike për të larguar nga toka e tyre emigrantët e paligjshëm.

Mes kriminelëve të dëbuar ishte Rudin Gripshi, 49 vjeç, i cili u burgos për 13 vjet si anëtar i një bande të Midlands, i në trafikun e 1 milion paund kokaine.

Mes tyre ishte edhe Gazmir Mule, i cili u dënua me 12 vjet për posedim droge dhe Andrea Zekaqis, 31 vjeç, i cili u burgos me katër vjet e gjysmë për furnizim me drogë.

Mësohet se Gripshi dhe Zekaqis kanë hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe, shkruan Daily Mail.

Sipas Daily Mail, 32 prej 42 të deportuarëve ishin kriminelë, të cilët ishin dënuar gjithsej me 89 vjet burgim. Gjithashtu në çarter ishin gjashtë persona që kishin kërkuar azil në Britani dhe katër shkelës të tjerë të imigracionit, pra kishin shkuar në Angli ilegalisht.

Avioni u ul në aeroportin e Tiranës dje në drekë, nën shoqërimin e oficerëve të  Agjencisë së Zbatimit të Emigracionit që mbikëqyrën operacionin.

adv

Pensionet e dhjetorit fillojnë nga e marta

0

Qeveria e RMV-së në mbledhjen e djeshme miratoi informacionin për pagesën e pensioneve për muajin dhjetor 2022 dhe ngarkoi Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut që të dhënat për pensionet t’i dorëzojë bankave komerciale më së voni deri më 26.12.2022.

Rekomandohen bankat komerciale që nga data 27.12.2022, pensionistët të mund të disponojnë pensionet e dhjetorit përmes rrjetit të ATM-ve dhe në rrjetin tregtar.

Rekomandohet që bankat e nivelit të dytë, përmes filaleve të sigurojnë pagesën me para të gatshme të pensioneve për klientët që nuk përdorin kartela bankare, duke i ndarë katër grupe, sipas masës së pensionit, përkatësisht:

Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 27.12.2022 (e martë);

Për pensionet në shumë prej 11.001-14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 28.12.2022 (e mërkurë)
Për pensionet në shumë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 29.12.2022 (e enjte), dhe për pensionet me shumë mbi 18.001 denarë, pagesa duhet të bëhet më 30.12.2022 (e premte).

adv