17.7 C
Skopje
E enjte, 4 Qershor, 2026
Home Blog Page 2721

Imami Behar Mjekiqi arrestohet për dhunë ndaj të dashurës së tij!

0

Imami Behar Mjekiqi është arrestuar e më pas liruar të mërkurën për dhunë në familje ndaj të dashurës së tij, E.J. shtetase e Maqedonisë së Veriut, njofton Paparaci.

Policia e Kosovës ka njoftuar të mërkurën në raportin 24-orësh për rastin e përfshirjes së kryeimamit të Obiliqit, Behar Mjekiqi, në dhunë në familje.

Sipas shpjegimit të policisë në raportin publik, thuhet se imami Mjekiqi dyshohet se e ka larguar nga shtëpia një grua me të cilën bashkëjetonte.

Ndërkohë, që nga prokuroria kanë deklaruar se prokurori kujdestar ka analizuar “me kujdes dhe në mënyrën më të mirë të mundshme” informatat lidhur me rastin.

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se me të marrë informatën, prokurori kujdestar me kujdes dhe në mënyrën më të mirë të mundshme i ka analizuar dhe trajtuar të gjitha informatat dhe të gjeturat fillestare të këtij rasti”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Tutje nga prokuroria kanë thënë se viktima E.S. ka refuzuar që të strehohet në strehimore dhe ka kërkuar që të shkojë në shtëpinë e saj.

“Viktimës i është ofruar gjithë ndihma e nevojshme, po ashtu, e njëjta është pyetur nëse dëshiron të shkojë në Strehimore, mirëpo ka refuzuar dhe është shprehur se dëshiron të shkojë në shtëpinë e saj. Ndërkaq, prokurori kujdestar ka urdhëruar që rasti të hapet (iniciohet) për dhunë në familje dhe të trajtohet tutje konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, përfundon përgjigjja e prokurorisë.

adv

Paraqitje e madhe e mjegullës në këto akse rrugore

0

Ulje e dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 20-30 metra në aksin rrugor Shkup – Zhelinë – Tetovë – Gostivar dhe nga 100 -150 m. në rrugën Negotinë – Demir Kapi – Smokvicë. Qarkullimi në pjesën tjetër të rrugëve shtetërore zhvillohet pa probleme, kryesisht nëpër rrugë të thata.

Për shkak të rritjes së nivelit të ujit të lumit Radika, nga 16 dhjetori është rrënuar ura që shpie në fshatrat Nistrovë, Bibaj, Tanushë, Grekaj dhe Nivishtë (komuna e Mavrovës dhe Rostushës).

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Nga LAMM rekomandojnë shpejtësi të adaptuar të qarkullimit, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
adv

Vdekja e 16 vjeçarit, dyshohet se vajza e ka goditur viktimën me objekt të fortë!

0

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka dhënë detaje të reja në lidhje me trupin e pajetë të të miturit që u gjet dje në Banjat e Tetovës, përcjell TV21. Nga SPB-Tetovë thonë se gjatë ditës së djeshme është zhvilluar bisedë zyrtare me një vajzë e cila dyshohet se me një gjësend të fortë ka goditur viktimën në kokë.

“Më datë 22.12.2022 në ora 14:00, në SPB Tetovë është zhvilluar intervistë zyrtare me një të mitur 17 vjeçare nga Rogla e Tetovës. Ajo dyshohet se ka sulmuar me send të fortë të miturën 16-vjeçar nga fshati Novosellë e Komunës së Zhelinës, i cili u gjet i pajetë dje në orën 07:10 minuta në ujërat e lumit “Shkumbim” rrugës për në vendin e quajtur “Banja” në Tetovë. Po ashtu në lidhje me ngjarjen në prani të prindit, përfaqësuesit nga Qendra për Çështje Sociale, avokatit dhe personit mjekësor është zhvilluar bisedë me një të mitur tjetër 17 vjeçar nga Tetova. Vajza e mitur është ndaluar në komisariat, ndërsa i mituri është lënë i lirë. Pas dokumentimit të rastit nga gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovës, të miturës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh dhe është dërguar në burgun e Shkupi për vuajtje të masës së paraburgimit”

adv

Bekteshi: “Makpetrol” nuk do të jetë gjithmonë monopol në treg!

0

Kompania Makpetrol është informuar për negociatat e zhvilluara nga shteti përmes GA-MA me Bulgartransgaz me qëllim të stabilizimit të tregut të furnizimit me gaz. Makpetrol tash e 21 vjet ka monopolin e furnizimit me gaz në vend, por koha e monopoleve ka mbaruar, ne po avokohemi për liberalizimin e tregut, përfshirë tregun e gazit natyror, siç bëjmë në sektorët e tjerë, ka thënë Ministri i Ekonomisë, Bekteshi në Lajmet e Sitelit.

Ministri tha se të gjitha konsultimet kanë përfunduar dhe ne si shtet po i realizojmë të gjitha obligimet që kemi marrë nga Komuniteti i Energjetik dhe nëse nuk do të merrej një vendim i tillë, siç tha ministri, shteti mund të ishte në një situatë të varësisë së plotë nga Rusia.

“Me ndihmën e partnerëve tanë strategjikë nga Bashkimi Evropian, me punën e mundimshme të NER dhe GA-MA, arritëm të çlirojmë kapacitetet e gazsjellësit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, i cili ishte marrë plotësisht me qira nga Gazprom, ku tregu do të e hapet dhe sipas çmimeve konkurruese, që është sipas cilësisë, kush është më i mirë do të mund të furnizojë me gaz konsumatorët në vendin tonë”, tha Bekteshi.

Ministri tha se përfaqësuesit e Makpetrol kanë pasur takime me institucionet kompetente, ku janë diskutuar për të gjitha kushtet e parapara për kontratën e GA-MA-s dhe gazit Bulgartansgaz dhe nuk ka pasur vërejtje, dhe ato vërejtje që kanë pasur janë sqaruar dhe sot pa asnjë njoftim paraprak, ata kanë dorëzuar një deklaratë ku njoftojnë ndërprerjen e furnizimit me gaz në vend.

“Tashmë jemi duke diskutuar opsione të ndryshme me të gjitha institucionet kompetente dhe ndoshta do të gjendet një zgjidhje, por për mendimin tim kjo sjellje krejtësisht e papërgjegjshme e kompanisë Makpetrol dhe fatkeqësisht mendoj se mund të ketë forca të jashtme që ndikojnë në vendime të tilla, por ne jemi vend demokratik ne kemi ligje dhe do të veprojmë sipas ligjeve dhe nuk do të lëmë askënd të jetë mbi shtetin”, tha Bekteshi.

Ministri informoi se në konsultim me kryeministrin Kovaçevski i është dhënë detyra që të miratohet ligji që do të rregullonte sjelljen e kompanive strategjike në vend, veçanërisht në kohë krize, sipas shembullit të Gjermanisë dhe Italisë, dhe se për këtë zgjidhje ligjore ai pret mbështetje nga deputetët.

“Sa i përket ngrohjes termike në EMV, tashmë kanë ardhur oferta nga furnizues të tjerë të gazit natyror, sipas informacioneve që kam nga GA-MA dhe nga NER, kapacitetet nga pala bullgare tashmë janë marrë me qira nga furnizues të caktuar, dhe do të shpallet edhe një thirrje publike për furnizim me gaz”, tha ministri.

Lidhur me çmimet e energjisë elektrike nga 1 janari, ministri përsëriti edhe një herë se nuk do të ketë rritje të çmimeve për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, madje ka mundësi që të ketë ulje.

Lidhur me çmimet e produkteve ushqimore bazë, të cilat pritet të ulen pasi kompanitë nga sektori ushqimor filluan të furnizohen me energji elektrike të subvencionuar nga shteti nga 1 janari, ministri tha se inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut janë në terren, por shqyrtohet aplikimi i një tatimi të ri mbi fitimin në sektorët që kanë pasur fitime të mëdha në kohë krize.

adv

RMV hap konsullatën e parë të nderit në Edrene të Turqisë

0

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot do të hapë konsullatën e parë të nderit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në rajonin e Edrenesë, Republika e Turqisë.

Në kuadër të vizitës, Osmani do të ketë takim edhe me valiun e Edrenesë, Huseyin Kurshat Kirbiyik, si dhe me studentët nga Maqedonia e Veriut që studiojnë në Universitetin e Trakës në këtë qytet.

Qyteti i Edrenesë si qendër tregtare ka një industri në rritje të vazhdueshme dhe hapja e konsullatës së nderit në këtë qytet do të forcojë më tej lidhjet tregtare, kulturore dhe turistike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe këtij rajoni të Turqisë, thuhet nga MPJ.

Konsulli i Nderit i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Turqi me juridiksion në rrethet Edirne, K’rklareli dhe Tekirdag, me seli në Edrene, është Eser Xhevahir. (INA)

adv

MPB / 149 gjoba në komunikacion

0

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar 149 shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre: 6 për tejkalim të shpejtësisë, 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 13 për ngasje të makinës në gjendje të dehur.

Sipas njoftimit t MPB-së janë shqiptuar edhe 12 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë, 5 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes.

adv

Kujdes/Moti Mjegull në disa akse rrugore

0

Dukshmëri të ulur për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 30 – 50 metra sonte ka në aksin rrugor Shkup – Zhelinë – Tetovë – Gostivar, deri 100 metra në rrugën Makedonski Brod – Kërçovë dhe prej 50 deri 100 metra në aksin rrugor Negotinë – Demir Kapi, informojnë nga LAMM.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të qarkullimit, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

adv

Dauti: Udhëheqësit e shtetit na dhanë leje për super-ekspertizën

0

Sonte në paraqitjen e tij në emisionin “Rruga drejt”, ish i arrestuari për rastin Alfa, Ramiz Dauti, tha se superekpertizën nuk e kanë bërë “krye në veti”, por kanë marë leje nga udhëheqësit e shtetit.

“Duke marë parasysh që Maqedonia nuk posedon as mjete, as byro të ekspertizës të këtij lloji, që deri tash nuk ka pasë në këtë periudhë 30 vjeçare, na është leju nga ish kryeministri Zaev dhe zv/kryeministri Grubi. Pra ne nuk e kemi bërë vetëvetiu, pa mare dritë jeshile nga njerëz kompetent të shtetit”, tha Ramiz Dauti./Alsat.mk

adv

Dyshohet se 16 vjeçarin e ka vrarë e dashura!

0

Edhe pse në mëngjes dyshohej për vetvrasaje, pas obduskion të kryer në Shkup 16 vjeçari trupi i pajetë i gjetur në banjën e Tetoves dyshohet të jetë vrarë nga e dashura e tij.

Sipas informatave të Alsat një person është arestuar në dyshime për vrasje të të miturit fjala është për një vajzë e lindur ne vitin 2005.

Sektori i punëve të mbrendshme të Tetovës për momentin është duke hetuar me dyshime edhe për involvim të një personi tjetër.Alsat.mk

adv

Arben Vitia rikthehet në Ministrinë e Shëndetësisë

0

Kosova është pa ministër të Shëndetësisë që 76 ditë. Kaq kohë ka kaluar që kur ka dhënë dorëheqje, Rifat Latifi.

Në krye të Ministrisë do të rikthehet, Arben Vitia. Riemërimi tij pritet të bëhet nga Kryeministri Albin Kurti.

Arben Vitia, kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pasi kishtë vendosur të kandidojë për kryetar të Komunës së Prishtinës. Këtë e kishte bërë të ditur Vitia përmes një konference për media.

“Unë sot po e përmbyllë këtë detyrë që ma besuan. Unë nga tani e tutje do të jem pjesë e një ekipi tjetër që ka në fokus kryeqytetin tonë”, kishte thënë ai duke prezantuar punën që e ka bërë gjatë kohës sa ka qenë ministër.

Më pas ishte punësuar si menaxher në Spitalin Privat “Olive”.

Vitia do të rikthehet për të zënë vendin e Latifit, pasi ky kishte dhënë dorëheqje në tetor.

Ministri Latifi, i cili ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për udhëheqjen e Ministrisë së Shëndetësisë, ia kishte paraqitur dorëheqjen kryeministrit Kurti në një letër e cila është publikuar nga mediat e Kosovës.

adv