16.5 C
Skopje
E enjte, 4 Qershor, 2026
Home Blog Page 2722

Degradon debati mes kryeministrit Rama dhe deputetit Bardhi

0

Grupi i PD-së ka kërkuar masë disiplinore ndaj kryeministrit Edi Rama pas debatit me ofendime në seancën plenare të kësaj të enjteje.

Debati në Kuvend mes kryeministrit dhe deputetit të PD-së Gazement Bardhi, degradoi në përdorimin e ofendimeve.

Drejtuesja e seancës Ermonela Felaj, u detyrua të ndërpresë për disa sekonda seancën dhe të përjashtojë Bardhin për sot, në mënyrë që të qetësoheshin gjakrat në Parlament.

Debati erdhi pasi Bardhi akuzoi kryeministrin Rama duke i thënë se Gjykatën Kushtetuese e ka shndërruar në një seksion të PS-së, gjë e cila e nevrikosi kryeministrin, ku ky i fundit e quajti Bardhin palaço cirku, ndërsa ai ia ktheu duke i thënë “legen”.

adv

Ja sa është paga mesatare në RMV

0

Paga mesatare neto për muajin tetor të këtij viti është 33.104 denarë dhe ka rritje prej 13.6 për qind në krahasim me tetorin e vitit të kaluar.

Kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët e mëposhtëm: Art, argëtim dhe rekreacion – 19,6 për qind, Objektet akomoduese dhe veprimtari të shërbimit ushqimor – 19,3 për qind dhe industria përpunuese – 17,6 për qind.

Sipas Entit Shtetëror për Statistika, rritje e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin e kaluar, është vërejtur në sektorët e mëposhtëm: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar – 6.7 për qind, Veprimtari të tjera shërbimi – 3.9 për qind dhe Veprimtaritë që lidhen me pasuritë e paluajtshme-3.2 për qind.

Paga mesatare mujore bruto e paguar për punonjës në tetor të këtij viti është 49.585 denarë.

adv

SHBA ndan qindra miliona dollarë për të luftuar ndikimin rus në Ballkan

0

Inspektorati i Departamentit Amerikan të Shtetit publikoi sot raportin e Fondit për Luftën kundër Ndikimit Rus (CRIF), ku thuhet se SHBA-ja ka shpenzuar më shumë se një miliard dollarë nga viti 2017 e deri më tani për të financuar organizatat joqeveritare, mediat, si dhe organizata dhe programe të tjera që kundërshtojnë ndikimin rus.

Në raportin e publikuar në faqen e Departamentit të Shtetit, thuhet se pjesa më e madhe e këtyre fondeve – 621.5 milionë dollarë është ndarë për financimin e organizatave dhe programeve në Evropën Lindore, për vendet e Grupit të Vishegradit (V4), ku përfshihen Hungaria, Sllovakia, Republika Çeke dhe Polonia dhe për vendet e Ballkanit 454 milionë dollarë.

Sipas të dhënave nga raporti, Kosova do të marrë 61.1 milionë dollarë, ndërsa Serbia 55.5 milionë dollarë.

SHBA ka vendosur pak më shumë se 80 milionë dollarë për Bosnjën dhe Hercegovinën, 67.4 milionë dollarë për Maqedoninë e Veriut, 50 milionë dollarë për Malin e Zi.

Sipas Raportit, për Bullgarinë janë ndarë 47.7 milionë dollarë, për Slloveninë 40.3 milionë dollarë, për Shqipërinë 39 milionë dollarë, për Kroacinë 11.4 milionë dollarë dhe për Greqinë 0.7 milionë dollarë.

Siç shpjegohet, programet CRIF janë krijuar për të arritur qëllimet e “Aktit për të shtypur ndikimin e kundërshtarëve të SHBA-së përmes sanksioneve” dhe për të ofruar ndihmë të huaj për vendet që i nënshtrohen “ndikimit dhe agresionit të Federatës Ruse që nuk kanë kapacitetin ekonomik për t’i rezistuar efektivisht.”

adv

Ali Ahmeti: Nuk bëj pazare me toka shqiptare, nuk ma lejon gjaku i shokëve!

0

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot në fjalimin vjetor komentoi disa publikime të akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës ku thuhet se ai ka mbështetur idenë e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për shkëmbime territoriale me Serbinë.

Ahmeti tha se gjaku i shokëve të tij nuk lejon të bëj pazare me tokat e shenjta shqiptare.

“Pavarësisht deklaratave apo analizave që bëhen se gjoja se unë paskam qenë për ndryshim të kufijve të Kosovës, unë pa i rënë brisk fytyrës, për atë pavarësi dhe për ata kufij të Kosovës kam dhënë gjithçka nga jeta ime dhe unë nuk bëj pazare me copa e grima të vendit që është gjak i gjakut tim, është gjak i shokëve të mi, është gjak i Fazli Grajçevcit, gjak i Rexhep Malës, është gjak i Fehmi Lladrovcit, Afrim Zhitisë, Fari Fazliut, Luan Haradinajt, i qindra e mijëra ushtarëve që unë i kam pasur si vëllezër dhe kam qenë në të njëjtat llogore me ata dhe mua ky gjak nuk më lejon që të bëj pazare me toka të shenjta shqiptare”, tha mes tjerash Ahmeti.

adv

“Grupi zjarrit” bojkotoi pritjen e fundvitit të BDI-së

0

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti dhe sekretari organizativ Blerim Bexheti nuk kanë marrë pjesë sot në takimin e fundvitit të organizuar nga BDI-ja, në një hotel të kryeqytetit.

Përveç tyre në këtë event nuk ka marrë pjesë as Musa Xhaferi, që është pjesë e të ashtuquajturit “Grupi i Zjarrit” dhe disa funksionarë të tjerë, pjesëtarët e të cilit kanë shprehur hapur pakënaqësinë nga puna e ministrave të BDI-së dhe kanë kërkuar ndërrimin e tyre. Por, kjo kërkesë deri tani nuk është marrë parasysh nga kryetari i partisë Ali Ahmeti. Ndërkohë, në takimin e sotëm ku fjalim mbajti vetëm kryetari Ahmeti, ka marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ministrat, deputetët dhe funksionarë tjerë të lartë të kësaj partie. Ahmeti gjatë fjalës së tij tha se, BDI-ja ka qenë e pamposhtur në 20 vitet e kaluara dhe ka porositur se të gjitha grupimet kundër saj vetëm e kanë forcuar këtë parti.

adv

“Rasti Mijallkov”, Ministria e Drejtësisë: Kush ba bërë lëshime do të ndëshkohet!

0

Ministria e Drejtësisë njofton se do të ndërmerren të gjitha aktivitetet dhe do të bëhet vëzhgim i jashtëzakonshëm në burgun e Strugës për të konstatuar gjendjen aktuale rreth mosardhjes së Sasho Mijallkovit në gjykatë.

“Administrata për Ekzekutimin e Sanksioneve do të përcaktojë përgjegjësinë dhe të gjithë ata që kanë bërë lëshime, të qëllimshme apo të paqëllimta, do të ndëshkohen. Publiku do të informohet më tej për vëzhgimin e jashtëzakonshëm”, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë. Pravda.

Është shtyrë sot seanca e caktuar për rastin “Titanik 2”, në të cilën akuzohet ish-kreu i DSK-së. Arsyeja për këtë është se Mijallkov nuk është arrestuar nga burgun e Strugës, ku po vuan dënimin me burg për “Perandoria” pas lidhjes së marrëveshjes.

Rasti “Titanik 2”, ku në mesin e të pandehurve përveç Mijallkovit, edhe kreu i PDSH-së Menduh Thaçi dhe katër ish-anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, është kthyer për rigjykim në Gjykatën Themelore Penale, pasi Apeli e anuloi aktgjykimet e shkallës së parë.

Me aktgjykimin e shkallës së parë, Mijallkov u dënua me 3 vjet burg, ndërsa Menduh Thaçi me 3 vjet e 2 muaj.

adv

Pendarovski: Në RMV do të mbetemi vetëm 1 milion banorë!

0

Presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij vjetor në Kuvend foli edhe për ikjen e të rinjve nga Maqedonia e Veriut, përcjell TV21. Pendarovski në fjalim tha se nëse vazhdohet kështu, deri në vitin 2050, sipas parashikimeve të OKB-së, do të mbetemi vetëm 1 milion banorë.

“Rezultatet e regjistrimit këtë vit vetëm na vërtetuan se rreziku më i madh i sigurisë nacionale mbetet demografia. Në Maqedoninë e migracioneve për fat të keq gjithmonë ka pasur më tepër qytetarë të Maqedonisë sesa në atdhe, por për shkak të varfërisë dhe mos-sundimit të së drejtës, “murtaja e bardhë” vazhdon ta zvogëlojë kombin. Ne mund t’i numërojmë dhe shtojmë edhe njerëzit nga diaspora dhe të themi se jemi ë tepër, por e vërteta e hidhur është se sipas parashikimeve të OKB-së, deri në vitin e 2050, nëse vazhdojnë këto trende, në vend do të kemi vetëm 1 milion banorë, nga 2 milionë që ishim kur e krijuam shtetin”, tha mes tjerash Pendarovski.

adv

UEFA ka vendosur: Xhaka dhe Shaqiri do të luajnë në Serbi!

0

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin lojtarët më të urryer nga serbët në përballjen e dy Kombëtareve në dy Botërorët e fundit.

Ishin pikërisht dy futbollistët shqiptarë që ishin protagonistë në duel me serbët, të cilët i mposhtën në të dyja herët.

E pas përfundimit të Kupës së Botës, Kombëtaret do të pushojnë për një kohë para fillimisht të kualifikimeve të Kampionatit Evropian, që do të mbahet në vitin 2024.

E duket se përballja e Xhakës e Shaqirit me serbët nuk ka marrë fund.

Këtë radhë s’do të kenë punë me Kombëtaren serbe, por me Serbinë.

Më saktësisht, UEFA ka vendosur që Bjellorusia, e cila po e mbështet Rusinë në luftën kundër Ukrainës, ndeshjet si vendëse në kualifikime të Euro 2024 t’i zhvillojë në një vend tjetër.

Në këtë rast, shtëpia e futbollit evropian vendosi që bjellorusët ndeshjen me Zvicrën ta luajë pikërisht në Serbi, respektivisht në Novi Sad.

Pa dyshim, tifozët serbë ka gjasa që ta shfrytëzojnë mundësinë për t’i fyer dy “shqiponjat shqiptare”, njëjtë siç bënë në dy Botërorët e fundit.

E Xhakës e Shaqirit iu mbetet ta ruajnë gjakftohtësinë dhe t’i tregojnë vlerat e tyre në fushën e blertë, në ndeshjen që do të zhvillohet më 25 mars të vitit 2023, shkruan “Gazeta Express”.

Kujtojmë se Kombëtarja shqiptare e kishte përjetuar ferrin në Beograd në ndeshjen kualifikuese për Euro 2016, ku ishte shfaqur mllefi dhe urrejtja e serbëve ndaj shqiptarëve.

Kujtojmë se në Grupin I, bashkë me Zvicrën e Bjellorusinë bën pjesë edhe Kosova, krahas Andorrës, Izraelit dhe Rumanisë.

adv

Gjendet i vdekur një 16-vjeçar në banjat e Tetovës

0

Në rrugën e Banjave të Tetovës është gjetur i vdekur një 16-vjeçar. Prindi i 16-vjeçarit mbrëmjen e djeshme raportoi në polici se djali i tij kishte marrë veturën dhe ishte zhdukur. Vetura e tij bashkë me të ndjerin është gjetur në Banjat e Tetovës, ndërsa për momentin në vendin e ngjarjes janë ekipet e policisë dhe prokurorisë, të cilët po hetojnë rastin.

adv

Taravarin e duan në Qeveri, por askush s’i jep ministri !

0

Përderisa pritet zgjerim i Qeverisë aktuale, së paku kështu janë shprehur disa nga politikanët në Maqedoninë e Veriut, Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski ka thënë se ASH-ja nëse dëshiron mund të bëhet pjesë e Qeverisë dhe se ata janë të mirëseardhur. Por a do të thotë kjo se LSDM-ja do ti japë ndonjë ministri apo drejtori të veten. Deri sot nuk kemi dëgjuar diçka të këtillë.

Poashtu nga partia shqiptare në Qeveri, Alternativa kanë thënë se njëjtë siq kemi bashkëpunuar në opozitë mund të bashkëpunojmë me ASH-në edhe në Qeveri, por kur bie fjala tek resoret nga Alternativa shprehen nuk kanë diçka për të dhënë.

Gjithashtu nënkryetari i integristëve, deputeti Izet Mexhiti nga “Grupi i zjarrit” para disa jave kishte thënë: “Nëse ASH-ja hyn në Qeveri, nuk është koalicion i integrimeve por koalicion i interesave”.

Pyetja lind se kush është duke e dashur ASH-në e Taravarit në Qeveri, përderisa askush nuk dëshiron t’i japë asgjë (asnjë resor) !?

adv