16.5 C
Skopje
E enjte, 4 Qershor, 2026
Home Blog Page 2723

LSDM: Mickoski ka frikë, mentori i tij Gruevski ka rejting më të lartë!

0

Hristijan Mickoski, i cili po mbahet peng nga Dimitar Apasiev dhe “E Majta”, është në panik, sepse mentori i tij, Nikolla Gruevski, ka rejting më të lartë se ai, thonë nga LSDM-ja.

Nga atje thonë se për këtë “Mickoski çdo ditë bën deklarata ekstreme dhe radikale, prandaj edhe gjatë sulmeve hibride ndaj institucioneve ai bënë politikë dhe punon për interesat e të tjerëve”.

“Mickoskit nuk i intereson më se çfarë është e mirë e çfarë jo për shtetin dhe qytetarët, por është e rëndësishme vetëm që të mos mbetet prapa Apasiev-it”, theksojnë nga LSDM në një komunikatë.

Që katër vite është jashtë Maqedonisë dhe nuk ka qenë në politikë për të njëjtën kohë, por ish-kryeministri dhe lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ka rejting më të lartë në mesin e qytetarëve, sipas anketës së fundit të Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI).

Menjëherë pas tij, me një për qind më pak vota, është lideri aktual i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Në vendin e tretë me 5 për qind është kryeministri aktual Dimitar Kovaçevski

adv

Këto zona të Shkupit sot do të jenë pa energji elektrike

0

Pa energji elektrike sot nga ora 9 deri në ora 12 do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “Bertrand Russell” në komunën Gjorçe Petrov.

Në periudhën prej orës 09:00 deri në ora 14:00, pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve në rrugën “Ernest Telman” në komunën Aerodrom, ndërsa nga ora 10:00 deri në 13:30 do të jenë disa nga shfrytëzuesit në rrugën “Kozara” nr.17, 19, 21 në komunën Qendër.

Pa energji elektrike sot nga ora 9.30 deri 14 30 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “Slavka Dinkova” në lagjen Draçevë.

Siç njofton Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave – Shkup, ndërprerjet janë për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin elektroenergjetik.

adv

Presidenti Pendarovski sot do të mbajë fjalimin vjetor

0

Kreu i shtetit Stevo Pendarovski sot, më 22 dhjetor, do të mbajë fjalimin e tij vjetor para deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Sipas njoftimit në ueb faqen e Kuvendit, fjalimi i presidentit Pendarovski është pika e vetme në rendin e ditës të seancës së 96-të plenare të caktuar për në ora 11:00 në sallën “Maqedonia”.

Fjalimi do të transmetohet drejtpërdrejt në profilin e presidentit Pendarovski në Facebook dhe kanalin YouTube.

Presidenti i shtetit tradicionalisht çdo vit para përfundimit të vitit kalendarik mban një fjalim para deputetëve në të cilin prezanton pikëpamjet e tij për zhvillimet aktuale në vend dhe në botë.

adv

Moti për ditën e sotme

0

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira, ndërsa në luginat e vendit do të ketë mjegull.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -6 deri në 0.

Ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 7 deri 12 gradë celsius.

Në ditët në vazhdim moti do të jetë i qëndrueshëm dhe me rritje të temperaturave ditore./

adv

Transporti publik në kaos, Arsovska: Asgjë nuk ka të re, gjithçka që kishim për të thënë e thamë

0

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska vazhdon tu shmanget mediave për të sqaruar se kur do të zgjidhet tërësisht problemi me transportin publik në kryeqytet. Arsosvka thotë se nuk ka çka të flasë, edhe pse çdo ditë qytetarët përballen me vonesa për në punë, ndërsa nxënësit për në shkollë.

“Asgjë nuk ka të re, gjithçka që kishim për të thënë thamë”, u përgjigj shkurt Arsovska.

Por çka u tha, 500 njerëz janë në rrugë pa punë, ndërsa 500 mijë banorë të kryeqytetit presin çdo ditë autobus dhe vonohen për në punë, duhet diçka tu thoni qytetarëve, jo neve?

Do të kemi konferencë për shtyp dhe do të tregojmë gjithçka që do të kemi për të thënë.

Atëherë në përgjithësi, kur do të ketë zgjidhje?

Zgjidhja është dhënë, janë lëshuar shpallje të reja, të gjithë ata që janë të ndershëm do të konkurrojnë. Besojmë se nuk do të lejojnë dikush t’i manipulojë dhe për qëllime politike të luaj me ardhmëritë e tyre”, u shpreh Arsovska.

Transportuesit privatë thonë se ende nuk kanë marrë ftesën për takim, por presin që kryeministri do të mbajë fjalën e dhënë.

“Apelojmë për urgjencë pasi 500 familje tashmë pa bazë dhe në mënyrë joligjore kanë mbetur pa punë dhe pa u paguar puna e kryer në katër muajt e kaluar”, tha Lenin Jovanovski, “Slloboda Prevoz”.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se ende nuk ka marrë informatat e duhura për të caktuar takimin, ndërsa nuk jep afat konkret.

“I pres të dhënat nga Drejtoria e të Ardhurave Publike sepse thash që patjetër diskutimi me transportuesit të bazohet në fakte dhe kur do i marrim të dhënat lidhur me parametrat për të cilat kishte diskutim publik mes NQP-së, transportuesve dhe Qytetit të Shkupit, atëherë mund të organizojmë një takim të tillë në të cilin mund të njoftohemi nga afër me problemin”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Ndërsa kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se Arsovska dhe Kovaçevski bëjnë lojë me transportuesit privatë për të përfituar politikisht.

“Derisa merren vesh në zyrë se kush çka të thotë në opinion ata merren vesh edhe për këtë, ti ftoj në takim dhe do të jesh i miri, unë do jem e keqja dhe do të them nuk mundet, refuzoj takim të tillë por e dimë se kjo do ta godas në kokë VMRO-DPMNE-në pse, sepse VMRO-DPMNE e ka mbështetur Arsovskën. Kjo është strategjia e tyre, ata mendojnë se me këtë politikë do të bjerë rejtingu i VMRO- së”, u shpreh Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE.

Mungesa të autobusëve të transportit publik vërehet në gjithë kryeqytetin, por situata më problematike është në linjat 9, 19 dhe 20.

adv

SKANDAL / Në Spitalin e Pejës foshnja me çarçafë futet në lavatriçe 

0

Një rast skandaloz ka ndodhur së fundmi në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Pakujdesia e madhe e stafit të Repartit të Gjinekologjisë, ka bërë që në lavatriçën e çarçafëve të futet një foshnje e vdekur. E njëjta u nxor copa-copa nga lavatriçja.

Përkundër insistimit të stafit spitalor që ky rast i tmerrshëm të mbahet fshehur, familjarët kanë njoftuar policinë.

Se si ka ndodhur i gjithë rasti, për IndeksOnline rrëfen babai i foshnjës.

Ai mes lotësh tregon se si neglizhenca e madhe e spitalit ka tronditur familjën e tij.

Baba i foshnjës thotë se dyshimet nga ana e tij lindën sapo pa që Spitali refuzoi ta lirojë trupin e pajetë të foshnjës. Çdo gjë pas këtij momenti, ka thelluar tragjedinë.

Babai nuk ka ndalur për asnjë çast përpjekjet për të marrë vesh të vërtetën rreth foshnjës së tij të vdekur. Por, e vërteta që mori ishte përtej asaj që ai kishte imagjinuar ndonjëherë. Ai me sytë e tij pa copëzat e mbetura nga trupi i pajetë i foshnjës së tij, pasi mes çarçafësh u nxor nga lavatriçja e Spitalit.

adv

Ganiu: Punojmë për të mirën e Çairit dhe çairasve

0

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ka njoftuar banorët e lagjes Seravë se është bërë asfaltimi i rr. “Lekë Dukagjini”.

1500m2 ASFALTIM I RRUGËS “LEKË DUKAGJINI”, LAGJA SERAVË

Ekipet e punës të Komunës së Çairit kanë asfaltuar 1500m2 të rrugës “Lekë Dukagjini” (Ish-Pero Toshev) në Lagjen Seravë.

Instalimi i rrjetit të ri të ujësjellësit dhe kanalizimit në këtë rrugë, paraprakisht është bërë përmes mjeteve të TAV.

Vazhdojmë më tutje
Për Çairin dhe çairasit

adv

Enti Shtetëror i Statistikës, vetëm 3 shqiptarë në pozita udhëheqëse

0

Punësimet e shqiptarëve në pozitat udhëheqëse në Entin Shtetëror të Statistikave numërohen në gishta. Në fakt, nga 53 të punësuar shqiptarë në këtë Ent vetëm tre janë në pozita udhëheqëse. Me vendimin e fundit u avancua vetëm një shqiptar, ndërsa dy të tjerë ishin prej më herët. Në dy konkurset e fundit prej 55 të punësuarve, sipas balancuesit 11 vende u takojnë 11 shqiptarëve. Zv/drejtori i Entit të Statistikave thotë se nga këto punësime vetëm njëri është në pozitë udhëheqëse, ndërsa 10 të tjerët marrin vendime, ndërsa veçmë punojnë prej vite me kontrata në vepër në këtë institucion. Selami shpreh indinjatë nga tri ministritë ajo e Financave, Administratës dhe Sistemit Politik, të cilat nuk i dalin në krah për të bërë avancime.

“Për avancimet, të mos flasim! Kemi njerëz, të cilët punojnë nga 7-8 vite në të njëjtën pozitë pune pa asnjë avancim. Nga ana tjetër, kemi njerëz që i shohim si kuadër që mund të kryejnë punë të tjera, u kemi dhënë pozita si udhëheqës i njësisë rajonale të Shkupit, që për herë të parë udhëheq një shqiptar, ai e bënë atë punë, por vazhdon ta merr pagën siç i figuron në vendim si pozitë e këshilltarit të thjeshtë”, deklaroi Ilmi Selami, Zëvendësdrejtor i Entit të Statistikave.

Në Entin e Statistikave ka rreth 240 të punësuar, por disa prej tyre tani më po braktisin këto vende pune. Një grup i të punësuarëve shqiptarë, të cilët punojnë vite me radhe dhe nuk kanë marrë avancimet e duhura, kanë adresuar letër të hapur deri tek Zëvendëskryeministri parë, por akoma nuk kanë përgjigje. Revolta e tyre është alarm i fundit para se të heqin dorë nga puna dhe paga nënvlerësuese që u jepet.

“Edhe pse i kemi dërguar shkresë zëvendëskryeministrit Grubi, të regjistruar me numër arkivor para 20 dite, ai nuk gjeti as kohë e as vullnet ti përgjigjet kërkesave për takim. Meqë ata nuk kanë kohë të na dëgjojnë, ne po u drejtohemi mediave. Gjendja aktuale e të punësuarave shqiptar në Entin Shtetëror të Statistikave është larg bazës së përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Nga dy poste udhëheqëse, një udhëheqës Njësie dhe një udhëheqës Sektori me konkurs të jashtëm, asnjë shqiptar i pranuar. Nga 42 poste të rezervuara për udhëheqës Njësie, vetëm 1 shqiptar. Nga 9 sektor, asnjë shqiptar”, thuhet në letrën e hapur të të punësuarve.

Sipas kësaj letre, shqiptarët nëpër projekte të financuara nga fondet IPA dhe Buxheti shtetëror janë të përfaqësuar me vetëm 1%. Të pakënaqurit thonë se është hera e tretë që shkojnë nga mbi 30 të punësuar nga Enti në Bruksel lidhur me procesin e skriningut, por në mesin e tyre asnjë shqiptar.

adv

Gruevski në anketën e IRI-t, kryeministri Kovaçevski nuk ka koment!

0

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski u shpreh i kënaqur nga vlerësimi i tij në anektëne IRI-t dhe nuk komentoi vlerësimin e madh të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

“Për sa i përket vlerësimeve personale, sigurisht që ka një ndikim. Nuk do të komentoj vlerësimin personal të asnjë politikani. Mund të komentoj timen, dhe do të thoja se qytetarët tanë dinë të dallojnë kur dikush investon gjithë mundin, dhe energjinë kur në kohë krize më të mëdha kujdeset për stabilitetin ekonomik, për të siguruar stabilitetin energjetik dhe energjinë termike”, u shpreh Kovaçevski.

Në anketën e IRI-it, besimi në gjyqësi është 4 për qind dhe ka rënie prej 4 për qind në vitin e kaluar, por Kovaçevski nuk komenton për shkak se nuk ka ndërlidhje.

“Sa i përket gjyqësisë, kjo çështje u takon organeve gjyqësore. Ne kemi pushtet gjyqësor të pavarur”, shtoi ai.

adv

Rejtingu i ulët, pushteti s’pranon zgjedhje të reja

0

Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe nuk do të ketë rikonstruim i qeverisë, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski, pas komentimit të rezultateve shqetësuese të anketës së fundit të IRI-it dhe pas takimeve të intensifikuara me qytetarët në formën e aktiviteteve që ngjajnë me fushatën zgjedhore. Kryeministri thotë se zgjedhje parlamentare do të ketë në vitin 2024, pas zgjedhjeve presidenciale. Ai shton se anketa është bërë vetëm pak muaj pas ardhjes së tij në krye të ekzekutivit dhe në periudhën kur manipulimi i opinionit për propozimin francez kishte pasur ndikimin e tij.

“Nëse shohim rejtingun politik, atëherë edhe ai është respektabil duke pasur parasysh periudhën 10 mujore të drejtimit me qeverinë. Sa i takon gjyqësorit nuk do të përgjigjesha. Përfundimet duhet t’i shërbejnë secilit që preket ajo anketë që ta moderojë strategjinë dhe punën e tij në të ardhmen. Vlerësoj se politikat të cilat i ka kjo qeveri dhe partia ime do të sjellin rezultate shumë më të mira në anketën e ardhshme”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Sipas anketës së fundit të IRI-t, 58 për qind e qytetarëve mendojnë se shteti po shkon në drejtim të gabuar, kurse 56 për qind e qytetarëve nuk i mbështesin ndryshimet kushtetuese dhe përfshijen e bullgarëve në Kushtetutë. VMRO-DPMNE-ja kërkon zgjedhje të parakohshme për zgjidhjen e shumë problemeve të qytetarëve dhe konfirmon se nuk do t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese.

“Jo vetëm në atë anketë. Ne bëjmë disa anketa në muaj dhe ata janë të qarta se për momentin me këto kushte, me këto rrethana dhe me diktat bullgar, nuk ka ndryshim të Kushtetutës. Është shumë e thjeshtë”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE.

Anketa e fundit e IRI-t tregoi se vetëm 4 për qind e qytetarëve kanë besim te Gjyqësori, kurse vetëm 3 për qind i besojnë Prokurorisë Publike. Vetëm 4 për qind e qytetarëve u besojnë partive politike dhe Kuvendit, 7 për qind i besojnë qeverisë kurse 8 për qind opozitës. Anketa e IRI-t vuri në dukje se ish kryeministri Nikolla Gruevski, gëzon mbështetjen e 7 për qind të të anketuarve, duke lënë pas të gjithë liderët e partive politike në vend. Kovaçevski gëzon mbështetjen e 5 për qind kurse Mickoski të 6 për qind të qytetarëve./Alsat.mk

adv