17.7 C
Skopje
E enjte, 4 Qershor, 2026
Home Blog Page 2724

Bunjamin Shabani, futbollisti më i mirë në gjysmësezonin vjeshtor të Ligës së Parë

0

Struga Trim Lum arriti të shkruajë suksesin më të madh të historisë së saj në elitë, pasi e mbylli gjysmëstinor si kampion vjeshte në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut. Një nga futbollistët kryesor të trajneri Srgjan Zaharievski është padyshim kapiteni, Bunjamin Shabani, i cili është “çelësi” i mesfushës dhe njëkohësisht lider dhe motivues i skuadrës strugane.

Paraqitjet e tij të shkëlqyera çuan skuadrën e Strugës drejt fitoreve që në fund të këtij gjysmësezoni u shpërblyen me vendin e parë në renditje.

Portali sportiv i vendit, “makfudbal” ka përzgjedhur mesfushorin kumanovar si futbollistin më të mirë të gjysmësezonit në Ligën e Parë.

adv

Grubi: Sot nënshkruam marrëveshjen për ndarjen e mjeteve të ujësjellësit në Likovë

0

Zv/kryeministri i parë Grubi nëpërmjet rrjetit social facebook ka shpërndarë një lajm tejet të mirë për banorët e Likovës.

Lexoni më tepër ⬇️

Bashkë me ministrin e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini, kryetarin e komunës së Likovës Erkan Arifi dhe deputetët Arbër Ademi dhe Berat Ajdari formalizuam sot me nënshkrimin e marrëveshjes transferimin e mjeteve në vlerë prej 200 milionë denarë nga Buxheti i vitit 2022 për përfundimin e projektit të ujësjellësit në komunën e Likovës.

Urojmë punë të mbarë dhe realizimin sa më të shpejtë të këtij projekti që është nevojë e domosdoshme e banorëve të kësaj zone.

adv

EVN ndau donacione për bashkësitë fetare në RMV

0

EVN Maqedoni e vazhdon traditën e donacioneve në kohën e festave të fundvitit. Kompania siguroi pako me ushqime të cilat i bëri donacion për Kishën Ortodokse Maqedonase, Bashkësinë Fetare Islame dhe Kishën Katolike në Shkup. Përmes organizatave himanitare “Sveti Spas”, “Hilall” dhe Dioqezës Katolike të Shkupit, të njejtat do të shpërndahen në të gjithë shtetin.

Përmes donacioneve të fundvitit, EVN Maqedoni si kompani e përgjegjshme shoqërore mundohet të ua pasuron sofrën qytetarëve në kohën e festave. Kështu edhe këtë vit, bashkësitë fetare do t’i dërgojnë pakot me ushqim tek familjet e rrezikuara, qytetarët që janë në gjendje të rëndë shëndetësore ose jetojnë në vendet e largëta rurale. Me këtë gjest shpresojmë që do të bëjmë dallim të vogël në cilësinë e jetesës së këtyre qytetarëve dhe do të ngjallim shpresë festive tek ata që kanë më shumë nevojë.

adv

Basha për deklaratën e KFOR-it për kërkesën e Serbisë: Ofenduese për shtetin dhe viktimat e luftës

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se është ofenduse deklarata e KFOR-it ku ka thënë se është duke e shqyrtuar kërkesën e Serbisë për vendosjen e trupave dhe policisë serbe në veri të Kosovës.

“Mandati i KFOR-it është me garantu ambient të sigurt, ku përfshihet lëvizja e lirë e qytetarëve të të gjitha komuniteteve, por jo me shqyrtu kërkesa banale të Vuçiqit, e as me leju strukturat kriminale me mbajtë peng qytetarë serb në veriun e vendit tash e sa ditë!”

“Për më tepër, KFOR-i e di mirë që forcat serbe nuk kthehen n’Kosovë më, së paku jo pa luftë, dhe prandaj fakti që thotë “po e shqyrtojmë,” është ofenduese për krejt shtetin, e në veçanti viktimat e luftës!”, ka shkruar Basha në rrjetin social Facebook, transmeton Klankosova.tv.

adv

Ndërroi jetë prof. Adnan Agai, pishtari i arsimit shqip

0

Mbrëmjen e të martës, në moshën 92-vjeçare, u shua edhe një pishtar i arsimit, prof.Adnan Agai, i cili ka punuar si mësues dhe profesor në disa shkolla fillore dhe të mesme të Gostivarit dhe Shkupit dhe është autor i librave shkollorë dhe fjalorëve.
Prof. Adnan Agai u lind më 31 dhjetor 1930 në Gostivar, ku e ka kryer edhe shkollimin fillor. Shkollimin e mesëm e ka filluar në Prishtinë dhe përfunduar në Tetovë. Shkollën e Lartë Pedagogjike e kryen në vitin shkollor 1953/1954, ndërkaq Fakultetin Filologjik – Gjuhë dhe Letërsi Shqiptare në Universitetin e Prishtinës në vitin 1974.

Në vitet e pasluftës, si mësues i ri ka ka punuar në disa fshatra të rrethinës së Gostivarit dhe një kohë të shkurtër edhe në gjimnazin “Çede Filipovski”, ndërkaq hovin i na ndërpret një proces i montuar politik në vitin 1956, kur dënohet me 5 vjet burg. Pas vuajtjes së dënimit nuk mund të kthehet në arsim, por punon si administrator në një ndërmarrje. Më pas, ka vazhduar si arsimtar në shkollat fillore të Hasanbegut dhe “Liria”(por jo si arsimtar) dhe “Dame Gruev” në Shkup dhe prej vitit 1974 deri në vitin 1982 si profesor i gjuhës amtare në gjimnazin “Zef Lush Marku”, ku pati fatin e keq të diferencohet për së dyti herë pas viteve 50-të, si i papërshtatshëm ideologjikisht nga forumet e larta partiake të kohës. I mbetur pa punë, një kohë merret me zanat, me familje shpërngulet në Prishtinë dhe shkon edhe në mërgim, SHBA për të siguruar ekzistencën për familjen e tij.

Prof.Adnan Agai njihet si njëri nga përfaqësuesit më të denjë të arsimit në gjuhën shqipe që nga periudha e pasluftës e deri në pensionim, duke gëzuar respektin si një edukator dhe emancipator i gjeneratave, duke u dhënë atyre jo vetëm dijen dhe dashurinë ndaj lëndës që e ligjëronte, gjuhën amtare, por dhe ndaj vlerave kombëtare e universale njerëzore. Kontributin e tij në fushën e arsimit ai e ka pasuruar edhe si autor i librave shkollorë dhe fjalorëve kapitalë Shqip-Maqedonisht dhe Maqedonisht-Shqip, në bashkautorësi me bashkëshorten, prof.Kimete Agai: “Libri i leximit për kl. V”(1971, i ribotuar pesë herë), “Fjalor i emrave të përveçëm”, Fjalori Shqip-Maqedonish(1996), Fjalori Maqedonisht-Shqip(1999), “Leksikoni i emrave dhe frazave të huaja” madje dhe bashkëpunëtor në skenarin për filmin televiziv, “Lojë e shkronjave”. Po kështu, ka përkthyer edhe disa vepra të autorëve të huaj në gjuhën shqipe.

Prof.Adnan Agai, me gjithë vuajtjet nëpër të cilat ka kaluar si i persekutuar i regjimit komunist, arrin të përjetojë edhe ditë të mira të rehabilitimit në vitet e pluralizmit, kur sërish kthehet me familje në Shkup. Për kontributin edhe ka marrë mirënjohje të larta shoqërore: Ministria e Arsimit u ndan mirënjohje për kontributin e veçantë në afirmimin e arsimit në gjuhën shqipe në R.e Maqedonisë(2006), Qyteti i Shkupit i ndan çmimin 13 Nëntori(2016), kurse në vitin 2018, për 7 Marsin-Ditën e Arsimit Shqip, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi çiftit bashkëshortor Kimete dhe Adnan Agai u ndan Mirënjohje për kontribut në fushën e arsimit dhe edukimit, ndërkaq po për kontributin shumëvjeçar në fushën e arsimit, do të marrë çmimet “22 Nëntori” dhe “Shën Klimenti”.
Varrimi i prof.Adnan Agait bëhet të enjten, pas namazit të drekës, në Varrezat e Butelit në Shkup.

adv

FC Shkupi e 185-ta në ranglistën e klubeve të Evropës

0

Shtëpia e futbollit Evropian, UEFA ka publikuar ranglistën e klubeve që marrin pjesë në Kupat e Evropës duke i renditur sipas koeficientit që llogaritet falë paraqitjeve në 5 sezonet e fundit.

Në këtë ranglistën që përmbanë gjithësej 423 klube nga gjithë vendet e Evropës ekipi tetovarë i Shkëndijës mbanë pozitën më të mirë nga klubet shqiptare duke zënë vendin e 151.

Pas Shkëndijës me pozitë më të mirë është klubi i Laçit nga Shqipëria i cili zë vendin e 174.

Kurse pas Shkëndijës dhe Laçit, vjen ekipi i F.C. Shkupit, kampioni aktual i vendit tonë duke zënë vendin e 185.

Në vijim ju sjellim rang listën e plotë duke renditur vetëm klubet shqiptare dhe pozitat që ato I kanë marrë në këtë rënditje të shtëpisë së futbollit Evropian.

Renditja e klubeve:

Maqedoni e Veriut

151 Shkëndija

185 Shkupi

356 Makedonija Gj.P.

361 Sileksi

382 Akademia Pandev

409 Renova

417 Struga

418 Vardari

418 Rabotniçki

Shqipëri

174 Laçi

254 Partizani

280 Teuta

282 Kukësi

298 Tirana

338 Vllaznia

411 Luftëtari

Kosovë

199 Drita

304 Prishtina

334 Ballkani

370 Llapi

371 Gjilani

372 Feronikeli

adv

Donacion slloven për kopshtin “Filizi” në komunën e Sarajit

0
Ishte kënaqësi e veçantë që sot në prezencë të Ambasadorit të Republikës së Sllovenisë Shkëlqesisë së tij Milan Predan, drejtorit të kompanisë Bibaj Maqedoni z. Fidan Bibaj dhe Drejtoreshën e Çerdhes znj. Vjollca Mustafa me rastin e festave të Vitit të Ri të pranojmë donacion për kopshtin Filizi në Saraj.
Donacioni vjen nga Kompania Bibaj Maqedoni dhe përbëhet nga kondicionerë Inventor, televizorë, projektorë, karrige për ushqyerjen e foshnjave, lodra didaktike dhe mjete shkollore pune të përshtatshme për moshën parashkollore për 160 fëmijë.
Faleminderojmë sinqerisht kompaninë sllovene dhe drejtorin z. Fidan Bibaj për këtë donacion shumë të qëlluar dhe le të shërben kjo si stimulim tek publiku i gjerë, për të zhvilluar një ndërgjegjësim më të lartë për rëndësinë e dhurimit dhe ndihmës, veçanërisht në kopshte dhe te fëmijët e moshës parashkollore.
Gjithashtu me abmasadorin diskutuam edhe për zhvillimit politike në vend dhe rajon.
adv

Presidenti Pendarovski ua uroi festën e 21 dhjetorit komunitetit turk në RMV

0

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me rastin e 21 dhjetorit, Ditës së arsimit në gjuhën turke, ka dërguar një mesazh urimi për komunitetin turk në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton kabineti i presidentit, Pendarovski në mesazhin e tij të urimit thekson se kjo ditë lidhet me fillimet e “shtetit të lirë maqedonas” dhe me Deklaratën e ASNOM-it (Kuvendi Antifashist për Çlirimin Kombëtar të Maqedonisë) për të drejtat themelore të qytetarëve, me të cilën “garantohet e drejta për jetë të lirë kombëtare për komunitetit jo shumicë”.

“Një nga frytet e para të asaj deklarate ishte mësimi i gjuhës amtare për më shumë komunitete, përfshirë edhe për gjuhën turke. Nga atëherë e deri më sot, arsimi në gjuhën turke kontribuon në ruajtjen e identitetit, kulturës dhe traditës turke si dhe në kultivimin e bashkëjetesës në shoqërinë maqedonase multietnike, shumëgjuhëshe dhe multifetare”, tha Pendarovski në mesazhin e tij të urimit.

Më tej, ai thekson se pjesëtarët e komunitetit turk si qytetarë besnik të Maqedonisë së Veriut njëkohësisht janë urë për bashkëpunimin me Türkiye-n mike.

“Vetëm të bashkuar mund t’i tejkalojmë të gjitha sfidat me të cilat përballemi si vend dhe shoqëri. Besoj se anëtarët e komunitetit turk do të vazhdojnë të japin kontributin e tyre të rëndësishëm në ndërtimin e një shteti të qëndrueshëm, të drejtë dhe të begattë për të gjithë”, shprehet Pendarovski.

Komuniteti turk në Maqedoninë e Veriut sot shënon Ditën e arsimit në gjuhën turke, pasi më 21 dhjetor të vitit 1944 në shkollën fillore “Tefeyyüz” në Shkup filloi mësimi në gjuhën turke. Me vendim të qeverisë së vendit, që nga viti 2007 kjo ditë është ditë jopune për komunitetin turk në Maqedoninë e Veriut.

adv

Kryeministri Kovaçevski thotë se nuk ka zgjedhje të parakohshme!

0

Kovaçevski edhe njëherë ri-konfirmoi qëndrimin e tij dhe të LSDM-së se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë, por do të mbahen zgjedhjet e rregullta në vitin 2024. Sipas tij edhe në këto zgjedhje pritet të fitoj partia e tij e cila do të vazhdoj rrugën evropiane të vendit.

“Zgjedhje do të ketë në vitin 2024, fillimisht zgjedhje presidenciale dhe më pas zgjedhje parlamentare. Edhe vetë anketa ju tregon se qytetarët janë përcaktuar për ardhmëri evropiane të vendit. Në vitin 2024 do të kemi president të shtetit i cili është për anëtarësim të vendit në BE, a të tillë mund ta propozojmë vetëm ne nga LSDM bashkë me partnerët e koalicionit. Gjithashtu do të kemi qeveri në 2024 e cila do të udhëhiqet nga LSDM-ja dhe partnerët e koalicionit të cilët mbështesin rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër. /Alsat.mk

adv

Sonte fillon dimri, ja sa ditë do të zgjasë

0

Dimri në vendin tonë dhe në hemisferën veriore të Tokës, sipas kalendarit fillon në orën 22:48 minuta. Në të njëjtën kohë, në hemisferën jugore të Tokës fillon vera.

Në fillim të dimrit dita është më e shkurtë, ndërsa nata më e gjatë. Dielli në Shkup lindë në orën 6:58 minuta, ndërsa do të perëndojë në orën 16:5 minuta. Dita zgjat 9 orë e 7 minuta.

Sot është dita e 355-të e vitit. Deri në fund të vitit mbeten edhe 10 ditë.

Dimri do të zgjasë 88 ditë, 23 orë dhe 36 minuta, deri më 20 mars të vitit 2023, kur në hemisferën veriore fillon pranvera, ndërsa në atë jugore, vjeshta.

Meteorologët për ditën e parë të dimrit paralajmëruan mot me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 5 deri 11 gradë.

adv