19.3 C
Skopje
E martë, 2 Qershor, 2026
Home Blog Page 2745

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca sot viziton Shkupin

0

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sot është paralajmëruar vizitë e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Konjufca gjatë qëndrimit të tij zyrtar ën Shkup do të takohet me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se për shkak të vizitës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës do të vendoset një regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup.

adv

Moti sot

0

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të dobëta lokale të shiut, ndërsa në male dhe viset më të lartë me reshje të dëborës. Gjatë mbrëmjes temperaturat do të ulen dukshëm. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugperëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 8 deri në 14 gradë, shkruan Alsat.

Edhe në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe kushte për shi të dobët. Temperatura minimale do të ulet në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 11 gradë Celsiusë.

adv

Nesër dhe pasnesër Glauk Konjufca në Shkup

0

Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se nesër dhe pasnesër për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të arrijë kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Për këtë arsye, SPB Shkup do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të trafikut nëpër rrugët në pjesën më të gjerë të qytetit të Shkupit.

MPB-ja apelon deri te të gjithë qytetarët pjesëmarrës në trafik ti respektojnë urdhërat të cilat i japin nëpunësit e uniformuar policorë.

adv

Sh.F. “LIRIA” Çair, me poçe të reja elektrike me efikasitet energjetik

0

💡✨🏫🇪🇺“LIRIA”, shkolla fillore e Komunës së Çairit tanimë me poçe të reja elektrike me efikasitet energjetik.
Ky aktvitetet është pjesë e projektit “CBC Ekokid” që po zbatohet nga Komuna e Çairit në partneritet me Komunën e Ferizajt dhe OJQ-në BSCK Kosova dhe i mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes IPA Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut 2014 – 2020.

✨🌿☀️Me CBCEkoKid përveç poçeve me efikasitet energjetik do të vendosen edhe panele solare në këtо insitucione të Komunës së Çairit:

✅SHFK “Liria”
✅SHFK “Hasan Prishtina”
✅SHFK “Imri Elezi”
✅Kopshti “Borëbardha”

Projekti CBCEkoKid nënkupton: Përmirësim të efikasitetit energjetik në shkolla e kopshte, zero ndotje, mjedis të pastër, kursim të energjisë elektrike deri 50%, promovim të marrëdhënieve të mira ndërkufitare, integrimit në Bashkimin Evropian si dhe promovimin e zhvillimit socio-ekonomik në Komunën e Çairit dhe ate të Ferizajit

adv

Albin Kurti shkon në veri të Kosovës

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot pasdite ka qenë në veri të vendit.

Kështu ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni në fillim të hapjes së organizimit ku po shpaloset raporti 1-vjeçar i qeverisjes komunale të kryetarit.

Ky organizim ishte paraparë të mbahej në orën 18:00 por që është shtyrë për shkak të mungesës së kryeministrit, Albin Kurti.

“Ne kemi qenë gjithçka gati por vizita e kryeministrit në veri në vendin ku po shërbejnë djemt dhe vajzat tona më të mira për të mbrojtur ligjshmërinë e vendit tonë, pra besoj që kjo vizitë e kryeministrit na jep të drejtën që mbase edhe të vonohemi më tepër, e me lejen e juaj unë do të dal jashtë ta pres kryeministrin derisa të vjen..”, u shpreh Hyseni.

Ndonëse me vonesë, tashmë ka filluar ky organizim, por që ende nuk dihet dihet nëse ka arritur Kurti./Indeksonline/

adv

“Ku e lam, e ku na mbeti..”, hyrja e ASH-së në Qeveri

0

Hyrja e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri me sa duket është në pauzë. Pas një periudhe intensive kur flitej për zgjerim të koalicionit qeverisëse, tani palët janë në heshtje. Se nuk ka zhvillime në këtë drejtim, ditë më parë e konfirmoi edhe u.d kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

“Ne nuk kemi diçka të atillë, mendoj se këtë temë duhet ta lëmë kështu, nëse ka ndonjë epilog, nëse nuk ka, nuk besoj që duhet ta ekzagjerojmë”- deklaroi Arben Taravari, u.d kryetar i ASh-së.

TV21 jo zyrtarisht mëson se kryeministri Dimitar Kovaçevski ka kërkuar kohë nga ASh që të merret vesh me partnerët e koalicionit për ndarjen e resorëve, pra se kush do të lëshonte ministri, ose eventualisht të shkëmbejnë mes veti për të bërë balanc, pas çka do të përgatitej oferta për ASh-në.

Megjithatë, gjatë kësaj jave Taravari la të kuptohet edhe një gjë tjetër. Ai parapëlqen që ASh në Qeveri të vijnë pas zgjedhjeve.

“Nuk kemi diçka se hyjmë në Qeveri, kjo nuk është diçka që e kemi vendosur, kështu që nuk e kisha diskutuar, në qoftë se vijmë, kur do qoftë që vijmë, pas zgjedhjeve apo para zgjedhjeve në Qeveri, unë kisha preferuar pas zgjedhjeve të vijmë në Qeveri dhe ta formojmë Qeverinë, natyrisht nuk do të mbetet institucion i cili nuk duhet të hetohet dhe të shihet, faktikisht të bëhet veting në të gjitha institucionet”- pohoi deklaroi Arben Taravari, u.d kryetar i ASh-së.

Edhe pse ka kaluar tashmë një kohë, oferta për ASh-në ende nuk është përgatitur. Pyetëm në Qeveri se deri ku është procesi, por na thanë se nuk ka asgjë të re nga përgjigja e fundit e kryeministrit Kovaçevski.

“Fillimisht me z.Taravari nuk jemi parë pas takimit që kishim dhe pasi që të kemi takim, nëse mbahet, atëherë…unë i paralajmëroj çdo herë takimet e mia, e dini se edhe herën e fundit kur ishte Taravari te unë, dha deklaratë para dhe pas mbledhjes, të njëjtën e bëra edhe unë”- deklaroi Dimtiar Kovaçevski, Kryeministër.

Nga ASh vazhdimisht përsërisin se cilado që të jetë oferta nga Qeveria, njëherë do të shqyrtohet në organet e partisë e më pas do të dalin me vendim. Përndryshe ASh më 24 dhjetor do të mbajë kongresin e partisë ku do të zgjedhë kryetarin e ri, post për të cilin tani për tani kandidatura ka dorëzuar vetëm Arben Taravari.

adv

Çairasit rikthehen në shtëpi, përballen me Rabotniçkin

0

KB ÇAIR 2030 sot rikthehet në shtëpi, më saktësisht në sallën sportive “Shaban Tërstena” për tu përballur me KB Rabotniçkin, pas gjithsej 9 raundeve për shkak të rikonstruimit të sallës sportive.

Rabotniçki është një ekip i përgatitur mirë, me basketbollistë të kualitetit të lartë. Është klubi i cili ka të fituar 15 tituj, por çairasit dëshirojnë të shkruajnë historinë në Ligën e parë të basketbollist vendas.

Sot në ora 19.00 fillon përballja

adv

Ali Ahmeti reagon për situatën në veri të Kosovës!

0

Situata në veri dhe sulmet mbi forcat e Eulex dhe të policisë së Kosovës nga grupe kriminele të mbështetura politikisht janë të papranueshme.

Gjendja në veri të Kosovës bie ndesh me çdo ligj e çdo frymë dialogu, sepse rajonit nuk i duhen konflikte në kulmin e krizës në të cilën gjendet kontinenti europian.

Vini fund këtyre akteve të inskenuara për të nxitur dhunë dhe konflikt dhe përfundoni dialogun menjëherë me finalizimin e marrëveshjes që do të sjellë njohje të ndërsjellë mes dy vendeve, hap ky që do të sillte paqe dhe prosperitet në mbarë rajonin.

adv

Ku janë parkingjet e premtuara të Behgjet Pacollit, 408 ditë kaluan bosh! (VIDEO)

0

KOMUNA E ÇARIT: PROBLEMI ËSHTË TEK KUVENDI

Para më shumë se 1 viti, erdhi në Shkup dhe premtoi se do të ndërtojë 5 parkingje në kate, raporton Klan M.

”Garazhet do të bëhen këtu në këtë shesh” – tha Behgjet Pacolli.

Madje siguroi se ai nuk është si tjerët dhe se e mbanë fjalën.

”Unë besoj se njerëzit nuk janë të njëjtë. Unë njihem si njeri që i përmbush premtimet e veta gjithmonë” – tha Behgjet Pacolli.

Por sot, 408 ditë më vonë, asnjë gozhdë nuk është vendosur në vendin ku ish presidenti kosovar dhe Visar Ganiu premtuan se për dy vjet e gjysmë do të ketë parking në kate. E pyetëm biznesmenin kosovar, se a mos ndoshta kanë biseduar edhe për këtë çështje në darkën që e shtroi për Ali Ahmetin dy ditë më parë, por ai nuk u përgjigj. E në ndërkohë, ja se si parkohen banorët e Çairit.

Nga Komuna e Çairit thonë se investimi nuk po realizohet për shkak se nuk kanë ardhur në rend të ditës ndryshimet në Ligjin për investime të huaja.

”Arsyeja kryesore për mos nisjen e ndërtimit të garazheve në kate është si rezultat i faktit që ende në rend dite nuk është Ligji për investime të huaja në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut përmes të cilit parashiheshte të kryhet ky investim. Paralelisht ne si institucion lokal, kemi filluar procedurën për ndryshimin e Planit detal urbanistik, gjegjësisht përcaktimin e tre pikave për garazhe në kate edhe atë në rrugën “Cvetan Dimov” (Jahja Pasha), në afërsi të Bulevarit “Nikolla Karev” (rr. e Plastikave) dhe në Sheshin Skënderbe” – thonë nga Komuna e Cairit. 

Parkingjet ishin premtim i Ganiut edhe në mandatin e parë, por mbetëm vetëm premtim. E ky premtimi i fundit ishte për 3 mijë parkingje të reja, por edhe ky premtim mund që asnjëherë mos të bëhet realitet. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Furkan Saliu

adv

Struga me vetëm dy ciceronë turistik të licencuar

0

Nuk ka kush t’u tregojë turistëve të huaj për bukuritë natyrore dhe kulturore të Strugës. Qendra e dytë turistike më e madhe në vend, pothuajse nuk ka ciceronë turistik, pra numri i tyre është vetëm dy, ndryshe nga Ohri fqinj, ku ka një hiperprodhim të këtij lloj stafi. Në nivel shtetëror, ky numër është më shumë se 1000, por 99% janë nga Shkupi dhe Ohri.

“Ka kërkesa të shtuara për ciceronë në rajon dhe kjo do të thotë se ata do kenë më shumë të ardhura, veçanërisht ata që dinë gjuhë ku ciceronët janë deficitar. Por në Strugë si duket nuk shohin interes për diçka që mund t’u sjellë përfitime financiare”, tha Ana Jançeva-menaxhere hoteli në Strugë.

Për ata që punojnë në këtë veprimtari, shpesh herë kjo për ta është punë e dytë. Ata fillimisht punojnë si kamerierë, në recepsion në hotele apo diçka krejtësisht tjetër. Prandaj një pjesë e mirë e ciceronëve turistik në nivel shtetëror janë jocilësorë, thonë nga Shoqata e cicerënëve nga Ohri.

“Në kohën e duhur duhet të reduktohet numri i ciceronëve turistik pasiv, të cilët kanë të drejtë të orientojnë turistët në vendin tonë. Kjo mund të bëhet vetëm nëse ka disa ndryshime në dispozitat ligjore, nëse futet licencimi i ciceronëve turistik, nëse çdo vit ose të paktën çdo dy vjet kërkohet që të jenë aktiv dhe të kalojnë disa kurse shtesë, seminare, punëtori”, deklaroi Kliment Naumov – kryetar i shoqatës së ciceronëve turistik të Ohrit.

Ndërkohë, nëse diçka nuk ndryshon, Strugën edhe më tej do e mbulojnë ciceronët nga Ohri. Me të njëjtin problem ballafaqohet edhe liqeni ynë i tretë natyror, ai i Dojranit, ku edhe pse gjatë verës ka numër të madh vizitorësh, nuk ka ciceronë turistik të licencuar. Ngjashëm është edhe dhjetëra qytete të tjera në mbarë vendin

adv