19.3 C
Skopje
E martë, 2 Qershor, 2026
Home Blog Page 2744

Osmani takoi Escobarin, temë diskutimi – situata në veri!

0

Pas takimit që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pati me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u tha se “është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe në rajon”, por nuk u dhanë më shumë detaje.

Në njoftimin për media të presidencës, thuhet se Osmani ka theksuar nevojën urgjente të heqjes së barrikadave në veri të vendit.

Escobari nuk ka folur për mediat rreth vizitës së tij në Kosovë. Ai është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti, ndërsa mëngjesin e së martës pritet të takohet edhe përfaqësues të partive politike opozitare.

Një ditë më herët, Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësim të thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe bënë thirrje për çmontimin e menjëhershëm të barrikadave të ngritura në veri të Kosovës nga serbët lokalë.

Bashkë me Esobarin në Kosovë ishte paraparë që të vinte edhe këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili anuloi vizitën në disa shtete të Ballkanit dhe në Bruksel, pasi doli pozitiv me sëmundjen COVID-19.
Vizita vjen në kohën kur situata në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – është e tensionuar.

Barrikadat e ngritura më më 10 dhjetor, bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Ky veprim i serbëve lokalë erdhi pasi Policia e Kosovës arrestoi ish-zyrtarin serb të këtij institucioni, Dejan Pantiç, nën dyshimet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës. Ndaj u caktua një muaj paraburgim

Të dielën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pret që KFOR-i t’i largojë barrikadat nga veriu./REL

adv

“Të kesh një nip si Glauku” , për ta parë dajën bllokoi Shkupin!

0

Sot në Shkup ka qëndruar për vizitë kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca i cili është pritur nga politikanët e vendit si Talat Xhaferi, Afrim Gashi etj.

Ajo që ra në sy më së shumti është vizita që ai bëri te daja i tij e më saktësisht në lagjen Gazibabë të Shkupit, ku rezultoi me një bllokadë totale të qytetit. Ankesa të shumta nga qytetarët e Shkupit pas kësaj katrahure në komunikacion.

adv

Nga janari pritet rritje e çmimit të rrymës

0

Nga 1 janari çmimi i rrymës elektrike pritet të rritet, të paktën për 5%, për sa do të rritet tatimi i vlerës së shtuar, që pritet të jetë 10%. Kjo do të thotë se për rrymën do të vazhdojë të vlejë norma preferenciale si pjesë e masave antikrizë të Qeverisë, të ndërmarra para një viti e gjysmë, kur tatimi nga 18% u ul në 5%. Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski nuk përjashton edhe rritje më të lartë, sepse, siç theksoi “çmimi në bursë për momenitn është jashtëzakonisht i lartë”.

“Së pari ta shohim me çfarë çmimi EEM do t’i ofrojë EVN Home. Për momentin ai çmim është 48 euro për një megavat orë, që është shumë më i ulët se çmimi real i EEM-së. Më tej duhet të shohim sa do të jenë shpenzimet për humbjen e energjisë elektrike, përkatësisht çmimi me të cilin do të ofrohet në tenderët që i kanë shpallur MEPSO dhe EEM. Në qoftë se në atë tenderë ka çmime jashtëzakonisht të larta, që është shumë e sigurtë sepse sot çmimi në KUPEKS është mbi 400 euro për një megavat orë, do të shohim nëse atëherë do të ketë nevojë që EEM sërish të japë çmim shumë më të ulët për humbjet se ai që mund të jetë në tregun e lirë” – tha Bislimovski. /KlanMacedonia/

adv

Ekipi amerikan e shtyn vizitën në Shkup, vijnë pas vitit të ri

0

Këshilltari i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i dërguari special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do ta vizitojnë Maqedoninë e Veriut pas Vitit të Ri, në vend të si mërkurës, siç njoftoi fillimisht Departamenti Amerikan i Shtetit.

Nga Ambasada Amerikane në Shkup thonë se kanë marrë njoftim se ekipi amerikan, i cili sot ndodhet në Kosovë, po e shtyn vizitën në Shkup për pas Vitit të Ri. Nuk thuhet se pse shtyhet vizita.

Sipas njoftimit fillestar nga Departamenti Amerikan, Chollet në Shkup duhej të bisedonte me zyrtarë qeveritarë mbi një sërë çështjesh, duke përfshirë energjinë, ekonominë dhe luftën kundër korrupsionit, thonë nga DASh.

Përveç vendit, në programin e Chollet nga 11 deri më 17 dhjetor parashihen vizita të Kosovës, Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Belgjikës.

Së bashku me Chollet, në Shkup pritej të vinte edhe zëvendës ndihmës sekretari në DASH dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili prej dje është për vizitë në Kosovë.

adv

Grubi i pranishën në prezantimin e mega-projektit “Porti i Durrësit”

0
Kënaqësi të isha sot në Tiranë për të marrë pjesë në prezentimin e mega projektit të Portit të Durrësit dhe për të nënshkruar Marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, për zhvillimin e projekteve infrastrukturore, sigurinë logjistike dhe efikasitetin e transportit të mallrave ndërmjet dy vendeve.
Përgëzova qasjen transparente të Kryeministrit Rama dhe Qeverisë së Shqipërisë për të ndarë detajet mbresëlënëse të një projekti jashtëzakonisht të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të mbarë Ballkanit Perëndimor dhe që bashkë me Korridorin 8 rrugor dhe hekurudhor paraqesin dy projekte madhore që do të përforcojnë edhe më shumë lidhjen e pashkëputshme mes qytetarëve të vendeve tona dhe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Me Marrëveshjen që nënshkruam sot formalizuam edhe një ide madhore, realizimin e Portit të thatë në qytetin e Strugës si një dimension i ri dhe kreativ komunikimi që padyshim se do të kontribuojë në përforcimin e këmbimit tregtar mes vendeve tona dhe është pjesë e pandarë e ndërtimit të portit të ri të Durrësit.
adv

Përsëri ulen çmimet e derivateve

0

Kreu i Komisioni Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski sot njoftoi se pas mesnatës do të bien çmimet e benzinës dhe naftës në Maqedoni, përcjell TV21. Bislimovski tha e kjo vjen shkaku i rënies së çmimit të derivateve në bursat botërore.

“Ky trend vazhdon edhe sot, edhe sot do të ketë ulje të naftës për 1,5 denarë dhe të benzinës BS-98 për 1,5 denarë kurse BS-95 për 1 denarë”, tha Bislimovksi.

Çmimet sipas vendimit aktual:

Nafta-78 denarë/l
Benzina BS-98-78 denarë/l
benzina BS-95-76,5 denarë/l

adv

Nuk do ta besoni se si ka ndryshuar Arya Permana, e jashtëzakonshme (FOTO)

0

Arya Perman nga Indonezia peshonte 192 kg kur ishte vetëm dhjetë vjeç. Obeziteti morbid i këtij djaloshi nga India tronditi mbarë botën dhe ndërsa njerëzit ishin të habitur, ai vazhdoi të hante gjithçka që kishte…

Për të reduktuar një peshë të tillë të tepërt, ai duhej t’i nënshtrohej një operacioni, por para kësaj ai duhej të humbiste një pjesë të peshës. Mjekët i caktuan një dietë që përbëhej vetëm nga fruta dhe perime dhe shumë ecje dhe not, por ai arriti të humbiste vetëm nëntë kilogramë me atë dietë, sepse, me mbështetjen e prindërve, shpesh thyente rregullat e dietës.

Ai nuk mund të shkonte në shkollë sepse ishte një përpjekje e madhe për të lëvizur, madje nuk mund të ulej. Për këtë arsye mjekët e motivonin dhe e monitoronin vazhdimisht, ndaj situata filloi të ndryshonte.

Djali arriti të humbiste vetëm 9 kg në katër muaj para operacionit që kishte në prill 2017. Mirëpo, dy javë para afatit, ai ka arritur të humbasë edhe 17 kilogramë, kështu që i është caktuar operacioni për uljen e stomakut. Pastaj ai vazhdoi të humbasë peshë, dhe ai është ende në dietë dhe ushtron rregullisht.

Ndryshimi i madh ishte sasia e ushqimit që merrte, pasi pas zvogëlimit të stomakut, sasia që futi në organizëm u ul në mënyrë drastike. Kështu që tani Arya është ngopur pas vetëm gjashtë lugë ushqimi, gjë që është ende e çuditshme për të.

Ai është i befasuar edhe nga fakti që mund të dalë jashtë dhe të luajë me miqtë e tij pa problem, ndërsa ishte i shëndoshë i kalonte ditët i mbyllur në shtëpi.

Arya arriti të humbiste gjithsej 107 kilogramë. Tani ai jeton një jetë ndryshe, mund të hipë në aeroplan, mund të vrapojë, mund të ngjisë shkallët.

Ai thotë se e ka ndihmuar shumë që ka ndryshuar dietën, por edhe gjumin. Sot ha tre vakte në ditë, kryesisht pulë të pjekur, oriz… Ai tregon se mendon se edhe ndryshimi i regjimit të gjumit e ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë.

“Unë flija nga katër e mëngjesit dhe zgjohesha në tre pasdite”. Sot shkoj në shtrat në 10 të natës dhe zgjohem herët në mëngjes. Dikur haja petë dhe pija pije të gazuara. Unë kurrë nuk kam ngrënë oriz. Tani kam adoptuar zakone të shëndetshme të të ushqyerit dhe gjithashtu bëj ushtrime. “Jeta ime është shumë ndryshe”, thotë ky djalë.

adv

Parku më i madh ndërkufitar në Evropë / Ministrat Nuredini, Kumbaro dhe Aliu nënshkruajnë marrëveshjen

0

Parku Kombëtar i Mavrovës dhe Parku Kombëtar Malet e Sharrit në Maqedoninë e Veriut,  Parku Natyror Korab-Koritnik në Shqipëri dhe Parku Kombëtar Sharri në Kosovë do të jenë së shpejti pjesë e një parku ndërkufitar, më i madhi i këtij lloji në Europë me një sipërfaqe mbi 242 mijë hektarë.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Maleve është zhvilluar në Tiranë takimi ndërministror  mes Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë së Veriut Naser Nuredini, Ministres së Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaro dhe Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Kosovës Liburn Aliu.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i Maqedonisë së Veriut Naser Nuredini foli për një vizion që mbron vlerat natyrore të zonave të mbrojtura, por nga ana tjetër siguron një menaxhim të qëndrueshëm duke mos i kthyer ato në muze të natyrës, por krijojnë mundësi të reja për zhvillimin socio-ekonomik të komuniteteve lokale.

“Lidhja natyrore ndërkufitare e zonave të mbrojtura  të Parkut Natyror Korab–Koritnik në Shqipëri, Parkut Kombëtar të Mavrovës dhe Parkut Kombëtar Malet e Sharrit në Maqedoninë e Veriut, si dhe Parku Kombëtar Sharri në Kosovë, hap mundësi të reja për mbrojtje më të madhe të florës dhe faunës, duke u përballur më mirë me veprimet ilegale, monitorim më të mirë, mundësi më të mëdha për zhvillimin e eko-turizmit dhe formave alternative të turizmit”, tha Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini.

“Ne i shohim zonat e mbrojtura si ofrues të përfitimeve përtej kufijve – përtej kufijve të tyre në një hartë, përtej kufijve të shteteve kombëtare – midis shoqërive dhe brezave që jetojnë në këto zona. Këto vargmale shërbejnë si një korridor ekologjik, që strehon një numër të madh llojesh të rëndësishme bimësh e kafshësh, jo vetëm në nivel rajonal por edhe në nivel europian e ndërkombëtar, siç është për shembull brezi i gjelbërt europian. Përsa i përket turizmit, i shohim zonat e mbrojtura si një mundësi shumë e mirë për zhvillimin e ekoturizmit me gjithë format e tij”, u shpreh Ministrja Kumbaro.

Sipas ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Kosovës Liburn Aliu, ky projekt do të ofrojë një optikë të re për zhvillimin e zonës së bjeshkës së Sharrit.

“I kemi këta kufij në mes dhe kemi dëshira për përfitime nga kompani të ndryshme që duan të depërtojnë dhe të ndërtojnë në atë zonë. Detyra jonë është që të vendosim rregulla duke pasur parasysh të kaluarën në mënyrë që edhe të zhvillohemi, edhe ta shfrytëzojmë, por edhe ta mbrojmë atë çka është mjaft e vlefshme. Në vitin 2013 e kemi rritur territorin e Parkut Kombëtar të Sharrit në 53.469 hektarë”, u shpreh ministri Aliu.

Ministri Aliu u shpreh se përveç destinacionit turistik të Brezovicës, ka një plan hapësinor për të zhvilluar zona të tjera të turizmit malor dimëror, por edhe veror, në përputhje me kriteret e mbrojtjes së natyrës.

Ky projekt mes tre vendeve synon zhvillimin e përbashkët ndërkufitar i turizmit miqësor ndaj natyrës, menaxhim i përbashkët ndërkufitar i rajonit, promovimin e përbashkët të trashëgimisë së veçantë natyrore dhe kulturore përtej kufijve etj. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të UNEP, Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara që do të mbështesë këtë projekt. Nga ana tjetër, Daniel Pirushi, Drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura sqaroi se brenda tre muajsh do të ngrihet komiteti i menaxhimit të zonës së mbrojtur që do të nisë punën për këtë projekt.

adv

Sizmologët regjistruan tërmet në Kroaci pas fitores ndaj Brazilit

0

Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Zagrebit (kryeqytet i Kroacisë), njoftoi këtë të diel përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social Facebook se sizmografët e Departamentit të Gjeofizikës zbuluan lëvizje sizmike gjatë festimeve “të dhunshme” për fitoren ndaj Brazilit, të premten e kaluar, që siguroi kualifikimin e ekipit të drejtuar nga Zlatko Dalic për në gjysmëfinale të Botërorit 2022.

Në atë publikim, fakulteti i lartpërmendur publikoi fotografi të sizmogrameve që tregojnë lëvizjet, duke shpjeguar se valëzimet e regjistruara, edhe pse të ngjashme me tërmetet, nuk janë tipike për tërmetet reale.

Sipas informacioneve të Departamentit të Gjeofizikës të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, këto lëvizje përkonin me tri momente: kur Bruno Petkovic barazoi ndeshjen (1-1), në pjesën e dytë të shtesës, kur portieri Dominik Livakovic priti penalltinë e parë dhe kur kroatët fituan ndeshjen pas penalltisë së humbur nga braziliani Marquinhos.

adv

Lista e zezë gati, ekspertët amerikan në aksion!

0

 Sipas informacioneve të KOD, ekipi i mbërritur në vend në fund të nëntorit, ka dy anëtarë me përvojë për të monitoruar listat e sanksioneve dhe kandidatët e mundshëm për listat e zeza financiare të SHBA-së.

Mbështetja logjistike ofrohet nga ambasada e SHBA-së dhe mbështetje specifike në terren ofrohet nga një përfaqësues diplomatik për sundimin e ligjit dhe asistencën profesionale. Ekipi është pjesë e OFAC, pra Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja.

Zyra e OFAC është pjesë e Departamentit Amerikan të Financave dhe synon të monitorojë zbatimin e sanksioneve që administrata amerikane ka vendosur ndaj individëve dhe kompanive. Bëhet fjalë për sanksione financiare, ndalime të transaksioneve për dhe nga personat e vendosur në këtë listë, si dhe ndalime për të hyrë në Shtetet e Bashkuara apo hapjen e kompanive atje.

Rasti Mijalkov ishte interesant për shkak të konfiskimit të gjykuar të pasurisë prej rreth 36 milionë euro. Por, po kontrollohet edhe mënyra se si është arritur marrëveshja me prokurorinë dhe se si gjykata e apelit e ka rrëzuar aktgjykimin për korrupsion në rastin Tresor, me të cilin Mijalkov ia hoqi dënimin me 8 vite burg.

Qëllimi është të mos lejohet mosndëshkimi për zyrtarët e lartë. Por sipas informacioneve të KOD-së, këqyrja e dosjes Mijalkov tashmë ka përfunduar. Përveç rastit Perandoria, konfiskimi i pasuksesshëm i Transmet-it, pra rasti Thesari, është me interes për ekspertët amerikanë prej disa vitesh.

Ekipi i sapoardhur i sanksioneve, pas krehjes së dosjes Mijalkov, kaloi edhe te një zyrtar aktual i zgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta. Janë duke u hetuar disa marrëveshje me toka shtetërore në Shkup, tokë e blerë nga kompania e këtij zyrtari dhe politikani shumëvjeçar që aktualisht është në strukturën qeverisëse.

Tashmë ka një parahetim aktiv për të njëjtin rast të deputetit aktual, për të cilin amerikanët janë të interesuar dhe po përgatitet një ekspert financiar për paratë e përdorura për atë projekt të blerjes së tokës shtetërore.

adv