17.1 C
Skopje
E mërkurë, 3 Qershor, 2026
Home Blog Page 2743

Tërbohen serbët, ky ishte mesazhi i Charlie Chaplin dikur !

0

Këtyre ditëve kur po diskutohet më shumë se kurrë për shqiponjën – simbolin shqiptar të pranishëm edhe në flamurin kombëtar dhe faktin se si Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri me festimin e tyre shkaktuan debat në Evropë, faqe të ndryshme dhe njerëz të ndryshëm me kreativitet po nxjerrin shqiponjën në kontekste të ndryshme jetësore.

Por së fundmi një video e vjetër e aktorit të mirënjohur botëror, Charlie Chaplin ka qarkulluar në internet duke bërë shqiponjën. Mediat shqiptare e kanë lidhur atë me simbolin kombëtar shqiponjën por që kjo nuk ka fare të bëjë me këtë.

Më së shumti nga ky gjest i Chaplin-it janë tërbuar serbët!
 

adv

Çfarë klasi nga Ibra, ja me cilat fjalë e bind Leao-n

0

Rafael Leao është një nga xhevahirët e Milan, teksa futbollisti portugez është shndërruar në një nga lojtarët më vendimtarë të kuqezinjve. E ardhmja e tij në Serie A është gjithnjë e më shumë në diksutim teksa shumë klube europianë i janë vënë pas portugezit, kontrata e të cilit skadon në vitin 2024.

Mirëpo, një këshillë rreth të ardhmes, sulmuesit ia jep Zlatan Ibrahimovic me sudezin që thekson se Leao duhet të qëndrojë tek Milan pasi aty është i rëndësishëm ndryshe nga sa mund të ndodhë në një tjetër klub.

“Milan është klubi i duhur për Leaon, mjafton të shohësh sa shumë është rritur. Këtu ne është shumë i rëndësishëm, më thoni në çfarë klubi tjetër do të kishte këtë vëmendje? Në një klub tjetër, Leao do të duhej ta niste nga zero dhe do të rrezikonte shumë pasi jo gjithmonë karriera të shkon mbarë. Te Milan ka hapësirë, besim dhe liri që në një klub tjetër nuk do të ishin të garantuara.

Pastaj këstu është i lumtur dhe është lojtari i që është rritur më së shumti. Edhe Theo është rritur, por Leao është i një tjetër niveli, nuk është lojtar mesatar. I mungon edhe një hap për t’u bërë hap, jam i bindur se këtë hap do ta hedhë në momentin kur të kuptojë më mirë aftësitë që zotëron. Ai ende nuk e di sa i fortë është dhe atëherë do t’i bëjë të gjithë të frikësohen. Por, nuk duhet të kënaqet asnjëherë me atë se çfarë arrin”, u shpreh Ibra.

adv

Rama: Spitaleve tona i janë shtuar 140 mjekë specialistë nga Janari

0

140 mjekë specialistë i janë shtuar ekipeve mjekësore në spitalet tona prej Janarit të këtij viti.

Këtë e thotë Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook. Ai thotë se mjekët e rinj janë punësuar në qendra shëndetësore dhe spitale nga veriu në jug.

“Dhe me lajmin e mirë se prej janarit të këtij viti, mbi 140 mjekë specialistë i janë shtuar ekipeve mjekësore në spitalet tona, pjesë e skuadrës prej 314 mjekëve të rinj, studente e studentë të shkëlqyer të Universitetit të Mjekësisë, që me gatishmëri e përkushtim janë punësuar këtë vit në qendra shëndetësore dhe spitale nga veriu në jug, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

adv

Nga kush po destabilizohet Ballkani, tensione në Kosovë – sulme hibride në RMV dhe Mal të Zi!?

0

Në të kaluarën kemi përjetuar disa momente të këqija dhe si duket ditët e fundit po ripërsëriten ato skena, zhvillime, tensione të cilat po ndodhin.

Sipas këtij portali së fundi janë rritur tensionet janë rritur në veri të Kosovës ditët e fundit, pas arrestimit të disa personave të nacionalitetit serb dhe raportimeve për të shtëna me armë ndaj njësiteve policore.

Ndërkohë, Maqedonia e Veriut siç shkruhet është nën sulm të vazhdueshëm hibrid me kërcënime të rreme me bomba.

Duke qenë se fillimisht shkollat ​​e mesme ishin kryesisht në shënjestër, kërcënimet e bombave të vendosura vijuan nëpër institucionet shtetërore, por edhe te subjektet private e deri tek ndërtesat e banimit.

Qendrat tregtare si  QTQ (GTC), East Gate, Xhevahir Towers dhe ndërtesa e Ministrisë së Jashtme janë evakuuar dje për shkak të raportimeve për bomba të vendosura.

Këtë mëngjes edhe Mali i Zi u zgjua me disa raportime për bomba të vendosura në ndërtesat e shkollave.

“Denoncimet përveç se shkaktojnë panik te qytetarët, dëmtojnë edhe sistemin e sigurisë dhe synojnë ta paralizojnë atë. Shumë ekspertë besojnë se sulme të tilla hibride kanë një qendër për të cilën dyshojnë se ndodhet në Rusi dhe si mbështetje për këtë veçojnë faktin se strukturat ruse kanë kryer më parë sulme të ngjashme në vende shumë më të mëdha dhe më të forta se Maqedonia dhe Mali i Zi. Faktin e dytë ata e shohin tek ajo se Rusia, e cila nuk po shkon aspak mirë në Ukrainë, ka nevojë për zgjerimin e konfliktit dhe hapjen e fronteve të reja, por ato duhet të jenë sa më larg kufijve të saj dhe në vendet anëtare të NATO-s. , për të destabilizuar Aleancën.

Analistët e sigurisë botërore pohojnë se lufta në Ukrainë do të përshkallëzohet më tej, kështu që nëse sulmet hibride janë kryer ose frymëzuar vërtet nga Moska, ato sigurisht që do të vazhdojnë me intensitet të pandërprerë”, shkruan portali në gjuhën maqedonase.(INA)

adv

Kuvendi do ta mbajë mbledhjen e 95-të

0

Kuvendi sot do ta mbajë mbledhjen e 95-të, në rend dite të së cilës janë 32 pika, në mesin e të cilave edhe Propozim ligji për realizimin e buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, me procedurë të shkurtër.

Përveç se për këtë propozim ligjor, deputetët do të debatojnë edhe për ndryshimet e ligjeve për ndërmarrje publike dhe për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, për ndryshime dhe plotësime të ligjeve për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse, për tatimin e të ardhurave personale dhe për TVSH, si dhe për vendimin për shpërndarjen e mjeteve mes shfrytëzuesve të buxhetit.

Në rend dite të mbledhjes, me procedurë të shkurtër, janë edhe propozimet për ndryshim të ligjeve për dokumente të udhëtimit, për shtesë rinore dhe për shujtë të subvencionuar për studentë.

Deputetët, mes tjerash, do të duhet t’i shqyrtojnë edhe propozimet për ratifikimin e disa marrëveshjeve me BE-në dhe me vendet nga Ballkani Perëndimor dhe Evropa Juglindore, si dhe për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Kombëtar për Arsim të Lartë dhe Veprimtari Shkencore-Hulumtuese.

adv

Moti sot me vranësira dhe i ftohtë

0

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë, në orët e pasdites me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura maksimale do të lëvizë nga 2 deri në 10 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë, me erë të lehtë deri mesatare veriore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 4 gradë.

Nën ndikimin e valës së re të lagësht, nesër do të ketë reshje shiu, ndërsa në male bore. Vende-vende, sidomos në pjesët perëndimore, reshjet do të jenë më të mëdha.

Nga e enjtja temperaturat do të jenë në rritje, por nëpër lugina do të ketë kushte për mjegull dhe vranësira të theksuara të ulëta. Të shtunën priten sërish reshje shiu.

adv

Grubi: Shqiptarët dhe maqedonasit po blejnë prona në jug të Shqipërisë

0

Për shkak të investimit në turizëm në Shqipëri, por edhe rrugëve të reja, është rritur interesi i shtetasve të huaj për të blerë prona në Jug të Shqipërisë.

Interes të shtuar ka edhe nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë në Maqedoninë e Veriut, Artan Grubi, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, ka deklaruar se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por edhe vetë maqedonasit, kanë blerë prona në zonat bregdetare në Jug të Shqipërisë. E sipas tij, kjo ndodh për shkak të çmimeve që janë më të ulëta se në Greqi, Kroaci dhe Mal të Zi.

Artan Grub, Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë në Maqedoninë e Veriut: Blerja e pronave ka marrë një hov shumë të madh, të shqiptarëve të Maqedonisë, në Durrës, Vlorë, edhe biznese kanë zhvilluar. Edhe maqedonasit kryesisht në jugun më të thellë, Sarandë, Dhërmi e përtej, e kanë më të preferuar.

Maqedonasit etnik janë shumë të kënaqur, e shohin si alternativë ndaj çmimeve të larta në Greqi. Kishte çik kritika për këtë verë për çmimet e larta në jugun e Shqipërisë. Shumë atraktive do të jenë pronat në Durrës, në Vlorë, gjithandej në jug për shqiptarët e Kosovës, shqiptarët e Maqedonisë. Edhe për maqedonasit.

Blendi Fevziu: Ka një tendencë edhe serbë për të blerë prona në jug pa llogaritur nordikët?

Artan Grub, Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë në Maqedoninë e Veriut: Edhe çmimi nuk është shumë i lartë për të blerë krahasuar me Greqinë, Kroacinë, Malin e Zi, është dhjetëfishi.

Ministrja Belinda Balluku: Ne e shikojmë interesin që kanë të gjithë qytetarët nordikë, që kanë blerë në Sarandë… norvegjezët.

Blendi Fevziu: Norvegjezët kryesisht dominojnë por midis ka pak finlandezë, pak suedezë, por dominojnë norvegjezët për blerjen e pronave në jug.

adv

Bastisje në Koçani, policia gjen 105 pako marihuanë!

0

Zyrtarët policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme – Koçan gjatë një kontrolli në shtëpinë dhe hapësirat tjera të cilat i ka përdorur 33-vjeçari nga Koçani, E.H. kanë gjetur 105 pako me marihuanë të gatshme për shitje.

“Me urdhër të siguruar nga gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Koçanit, është kryer bastisje në shtëpinë dhe lokalet e tjera të përdorura nga E.H., ku janë gjetur dhe sekuestruar 105 pako me marihuanë të gatshme për shitje. Droga është konfiskuar, personi është ndaluar dhe është njoftuar prokurori publik”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Gjithashtu, prej atje thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj E.H. do të parashtrohet kallëzim penal me procedurë të shpejtë për “prodhim dhe vendosje të paautorizuar në treg të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

adv

Denoncimet për bomba, Xhaferi: Nuk ka nevojë të mblidhet Këshilli i Sigurisë

0

“Jemi në komunikim me presidentin dhe vlerësojmë që për momentin nuk ka nevojë të mblidhet Këshilli i Sigurimit, por gjithsesi nëse vlerësohet nga kryetari i shtetit për thirrjet eventuale të seancës së Këshillit të Sigurimit, do të jemi prezent atje me qëndrimet tona”.

Këtë e tha sot kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, kur u pyet në lidhje me atë nëse duhet të mbahet seancë e Këshillit të Sigurimit në RMV, pas shtimit të rasteve të alarmeve për bomba.
Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftoi se ka pasur disa raportime për denoncime për bomba të vendosura.

Nga MPB thonë se në Shkup ka pasur denoncime në 9 shkolla dhe 2 qendra tregtare si dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme, kurse në Kavadar ka pasur denoncim për bombë në një shkollë.

“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga grupet e inspektimit antiterrorist dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”, thonë nga MPB.

adv

Duda Balje: Më shqetëson situata në veri

0

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, pret që situata e tensionuar në Kosovë të vazhdojë deri në pranverë, kur ajo pret se do të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Bale në një intervistë për gazetën boshnjake “Dnevni Avaz”, ka thënë se tensionet në veri po e shqetësojnë, ndërsa ka thënë se komuniteti boshnjak është në mes të zjarreve.

Ajo ka përmendur “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicë.

“Kam frikë, të them të drejtën. Në atë pjesë të diskutueshme të Mitrovicës është Lagjja e Boshnjakëve, ku jetojnë njerëzit tanë. Sado egoiste që mund të tingëllojë, besoni se së pari shqetësohem për ta, sepse jemi njerëzit që jemi mes dy zjarreve. Ne nuk jemi shqiptarë, nuk jemi serbë. U hodh një bombë, u dogj një veturë pikërisht në atë lagje boshnjake, që kurrë nuk ishte problematike dhe ku asgjë nuk ka filluar e as nuk do të përfundojë”, ka thënë Bale. “Asnjëra palë nuk mund të jetë fituese, edhe pse secila do të flasë se është fituese. Edhe ne, si Kosovë, edhe ata, duhet të bëjnë lëshime për të gjetur një rrugë të mesme. Pra, besoj tensionet do të zgjasin, shumë varet nga të huajt, situata është plotësisht e pasigurt, por jam e sigurt se do të gjendet një zgjidhje, pasi e gjithë kjo nuk mund të zgjasë pafundësisht”.

“Si boshnjakë, ne tashmë kemi paguar çmimin e asaj trazire mes serbëve e shqiptarëve dhe nuk do të doja të përsëritej. Ne jemi pjesë e këtij vendi, çfarëdo që të ndodhë me të gjithë do të ndodhë edhe me ne, por tensionet dhe shqetësimet ekzistojnë. Jam optimiste se nuk do të shkojë në më të keqen, por është një gjë që mund të ndodhë”, tha Balje.

Ajo thotë se qytetarët e Kosovës janë mësuar tashmë me barrikada.

“Është një lojë nervash. Asnjëra palë nuk do që të dorëzohet, të gjithë përpiqen ta demonstrojnë forcën dhe kokëfortësinë që po na kushton. Bëhet fjalë për atë inat politik, se cili do të dalë lider më i madh nëse nuk i dorëzohet tjetrit”, tha tutje Balje.

adv