17.1 C
Skopje
E mërkurë, 3 Qershor, 2026
Home Blog Page 2742

Reagojnë këshilltarët e BDI-së në Tetovë, Kasami krenohet me projektet tona

0

Të dashur bashkëqytetarë,

 

Ne e përshëndesim punën që Kryetari i Komunës e bën në drejtim të përfundimit të projekteve që mbajnë vulën e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në të njejtën kohë e inkurajojmë që viteve në vazhdim të gjejë ekipë profesionale për të krijuar të paktën një projekt të vetëm.

 

I bëjmë thirrje Kryetarit, që në mungesë të kuadrove, ne mund t’i ofrojmë edhe ndihmë shtesë për përpilimin e projekteve të cilat i ka premtuar, por nuk po i realizon dot.
Ne mund të ju sigurojmë fakte se të gjitha këto projekte me të cilat Kryetari mburret para opinionit, janë projektuar, menaxhuar, miratuar në Këshill Komunal dhe janë buxhetuar nga udhëheqësia e Bashkimit Demokratik për Integrim!

 

Me respekt
Këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim.

adv

Vendi ynë po mbetet pa rini

0

Për fat të keq vendi ynë po përballet vitet e fundit me një ikje masive, ku një numër i madh i të rinjve kanë zgjedhur të lënë vendin dhe të nisin jetën e tyre në një vend tjetër, si për shembull në Gjermani edhe qendrat e gjuhëve të huaja i kemi plot.

 

Dëgjojmë dhe shohim që vendi ynë vuan më tepër se vendet e rajonit largimin e trurit jashtë vendit dhe fajin të gjithë e dimë ku është! Ndoshta jemi i vetmi vend në Europë në këto vitet e fundit që është vënë nën presionin e vazhdueshëm të emigracionit të lartë.

 

Përpos ikjeve, mbetet i frikshëm fakti se ky vend ndoshta kryeson listën botërore për potencialet e larta të emigrimit. Problemet e largimit të të rinjve sidomos atyre me shkollim janë dramatike për vendin tonë. Rinia ka arsye dhe argument të fortë që largohen nga vendi.

 

Mirëpo kjo do të ketë efekte shumë negative për ekonominë dhe të ardhmen e vendit tonë në përgjithësi. Rini e ëmbla rini! Ata vazhdojnë të ikin çdo ditë e më shumë!

adv

Të gjithë me syze të zeza në 32 vjetorin e PD-së

0

Mes urimeve dhe mesazheve politike Partia Demokratike organizoi sot ceremoninë e 32 vjetorit
të themelimit të forcës së parë opozitare në Shqipëri.

Kryetari i PD-së u shfaq me syze të zeza për të fshehur shenjat e nxirjes së shkaktuar nga goditja me grusht e 31 vjeçarit Gert Shehu në protestën e 6 dhjetorit.

Deputeti i Elbasanit Luçiano Boçi por dhe anëtarë të tjerë vendosën të bënin një foto kujtim, të gjithë me syze të zeza, në shenjë kjo dhe solidariteti për doktorin.

adv

Kurti: Këtë javë aplikojmë për anëtarësim në BE

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që po mbahet sot ka folur për vendimin e Kosovës që këtë javë të aplikojë për statusin e vendit kandidat në Bashkim Evropian.

Kurti ka thënë se ka ardhur koha për nga pozita e statusit potencial për kandidat të kalohet në statusin e vendit kandidat duke vendosur kështu raporte të reja me Bashkimin Evropian.

Ka ardhur koha që statusin potencial për kandidat që na është njohur shumë kohë më parë, ta kthejmë në status kandidat duke kaluar në një fazë të re të raporteve me BE-në. Kjo është në përputhje me aspiratat e qytetarëve që besojnë se e ardhmja jonë është BE-ja”, ka thënë Kurti, raporton Express.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se aplikimi i Kosovës është përgjigje ndaj Samitit të Selanikut të vitit 2003 dhe thirrjes nga Samiti i fundit në Tiranë për anëtarësim të përshpejtuar.

“Para një jave në Samitin e Tiranës në deklaratën e përbashkët, BE bëri thirrje për proces të përshpejtuar të anëtarësimit.

Andaj aplikimi ynë është përgjigje ndaj premtimit që BE-ja i ka dhënë për anëtarësim rajonit nga Samiti i Selanikut në vitin 2003, por edhe për përgjigje direkte ndaj thirrjes në Samitin e Tiranës”, ka shtuar kryeministri Kurti.

Numri një i Qeverisë së Kosovës ka thënë se Kosova krahasuar me shtetet tjera kur kanë aplikuar është më e përgatitur. Kurti ka thënë se Kosova natyrshëm e ka vendin në BE.

“Krahasuar me shtetet e tjera kur kanë aplikuar, Kosova është më e përgatitur. Kosova e ka vendin natyrshëm në BE si vend paqedashës e demokratik”, ka thënë Kurti.

adv

Thaçi: Serbia e ka të qartë, nuk mund t’i ik marrëveshjes finale me Kosovën

0

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në RMV, Menduh Thaçi, ka komentuar ngjarjet e fundit në veri të Kosovës. Në një prononcim për gazetën LAJM, Thaçi tha se këto zhvillime janë taktikë e Serbisë për të zvarritur marrëveshjen finale mes Prishtinës dhe Beogradit, që sipas tij, do të rezultojë me njohje të ndërsjelltë.

“Unë mendoj se është taktikë e Serbisë. Mendoj që Serbia dhe Vuçiqi e kanë të qartë se nuk mund t’i ikin më marrëveshjes finale për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Mendoj që Qeveria e Kosovës me ndihmën e Bashkësisë ndërkombëtare mbahet mirë. Jam shumë i kënaqur që në fund edhe Bashkimi Evropian dhe institucionet ndërkombëtare e kuptuan që Serbia me çdo kusht dëshiron të bëjë probleme. Mendoj se pas kësaj do të nisin negociatat serioze dhe mendoj se Serbia nuk mund t’i ikën më njohjes së pavarësisë së Kosovës”, tha Thaçi për gazetën LAJM.

adv

Këto komuna janë në listën e zezë të EVN-së

0

Portali 360 Gradë, ka publikuar të ashtuquajturën “listë e zezë e EVN-së”, ku janë të përfshira dhjetëra komuna që kanë transferuar pronësinë e ormatësve të tyre tek kompanitë më të vogla, për të paguar fatura më të ulëta të energjisë elektrike, transmeton Portalb.mk.

Në vijim ju përcjellim informacionin siç është publikuar nga portali 360 gradë:

“Përshëndetje nga admiruesebesnik i redaksisë”… Kështu shkruan në zarfin kafe të çelur që gjeti rrugën për në redaksinë tonë këto ditë. Në zarf nuk kishte shenjë, vetëm një logo të printuar nga Sekretariati i Përgjithshëm i qeverisë, e cila mund të ishte gjurmë, por edhe mashtrim.

Kur e hapëm, në zarft gjetëm 22 fletë letre A4 në – të printuara në të dyja anët. Shpejt e kuptuam se bëhet fjalë për listë, por çfarë lloji? Përgjigjen e japin emrat në kolonat e faqes së parë – vendi i konsumit, numri unik tatimor dhe emri i përdoruesit si dhe numri unik tatimor dhe emri i përdoruesit të ri.

Bëmë edhe kontrolle shtesë dhe burime të njohura na konfirmuan se dokumenti është “katil fermani” (lista e zezë) i famshëm i EVN-së, i cili përmban të gjitha subjektet që kanë transferuar pronësinë e ormatësve të tyre tek kompanitë më të vogla, për të paguar fatura më të ulëta të energjisë elektrike.

Logjika është e thjeshtë – një person juridik me më shumë se 50 punonjës dhe me të ardhura vjetore mbi 2 milionë euro duhet të blejë energji elektrike në tregun e lirë. Ajo tani është shumë e shtrenjtë. Subjektet juridike nën kufi furnizohen nga furnizuesi universal, EVN, me çmim shumë më të ulët për shkak të subvencioneve shtetërore.

Në listë ka të dhëna për rreth 3000 ormatës, që nuk do të thotë se ka aq kompani. Shumë persona juridikë kanë disa dhjetëra ormatës.

Numëruam me saktësi vetëm komunat që ndryshuan ormatësit, parasëgjithash për ndriçimin e rrugëve. Janë 20 gjithsej, nga të gjitha anët e vendit. Sipas partisë nga e cila vjen kryetari i komunës, 15 komuna udhëhiqen nga kuadër të VMRO-DPMNE-së, 3 nga LSDM dhe nga një nga BDI dhe Partia Socialiste.

Mogila (VMRO-DPMNE)
Jegunovc (VMRO-DPMNE)
Butel (VMRO-DPMNE)
Aerodrom (VMRO-DPMNE)
Gazi Babë (VMRO-DPMNE)
Bërvenicë (VMRO-DPMNE)
Strumicë (LSDM-DPMNE)
Novac (VMRO-DPMNE)
Resnjë (VMRO-DPMNE)
Radovish (VMRO-DPMNE)
Prilep (VMRO-DPMNE)
Shtip (VMRO-DPMNE)
Negotinë (VMRO-DPMNE)
Likovë (BDI)
Kriva Pallankë (LSDM)
Kratovë (PSM)
Kavadar (VMRO-DPMNE)
Çashkë (LSDM)
Veles (VMRO-DPMNE)
Manastir (VMRO-DPMNE)

Fatura për ndriçimin rrugor në Aerodrom, për shembull, nuk arrin më në adresën e komunave, por në Ndërmarrjen e sapoformuar Publike për ndriçim publik në Komunën e Aerodromit.

adv

Shpëtohet një person i cili kishte kërcyer në Vardar!

0

Nga shkallët nën Urën e Gurit një mashkull sot në mëngjes kishte kërcyer në lumin Vardar, ndërsa pas masave të ndërmarra është nxjerrë i gjallë, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Sot në mëngjes rreth orës 8:30 është raportuar se nga shkallët nën Urën e Gurit një mashkull ka kërcyer në lumin Vardar. Menjëherë pas raportimit të marrë janë ndërmarrë masa nga nëpunësit e policisë nga NJPB Qendër dhe Bit Pazar dhe Brigada e zjarrfikësve në Shkup, dhe personi është nxjerrë i gjallë”, thonë nga MPB.

Me ndihmë urgjente mjekësore personi është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.

adv

E kritikoi Xhakën, tani ka frikë të ec e vetme!

0

Gazetarja nga Kosova Zana Avdiu pasi kritikoi Granit Xhakën në televizionin duket se ka kërkuar mbrojtjen e Policisë së Shtetit pas kërcënimeve të shumta që ka marrë.

Kam marrë shumë mesazhe me kërcënime konkrete ndaj meje dhe familjes sime,”- thotë Avdiu.

Ndeshja e Kupës së Botës mes Zvicrës dhe Serbisë ishte kaotike. Pati emocione të jashtëzakonshme kur zviceranët më në fund arritën të fitonin 3–2. Një lojtar që rrëmbeu titujt kryesorë gjatë lojës së ngarkuar ishte Granit Xhaka, i cili u tregoi organin gjenital futbollistëve të Serbisë, gjest që Avdiu e dënoi.

Veprimi i Xhakës është një turp. Është një veprim i bërë nga një rrugaç,”-shkroi  më pas Avdiu në Facebook.

Gazetarja u shfaq më pas në një emision televiziv ku vazhdoi të kritikonte Xhakën, ndërsa shtoi gjesti është simbol i abuzimit seksual. Por përveç qytetarëve, gazetaren e kritikoi dhe i ati i futbollistit, Ragip Xhaka.

adv

Kasami: Asnjë uzurpim nuk do të tolerohet!

0
Askush nuk është përpara qytetarëve!
Më në fund është zgjidhur problemi i kahershëm me lavazhin (autolarjen) që gjendet pranë shkollës fillore “Migjeni”! Inspektorati komunal sot ka mbyllur lavazhin, i cili jo vetëm që ka uzurpuar trotuarin, por ka penguar edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe ka rrezikuar jetën e nxënësve.
Mbyllja e këtij lavazhi vjen pas ankesave të shumta të qytetarëve që jetojnë në afërsi dhe të prindërve të nxënësve të kësaj shkolle të cilët kërkuan nga komuna që të ndërhyjë dhe të krijojë kushte normale për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të nxënësve, menjëherë inspektorati komunal ka dal në teren dhe ka konstatuar se autolarja nuk plotësonte asnjë nga kushtet bazë për funksionim.
Asnjë uzurpim nuk do të tolerohet! Qyteti është i të gjithëve! Hapësirat publike janë për të gjithë!
adv

Kërcënon djali i Vuçiçit, “Për Zotin ne dimë edhe ndryshe”

0

Edhe djali i Vuçiqit komenton gjendjen në veri të Kosovës, thotë se nuk do të dorëzohen

Danilo Vuçiq, djali i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka lënë të kuptohet se babai i tij nuk do të dorëzohet.

Reagimi i tij vjen në kohën e tensioneve në veri të Kosoëvs.

Ai në instagram ka publikuar një fotografi me presidentin Vuçiqi, ku thotë se babai i tij nuk do të dorëzohet, ndërsa thekson se dinë edhe ndryshe.

“Ka një që nuk do të dorëzohet, për Zotin ne dimë edhe ndryshe “

Ndryshe këto ditë Vuçiqi duke u referuar ngjarjeve në veri të Kosovës ka thënë se nuk do të ketë dorëzim.

adv