17.7 C
Skopje
E mërkurë, 3 Qershor, 2026
Home Blog Page 2741

Lajçak: Preferoj rrugën diplomatike për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës, dhe jo atë përmes buldozerëve

0

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se preferon rrugën diplomatike për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës, dhe jo atë përmes buldozerëve.

Ai i ka bërë këto deklarata pas një takimi që ka zhvilluar në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Kam pasur diskutim të gjatë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Nuk do t’i bëj publike detajet, sepse jam në mes të misionit dhe do ta vazhdoj vizitën në Beograd. Do të takohem me komandantin e KFOR-it dhe atë të EULEX-it, për të parë vlerësimin e tyre për situatën në terren, dhe më pas do të tentojmë të gjejmë zgjidhjet e mundshme, sepse kjo gjë nuk është e mirë. Unë nuk mendoj se kemi llogari që të presim për të ndodhur diçka e keqe. Tensionet nuk i ndihmojnë askujt, dhe nuk mendoj që ndonjë njeri normal është i lumtur me këtë situatë në veri.”

adv

Kuvend / Sot mbledhje e tre komisioneve

0

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbledhje duhet të mbajnë Komisionet për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, për Çështje Evropiane dhe Komisioni Ligjvënës -Juridik.

Anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane në dy seancat e sotme pritet të diskutojnë për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin kufitar, Projektligjin për inspektimin financiar në sektorin publik, Projektligji për ekspertizën dhe Projektligji për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive.

adv

Shqiptarët janë raca më e bukur në Evropë

0

“Shqiptarët janë raca më e bυkυr në Evropë”. Ky është konklυzioni i një shkrimi në New York Times pυblikυar më 21 maj të vitit 1911, e cila sillet tashmë sërish në vëmendje.

“Fizikisht shqiptarët janë raca më e bυkυr në Evropë. Gratë shqiptare janë shυmë të bυkυr, me flokë të errët dhe nganjëherë sytë e tyre janë gri. Ecja e tyre është një kënaqësi për t’υ parë, kështυ janë edhe vallet e tyre kυr konkυrrυan në Serbi. Herën e parë që pashë vallen shqiptare, më dhanë një kënaqësi të veçantë”, shkrυhej në “New York Times”.
Artikυlli vlerëson edhe kërcimet tradicionale shqiptare, por nυk lë pas as bυkυrinë fizike dhe inteligjencën e meshkυjve shqiptarë.

“Lëvizjet janë elegancë dhe tregojnë forcë. Po ashtυ, ato janë shυmë të bυkυra dhe shυmë të talentυara. Ata janë si skocezët në shekυllin e shtatëmbëdhjetë. Me këtë kυptoj që janë raca më e mirë nga inteligjenca dhe fizikυ në Ballkan. Nëse shkoni në Kostandinopojë, jυ do të gjeni se njerëzit më të mirë, jo vetëm υshtarët, por edhe zyrtarët janë shqiptarë”, thυhen në shkrimin e “New York Times”.

 

 

adv

Moti për ditën e sotme

0

Moti sot me vranësira dhe i ftohtë, me reshje të kohëpaskohshme të shiut, në viset malore me reshje të dëborës. Kah fundi i ditës dhe në mbrëmje , posaçërisht në pjesët perëndimore të vendit, reshjet do të jenë më të dendura.

 

Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jug-lindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 2 deri në 8 gradë.

adv

Jolevski: Nuk ka pasur presion në zgjedhjen e Islam Abazit

0

Pavarësisht investimeve që ka bërë Amerika e që shifrat shkojnë deri në 738 milionë dollarë në 20 vitet e fundit në vendin tonë në trajnimin dhe gjykatësve dhe prokurorëve., besimi i qytetarëve në këto insitutucione është vetëm 8 %. Për këto dhe tema tjera në fushën e drejtësisë, të ftuar sonte në Programi 200 me gazetaren Semra Musai ishin Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit Antikorrupsion dhe Antonio Jolevski, kryetar i Këshillit të Prokurorëve.

I pyetur për zgjedhjen e Islam Abazit për shef të Prokurorisë, për lobimet e mundëshme, Jolevski tha se nuk kemi informacione prandaj dhe nuk mund të themi se ka patur lobime ose presion ndaj prokurorëve në zgjedhjen e Islam Abazit për kryeprokuorë, kështu u shpreh Antonio Jolevski.

“Nuk kemi asnjë informacion që dikush ka lobuar, sepse asnjë nga prokurorët nuk na është drejtuar, as nuk kemi marrë raport anonim që po ndikohet te këta prokurorë. Le të themi që një nga prokurorët të dorëzojë në mënyrë anonime, për të parë se ka një raport anonim përmes ndonjë prokurorie, se dikush ka pasur ndikim ndaj dikujt. Nuk kemi diç të tillë. Nuk mund të themi se prokurorët kanë vuajtur këtë apo atë lloj presioni, derisa të guxojnë, pra të bëhen sovran në punën e tyre dhe të kenë integritet”, tha Antonio Jolevski, kryetar i Këshillit të Prokurorëve./Alsat.mk

adv

Messi ia kënaq sytë botës, Argjentina shkon në finale

0

Argjentina është finalistja e parë e Botërorit të Katarit. Lionel Messi me shokë ia dolën të triumfojnë me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Kroacisë dhe siguruan kalimin për herë të 6 në histori, në finale e një kupe Bote.

Lionel Messi ishte protagonist absolut mbrëmjen e sotme, pasi shënoi golin e parë me penallti dhe asistoi të tretin, pas një zbritjeje spektakolare, por nuk mbeti pas as Julian Alvarez, që shënoi dy gola dhe fitoi penalltinë.

Dorëzim pa kushte i Kroacisë, që u përpoq të mbajë kontrollin e topit, por pas pësimit të golit të parë në minutën e 34-t, u zhduk nga fusha dhe nuk arriti të shënojë qoftë edhe një gol nderi, duke mbyllur aventurën në Botëror, pikërisht në gjysmëfinale.

Nesër në mbrëmje Franca do të përballet me Marokun, sfidë prej ku do të përcaktohet edhe finalistja tjetër, skuadra që do të diskutojë trofeun me Argjentinën mbrëmjen e 18 dhjetorit.

Argjentinë – Kroaci 3-0 (Messi 34′ pen., Alvarez 39′, 69)

adv

Përfundon sezoni për Brojën

0

Armando Broja nuk do të mund të luajë për pjesën e mbetur të sezonit, si pasojë e këputjes së ligamentit në gju në miqësoren kundër Aston Vilës.

Lojtari i Kombëtares Shqiptare u dëmtua gjatë një dueli me mbrojtësin Ezri Konsa, në sfidën që u luajt në Abu Dhabi.

Tani sulmuesi i Çelsit do të duhet që t’i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal në gjurin e tij të djathtë.

Sulmuesi kuqezi kreu analiza të hollësishme pas kthimit të tij në Angli dhe mjekët i thanë se ai e kishte të nevojshme ndërhyrjen, në mënyrë që të rikuperohej.

Por që të mund të kapë formën më të mirë, Broja do të duhet që të qëndrojë jashtë fushe nga nëntë deri në 12 muaj, raporton “Daily Mail”.

Përfaqësuesja kuqezi nuk do të ketë të gatshëm për këtë periudhë 21-vjeçarin, i cili gjithashtu vendos në pozitë të vështirë edhe Çelsin.

Synimi i drejtuesve të klubit ishte që t’i jepnin atij më shumë hapësirë, në mënyrë që të fitonte më shumë siguri, e në vazhdim të siguronte vendin e titullarit.

Por me lojtarin e dëmtuar, Pierre-Emerick Aubameyang ngelet sulmuesi i vetëm te blutë, ndërsa këtë rol e ka kryer edhe Kai Havertz.

Klubi londinez është i detyruar që në merkaton e Janarit të bëjë përforcime në sulm, si pasojë e dëmtimit të Brojës.

adv

U punësua si mjek de dokumente të falsifikuara

0

Zyra e jashtme për vepra penale Strugë ka dorëzuar kallëzim penal kundër I.K.(33) nga fshati Vevçan, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “falsifikim i dokumenteve”, “mashtrim” dhe “paraqitje e rrejshme”.

I akuzuari ka përgatitur tri dokumente false, një vërtetim të falsifikuar për provimet e kaluara në Fakultetin e Shkencave Mjekësore në Universitetin “Goce Dellçev” – Shtip, një licencë të lëshuar nga Oda e mjekëve të RMV-së dhe një vërtetim nga Oda e mjekëve dhe i ka përdorur për punësimi si mjek në ISHP Shtëpia e Shëndetit në Vevçan.

Veprën e ka kryer në dy raste: kur ka aplikuar për herë të parë për vend pune me shpallje publike në datën 5.09.2016, por nuk është përzgjedhur si kandidat për punësim dhe me aplikimin me datën 10.04.2018, kur është përzgjedhur dhe është punësuar me kontratë pune nga data 26.11.2018 me vendim të drejtorit të ISHP Shtëpia e Shëndetit – Vevçan.

I dyshuari, në bazë të kontratës së punës në periudhën prej 26.11.2018 deri më 19.10.2022 dhe paraprakisht nga data 03.10.2016 deri më 26.11.2018, me kontrata të lidhura pune, ka kryer detyra pune në pozitën e doktorit të mjekësisë, me çka ka dëmtuar reputacionin e spitalit dhe buxhetin e spitalit dhe buxhetin e RMV-së dhe për vete ka siguruar përfitim material në shumë prej rreth 3.507.208 denarë (rreth 56 mijë euro).

adv

Paralajmërohet rritje e pagës minimale në Maqedoninë e Veriut

0

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, tha se nuk do të rritet pragu për marrjen e shtesës për fëmijë – për shtesën arsimore, por paga minimale do të vazhdojë të rritet në vitin 2023 sipas metodologjisë së re.

Ajo theksoi se qëllimi i reformës sociale është më shumë të ardhura për familjet që marrin pagë minimale.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, tha se nuk do të rritet pragu për marrjen e shtesës për fëmijë – për shtesën arsimore, por paga minimale do të vazhdojë të rritet në vitin 2023 sipas metodologjisë së re.

Ajo theksoi se qëllimi i reformës sociale është më shumë të ardhura për familjet që marrin pagë minimale.

“Synimi i reformës sociale në vitin 2019 ishte që familjet në rrezik social të mbuloheshin nga sa më shumë familje dhe për rrjedhojë u vendos edhe pagesa e arsimit të fëmijëve jo vetëm për ata me të ardhura të ulëta, por për të gjithë qytetarët. Megjithatë, nga ana tjetër, synimi i reformës në fushën e pagës minimale, pra rritjen e pagës minimale, është që familjet të kenë të ardhura më të larta brenda buxhetit të tyre”. “Dhe për këtë e kemi rritur pagën minimale në mars 2022 me zgjidhje sistematike që nënkupton rritje konstante të pagave, pra rritje konstante të pagës minimale”, tha Trençevska.

Ndryshe, sot kryeministri Dimitar Kovaçevsi paralajmëroi edhe rritje të pensioneve nga marsi i vitit të ardhshëm.

adv

Ekspertët amerikanë janë larguar nga RMV

0

Ekipi i ekspertëve amerikan që zbarkuan në Maqedoninë e Veriut javë më herët, pasi kanë kryer hetimet e nevojshme janë larguar nga vendi, kështu konfirmuan nga Ambasada Amerikane në vend. Mësohet se bëhet fjalë për dy hetues me përvojë në këtë fushë, ata për disa javë kanë hetuar korrupsionin te funksionerët aktual dhe të mëhershëm.

adv