17.7 C
Skopje
E mërkurë, 3 Qershor, 2026
Home Blog Page 2740

Këta janë fituesit e festivalit teatrot “Hapat”

0

Sot u shpallën fituesit e festivalit teatror “Hapat”, në një atmosferë të jashtëzakonshme rinore, mes një energjie të bukur ndamë çmimet e festivalit teatror “Hapat”, i mundësuar nga Fondi i Teatrit për të Rinj, i Ministrisë së Kulturës.

“Mes aq shumë talentesh që mbushën teatrot jo vetëm në Tiranë, por edhe të tjera qytete të Shqipërisë, u zgjodhën më të mirët:

Aktori i ri më i mirë: Urim Aliaj për interpretimin në shfaqjen “Koloneli Zog”;

Aktorja më e mirë: Algiona Aga, për interpretimin në shfaqjen “Koncerti”;

Regjia më e mirë: Ina Morinaj, për shfaqjen “Muji dhe Halili”;

Shfaqja më e mirë: “Kjo rinia jonë”, me regji të Silvio Goskovas”. 

adv

Sonte mësohet finalisti i dytë në Kupën e Botës, Franca apo Maroku?

0

Kampionati Botëror “Katar 2022” po i afrohet fundit, ku sot do të mësojmë kombëtaren e cila do të siguroj biletën e fundit drejt finales së këtij turneu.

Stadiumi “Al Bayt” do të jetë nikoqir i përballjes mes Francës dhe Kombëtares së Marokut, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00.

Kampioni aktual botëror synimin e vetëm do ta ketë që të evitojë befasinë ndaj Marokut, e cila deri në gjysmëfinale ka eliminuar Spanjën dhe Portugalinë.

Në anën tjetër, Franca në eliminatore e mposhti Poloninë me shifrat 3:1, kurse në gjysmëfinale e eliminoi Anglinë me rezultat të ngushtë 2:1.

Ndeshja e fundit e zhvilluar mes Francës dhe Marokut daton në muajin nëntor të vitit 2007, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 2:2.

20:00 Franca – Maroku (Stadiumi Al Bayt)

adv

KSI: Gjendja me koronavirusin është stabile!

0

Nga Komisioni për Sëmundje Infektive njoftojnë se në mbledhjen e fundit është konstatuar se gjendja me Covid-19 dhe virusin sincicial në vend është stabile, përcjell TV21. Nga KSI thonë se rekomandojnë që masat aktuale për mbrojtje nga koronavirusi të mbeten në fuqi edhe në periudhën në vazhdim.

“Në mbledhjen e sotme, Komisioni i Sëmundjeve Infektive shqyrtoi situatën aktuale epidemiologjike në vend dhe konstatoi se gjendja me Covid-19 është stabile, nuk ka rritje të rasteve pozitive, të shtruarve në spital apo të vdekurve. Qëndrimi i Komisionit është se katër masat, të cilat janë aktualisht ende në fuqi, si: mbajtja e maskës në objektet shëndetësore, farmaci, transport publik dhe shtëpi për të moshuarit dhe personat me nevoja të veçanta, korrespondojnë me gjendjen aktuale epidemiologjike dhe do të vazhdojnë të mbeten në fuqi edhe në të ardhmen. Sa i përket infeksionit me virusin sincicial, është konstatuar se situata është stabile, nuk ka rritje të rasteve të reja dhe të shtruarve në spital, ndërsa kapacitetet spitalore plotësojnë nevojat për kujdes shëndetësor për fëmijët me simptoma”, thonë nga KSI.

adv

Arrestohet një gostivaras, sulmoi fizikisht prindërit

0

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një 23-vjeçar nga Gostivari i cili paraprakisht ishte raportuar në polici se ka sulmuar fizikisht nënën dhe babanë e tij

“Mbrëmjen e djeshme (13-dhjetor) rreth orës 21:10, zyrtarët policorë të SPB Tetovë- Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 23-vjeçarin M.A. nga rrethina e Gostivarit, i cili më pak se një orë më parë ishte raportuar nga babai i tij 57-vjeçar se e kishte sulmuar fizikisht atë dhe gruan e tij, gjegjësisht nënën e M.A. dhe më pas kishte dëmtuar orenditë shtëpiake. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë.

adv

Përsëri të rreme alarmet për bomba!

0

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme nga shkollat ​​e Shkupit, të cilat në adresën e emailit kanë marrë mesazh me kërcënim për bomba  dhe është konstatuar se këto janë të rreme.

“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga grupet e inspektimit antiterror dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”, thonë nga MPB.

adv

Konfirmohen 3 viktimat e para nga gomonia e mbytur në Angli

0

Një gomone është përmbytur mëngjesin e 14 dhjetorit 2022 në Kanalin Anglez në tentativë për të hyrë në Britaninë e Madhe.

Në gomonen me 40-50 persona, Daily Mail ka konfirmuar se janë nxjerrë nga uji tre trupat e parë të pajetë, ndërsa janë shpëtuar 43 emigrantë, por ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Gomonia u fundos rreth orës 03:40 pranë brigjeve të Kentit, ku temperaturat u shënuan -4 gradë celcius.

Nuk dihet ende origjina e personave që kanë qenë në gomone, kur ka ndodhur incidenti.

Ndërkohë pas marrjes së thirrjes për ndihmën forcat e emergjencës janë shtuar dhe në Portin e Doverit.

 

adv

Yuri Kim nuk i ndahet SPAK-ut: Drejtuesi i ri të mos ndikohet nga pushtetarë që duhet të manipulojnë hetimet

0

Zgjedhjet për kreun e ri të SPAK do të monitorohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me qëllim që pasardhësi i Arben Krajës të mos ndikohet nga pushtetarët që kanë interesa të kufizojnë hetimet apo t’i manipulojnë ato

 

Ky ka qenë mesazhi i ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila thekson se gjatë ditëve të fundit ka zhvilluar takime me të gjithë anëtarët e Këshillit të lartë të prokurorisë për të nënvizuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve.

 

YURI KIM – AMBASADORE E SHBA, TIRANE

“Gjatë javës së fundit jemi takuar me çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së një kreu të ri të SPAK, i cili do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pa frikë apo favore. Procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes të kufizojnë ose manipulojnë hetimet. Ky është thelbi i reformës në drejtësi: drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit, prokurorët e gjyqtarët duhet t’i trajtojnë të gjithë si të barabartë para ligjit, institucionet duhet të jenë të pavarura.

 

Diplomatja nënvizon se reforma në drejtësi është kërkesë e popullit shqiptar e për këtë arsye Uashingtoni do të mbështesë zbatimin e saj për t’u siguruar që nuk do të ndalet.

 

Reforma në drejtësi nuk është vetëm një kusht për anëtarësimin në BE; është kërkesë e drejtë e popullit shqiptar. SHBA do të qëndrojë gjithmonë me popullin e Shqipërisë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim me vendosmëri zbatimin e reformës në drejtësi. Kjo nuk do të ndryshojë. Do të monitorojmë nga afër procesin e përzgjedhjes për SPAK për t’u siguruar që reforma në drejtësi të ecë përpara.

 

Qëndrimit të ambasadores i është bashkuar edhe kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë u ka kërkuar anëtarëve të Këshillit të Lartë të prokurorisë që të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve dhe të mos influencohen.

 

EDI RAMA – KRYEMINISTER

Jam plotësisht dakord me shtetet e bashkuara  dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik!  Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorja vulorja fallxhorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet!

Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve,të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër.

 

Zgjedhjet për kreun e ri të SPAK do të mbahen në 16 dhjetor, ndërsa në garë janë prokurorët Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.

adv

Musliu e Qalaj: VV po e bojkoton Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policorë, kërkojmë votimin e menjëhershëm të tij

0

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Rashit Qalaj kanë akuzuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për dështimin e Projektligjit për Pensionet e Zyrtarëve Policorë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Deputetja Ganimete Musliu tha bojkotimi i këtij projektligji nga ana e partisë në pushtet po ndodh sepse këtë projektligj e ka hartuar Partia Demokratike e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Sot përmes kësaj konference kemi dalë që ta shprehim shqetësimin tonë të thellë lidhur me dështimin tri herë radhazi të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, për të proceduar me Projektligjin Nr.08/L-160 që rregullon Pensionet e Zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore. Që nga 17 Nëntori 2022, me bojkotimin e Lëvizjes Vetëvendosje në tri mbledhje radhazi është pamundësuar kourumi që të votohet në parim ky projektligj dhe ti dergohet seancës. Ky bojkotim i partisë në pushtet erdhi vetëm nga inati se këtë projektligj për Policinë e Kosovës e ka hartuar Partia Demokratike e Kosovës”, tha ajo.

Musliu njoftoi se me këtë projektligj janë propozuar katër lloje të pensioneve: i rregullt, invalidor, familjar dhe vullnetar.

“Përmes tij, do të rregullohen dhe përcaktohen kushtet dhe kriteret për garantimin e pensioneve, llojet e pensioneve, si dhe përcakton kategorizimin e pensioneve për pensionin për zyrtarët policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore dhe familjarët e tyre. Me këtë Projektligj janë propozuar katër lloje të pensioneve dhe atë: Pensioni i rregullt, invalidor, familjar dhe vullnetar”, tha ajo.

PDK i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti dhe deputetëve të Vetëvendosjes që t’i lënë anash inatet politike dhe ta mbështesin miratimin e këtij projektligji në Kuvendin e Kosovës.

“Kurajo dhe angazhimi që ata kanë treguar së fundmi është tregues i qartë se ne kemi zyrtarë të gatshëm për të garantuar funksionimin e shtetit ligjor në tërë territorin tonë. Por, gjithçka që u duhet është mbështetja e parezervë e Qeverisë së Kosovës ndaj tyre. Mosplotësimi i tërësishëm i nevojave dhe kërkesave të Policisë së Kosovës deri më tani është shqetësues. Ne kërkojmë që urgjentisht dhe pa vonesa, Qeveria të siguroj gjithçka që duhet, që policët tanë të kenë kushtet e nevojshme për të zbatuar rendin dhe ligjin në pjesën veriore të Kosovës”, theksoi Musliu.

Ndërkaq, deputeti Rashit Qalaj tha se PDK do të insistojë që ky projekligj të kalojë.

“Ky ligj t’i mundësojë Policisë së Kosovë që t’i rris kapacitetet operacionale të saj gjithmonë duke pasur në konsideratë që policët e Kosovës që janë në moshë të shtyer dhe ata me sëmundje të rënda të dalin sa më shpejtë në pension, ta kenë një pension të dinjitetshëm dhe gradualisht me pensionimin e tyre të rekrutohen gjenerata të reja të kadetëve policorë në Policinë e Kosovës”, tha Qalaj.

Po ashtu, PDK kërkon që Qeveria të mendojë urgjentisht për sigurimin jetësor dhe sigurimin shëndetësor të Policisë së Kosovës.

“Përveç Ligjit për Pensionim të Parakohshëm të mendojë urgjentisht për sigurimin jetësor dhe sigurimin shëndetësor, gjithmonë duke pasur parasysh gjendjen që e kemi sot, angazhimin e Policisë sidomos në komunat veriore të vendit, angazhimin e tyre me orar të zgjatur dhe në kushte shumë të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e tyre”, theksoi Qalaj.

adv

BE i bën thirrje RMV-së, dënoni dhe ndiqni aktet urrejtëse kundër pakicës bullgare

0

Bullgaria i kërkoi Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së që sulmet e motivuara nga urrejtja ndaj bullgarëve etnikë në Maqedoninë e Veriut dhe ndjekja penale e tyre të përfshihen në dokumentin e ministrave të çështjeve evropiane. Këshilli për Punë të Përgjithshme ka pranuar konkluzionet e palës bullgare, njoftoi sot agjencia “BGNES”.

Tema është pjesë e shtetit të së drejtës dhe lirive themelore, të cilat janë kriter kyç për përparimin në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, theksohet në deklaratë.

Zv. kryeministrja bullgare, Vasileva Petrova shprehu shqetësimet serioze për rritjen e numrit të sulmeve të motivuara nga urrejtja ndaj qytetarëve të Maqedonisë së Veriut me prejardhje etnike bullgare, me çka janë prezantuar edhe deklaratat në fjalë.

Për Maqedoninë e Veriut, dera e BE-së u mbyll fort prej vitesh për shkak të vetos së Bullgarisë në një sërë mosmarrëveshjesh mbi historinë, kulturën dhe gjuhën.

adv

Alarm për bomba në 15 shkolla!

0

Alarme për vendosjen e mjeteve shpërthyese sot në mëngjes kanë arritur në adresat elektronike të 15 shkollave në Shkup. Ekipe të MPB-së tanimë janë në terren dhe kanë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për evakuimin e nxënësve, mësimdhënësve dhe të punësuarve të tjerë në këto shkolla si dhe janë duke kryer kontrolle të detajuara të objekteve, shkruan Alsat.

“Sot (14.012.2022) diku rreth orës 08:30 minuta në SPB-Shkup është denoncuar se në adresat elektronike të 15 shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosjen e mjeteve shpërthyese. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, zyrtarët policorë kanë ndërmarr të gjitha masat për evakuimin e sigurt të nxënësve, mësimdhënësve dhe të punësuarve të tjerë në këto shkolla dhe në rrjedh e sipër janë kontrollet e detajuara nga ekipi i anti-terrorit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kërcënime me bomba përveç në shkolla, gjatë këtyre ditëve kishte edhe në qendrat tregtare dhe institucionet shtetërore.

adv