23.5 C
Skopje
E mërkurë, 3 Qershor, 2026
Home Blog Page 2739

Rivali kryesor i Erdoganit dënohet me 2 vite burg

0

Një gjykatë turke dënoi të mërkurën kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu, rivalin kryesor të presidentit Tajip Erdogan, me më shumë se dy vjet burg, si dhe i ndaloi angazhimin në politikë, për akuzat e fyerjes së zyrtarëve publikë. Vendimi pritet që të apelohet.

Ky zhvillim vjen vetëm gjashtë muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. Imamoglu shihet si kandidati më i fortë përballë presidentit Erdogan. Megjithatë opozita turke nuk e ka përcaktuar ende zyrtarisht kandidatin e saj për president.

Imamoglu, anëtar i Partisë Popullore Republikane (CHP), u gjykua për një fjalim të mbajtur pas zgjedhjeve lokale të vitit 2019 në Stamboll, gjatë të cilit tha se ata që anuluan rezultatin e zgjedhjeve ishin “budallenj”. Akuza e ngritur nga prokurorët parashikon një dënim maksimal prej katër vitesh. Imamoglu, fitoi me rezultat të ngushtë zgjedhjet për kreun e bashkisë së Stambollit, që u mbajtën në mars të vitit 2019. Ai mposhti kandidatin e Partisë AK në pushtet të presidentit Erdogan. Pas anulimit të rezultateve që çuan në përsëritjen e procesit zgjedhor, ai fitoi me rezultat më bindës. Fitorja e tij i dha fund kontrollit 25-vjeçar të Stambollit nga partia e Erdoganit dhe paraardhësit e saj islamik.

Rezultati i zgjedhjeve të vitit 2023 do të varet nga aftësia e partisë opozitare CHP si dhe forcave të tjerave politike në opozitë për t’u bashkuar rreth një kandidati të vetëm, me synimin për të sfiduar presidentin Erdogan dhe partinë AKP, e cila qeveris Turqinë prej dy dekadash. Tashmë çështja Imamoglu pritet t’i kalojë Apelit, duke u zgjatur potencialisht përtej zgjedhjeve që mbahen në qershor të vitit 2023. Kritikët thonë se gjykatat turke i nënshtrohen vullnetit të presidentit Erdogan megjithëse qeveria pretendon se gjyqësori është i pavarur.

adv

El-Hilal ndau bursa për 25 studentë

0

Në prezencë të studentëve bursistë, aktivistëve, udhëheqësisë dhe kryetarit të nderit të El Hilalit, prof.dr. Abdurauf Pruthi, sonte u ndanë bursat studentore të El Hilalit për vitin akademik 2022-2023. Gjithsejt 25 studentë sonte fituan të drejtën të jenë bursistë të organizatës El Hilal, e cila prej vitit akademik 2004-2005 pandërprerë realizon këtë aktivitet të rëndësishëm humanitar.

Në fjalimet që i mbajtëm para të pranishmëve, në mesin e të cilëve edhe rektori i Universitetit të Tetovës, prof.dr. Kushtrim Ahmeti dhe prorektori prof.dr. Ibrahim Neziri, theksuam rëndësinë e arsimit dhe ndihmës që u jepet studentëve të dalluar, që ka një qëllim motivues për ta.

adv

Finale “titanësh”, Argjentinë – Francë

0

Argjentinë-Francë do të jetë finalja e madhe e Kupës së Botës Katar 2022, me dy skuadrat që do të sfidohen pasditen e të dielës për të ngritur lart trofeun më të rëndësishëm futbollistik në glob.

Kampionët në fuqi të Botës ia dolën të triumfojnë me rezultatin 2-0 ndaj surprizës së këtij Botërori, Marokut, me këta të fundit që shkruan historinë, duke shkuar deri në gjysmëfinale dhe mund të kthehen krenarë në shtëpi.

Sfida nisi mirë për Francën, që gjeti golin e avantazhit me anë të Theo Hernandez që në minutën e 5-të, ndërsa më pas pati edhe 3 mundësi të mira shënimi me Giroud e Mbappe, por pa arritur t’i konkretizojë.

Nga ana tjetër Maroku u ndal nga Lloris dhe shtylla në dy tentativa në fundin e pjesës së parë. Pjesa e dytë pati shumë nervozizëm dhe pak ritëm, teksa arbitri meksikan u tregua mjaft i kursyer me kartonët për marokenët.

E kur tensioni po rritej, Deschamps hodhi në fushë sulmuesin e Eintracht Frankfurt, Kolo Muani, i cili pas një aksioni të dyshes Thuram-Mbappe, dërgoi topin në rrjetë me prekjen e parë për këtë takim, duke vulosur kualifikimin e Francës në finale.

Të dy finalistet kanë fituar nga dy herë Kupën e Botës dhe mbrëmjen e të dielës do të kërkojnë trofeun e tretë në histori, teksa sytë e të gjithëve do të jenë te dueli në distancë Messi-Mbappe, me njërin prej të cilëve që do të festojë në fund.

Francë – Marok 2-0 (Theo 5′, Kolo Muani 79′)

adv

Drejtori Bexheti shpërndan 72 vendime pune të përhershme

0

Drejtori i Fondit Pensional Invalidor nga radhët e Alternativës, Dritan Bexheti njëherit edhe kryetar i degës së Tetovës po cilësohet si njëri nga më të suksesshmit.

Bexheti ka treguar sukseset e tij tashmë, duke marrë lëvdata si nga bashkëpunëtorët por edhe nga të punësuarit. Kësaj radhe drejtori Bexheti ka shpërndarë gjithsej 72 vendime pune të përhershme për të rinjtë shqiptarë.

adv

Gruaja më e bukur në botë, princesha egjiptiane me origjinë nga Korça (FOTO)

0

Panteoni i bukurisë femërore të shekullit XX nxori në pah disa gra të bukura që asnjë shekull pasardhës nuk ka për ta zbehur bukurinë e tyre. Ato janë bërë simbol i bukurisë femërore dhe emrat e tyre qëndrojnë më lart se bukuroshet e shpallura nëpër sallone bukurie dhe konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare.

Nuk ka pasur mashkull që i ka parë e të mos ketë ëndërruar për gra të tilla si: Ava Gardner, Grace Kelly, Elizabeth Taylor, Greta Gabro, etj.. Por nga të gjithë gratë e bukura të botës në shekullin XX, thuhej se njëra ka qenë më e bukura, e cila nuk ishte aktore hollivudiane, vajzë modelesh, apo një grua publike e njohur nga e gjithë bota. Ajo ishte një princeshë dhe njëkohësisht një mbretëreshë fanatike që do ta kishte për turp ta shpallnin gruan më të bukur në botë. Emri i saj është Faëzia (Fevzia) Fuat Ali ose e njohur ndryshe edhe si Fevzia Fuat Shirin.

Princeshë Fevzia ishte bija më e madhe e Mbretit Fuat të Egjiptit, i pari mbret egjiptian i kohëve moderne, ajo është e njohur edhe si motra më e madhe e fatkeqit mbretit Faruk, të cilin shqiptarët e kanë dëgjuar më të shumti, pasi ai i dha strehë mbretit Zog të Shqipërisë pas arratisjes së tij nga Shqipëria në prill të ’39.

adv

Kush po gënjen për uljen e çmimeve!?

0

Interesimin e gazetarit të televizionit Alsat për çmimet e produkteve ushqimore, si të bukës, qumështit, e produkteve tjera bazë që vazhdojnë të jenë të larta përkundër uljes së çmimit të naftës dhe subvencioneve për energjinë elektrike, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi e quajti protagonizëm apo tentim për të marrë më shumë klikime në rrjetet sociale. Madje Bekteshi mbajti edhe leksion gazetarie se si duhet të veprohet duke harruar se ishin pikërisht drejtuesit e institucioneve si ai, kryeministri Kovaçevski dhe të tjerë që në vazhdimësi kanë folur për uljen të çmimeve pasi të jetë miratuar ligji për konsumatorët, të jetë ulur çmimi i derivateve të naftës apo me subvencionet për energjinë elektrike.

“Ministër sot për ju nuk solla asgjë, për dallim prej dje që i dërgova kryeministrit, nuk solla as bukë, as qumësht, as oriz, as sheqer e asnjë produkt nga ushqimet bazë. Edhe pse ju vetë për televizionin tonë më 27 shtator premtuat se sapo të miratohet Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve çmimet do të ngrihen, nuk do të mund të shtrenjtohen e kështu me radhë e prej atëherë deri më tani i bie që na keni gënjyer, edhe ne, qytetarët mediat e kështu me radhë. Çarë duhet të ndodh që për çdo ditë të mos ndodh e kundërta e asaj që premtoni. Do të thotë kur thoni se ka lirime, ndodhin shtrenjtimi…”, pyeti Mefail Ismaili, gazetar TV ALSAT.

“Pyetje e shkëlqyer, gjithkush ka nevojë për protagonizëm edhe ajo dje ishte protagonizëm, edhe kjo sot me siguri. Por nuk është problem ne jemi këtu tu përgjigjemi qytetarëve, drejtpërdrejtë, hapur… Lidhur me çmimet ne kemi thënë se presim të ketë ulje nga 7 deri në 12%, atë që Ju dje e dhatë si shembull zotëri duhet ta keni parasysh se 10% në çmimin e 50 denarëve është 5 denarë, ndërsa 7 përqind është edhe më pakë se pesë denarë. Andaj kur do të tregoni punë të këtilla duhet në mënyrë të drejtë ti informoni qytetarët. 41.58.42.27 51 denar ishte buka para 3 javëve a para dy muajve, dhe 51 denarë ishte dje kur e bleva, fiskalja është tek kryeministri ta kërkoni dhe ta shikoni. A ne flasim me fakte, me llogari fiskale dhe me bukë. Por nëse mendoni se 4 denarë lirim është ajo që nga 52 denar është liruar në 51 denarë ajo është diçka tjetër”, u përgjigj Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë. /Alsat.mk

adv

Shumë i lumtur, Ronaldo rikthehet në ish-klubin e tij (FOTO)

0

Mediat të besueshme kan dhëne laimin e madh se Cristiano Ronaldo po stërvitet në qendren stërvitore në Valdebebas pasi momentalisht ai është një lojtar i lirë.

Sipas informacioneve kërkesa e tij është aprovuar menjeher duke ditur se ai është legjend e klubit mbreteror.

adv

Ganiu: Rruga “Dervish Cara” në lagjen Dizhon është asfaltuar

0

I pari i Komunës Çair, Visar Ganiu njofton banorët e Dizhonit se rruga “Dervish Cara” ish rr. Dizhon 21 tanimë është asfaltuar.

🏘️ASFALTIM I RRUGËS “DERVISH CARA”(Ish-DIZHON 21)

🚧👷‍♂️👷🏻 Ekipet tona të punës edhe sot në terren dhe po vazhdojnë asfaltimin e rrugës “Dervish Cara”(Ish-Dizhon 21) me sipërfaqe prej 210m2.

Për Komunën tonë të ♥️Çairin.

adv

Berisha: Po i përcjell me shqetësim zhvillimet në veri

0

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, shkruan se janë bërë 106 orë që Policia e Kosovës në Jarinjë dhe Jashanicë po qëndrojnë pa ndërrim.

Ai ka thënë se është duke i përcejllur me shqetësim zhvillimet në veri.

“Tani, sapo u bënë 106 orë që Policia e Kosovës në Jarinë dhe Jashanicë po qëndrojnë pa ndrrim. Duke përcjellur me shqetësim zhvillimet në Veriun e vendit tonë!”, shkruan Berisha.

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe sot situata e sigurisë në veri të vendit është e njëjtë. Dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura, siç dihet për shkak të vendosjes së barrikadave nga grupet kriminale.

Policia thotë se barrikadimi dhe aktet e tjera kriminale kanë vështirësuar punën e institucioneve të sigurisë

adv

Scholz: Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit në BE është në interes të Gjermanisë

0

Në një fjalim në parlamentin gjerman, kancelari Olaf Scholz tha sot se është në interesin e Gjermanisë dhe Evropës që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Ai përshëndeti shtimin e angazhimit të BE-së me gjashtë vendet e rajonit, ndërsa vlerësoi vendimet për t’i dhënë Bosnjes dhe Hercegovinës statusin e kandidatit dhe futjen e Kroacisë në zonën e Shengenit. Kancelari gjerman Olaf Scholz mirëpriti ringjalljen e bisedimeve për zgjerimin e Bashkimit Evropian me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë muajve të fundit dhe vendimin e kësaj jave për t’i dhënë Bosnje-Hervegovinës statusin e kandidatit.

 

 

Zoti Scholz i bëri këto komente në fjalimin e tij në parlament, para takimit të nivelit të lartë të bllokut me 27 anëtarë në Bruksel. “Është në interesin gjerman dhe evropian që pjesa e mbetur e Ballkanit të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”, tha zoti Scholz para ligjvënësve në Berlin. Për momentin gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ndodhen në faza të ndryshme në aspiratën e tyre për anëtarësim në familjen e madhe evropiane. Kancelari gjerman vlerësoi gjithashtu vendimin për futjen e Kroacisë në zonën evropiane të udhëtimit pa kontrolle, e njohur si zona Shengen. “Është poashtu në interesin tonë që nga viti 2023 Kroacia të jetë pjesë e zonës Schengen”, tha zoti Scholz.

 

 

Zoti Scholz tha se njësoj duhet të veprohet edhe me Bullgarinë dhe Rumaninë, përfshirja e të cilave në zonën Schengen u bllokua javën e kaluar nga Austria. Gjatë viteve të fundit procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian nuk ka shënuar ndonjë përparim. Por pas sulmit rus në Ukrainë në fund të shkurtit, zyrtarët e BE-së kanë theksuar se rritja e angazhimit të bllokut me vendet Ballkanit është jetik për sigurinë në Evropë. Kancelari tha se mbështetja për Kievin dhe sanksionet kundër Moskës do të vazhdojnë të intensifikohen për aq kohë sa Presidenti Vladimir Putin vazhdon luftën e tij kundër Ukrainës. “Ne do të sigurohemi që Ukraina të vazhdojë të ketë burimet financiare që i nevojiten në vitin 2023”, tha ai ndërsa njoftoi planet për t’i siguruar Kievit 18 miliardë euro shtesë.

 

 

Duke folur për rëndësinë e unitetit, zoti Scholz tha se forcimi i partneritetit me Shtetet e Bashkuara përmes “tregtisë së përbashkët dhe të ndershme” është thelbësore.

adv