23.5 C
Skopje
E mërkurë, 3 Qershor, 2026
Home Blog Page 2738

“Bombat”, Pendarovski: Keshilli i Sigurisë nuk ka nevojë të thirret!

0

Nuk ka nevojë për thirrjen e Këshillit të Sigurisë për shkak të alarmeve për bomba. Të gjitha organet kompetente maksimalisht janë angazhuar dhe nuk lejojnë asnjë shanse që dikush të vendos ndonjë mjet shpërthyes në shkolla, deklaroi Pendarovski.

“Jam në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Brendshme. Deri më tani, nuk ka nevojë të ngrihet në një nivel të tillë. Nga ajo që di unë, autoritetet janë aktiv në lidhje me këto kërcënime. Janë dy aspekte – e drejta penale për shkak të stresit, panikut, frikës që shkaktojnë te fëmijët, prindërit, te të gjithë ne dhe kjo çështje shqyrtohet nga organet kompetente. Megjithatë, këto janë IP adresa që vijnë kryesisht nga jashtë dhe vështir të arritura. Të gjitha organet kompetente janë të angazhuar maksimalisht dhe nuk lejojnë që dikush të vendosë mjet shpërthyes në shkollat tona, theksoi Pendarovki. /Alsat.mk

adv

Kosova nuk është në listën e vendosjes së vizave nga RMV-ja

0

Komisioni Evropian ka ndryshuar përmbajtjen e raportit sipas së cilës, nga Maqedonia është kërkuar të vendosë viza për lëvizje për qytetarët e disa vendeve, duke përfshirë këtu edhe Republikën e Kosovës, informon Zhurnal.

Por nga ky raport, së fundmi është larguar Kosova duke marë parasysh reagimin e menjëhershëm të ministrit të jashtëm Osmani i cili u shpreh se duhet të jetë një gabim nga KE-ja dhe se nuk ka gjasa t’i vendosen viza qytetarëve kosovarë.

Në këtë listë, ngelen edhe më tej Turqia, Azerbajxhani, Bocvana, Kuba dhe El Salvador.

Kjo listë sipas tyre është një nga elementet bazë të planit të miratuar akcionar i BE-së për Ballkanin Perëndimor.

“Komisioni tërësisht mbështetë regjimin pa viza me Kosovën si çështje me prioritet. Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat për liberalizim të vizave. Jemi të gatshëm të mbështesim Parlamentin dhe Këshilli që të vazhdojnë sa më shpejtë të jetë e mundur”, thonë nga KE për “Republika”.

Ndryshe dje BE arriti pajtueshmëri që qytetarët e Kosovës më së voni në vitin 2024 të lëvizin pa viza.

adv

Osmani: Prezenca e ushtrisë serbe në Kosovë mori fund me 12 qershor 1999!

0

Presidentja e Republikës së Kosovës në fjalimin e saj vjetor iu kundërpërgjigj edhe deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për sjelljen e trupave të ushtrisë serbe në Kosovë.

Ajo tha se një gjë e tillë ka marrë fund me 12 qershor 1999.

“Jemi të gjithë dëshmitarë të kërcënimit të vazhdueshëm të Serbisë ndaj Kosovës. Ky kërcënim me përmasa agresioni së fundi është shpërfaqur nëpërmjet idesë hegjemoniste të vendosjes së trupave ushtarake të Serbisë në Kosovë. Por, Serbia dhe udhëheqësi i saj Vuçiq e dinë fare mirë se prezenca e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës mori fund njëherë e përgjithmonë më 12 qershor 1999. Në 1999, kur trupat e NATO-s thyen boshtin kurrizor të idesë hegjemoniste te Serbisë për një Kosovë pa shqiptarë ku shfarosja ishte qëllimi gjenocidal i tyre, deklaroi Osmani.

Osmani falënderoi në emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës, Policinë e Kosovës të cilët sipas saj pavarësisht sfidave po kujdesen për jetën e të gjithë qytetarëve, si dhe të gjithë zyrtarët e tjerë të sigurisë dhe inteligjencës për punën e tyre në mbrojtje të interesave të vendit.

“Puna e institucioneve të Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit në veriun e vendit është edhe përpjekje për mbrojtjen e serbëve lokalë nga strukturat ilegale të organizuara në banda kriminale dhe të cilat kanë për synim presionin, frikësimin dhe kërcënimin e tyre. Kosova është një dhe e tërë, atdhe i të gjithëve, pra edhe i qytetarëve të komunitetit serb, siç është dhe i të gjitha komuniteteve të tjera, ndaj e kemi obligim kushtetues të kujdesemi për ta nga veriu në jug, nga lindja në perëndim të Kosovës”, theksoi Osmani.

adv

Një 14 vjeçar humbi jetën pas përleshjes mes tifozëve francez dhe maroken

0

Argjentinë -Francë, edhe zyrtarisht kjo do të jetë finalja e madhe që do të luhet në kuadër të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Kampionia në fuqi e botës, Franca mbrëmë siguroi kalimin në finale duke mposhtur Marokun.

Tifozët marokenë dhe ata francezë u përleshën mes vete pas ndeshjes gjysmëfinale që këto dyja kombëtare i luajtën mes vete.

Konflikti mes tyre shpërtheu në qytetin e Montepellier. Ata hodhën mjete piroteknike në drejtim të njëra-tjetrës. Sipas mediave të huaja, një fëmijë 14 vjeçar ka mbetur i vdekur, transmeton Reporteri.net.

Mediat franceze thanë se djali u godit nga një makinë pasi dikush u përpoq t’i vidhte një flamur francez shoferit, gjë që bëri që makina të kthehej në drejtim të turmës.

Policia është vënë në kërkim të drejtuesit të mjetit, i cili ka braktisur automjetin e tij pranë vendit të ngjarjes.

Franca ka një popullsi të madhe qytetarësh me origjinë marokene, si dhe ish-koloni të tjera në Afrikën e Veriut.

adv

Përsëri alarm për bomba në disa shkolla

0

Dy shkolla në Komunën e Aerodromit mëngjesin e sotëm janë kërcënuar me bombë, bëhet fjalë për shkollën “Aleksandar Makedonski” dhe “Llazo Angellovski”. Alarm për bombë edhe në Shkollën Fillore “Kongresi i Manastirit të komunës së Çairit.

Nxënësit, mësimdhënësit dhe të punësuarit e tjerë janë evakuuar dhe për momentin polica po kryen kontrolle të detajuara.
Pas alarmeve të shumta për bombë në shkollat e mesme, qendrat tregtare dhe institucionet shtetërore, së fundmi cak i këtyre kërcënimeve janë edhe shkollat fillore.

adv

Schole: Korrupsioni ishte tema që diskuruam me Pendarovskin dhe Kovaçevskin

0

Partneriteti në NATO, kryesimi i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, progresi në integrimin evropian, marrja e një qëndrimi të fortë për korrupsionin dhe situatën në rajon, ishin temat e bisedave telefonike të cilat i ka pasur këshilltari i sekretarit shtetëror të SHBA-së, Derek Chollet me presidentin Stevo Pendarovski dhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

“Mundësi e shkëlqyer që të bisedojmë me presidentin Pendarovski për partneritetin tonë të fuqishëm në NATO, udhëheqja e ardhshme e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, progresi në qasjen në BE, marrja e një qëndrimi të fortë për korrupsionin dhe bashkëpunim dhe të sillet stabilitet dhe mundësi edhe më e madhe për Ballkanin Perëndimor”, shkroi Chollet në profilin e tij në Tuiter.

Me Kovaçevskin, siç bëhet e ditur, kanë pasur bisedë produktive për energjinë, luftën kundër korrupsionit, dhe çështje të tjera kyçe. “E falënderova për kontributin e rëndësishëm të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe për bërjen e zgjedhjeve të vështira të nevojshme që të mbetemi në rrugën e integrimit euroatlantik”, shkruan Chollet.

Këshilltari i sekretarit shtetëror të SHBA-së Derek Shole, duhej që dje, siç ishte paralajmëruar fillimisht nga Departamenti i Shtetit, të vijë në Shkup, por për shkak të testit pozitiv për kovid, e shtyu vizitën pas Vitit të Ri.

Shole në vend duhej të bisedonte me përfaqësues qeveritarë për një varg çështjes, duke përfshirë edhe energjetikën, ekonominë dhe luftën kundër korrupsionit, njoftoi Departamenti i Shtetit.

“Më vjen keq që do të duhet ta shtyj udhëtimin tim në Ballkan dhe në Bruksel për shkak të testit pozitiv për kovid. Do të mbetem i angazhuar për të gjitha këto çështje në rajonin e Ballkanit dhe me padurim pres që ta realizoj këtë udhëtim në fillim të vitit të ardhshëm”, njoftoi Chollet në Tuiter.

Përveç Maqedonisë së Veriut, në programin e Sholes ishin edhe vizitat në Kosovë, Serbi, Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi, Kroaci dhe Belgjikë. Qëllimi i vizitave, siç informuan nga Departamenti i Shtetit, është që të theksohet përkushtimi i përhershëm i SHBA-së për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.

adv

Koçani / Punonjësit u rrahën ndërmjet vete

0

Nga MPB njoftojnë se dy ditë më parë ka ndodhur një sulm fizik mes punonjësve të spitalit të Koçanit.

“Më 13.12. 2022 në SPB Shtip, një punonjës i Spitalit të Përgjithshëm të Koçanit ka raportuar se në një nga repartet e spitalit, punonjësja J. T. (44) nga Koçani ka sulmuar fizikisht koleget e saj B. A. (47), T. S. (53) dhe M. K. (58) të gjithë nga Koçani.

Rasti është duke u zbardhur, pas së cilës do të dorëzohet raport përkatës”, thonë nga SPB Shtip.

Policia po punon për zbardhjen e rastit, pas së cilës ndaj J.T. do të dorëzohet kallëzim përkatës.

adv

Moti sot

0

Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Do të fryjë një erë e lehtë në drejtim të pjesës jugore të vendit

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri 6, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 7 deri 14 gradë celsius.

Deri ditën e shtunë temperaturat ditore do të shënojnë rritje.

adv

Berisha ka hedhur akuza drejt ambasadores amerikane, Yuri Kim

0

Ambasadorja amerikane Yuri Kim u vendos sërish në qendër të akuzave nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Këtë herë lideri demokrat quajti të turpshëm qëndrimin e ambasadores Kim për zgjedhjen e Gent Ibrahimit si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se ky i fundit nuk duhet të ishte aty e aq më tepër të mbrohej nga një diplomate e lartë.

Në mbledhjen me Kryesinë e PD-së, Berisha u ndal edhe te goditja që mori në protestën e 6 dhjetorit, duke përsëritur se pas këtij sulmi qëndron Edi Rama, me qëllimin e vetëm zhdukjen e opozitës.

“Gert Shehu, me të gjitha evidencat është informator i policisë kriminale. Përpjekje për të fshehur gjurmët e skenarit dhe të krimit. Ai ishte i porositur dhe i paguar për aktin që kreu. Unë e kam falur Gerti Shehun, por nuk fal dot PD, Edi Ramën do të zhdukë PD. Ne nga 11 dhjetori deri sot, jemi angazhuar në procesin më demokratik që ka njohur vendi ndonjëherë. Duhet që PD të ishte fasadë e Edi Ramës dhe shqiptarët të mos kishin një forcë sovrane politike.”

Për të dalë nga kjo situatë, Sali Berisha i ftoi të gjithë shqiptarët në revolucion.

 “Kjo zgjidhet vetëm me revolucion. Kjo situatë pret zgjidhje nga guximi yunë, vendosmëria e demokratëve dhe përballja me këtë regjim. Unë besoj se kjo frymë do të shtrihet në çdo shqiptar. Askush nuk duhet të ketë frikë nga revolucioni. Ata që kanë frikë, japin alternativë largimin nga vendi. Po pse do të shpërbëhemi ne?”

Nga anëtarët e Kryesisë së PD Berisha kërkoi që të bëjnë një analizë për të dhënë zgjidhje për problemet e shqiptarëve ose në të kundërt, sipas tij, rrezikohet ekzistenca e partisë.

 

adv

90 vjeçarja diplomon pas 71 vitesh

0

Një grua 90-vjeçare më në fund do të marrë diplomën e saj, 71 vjet pasi u regjistrua për herë të parë në kolegj. Joyce DeFauw, dikur Joyce Viola Kane, filloi vitin e parë në Northern Illinois University në vitin 1951 për t’u diplomuar në ekonominë shtëpiake (studimi mbi kujdesin dhe menaxhimin e familjes). Por këto plane ndryshuan kur Joyce takoi një burrë të veçantë në kishë që i vodhi zemrën, tha ajo për CNN.

“Shkova në shkollë për tre vjet e gjysmë, por vendosa të largohem pasi e takova,” tha ajo. Burri i veçantë ishte Don Freeman Sr. Të dy u martuan në vitin 1955 dhe patën tre fëmijë së bashku përpara se Freeman të ndërronte jetë. DeFauw u martua me burrin e saj të dytë të ndjerë, Roy DeFauw. Së bashku ata patën gjashtë fëmijë, duke përfshirë dy grupe binjakësh.

adv