23.5 C
Skopje
E mërkurë, 3 Qershor, 2026
Home Blog Page 2737

Tërmet në RMV

0

Maqedoninë ndjeu edhe një tërmet me 2.2 ballë.

Epiqendra është 19 kilometra nga qyteti i Dellçevës, ndërsa dridhja është regjistruar në thellësi prej 14 kilometrave.

Edhe gjatë ditës së djeshme qyteti i Manastirit ndjeu tërmetin që u regjistruar në Greqi.

Tërmete sot ka pasur edhe në Greqi edhe në Shqipëri.

adv

Opozita kërkon zgjedhje të reja, akuzon Qeverinë për korrupsion

0

Opozita akuzon Qeverinë për korrupsion, kërkon zgjedhje të reja

Kryetari i VMRO DPMNE-së, partisë më të madhe të opozitës, Hristijan Mickoski, i ka quajtur “komike” deklaratat e zyrtarëve se po bëjnë gjithçka për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Maqedoninë e Veriut.

Duke komentuar reagimet e shumta të zyrtarëve të lartë të SHBA-së dhe BE-së për “dështimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit”, Mickoski tha se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mënyra e vetme për përballje me këtë fenomen. Sipas tij, “qeveria aktuale nuk është e interesuar që të ketë shoqëri të shëndoshë dhe shtet pa krim dhe korrupsion”.

“Interesante dhe komike duken deklaratat e zyrtarëve të qeverisë kur thonë se po e luftojnë korrupsionin, ndërsa harrojnë se tashmë pesë vjet janë në pushtet dhe nuk kanë bërë asgjë. Më komike duken deklaratat e përfaqësuesve të asaj partie politike [Bashkimit Demokratik për Integrim] e cila qe 20 vjet është në pushtet, kur thonë se tani është momenti të luftohet korrupsioni”.

“Ata nuk kanë asnjë qëllim dhe nuk do ta luftojnë korrupsionin. Pse? Sepse janë partnerë me kriminelët dhe janë të korruptuar. Ata kanë vetëm se një qëllim, se si të vjedhin dhe si të ndajnë mes vete atë që e kanë vjedhur. Prandaj, zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mënyra e vetme e përballjes me këtë fenomen, që këta përfundimisht të largohen nga pushteti”, tha Mickoski.

Partia tjetër opozitare, Aleanca për Shqiptarët, thotë se Maqedonia e Veriut me këtë pushtet nuk do të ketë asnjë përparim në luftën kundër korrupsionit.

“Asnjë nga 58 rastet e korrupsionit të proceduara në organet e drejtësisë nga Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit në katër vjet ekzistencë nuk është shqyrtuar nga gjykatat e vendit, sepse këto raste targetojnë kryesisht zyrtarë të zgjedhur dhe të emëruar në pozitat më të larta institucionale, si deputetë, ministra dhe drejtorë agjencie”, thuhet në një komunikatë të Aleancës për Shqiptarët, e cila fton të gjitha partitë dhe faktorët e tjerë që të ulen dhe të diskutojnë për hartimin e një strategjie të përbashkët.

Partitë në pushtet, në veçanti Bashkimi Demokratik për Integrim, që në vitin 2020 kishte propozuar miratimin e një ligji për veting në gjyqësor, por për shkak të, siç thonë nga kjo parti, “agjendës së ngjeshur” ky propozim nuk është futur akoma në procedurë parlamentare.

Pastrimi i Gjyqësorit, kusht për drejtësi të pavarur
Qytetarët e Maqedonisë Veriore nuk kanë besim në Gjyqësor
Propozimi parashikon themelimin e një Agjencie, e cila do të bëjë vetingun e gjykatësve, prokurorëve, por edhe të bartësve të funksioneve publike. Maqedonia e Veriut në dy javët e kaluara ishte në shënjestër të kritikave të vazhdueshme nga jashtë, në veçanti nga SHBA-ja për mosveprim në luftën kundër korrupsionit.

Ambasadorja amerikane, Angela Aggeler, ka thënë se institucionet kanë dështuar pavarësisht ndihmës së madhe prej miliona dollarësh që ka dhënë SHBA-ja për luftimin e korrupsionit.

“Dëgjojmë se çfarë ndodh në prapaskenë me manipulimet e emërimeve në postet kryesore. Lexojmë për tenderë fitimprurës që përfundojnë me kompani me lidhje politike apo personale. Pra, le të angazhohemi tani, publiku, politikanët, zyrtarët e qeverisë, për ta zhbërë korrupsionin dhe për t’i mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar. Mosndëshkimi duhet të marrë fund”, tha Aggeler.

Reagimet janë intensifikuar menjëherë pas zgjedhjes së Islam Abazit në krye të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe pretendimeve të shumta në opinion për lidhjet e tij me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), që është pjesë e Qeverisë.

Në krye të Këshillit Gjyqësor është zgjedhur Vesna Daneva, e cila më parë ka qenë e angazhuar si drejtuese e sektorit juridik të Lidhjes Social- Demokrate (LSDM) në pushtet.

Në Maqedoninë e Veriut, më 6 dhjetor, arriti një ekip për sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të hetuar funksionarët dhe ish-funksionarët e dyshuar për korrupsion.

Por, detaje lidhur me takimet nuk janë dhënë. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se me këta zyrtarë amerikanë nuk është takuar, përveç një bisede telefonike që ka pasur më 14 dhjetor me këshilltarin e lartë e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

“Biseduam për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Po ashtu, edhe për procesin e skriningut që po zhvillohet kuadër të BE-së, që ka të bëjë me sundimin e ligjit. U fokusuam në konkluzionet që pritet të dalin e të cilat do të jenë lart në agjendën e Qeverisë që të mund të bëjnë një plan aksional dhe ndihmën që presim nga partnerët tanë, siç është edhe SHBA-ja. Sa i përket ekipit të sanksioneve që ndodhej këtu për të cilin kishte njoftuar Ambasada amerikane, unë nuk kam pasur asnjë takim”, deklaroi Kovaçevski.

Ai hodhi poshtë akuzat e partive opozitare sikurse dhe kërkesën e tyre për zgjedhje të parakohshme, duke theksuar se korrupsioni rrënjët i ka në qeverisjen dhjetëvjeçare të VMRO DPMNE-së me Maqedoninë e Veriut./Rel

adv

Sinisha Mihajloviç po lufton me jetën

0

Sinisha Mihajlovic, ish-legjenda e futbollit nga këto treva, ish-trajneri i disa klubeve të njohura, ndodhet në gjendje të rëndë. Sëmundja e tmerrshme i rikthehet serbit për të tretën herë, mësohet se ai vuan nga leuçemia që nga viti 2019 dhe tani ndodhet në një spital në Itali, i rrethuar nga të dashurit e tij dhe lufton për jetën.

Sinisha po bën betejën më të ashpër të jetës së saj. Në mungesë të informacioneve zyrtare, mediat në Serbi po përcjellin lajme nga miqtë e tij të ngushtë.

Mihajlovic vazhdimisht qante në spital dhe kjo për shkak të familjes së tij.

“Sinisha është në spital, ka vetëdije, është zgjuar, nuk është në koma siç u përfol. Mund të jetojë edhe 10 ditë të tjera, por mund të jetojë edhe 30 vjet të tjera. Gjithçka është në dorën e Zotit. Ai është i vetëdijshëm për këtë, e di edhe familja e tij”, thotë për mediat serbe një nga miqtë e tij, por edhe trajner, përcjellë KlanMacedonia.

adv

BE heq vizat për qytetarët e Kosovës

0

Qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së.

Për këtë kanë rënë dakord negociatorët e vendeve të BE-së dhe Parlamenti Evropian.

Heqja e vizave pritet të aplikohet më së voni nga viti 2024, njoftoi Parlamenti Evropian.

adv

UEFA dhe FIFA dalin fitues, BE-ja është kundër Superligës!

0

Rregullat e Fifas dhe Uefas, që detyrojnë klubet për një autorizim parandalues, për cdo lloj kompeticioni të ri, janë në përputhje me të drejtën e konkurencës së Bashkimit Europian. Është ky konkluzioni në përfundim të seancës gjyqësore, të prezantuar nga avokati i përgjithshëm i gjykatës së Bashkimit Europian, në çështjen që Superliga kishte ngritur ndaj Uefa-s dhe Fifa-s, duke i akuzuar për monopol të paligjshëm në organizimin e kompeticioneve ndërkombëtare.

Në komunikatën e shpërndarë nga Gjykata e Bashkimit Europian bëhet e ditur se, edhe pse Super Liga Europiane është e lirë të krijojë kompeticionin e saj futbollistik të pavarur, jashtë sistemit të Uefa-s dhe Fifas, nuk mundet që në të njëjtën kohë të marrë pjesë në kompeticionet futbollistike të organizuara nga FIFA dhe UEFA pa marrë më parë lejen e tyre.

Në konkluzionet e prezantuara gjatë seancës së kësaj të enjteje, avokati i përgjithshëm Athanasios Rantos i propozoi Gjykatës që të përcaktonte se perveçse asaj që është përcaktuar tanimë, rregullat e Bashkimit Europian, nuk ndalojnë FIFA-n, UEFA-n, Federatat e tyre apo Ligat e tyre kombëtare që të kërcënojnë me sanksione klubet që janë pjesë e tyre, nëse klubet marrin pjesë në një projekt për krijimin e një kompeticioni të ri i cili do të rrezikonte të kërcënonte objektivat legjitimë që ndjekin këto Federata në të cilat klubet janë anëtare.

Veç të tjerash, sipas avokatit të përgjithshëm, rregullat europiane për konkurencën nuk imponojnë kufizime në statutin e FIFA-s, që kanë të bëjnë me tregëtimin ekzkluziv të të drejtave të kompeticioneve të organizuara nga FIFA dhe UEfa, në momentin që këto kufizime janë në proporcion me ndjekjen e objektivave legjitimë që kanë të bëjnë me specifikat e sportit.

adv

Berisha: PD-ja është partia më e hapur!

0

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon sot një takim me kandidatët fitues të Primareve. Vetëm pak ditë parë u zhvillua votimet nga ku dolën 52 kandidatët fitues.

Ai u shpreh Partia Demokratike është partia me e hapur edhe pse gara nuk ishte perfekte.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Kurrë më parë nuk janë ulur kandidatë për qytetarët të Bashkive të vendit. Një trup që ka marrë vota nga anëtarësia dhe simpatizantët e PD më shumë se institucionet tjera në tërë ekzistencën e saj. Kjo është një ngjarje e rëndësishme, zhvillim i vyer, i çmuar në rrugën tonë të konsolidimit të vlerave dhe demokracisë.

Ju keni dalë nga një garë, keni konkuruar me bashkëluftëtarët tuaj, keni dëshmuar civilitet, transparencë dhe me garën që keni bërë keni transformuar ridimensionuar pluralitetin në Shqipëri. Nuk ka parti më të hapur se sa partinë që bazohet në garën, konkurencën e lirë dhe të ndershme të zgjedhjes së institucioneve të saj.

Nuk ka parti më të hapur, në mënyrë më demokratike se një parti që fton të votojë dhe simpatizantët e saj. Të gjitha këto kanë ndodhur në këtë garë, nuk them se ishte e përsosur, këto janë risi të pamohueshme të saj dhe secili prej jush ka kontributin.

 

adv

Presidenti Pendarovski: Amerikanët erdhën në vend për ta krijuar “listën e zezë”

0

Do të gënjehemi, fillimisht ne që jemi politikanë përgjegjës për momentin në Maqedoni, nëse mendojmë se dikush tjetër do të na e kryen atë punë, ata edhe nëse vijnë disa herë, nuk vijnë që ta kryejnë punën time, punën tuaj, punën tonë, punën e gjykatave dhe prokurorive, kështu e komentoi sot presidenti Stevo Pendarovski vizitën e ekipit amerikan të sanksioneve në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. I pari i shtetit thotë se ky ekip ka vizituar vendin edhe më herët dhe se e njëjta bëhet për të krijuar më pas të ashtuquajturën “lista e zezë” e SHBA-së.

“Edhe pas hutësi së madhe rreth atij ekipi, ai nuk është ekip hetimor, ata persona nuk janë juristë, ata nuk kanë pasur kontakte as me prokurorë as me gjykatës as me politikanë, janë diplomatë nga Departamenti i Shtetit. Kanë ardhur edhe më herët, do të vijnë edhe në të ardhmen. Ata mbledhin informacione në lidhje me atë se çfarë po ndodh gjyqësor dhe më pas në mënyrë autonome, të pavarur nga ne, e krijojnë të ashtuquajturën listë e zezë, ose lista e personave dhe entiteteve nën sanksione”, tha Pendarovski.

Ndërkaq, kryeministri Dimitar Kovaçevski sot u pyet për punën e këtij ekipi, por i njëjti tha se nuk ka pasur takim me ta dhe se nuk mund të komentojë punën e tyre.

“Nuk kam pasur takim me ta, nuk mund të ju them asnjë detal rreth punës së tyre”, tha Kovaçevski

adv

NP “Hekurudhat e RMV-së” ngeli pa rrymë, shkak borxhi i madh ndaj EVN-së!

0

Hekurudhat e Maqedonisë, ndërmarje e cila meret me transportin hekurudhor, nga sot ka mbetur pa rrymë. Kjo përshkak se kjo ndërmarje nuk ka paguar faturat e rrymës dhe ka borxh të madh ndaj EVN-së.

Si derivate alternativë ngelet nafta nëpër trena por pompa punon vetëm me rrymë.

Borxhi i Hekurudhave është mbi 400 milion denarë.

Kryeministri Kovaçevski pardje paralajmëroi se Qeveria do t’i mbulojë borxhet për mospagesë të rrymës të institucioneve.

 

adv

“COP15 Montreal”, Nuredini: Më shumë fonde për kornizën globale dhe edukimin publik

0

“Ajo që duhet bërë është e thjeshtë – ne duhet të financojmë kornizën globale të biodiversitetit pas vitit 2020 dhe në këtë mënyrë të kalojmë nga bisedat në zbatimin e idesë së agjendës pas vitit 2020. Strategjia kombëtare dhe plani i veprimit për diversitetin biologjik të Republikës së Maqedonisë së Veriut përmban gjashtë synime reciproke mbështetëse dhe të ndërvarura që korrespondojnë me qëllimet Aichi të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës. Me këtë vizioni ynë i përgjithshëm është i qartë dhe i përcaktuar – deri në vitin 2050 të ndalojmë humbjen e biodiversitetit, të vlerësojmë, ruajmë, përtërijmë dhe përdorim në mënyrë të mençur biodiversitetin, duke mbështetur shërbimet e ekosistemit që sigurojnë një planet të shëndetshëm, përfitimin e mirëqenies njerëzore dhe zhdukjen e varfërisë, tha ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini në fjalimin e tij në ngjarjen shoqëruese, me temë “Shënimi i Vitit Ndërkombëtar të Maleve – sigurimi i mbrojtjes së biodiversitetit malor në kuadër të zbatimit të Kornizës Globale të Biodiversitetit pas vitit 2020”, të mbajtur mbrëmë në kuadër të Konferencës së 15-të të Palëve të Konventës mbi Diversitetin Biologjik (CBD COP 15) në Montreal, Kanada.

Duke diskutuar për strategjitë, instrumentet dhe qasjet e përdorura në nivel kombëtar dhe rajonal për mbrojtjen e diversitetit biologjik në ekosistemet malore dhe mënyrat e zbatimit të tyre, ministri Nuredini theksoi progresin e Maqedonisë së Veriut në fushën e mbrojtjes së biodiversitetit, rritjen e dukshme në përqindjen e zonave të mbrojtura të territorit të vendit veçanërisht në dy vitet e fundit, si dhe promovimin e kuadrit strategjik dhe ligjor që është në përputhje me Objektivin Global Aichi 11 të Konventës mbi Diversitetin Biologjik, rrjetëzimi në rrjetet ndërkufitare për menaxhimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura si dhe gjetjen dhe zhvillimin e modeleve të duhura të financimit, me të cilat përballemi në mënyrë të vazhdueshme dhe aktive me kërcënimet ndaj biodiversitetit dhe mjedisit jetësor.

“Të rrisë vetëdijen dhe të edukojë për domosdoshmërinë dhe rëndësinë e ruajtjes së biodiversitetit për qëndrueshmërinë afatgjatë të burimeve natyrore të Maqedonisë së Veriut. Për të forcuar ekoturizmin, prodhimin dhe shitjen e produkteve dhe produkteve bujqësore vendase, si dhe aktivitete të tjera që mund të ndihmojnë në ruajtjen e diversitetit biologjik. Po ashtu, po punohet në forcimin e kapaciteteve të institucioneve përkatëse për monitorimin dhe mbrojtjen e biodiversitetit, fuqizimin e kapaciteteve të inspektorateve për zbatimin e ligjeve, si dhe përpjekje më të mëdha mediatike që do të promovonin ruajtjen e biodiversitetit në vendin tonë, shtoi Nuredini.
Sa i përket ndërtimit të modeleve për financimin e qëndrueshëm të mbrojtjes së natyrës, ministri Nuredini theksoi se përveç Programit për Mbrojtjen e Natyrës dhe Programit Vjetor për Investime në Mjedis për zbatimin e të cilave janë siguruar mjete buxhetore, financohen edhe aktivitetet në këtë fushë në masën më të madhe nga fondet e huaja që nënkuptojnë donatorë dypalësh ose shumëpalësh; financimi nëpërmjet fondeve të BE-së dhe fondeve ndërkombëtare mjedisore si Fondi Global i Mjedisit, Fondet e Partneritetit për Ekosistemet Kritike ose Fondi i Natyrës Prespë-Ohër.

“Projekti UNEP i cili ka filluar në vitin 2016 me mbështetjen e Fondit Global të Mjedisit kontribuoi në vendosjen e Parkut Kombëtar Mali Sharr, duke rritur rrjetin e zonave të mbrojtura. Aktualisht është duke u zhvilluar procedura për shpalljen e dy zonave të tjera të mbrojtura në territorin e vendit tonë: Zona e mbrojtur e Kanionit të Matkës dhe Zona e mbrojtur e Kënetës së Studençicës. Është përgatitur studimi për valorizimin e Monumentit të Natyrës Liqeni i Ohrit dhe janë duke u zhvilluar aktivitete për përgatitjen e studimit për valorizimin e Kënetës së Belçishtës, sqaron ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.

Ministri Nuredni do të ketë fjalim në seancën plenare të nivelit të lartë që do të mbahet sot (15.12.2022) në orën 15:00 EST – Eastern Standard Time.

adv

Osmani-Dendias: Marrëdhëniet mes RMV-së dhe Greqisë, shembull i fqinjësisë së mirë

0

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij të punës në Athinë, ka realizuar takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Nikos Dendias, njoftojnë nga MPJ.

Në fokusin e diskutimeve, thuhet në deklaratën e MPJ-së, ishte edhe Marrëveshja e Prespës dhe ndikimi i saj pozitiv në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

“Me të vërtetë jam i kënaqur që marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë janë shembull i vërtetë i fqinjësisë së mirë dhe shembull se si të ndërtohet një miqësi e qëndrueshme dhe afatgjate e bazuar në besimin dhe respektin reciprok. Kemi një marrëveshje për një partneritet strategjik, zbatimi konsekuent i së cilës është bazë për bashkëpunimin e mëtejshëm dhe forcimin marrëdhënieve tona të ngushta”, tha Osmani, duke shtuar se rritja e tregtisë mes dy vendeve për 100% është treguesi më i mirë i kapitullit të ri të marrëdhënieve dypalëshe, të cilat mundësojnë nënshkrimin e kontratës.

Nga atje shtojnë se Osmani falënderoi Greqinë për mbështetjen e saj në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, e cila këtë vit filloi negociatat për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian.

adv