27 C
Skopje
E mërkurë, 3 Qershor, 2026
Home Blog Page 2736

Moti për ditën e sotme

0

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe vranësira. Do të fryjë një erë e fortë në drejtim të pjesës jugore të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 10, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 14 deri në 19 gradë celsius.

Ditën e shtunë moti pritet të jetë me reshje të shiut, ndërsa ditën e diell do të kemi ulje të temperaturave.

adv

Rexhep Demiri nga Kërçova, ambasador i plotfuqishëm në Bern të Zvicrës

0

Pas një eksperiencë në nivele të ndryshme në diplomacinë e vendit tonë si pjesë e strukturave të Ministrisë së Jashtme, këtë javë diplomati kërçovar, Rexhep Demiri kaloi edhe filtrat e fundit duke i mbrojtur me sukses në Ministrinë e Jashtme tezat për marrjen e detyrës, ambasador i plotëfuqishëm i vendit tonë në Bern të Zvicrës.

Duke prezantuar në mënyrën më të mirë të mundshme tezat e tij që i mbrojti me shumë sukses përpara përfaqësuesve të lartë shtetorë, diplomati kërçovar Rexhep Demiri bazuar në punën e tij, përvojën e fituar dhe paraqitjen e argumentave nga shkenca politike, ai bëri që Komisioni Shtetoror, me notat më të larta vlerësuese, ti jep dritën jeshile, Rexhep Demirit ta përfaqësojë Maqedoninë e Veriut si ambasadorë në kryeqendrën e Konfederatës helvetike.

Rexhep Demiri shënon një moment historik në përfaqësimin diplomatik, duke u bërë i pari ambasadorë nga Kërçova, që përfaqëson vendin tonë në politikën e jashtme.

adv

Çfarë “burri” mund të jesh kur kërcënon një grua!?

0

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska ka thënë se ka marrë kërcënime nga i pari i VMRO-së, Hristijan Mickoski.

Njëjtë siq kishin marrë kërcënime edhe disa të tjerë të punësuar në Qytetin e Shkupit, anëtare të VMRO-së për mospajtimet me Mickoskin këtë e ka konfirmuar edhe e para e Shkupit, Arsovska.

“Po kam marrë kërcënime direkt nga Mickoski” është shprehur Danella Arsovska

adv

Aktivistë të rinj, por jo numër i kënaqshëm në mbledhjen e FRASH-it!

0

Sot në Gostivar FRASH ka mbajtur mbledhjen e saj ku edhe përskaj numrit të shumtë të aktivistëve, thuhet se kanë qenë edhe të dëshpëruar me vet faktin se në të kaluarën e afërt numri ishte edhe më i madh nga ky i ditës së sotme.

Në këtë tubim nuk mungoi as kryetari aktual i partisë, Arben Taravari i cili tha se me FRASH kanë fituar katër zgjedhje radhazi, ndërsa gjenerata e re e FRASH-it do të duhet të vazhdojë me fitimin e betejave në Gostivar.

“Aleanca do të zhvillohet akoma më shumë dhe me ndihmën dhe kompaktësinë tuaj, do ta sjellim ndryshimin te shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme kur do që mbahen ato”, tha kryetari Arben Taravari.

adv

Çun Lajçi dhe gruaja e tij sulmohen me thikë nga djali

0

Dhuna në familje është një ndër dukuritë më shqetësuese në vendin tonë. Çdo ditë raportohen dhjetëra raste ku qytetarët përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga familjarët e tyre. Edhe më të rënda bëhen rastet kur viktima janë prindërit, të cilët janë viktima të dhunës nga fëmijët e tyre.Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në familjen e aktorit kosovar Çun Lajçi, i cili po dyshohet se bashkë me gruan e tij kanë qenë viktima të dhunës në familje. Ata po dyshohen se janë kërcënuar me thikë nga djali i tyre 38-vjeçar.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari L.L., përveç kanosjes, ka demoluar disa gjëra në banesën e tyre e më pas ka therur veten me thikë, ku për pasojë ka pësuar lëndime.Posa Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, palët janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë përshkruar atë se çfarë kishte ndodhur, teksa thika e përdorur nga i dyshuari është konfiskuar nga zyrtarët policorë. Siç mëson Sinjali, i dyshuari ka qenë në gjendje të dehur, gjë që u konfirmua pasi iu është nënshtruar alkotestit.

Me t’u përfunduar procedurat në Polici, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për “Dhunë në familje” dhe ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

adv

4.4 milionë persona janë prekur nga vërshimet në Nigeri

0

Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se këtë vit 4.4 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në Nigeri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) në Nigeri, përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në vend këtë vit kanë shkaktuar shumë humbje jetësh dhe dëme materiale.

Në njoftim theksohet se 4.4 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet në vend.

Po ashtu thuhet se për shkak të përmbytjeve janë shpërngulur 2.4 milionë persona, ndërsa është theksuar se nga përmbytjet në të gjithë vendin janë dëmtuar 676 hektarë tokë.

Qeveria e Nigerisë ka njoftuar se mbi 600 persona kanë vdekur nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat që kanë vazhduar në vend që nga muaji maj.

Ekspertët e ndryshimeve klimatike dhe mjedisit paralajmëruan se 53 milionë njerëz në vend janë në rrezik nga përmbytjet.

adv

Real Madridi arriti akord me adoleshentin nga Brazili

0

Futbollisti adoleshent brazilian Endrick do t’i bashkohet radhëve të Real Madridit në vitin 2024 kur të mbushë 18 vjeç, njoftoi klubi spanjoll i futbollit.

“Real Madrid C. F., Sociedade Esportiva Palmeiras dhe Endrick dhe familja e tij kanë arritur një marrëveshje që i mundëson lojtarit të bashkohet me Real Madridin kur të arrijë moshën ligjore në korrik 2024”, thuhet në një deklaratë të klubit madrilen.

Real Madrid shtoi se Endrick, 16 vjeç, do të vazhdojë stërvitjet me Palmeirasin e Brazilit dhe do të vizitojë objektet e Real Madridit në Spanjë brenda pak ditësh.

Endrick, sulmues i ekipit brazilian U17, ka shënuar 12 gola në 21 paraqitje për klubin, përfshirë në ekipin e të rinjve të Palmeirasit, në vitin 2022.

Ai gjithashtu ka shënuar pesë gola në katër paraqitje për ekipin e të rinjve të Brazilit që nga prilli.

Në korrik, Endrick u inkuadrua në ekipin e seniorëve të Palmeirasit dhe ka një kontratë me klubin brazilian deri në vitin 2025.

adv

Hapja e Xhamisë së re në Nerez, pjesëmarrës ishin Mexhiti dhe Bexheti

0

Deputeti dhe nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se bashkë me kryetarin e Sarajit, njëherësh sekretar organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti, kanë marrë pjesë në inaugurimin e Xhamisë së re në Nerez të Mesëm, në Shkup. Krahas tyre në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe kreu i BFI-së, Shaqir Fetahi dhe kryetari i Karposhit, Stevçe Jakimovski, si dhe shume qytetarë të kësaj zone.

Izet Mexhiti dhe Blerim Bexheti janë pjesë e “grupit të zjarrit” në BDI dhe kërkojnë largimin e ministrave të kësaj partie nga Qeveria për shkak se janë të pakënaqur me punën e tyre. Betejën e përbashkët që e kanë zhvilluar deri tani në parti dhe në media, si duket Mexhiti dhe Bexheti, do e vazhdojnë edhe në terren, në rajonin e Shkupit, ku në të kaluarën kanë dëshmuar se kanë mbështetje të madhe.

“Sot në cilësinë e deputetit të zonës, së bashku me kryetarin e Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, kishim kenaqësinë e veçantë që si mysafir, në prezencën e Reisul-Ulema Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe Muftiun e Shkupit Qenan Ismaili, të marim pjesë në inaugurimin e Xhamisë së re Nerezi i Mesëm.

Përshëndes gjithashtu edhe konstruktivitetin e treguar në këtë proces nga kryetari i Komunës së Karposhit Stevçe Jakimovski.

Prezenca e përfaqësuesve të kishës Shën Pantelemon është edhe një dëshmi për tolerancën e lartë ndërfetare dhe bashkëjetesën midis komuniteteve në qytetin tonë, ka shkruan Mexhiti në Facebook.

adv

Gazetat e shtypura do të marrin para nga Qeveria e RMV-së

0

Qeveria e Maqedonisë edhe sivjet do të ndajë para për gazetat e shtypura në Maqedoninë e Veriut me qëllim që t’i ndihmojë mediat e shtypura.

Risia është se sivjet, mediat e shtypura do të marrin më shumë mjete nga viti i kaluar kur 11 gazeta ndanë rreth 500 mijë euro.

Në ueb-faqen e Qeverisë është caktuar thirrje publike për mbështetje të mediave të shtypura për vitin 2022, ndërsa afati për paraqitje është shtatë ditë dhe zgjat deri të martën, përkatësisht më 20 dhjetor.

Thirrje publike e publikon Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, ndërsa të drejtë për pjesmarrje kanë mediat e shtypura.

adv

Transportuesit privat janë paditur nga Qyteti Shkupit, presin takim me Kovaçevskin

0

Qyteti i Shkupit ka ngritur padi kundër transportuesve privatë të autobusëve “Slloboda prevoz” dhe “Makekspres”, për shkak të dëmit ekonomik të shkaktuar në buxhetin e qytetit. Ata kanë publikuar thirrje ku transportuesit privat mund të aplikojnë për të vozitur.

“Nuk ka tema për negociata, sidomos kur jemi nën shantazh.Thirrja e re publike, zgjat 30 ditë dhe për të, ka interes dhe të gjithë transportuesit e interesuar vendas mund të marrin dokumentacionin dhe të aplikojnë”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha sot se është i mundshëm takimi i mundshëm me përfaqësuesit e autobusëve privatë në Shkup. Kovaçevski përshëndeti vendimin e tyre për largimin e autobusëve nga rrugët e kryeqytetit.

“Mund të organizojmë një takim për të parë nëse mund të ndihmohet në segmente të caktuara, por pasi të marrim informacionin e nevojshëm, sepse, theksoj se Qeveria nuk ka informacion se çfarë raporti debitor-kreditor bëhet fjalë”, deklaroi kryeministri Kovaçevski.

Ndërsa ish kryetari i Qytetit të Shkupit ndërsa tashmë ministër i Vetqeverisjes lokale Risto Penov thotë që gjërt po shkojnë në kahjen e duhur pasi problem është adersuar në institucionet.

“Gjërat po marrin një kahje të mirë. Problemin me transportuesit privat e futëm në institucionet. Tash rradhën e ka bordi drejtues i NQP-së, i cili duhet të bëjë një zgjidhje për këtë problem”, deklaroi Ministri Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov

Ndryshe, transportuesit privatë nga “Slloboda Vrevoz” dhe “Makexpres” kanë nisur bllokimin e kryeqytetit më 28 nëntor, me rreth 30 autobusë në udhëkryqin afër Mavrovkës, në bulevardet “Goce Dellçev” dhe “Krste Petkov Misirkov” kërkuan që borxhet e tyre të paguhen, në mënyrë që ata të fillojnë përsëri punën. Pasi nuk pati rezultat, më 5 dhjetor të këtij viti, transportuesit privatë bënë një bllokadë më të madhe duke vendosur rreth 200 autobusë në disa pika kryesore të kryeqytetit. I larguan autobusët pasi kryeministri premtoi se do të ulet të zgjidh problemin e tyre./KlanMacedonia

adv