27 C
Skopje
E mërkurë, 3 Qershor, 2026
Home Blog Page 2735

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

0

Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendim me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,44% në raport me vendimin e datës 12.12.2022.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) rritet për 3,00 den/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të Mazutit M-1
SU nuk ndryshojnë.

Nga data 17.12.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 76,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 78,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 80,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 78,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 39,370 (denarë/kilogram)

adv

Anketë e IHPSH: VMRO – 19,7%, LSDM 12.9%, BDI 6% dhe ASH 2.9%

0

Instituti për hulumtime politike nga Shkupi, ka realizuar një hulumtim telefonik në periudhën prej 11 deri më 14 dhjetor, duke kërkuar mendimin e gjithsej 1117 qytetarëve në nivel republikan, informon Zhurnal.

Qytetarët kanë shprehur qëndrimet e veta lidhur me mbështetjet për partitë politike dhe çështje aktuale.

Sa i përket cilën parti politike do ta votonit nëse javën e ardhshme mbahen zgjedhje parlamentare rezultatet janë si në vijim:

Asnjë – 24.9%
Nuk tregon – 14%
Nuk e di – 9.7%
LSDM – 12.9%
VMRO-DPMNE – 19.7%
BDI – 6%
Besa – 2.2%
ASH – 2.9%
Alternativa 0.9%
E Majta 3.9%
Tjetër 2.9%

Sa i përket politikanëve dhe besueshmërinë ndaj tyre, rezultatet janë si në vijim:

Asnjë – 47.2%
tjetër – 1.4%
Nuk e di – 6.4%
Zoran Zaev – 1.7%
Hristijan Mickoski 13%
Ali Ahmeti 6.2%
Afrim Gashi – 0.9%
Bilall Kasami – 2.1%
Zijadin Sela 1.8%
Dimitar Apasiev – 3.3%
Nikolla Gruevski – 2%
Maksim Dimitrievski 3.1%
Branko Crvenkovski – 1.6%
Arben Taravari 1.5%
Stevo Pendarovski – 2.6%

Sa i përket ardhjes së amerikanëve, 50,1% e qytetarëve shprehen se kjo është përshkak se Qeveria ka dështuar totalisht në këtë plan.

Sa i përket në cilin drejtim po lëvizë Maqedonia, në drejtim të duhur apo të gabuar, 59,7% janë shprehur se të gabuar.

adv

Kreu i ri i SPAK/ Berisha: Betejë e turpshme mes Ramës dhe Kim!

0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama dhe ambasadoren amerikane, Yuri Kim se po ndërhyjnë për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Berisha shprehet se kryeministri po zhvillon një ‘betejë’ me ambasadoren amerikane, për të zgjedhur në krye të Prokurorisë së Posaçme, Edvin Kondilin.

“Kurrë në histori, as në romanet e Markezit, nuk mund të gjesh një betejë të turpshme midis një kryeministri dhe një ambasadori që me ligj nuk kanë asnjë lidhje me emërimin e kreut të SPAK-ut. Ç’punë ka një kryeministër se kush emërohet në krye të SPAK-ut? Ka vetëm dosjen e tij, sepse dosja e djegësave është dosje e një organizate kriminale, në të cilën ka firmosur Edi Rama.

Prandaj ai bën këtë figurë të turpshme, diskrediton totalisht nj organ, e asgjëson, në një kohë me ligj, kryetari i SPAK ka vetëm një funksion, të ndajë dosjet. Nuk ndërhyn dot në hetim te prokurori. Me Kushtetutë. Beteja është surrealiste. Nuk ndodh kurrë.

Tani do organin e akuzës, o Kondili o nuk ka, thotë. Duke diskredituar totalisht këtë institucion, duke e asgjësuar këtë institucion.”– tha Berisha në takimin e përjavshëm me gazetarët.

adv

Ja çfarë thotë policia për alarmet për bomba në aeroport dhe vendet tjera

0

Policia e Maqedonisë së Veriut përfundoi me kontrollet në aeroportin e Shkupit dhe në disa shkolla dhe konfirmoi se bëhet fjalë për alarme të rreme, njoftuan nga MPB-ja.

Nga ky dikaster theksuan se pas përfundimit të kontrolleve do të informojnë edhe për objektet e tjera.

Sot në mëngjes në adresat elektronike të dhjetë shkollave të Shkupit dhe pesë në Manastir, si dhe në Federatën e Futbollit të Maqedonisë (FFM), Hotel “Aleksandar Palas”, Hotel “Merriot”, Qendra tregtare “Ist Gejt Moll”, Salla sportive “Boris Trajkovski” dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit u dërgua kërcënim për vendosjen e mjetit shpërthyes.

Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë u morën masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve.

Këto ditë, cak i alarmeve për bomba, përveç shkollave, janë edhe institucionet, qendrat tregtare dhe objektet e tjera.

Ditën e djeshme u regjistruan 49 alarme për bomba, për të cilat policia, pas kontrolleve, theksoi se ishin të rreme.

adv

340 hektarë tokë është e përmbytur në qarkun Lezhë

0

Në qarkun e Lezhës nuk ka pasur reshje  shiu gjatë 24 orëve të fundit, kurse kuota e lumit Drin është 1.0 m nga +2.0 m kuota kritike.

Hidrovori i Balldrenit punon në kuotën -1.35 m, ndërsa ka rreth 270 hektarë tokë të përmbytura.

Hidrovori  Tale punon në kuotën -1.2 m dhe ka rreth 20 hektarë tokë të përmbytur në kënetën Tresh-Spiten.

Në Bashkinë Kurbin:

Hidrovori Shllinza është në kuotën- 1,05 m. Në fushë e Gjonëmit, ish kënetë ka rreth 50 hektarë tokë të përmbytur.

Lumi Gjader është në kuotën normale , ndërsa ka rënie kuotash dhe në lumin Mat.

Të gjithë hidrovorët janë në gjendje pune dhe të mirë teknike ndërsa nuk ka probleme të furnizimit me energji elektrike.

adv

Tomori i zhgënjyer që nuk u bë pjesë e botërorit!

0

Mbrojtësi i Milanit, Fikayo Tomori, e pranon se ka mbetur i frustruar që nuk ishte pjesë e Kombëtares së Anglisë në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Ish-futbollisti i Chelsea nuk ia doli të ishte në mesin e 26 lojtarëve në këtë Botëror, ku ‘Tre Luanët’ ditë më parë u eliminuan nga turneu më i madh në botën e futbollit.

“Ende jam i zhgënjyer që nuk shkova në Botëror, por futbolli është i tillë. Thjesht duhet të vazhdoj të punoj dhe të qëndroj i fokusuar te Milani”, tha Tomori.

Ai mendon se ky vit ka qenë i mirë për të dhe ‘Rossonerët’.

“Ka qenë një vit i mirë. Ne fituam Serinë A dhe mendoj se në aspektin invidual jam përmirësuar si lojtar”, theksoi Tomori.

adv

Bomba në “Aleksandar Palace” dhe “Boris Trajkovski”

0

Mëngjesin e sotëm ka pasur alarme të reja për bomba në Shkup.

Denoncime për mjet shpërthyes të vendosur ka në FFM, Sallën e Sporteve “Boris Trajkovski”, Hotelin “Aleksandar Palace” dhe në Aeroportin Aeroporti e Shkupit.

Ndryshe, në hotelin “Aleksandar Palace” sot duhej të mbante konferencë për shtyp edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.

adv

Shkupjani keqpërdori paratë e bastores, pritet kallëzim penal

0

Ministria e Punëve të Brendshme njofton një shkupjan ka pranuar se ka marrë paratë e kompanisë së basteve ku punonte dhe të njëjtat ia ka dhënë një personi tjetër për të luajtur në makina të bastit.

“Me datë 15.12.2022, në Stacionin Policor Qendër është zhvilluar bisedë zyrtare me M.S.(24) nga Shkupi. Ai dyshon se në një lokal bastesh në rrugën “Fronti i Popullit”, ku është i punësuar, ka përdorur paratë që i janë besuar dhe ia ka dhënë Z.K. nga Shkupi. Në bisedë ai e ka pranuar veprën penale dhe ka pranuar se në disa raste i ka dhënë të njëjtit gjithsej 650.000 denarë për të luajtur në makineritë për bastore. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

adv

Bombë në Aeroportin e Shkupit, anulohen të gjitha fluturimet!

0

Të gjitha fluturimet jane anuluar për shkak të raportimit për një mjet shperthyes të vendosur në Aeroportin e Shkupit.

Evakuimi urgjent i punonjësve dhe pasagjerëve ështe duke u berë.

adv

Shkup / Janë gjobitur gjithsej 118 vozitës, 5 për përdorim të telefonit

0

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar gjithsejtë 118 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 17 për tejkalim të shpejtësisë, 8 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 gjoba për tejkalim të parregullt.

Janë shqiptuar dhe 5 masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 4 për mosvënien e rripit të sigurisë, tre për kalim në të kuqe në semaforë.

adv