28.2 C
Skopje
E mërkurë, 3 Qershor, 2026
Home Blog Page 2734

Erdogan: Synojmë ta bëjmë Turqinë qendër globale për përcaktimin e çmimit të gazit natyror

0

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Türkiye me iniciativat e saj në sektorin e energjisë synon të bëhet qendër globale për përcaktimin e çmimeve të gazit natyror, raporton Anadolu Agency (AA).

“Synimi ynë është sa më parë të transformojmë vendin tonë në qendër globale ku çmimi i referencës së gazit natyror përcaktohet” tha presidenti Erdoğan në një ceremoni ku u shënua përfundimi i një projekti për të zgjeruar një strukturë nëntokësore të depozitimit të gazit pranë Istanbul-it.

Rajoni veriperëndimor Trakya, që kufizohet me Greqinë dhe Bullgarinë, sipas presidentit Erdoğan, do të bëhet një qendër veçanërisht e rëndësishme si për gazin natyror ashtu edhe për gazin natyror të lëngshëm (LNG) dhe depozitat nëntokësorë të gazit.

Në ngjarjen e organizuar në Silivri, Erdoğan tha se Ankaraja është në kontakt me Moskën, prodhuesin dhe eksportuesin më të madh të gazit natyror, duke theksuar se ata do të ndërmarrin hapat e nevojshme për ta bërë Türkiye-n qendër energjetike.

Duke theksuar rëndësinë e objekteve të magazinimit pasi vendet evropiane përballen me perspektivat e mungesës së energjisë, Erdoğan tha se objekti i magazinimit nëntokësor të gazit natyror në Silivri me zgjerimin e tij tani është më i madhi në Evropë, respektivisht me një kapacitet prej 4,6 miliardë metra kub.

Presidenti Erdoğan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, diskutuan mënyrat si vendet të punojnë së bashku në ndërtimin e një qendre të gazit natyror në rajonin Trakya të Türkiye-s.

Pas bisedimeve me presidentin rus më herët këtë vit, presidenti turk njoftoi se Ankaraja dhe Moska, pas propozimit nga Rusia, do të punojnë së bashku për ndërtimin e një qendre të gazit natyror në Trakya.

adv

Ndërron jetë gazetari i mirënjohur Milaim Krasniqi

0

Ka vdekur në moshën 53-vjeçare Milaim Krasniqi, njëri ndër gazetarët e shquar të sportit të Kosovës.

Vdekja e tij rrodhi si pasojë e komplikimeve që u shfaqën kohët e fundit nga kanceri.

Përkundër përpjekjeve dhe angazhimeve të mjekëve në Kosovë, Turqi dhe në Francë, ato nuk patën sukses.

Në vitin 2001 ai u punësua në Radio Kosova ku ka vazhduar të punojë deri në ditët e fundit të jetës.

Gjatë kësaj periudhe ka komentuar mbi 2000 ndeshje të futbollit nga vendi i ngjarjes.

Vite me radhë ishte Redaktor Përgjegjës i programit në RTK-Radio Kosovë dhe kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës.

adv

Arrestohen dy shkupjan, deshën ta hedhin në erë një lokal!

0

Pas një mosmarrëveshjeje me pronarin e një lokali në Shkup, dy shkupjanë kanë dashur që të hedhin bombë në lokal. Ty dy personat janë arrestuar, ndërsa bomba e paplasur është marrë marrë nga autoritetet kompetente.

“Me datë 16.12.2022 rreth orës 01:25 në një objekt hoteliere në bulevardin “K.J.Pitu”, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria M.S (40) dhe A.P (45), të dy nga Shkupi. Pak para kësaj, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme me drejtuesit e objektit, ata kanë dashur të hedhin një granatë dore në objekt. Personat janë ndaluar në stacion, ndërsa bomba e paplasur është siguruar dhe marrë nga Njësia Kundër Terrorizmit. Nuk ka pasur të lënduar apo dëme. Pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse”, thonë nga MPB.

adv

Ja sa do të kushtoj zbukurimi i Shkupit për festat e fundvitit

0

Tradicionalosht në qendër të Shkupit po vendoset tregu ku do të shërbëhen vizitorët në prag të festave të vitit të ri.

Së shpejti do të vendoset edhe bredhi, ndërsa drita vendosen edhe nëpër rrugë të qytetit.

Kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska tha se edhe pse në krizë financiare, Shkupi megjithatë do të zbukuruohet për vitin e ri.

Ajo tha se po ashtu do të ketë edhe program për vit të ri në qendër të Shkupit dhe se zbukurimi i qytetit nuk do të kushtojë më shumë se 250 mijë euro si në vitet paraprake.

adv

Kujtim Xhelili, shqiptari i parë – Specialist Kardiokirurg

0

Nga dita e sotme Përshefca dhe Tetova kanë edhe një Specialist Kardiokirurg!

Dr. Kujtim Xhelili, është Kardiokirurgu specialist i parë shqiptar në Klinikën e Kardiokirurgjisë Shtetërore – Shkup!

 

adv

Grubi, Osmani e Shaqiri sot isnpektuan punimet infrastrukturore në Likovën e Erkan Arifit

0

Bashkë me ministrat Bujar Osmani, Jeton Shaqiri dhe zëvendësministrin Bekim Rexhepi u mirëpritëm sot nga kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi dhe deputetët e kësaj zone, Arbër Ademi dhe Berat Ајdari për të mbikëqyrur nga afër realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore për banorët e kësaj zone që kanë përkrahjen e Qeverisë.

Mbikqyrëm asfaltimin e përfunduar të rrugës lokale në fshatin Hotël, investim prej 190.000 eurove të siguruara nga Byroja për viset e pazhvilluara dhe Komuna e Likovës.

Shënuam edhe fillimin e punimeve për realizimin e projektit të rekonstruimit të rrugës lokale nga varrezat e fshatit Likovë në drejtim të restoranit Freskia, projekt për të cilin janë ndarë 795.000 euro nga Banka Botërore përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Projekti do të përfshijë rregullimin e rrjetit atmosferik, trotuareve, ndriçimit publik, ndërtimin e murit mbrojtës dhe asfaltimin e tërësishëm të rrugës.

Qeveria në vazhdimësi mbështet realizimin e projekteve të rëndësishme për jetë më cilësore në komunat e vendit!

adv

Çfarë po ndodh me Alternativën, Afrim Gashi mes dy “zjarreve”

0

Alternativa akoma nuk ka marrë në konsideratë kërkesat e “grupit të zjarrit” brenda kësaj partie të cilët më 14 nëntor kërkuan shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali. Akuzat se ministri Sali nuk i ka realizuar synimet dhe nuk i ka përmbushur objektivat partiake të drejtuara nga 11 anëtarë të degës së Çairit, nuk i kanë mjaftuar kreut të AAA-së, Afrim Gashi që brenda 10 ditëve të inicion shkarkimin e Sali. Nga Alternativa thonë se çështja do të diskutohet në mbledhjen e parë të Kuvendit Qendror të partisë.

“Nëse mendoni për një konferencë për opinionin që kanë pasur disa aktivistë të Alternativës, ne nuk është se nuk e kemi shqyrtuar, ajo ka mbetur të diskutohet në organet e partisë dhe të dalim me një qëndrim. Aktualisht Alternativa është e konsoliduar dhe nuk kemi asnjë element që mund të asociojë në segregacion ose me trema që i preferon opinioni, përçarje. Nuk është se është krijuar ndonjë komision i veçantë, por neve do ta diskutojmë këtë çështje në mbledhje të kryesisë qendrore të partisë dhe aty do të zgjidhet mënyra më e mirë se si duhet të reagojë partia drejtë një kërkese të tillë”, njoftojnë nga Alternativa.

Dega e Çairit, respektivisht 11 anëtarët të cilët kërkojnë shkarkimin e Sali thonë se i japin hapësirë dialogut dhe debatit brenda partiak. Në rast se nga mbledhja e parë e Kuvendit Qendror nuk dalin rezultate konkrete, ashtu edhe siç kishin paralajmëruar më 14 nëntor, përgjegjësia për hapat e mëtejmë dhe pasojat politike sipas tyre bien ekskluzivisht mbi kreun e partisë Afrim Gashi. Në mesin e pakënaqësive të 11 anëtarëve të degës së Çairit është potencuar mos marrja e dy drejtorive në klinikat universitare dhe kryetarin e bordit drejtues në Fondin Shëndetësore, mos avancimi i kuadrove shqiptar, mungesa e projekteve konkrete sipas tyre si dhe mungesa e investimeve kapitale në vendbanimet shqiptare. /Alsat.mk

adv

Çmimin e parë për skulpturë tradicionale e fiton Destan Gashi me veprën, “Hasjanja duke i dhënë gji fëmiut”

0

Është kënaqësi e pa përshkruar, nderim dhe vlerësim për një artist që jeton larg atdheut, kur e vlerëson dhe nderon atdheu i tij. Atdheu të cilin e ëndërron, e ka në mendje dhe zemër, është tringëllimë e daltës së tij, tek skalitë gurin për të nxjerrë figurën e femrës shqiptare, e shumë e shumë skulpturave të tjera që ‘flasin e frymojnë’ shqip në shumë vende të botës…

Destan Gashi, maestro i skulpturës nga Kosova me vendbanim në Austri, kësaj radhe ishte pjesëmarrës i Bienales se Skulpturës “ Skulpt- Fer”, edicioni i dytë me radhë, i cili mbahet në qytetin e Ferizajt.

Në këtë edicion janë dorëzuar 55 vepra skulpturale nga 30 autorë nga qytete të ndryshme nga Kosova dhe Shqipëria dhe një artist nga Austria.

Skulptori i mirënjohur nga Kosova ( Zoqishtë – Rahovec) me vendbanim në Austri (Vjenë), Destan Gashi, me tri skulpturat e tij të skalitura në gur, mahniti artdashësit e shumë.

Jetullah Sylejmani, kurator i ekspozitës, në katalogun e ekspozitës e vlerëson:

“Një nga artistët që kemi nderin dhe privilegjin ta kemi në këtë edicion është skulptori i njohur shqiptar Destan Gashi, mjeshtër i madh i skulpturës me shumë suksese në botë.

Destani në këtë bienal prezantohet me tre vepra skulpturale në mermer “ Hasjanja duke i dhënë gji fëmiut”, “Hasjanja nga Demjani me djep” dhe “Bukatorja” ku vihet re se artisti është frymëzuar nga kultura dhe veshja tradicionale e grave nga Hasi, duke shfaqur një dashuri nostalgjike për traditën shqiptare. Këto punime janë realizuar me një studim, ndjeshmëri emocionale dhe ndjeshmëri të veçantë në skalitje të gurit”.

Skulpturat mahnitëse të Destan Gashit u vlerësuan nga pjesëmarrësit dhe juria profesionale në përbërje: Ismet Jonuzi, kryetar i jurisë, Adem Rusinovci dhe Ardian Kadriu, duke i ndarë Çmimin e parë për Skulpturë Tradicionale “ Skulpt – Fest” për veprën me titull “Hasjanja duke i dhënë gji fëmiut”, ndërkaq çmimi i dytë për Skulpturë Bashkëkohore iu nda dy artistëve: Dardan Murselit për veprën “ Pa titull” dhe Butrint Morinës për veprën “The milky way”.

Ekspozita do të jetë e hapur deri me 29 dhjetor, nga e hëna në ditën e premte prej orës 8:00 deri në ora 16:00.

adv

Ja cili drejtor e ka firmosur shtetësinë për Onyshchenko-n

0

Në opinion ka rrjedh dokumenti në të cilin drejtori i sapo zgjedhur i Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK), Zare Milloshevski ka të vendosur firmën e tij në vlerësimin e dërguar nga Agjencia për Siguri Kombëtare deri në MPB në të cilin thuhet se për Aleksander Onishçenkon nuk ekziston pengesë e karakterit të sigurisë që i njëjti të pajiset me shtetësi. Në dokument emri i Millosheskit si ndihmës drejtori i Sektorit për verifikime sigurie dhe NATO regjistrit qëndron mbi roli “miratoi”.

Nga Agjencia për Siguri Kombëtare deri në këto momente nuk kanë dalë me një qëndrim për të komentuar autenticitetin e dokumentit. Ditë më parë, kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se nuk përbën pengesë fakti që drejtor i ASK-së është zgjedhur një kuadër nga sektori i cili spiunit rus Onishçenko i mundësoi shtetësi të Maqedonisë së Veriut. Se lëshimi është bërë pikërisht në sektori nga i cili vjen Zare Milloshovski, këtë e dëshmoi më 21 nëntor ish drejtori i ASK-së, Viktor Dimovski.

“Konstatuam se niveli i fundit i cili duhet të bënte konsultim ndërkombëtarë me partnerët në kuadër të NATO-s, ka dhënë mendim pozitiv se personi në fjalë nuk përbën rrezik sigurie por pa e bërë hapin e fundit. Është lokalizuar individi i cili e ka dhënë nënshkrimin pa e kryer punën e tij me ndërgjegje. Janë marr hapa për të konstatuar përgjegjësinë”, deklaroi Viktor Dimovski, Drejtor i ASK-së.

Për shkak se raporti i ASK-së të cilin ish drejtori Dimovski e referoi në Kuvend dhe Qeveri është i karakterit të klasifikuar, nuk dihet nëse në të njëjtin është përfshirë edhe emri i Milloshevskit, por ajo që dihet jo zyrtarisht është se në mesin e të suspenduarve nuk ishte Milloshevski i cili erdhi në krye të ASK-së si pasardhës i Dimovskit pak ditë pasi Qeveria vendosi t’i konfiskon shtetësinë Onishçenkos. Ndërkohë për fatin e Dimovskit si ambasador në Paris, pritet të vendos Komisioni për politikë të jashtme në Kuvend dhe në fund presidenti Stevo Pendarovski. Ky i fundit vendimin e merr varësisht vlerësimit përfundimtar të Qeverisë të cilin deri tek presidenti e delegon përmes Ministrisë së Jashtme. Dimovski u largua nga ASK-ja duke lënë pas vetes mijëra kërkesa për shtetësi të panënshkruara, shumë institucione duke çaluar në procedura si pasojë e mungesës së certifikatave të sigurisë për të punësuarit dhe mbi gjitha, pa objektin e ri të ASK-së i cili duhej të pavarësonte këtë institucion nga MPB-ja. /Alsat.mk

adv

Ja çfarë thotë Giroud për Argjentinën, i befason të gjithë!

0

Olivier Giroud foli për mediat pasi mundi Marokun dhe siguroi një vend në finale, takim në të cilin Franca e tij do të përballet me Argjentinën. Një kundërshtar që ai e konsideron “nuk është vetëm Messi”.

Sulmuesi francez ishte plot lëvdata për Albiceleste, një skuadër që e konsideron shumë të rrezikshme jo vetëm për shkak të pranisë së ’10’ argjentinase: “Messi është një lojtar i jashtëzakonshëm, do të duhet të bëjmë mirë në finale. Do të përpiqemi ta ndalojmë atë, por Argjentina nuk është vetëm Messi. Ata kanë lojtarë shumë të mirë”.

Giroud foli për trajnerin maroken, Walid Regragui, me të cilin u takua si lojtar në vitin 2007 te Grenoble: “E kam përgëzuar atë, ajo që ka bërë është e pabesueshme. Ai është një person i madh dhe meriton të gjitha lëvdatat. Ka zhvilluar një Botëror i madh”.

Sulmuesi transalpin foli për atë që do të thotë për të dhe ekipin e tij të përsërisin finalen e Kupës së Botës vetëm katër vite pasi u kurorëzuan kampionë: “Është e mrekullueshme të jesh këtu katër vite pas finales së Moskës. Ne kemi pasur cilësinë e nevojshme të ruajmë ritmin, madje ta rrisim nivelin.

Jemi me fat që kemi disa të rinj shumë të talentuar që do të mund të luajnë në një finale. Ne do të përpiqemi t’i vendosim të rinjtë në kushtet më të mira për ta përballuar si duhet këtë ndeshje”.

adv