28.2 C
Skopje
E mërkurë, 3 Qershor, 2026
Home Blog Page 2733

Rikthehet virusi COVID, mbyllen shkollat në Shanghai/Kinë

0

Qyteti më i madh në Kinë, Shangai ka marrë masa për ti mbyllur shkollat dhe t’ia rifillojë mësimi online si shkak i përhapjes së virusit Covid dhe rasteve të shumta, informon Populli.

Nga dita e hënë në Shangai do të mbyllen edhe disa qendra mjekësore dhe qendra mjekuese për femijet.

Të gjitha këto masa kanë ardhur si shkak i autoriteteve kineze në fillim të këtij muaji, ku edhe ka pasur shumë protesta nga qytetarët duke mos dashur të izolohen përsëri në karantinë.

adv

Konfiskohet ari dhe deviza me vlerë deri 1 milion euro!

0

Konfiskim rekord doganor i devizave dhe arit në vlerë prej një milion euro

Inspektorë të ekipeve mobile të Drejtorisë së doganave dje në VK Bogorodicë gjatë kontrollit të autobusit zbuluan dhe konfiskuan 262.750 dollarë, 155.760 euro dhe 12 kilogramë ari dhe stoli të arit me vlerë prej rreth 600.000 euro, kumtoi Drejtoria e doganave.

Për shkak të ekzistimit të dyshimit, autobusi me targa turke, drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili qarkullonte në linjën e rregullt Shkup – Stamboll (Turqi) gjatë daljes nga vendi ishte drejtuar për kontroll të hollësishëm në terminalin doganor të VK Bogorodicë. Gjatë kontrollit është zbuluar nj[ë bunker i bërë posaçërisht, në të cilin janë gjetur stoli të llojllojshme të arit dhe pllaka ari me forma të parregullta, si dhe sasi e madhe e devizave.

Malli me vlerë prej gjithsej rreth një milion euro dhe autobusi përkohësisht janë mbajtur dhe dorëzuar Sektorit për hetime në Drejtorinë e doganave për hetim të mëtutjeshëm.

Me parashtrim të paraqitjeve adekuate, rasti do t’i dorëzohet Prokurorisë themelore publike, ceket në kumtesën nga Drejtoria e doganave.

adv

“KM Shkupi” dekorohet me 9 medalje në Bullgari

0

KM Shkupi edhe këtë radhë ka arritur të fitojë 9 medalje ne një nga turnetë me të mëdha në Bullgari, Petrich.

“Gjatë ditës së sotme në Bullgari u mbajt turneu ndërkombetar “Vencislav Polizoev” ku pjesmarrës ishin klube të ndryshme si nga Greqia 🇬🇷, Maqedonija e Veriut 🇲🇰 dhe Bulgaria 🇧🇬 ku klubi jonë mori pjesë me 11 mundës, 9 prej tyre arriten të marrin medalje! 2 medalje të arta dhe 7 medalje te bronzta ju takuan mundesave të KM Shkupit.”

Bamir Sejfullau ne kategorinë 24kg 🥇 dhe
Abdulaziz Azizi ne kategorine 38kg 🥇 u shpallën kampionë.

Medalje të bronztë fituan:

24kg Jusuf Zaimi vendi🥉
24kg Bashkim Sulejmani vendi 🥉
30kg Harun Memedi vendi 🥉
32kg Eren Murtezi vendi 🥉
32kg Zaim Zaimi vendi 🥉
35kg Elmedin Ajrullau vendi 🥉
57kg Mustafa Saliu vendi 🥉

Kurse me vendin e 5 u desht të pajtohen
Berat Ramadani dhe Ubejd Fuga.

adv

Ganiu mori pjesë në eventin “Të festojmë jetën”, organizuar nga Shoqata Ezra

0

Të festojmë jetën, u titullua eventi unik që u realizua sot nga shoqata Ezra dhe me qëllim të sensibilizimit të popullatës për luftën kundër kancerit të gjirit.

Në këtë ngjarje ku të pranishëm ishim bashkë me ambasadoren e 🇺🇸Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ekselencën e saj Angela Ageler, zonjën e parë të shtetit Elizabeta Gjorgjevska, zv/ministrin e shëndetësisë dr. Vlladimir Rendevski, mjekë eminentë dhe shumë mysafirë të tjerë u përçua porosia se duhet të flasim dhe të kemi një ndikim të rëndësishëm edhe në rritjen e ndërgjegjësimit kolektiv për rrezikun që mbart kanceri i gjirit për më shumë se një ditë, më shumë se një muaj.

Lufta globale kundër kancerit të gjirit meriton vëmendjen e të gjithëve ne.

Shëndeti i grave duhet të jetë gjithmonë në vëmendjen tonë. Aq më tepër kur luftojnë me sëmundjen, me vuajtjet dhe trishtimin që ajo sjell.

adv

Javën e ardhshme KRRE sjell vendim për çmimin e energjisë elektrike në RMV

0

Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit (KRRE) javën e ardhshme ta sjellë vendimin për çmimin e energjisë elektrike në tregun e rregullt, që do të vlejë prej 1 janarit deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm. SHA EMV dje dhe pardje i parashtroi ofertat e tenderëve për çmimin e energjisë elektrike pas të cilave “EVN Elektrodistribuimi” do t’i mbulojë humbjet në sistemin distributiv dhe për çmimin për “EVN Home” për furnizim të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, ndërsa të hënën duhet ta parashtrojë ofertën për çmimin për mbulim të humbjeve në sistemin bartës të MEPSO-s.

EMV dje ofroi 56, në vend të 46 eurove të deritanishme për megavat orë për furnizim të energjisë elektrike për tregun e rregullt në thirrjen e “EVN Home”, ndërsa pardje 110 euro për megavat orë, në vend të shumës së deritanishme prej 143 euro në thirrjen për furnizim të energjisë elektrike për nevojat e humbjeve teknike në sistemin e “EVN Elektrodistribuimi”.

EMV brenda ditës siguron rreth 10.000 megavat orë energji elektrike për nevojat e “EVN Home”, 4.500 megavat orë për nevojat e “EVN Elekstrodistribuimit”, 350 deri 400 megavat për nevojat e MEPSO-s dhe rreth 500 megavat përmes “EMV Shitja” për shkollat, ndërmarrjet e ujësjellësit dhe industrinë ushqimore.

Ndërkohë përgjegjësit thonë se angazhimi i Qeverisë është të mos ketë rritje të konsiderueshme të çmimeve të energjisë elektrike pas 1 janarit të vitit të ardhshëm, edhe pse tenderi i shtrenjtimeve të energjensëve për prodhim të energjisë elektrike dhe rritja e çmimeve të bursës tregojnë se duhet të ketë rritje më të madhe të çmimeve.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi porositë se “nuk do të realizohen paralajmërimet de pritjet e të ashtuquajturve ekspertë energjetik në shtetin tonë” dhe nuk do të ndodhë rritje e tillë e çmimit të energjisë elektrike, madje ndoshta në raste të caktuara do të ketë edhe ulje të çmimit të saj me qëllim që t’u dilet në ndihmë qytetarëve dhe konsumatorëve të vegjël.

Drejtori i përgjithshëm i MEPSO-s, Vasko Kovaçevski thotë se e tërë ajo që po e bëjnë në këtë periudhë është që të mos ketë rritje të çmimeve, madje, siç thotë, është e mundur të ketë edhe ulje të caktuar të çmimit për bllokun e parë dhe të dytë në të cilët hyjnë qytetarët të cilët kursejnë dhe shpenzojnë më pak energji, si dhe qytetarët të cilët kanë të ardhura më të vogla dhe jetojnë në objekte më të vogla dhe ata me të ardhura më të ulëta.

Ai thekson se duhet të bëhet një lloj baraspeshe në mënyrë që të ketë, siç tha, drejtësi sociale dhe ata të cilët kanë fatura më të ulëta të paguajnë më pak, ndërsa ata të cilët i lejojnë vetes konsum më të madh të energjisë elektrike të paguajnë më shumë.

Konsideroj, shton ai, se tek ata do të ketë ulje të konsiderueshme të çmimit të energjisë elektrike.

Pritet nga e marta, e deri në fund të javës së ardhshme KRRE ta sjellë vendimi për çmimin e energjisë elektrike që do të vlejë prej 1 janarit të vitit të ardhshëm në mënyrë që me kohë EVN t’i përgatisë softuerët. Tani për tani dihet se pas 1 janarit do të rritet TVSH-ja për energjinë e shpenzuar elektrike nga 5 të tanishmet, në 10 për qind, por megjithatë do të mbetet me shkallë të autorizuar deri në korrik të vitit të ardhshëm, kur në pajtim me vendimin e Qeverisë duhet të kthehet në të zakonshmet – 18 për qind.

adv

Kroaci – Marok, sot luhet finalja e vogël

0

Botërori i Katarit ka ardhur drejt fundit me finalen Argjentinë-Francë që do të vendosin se kush do të jetë Kampioni i Botës. Por përpara saj luhet sfida për medaljen e bronzit, midis Kroacisë dhe Marokut të cilat do të përballen me njëra-tjetrën në stadiumin “Khalifa International”, në orën 16:00.

Të dyja këto kombëtare u cilësuan surprizë për ardhjen e tyre deri këtu, të cilat ndodheshin që të dyja në grupin F, ku lanë pas Belgjikën dhe Kanadanë.

Më pas ballkanasit mundën me penallti Japoninë në fazën e 1/8-ave dhe më pas surprizuan botën duke eliminuar po me penallti Brazilin në çerekfinale. Në gjysmëfinale ishte Argjentina ajo që i mposhti me rezultatin 3-0.

Nga ana tjetër, Maroku shkroi historinë si kombëtarja e parë afrikane që arrin gjysmëfinalet e një Botërori. Në fazën e 1/8-ave afrikano-veriorët eliminuan Spanjën me penallti dhe më pas në çerekfinale Portugalinë e Ronaldos me rezultatin 1-0. Në gjysmëfinale ata u eliminuan nga Franca me rezultatin 2-0.

Të dyja priten të dhurojnë shumë emocione në fushën e blertë për të marrë medaljen e nderit.

adv

Çfarë mendon djali i Maradonës për djemt e kombëtares argjentinase!?

0

Diego Armando Maradona Sinagra lindi në shtator të vitit 1986, vetëm pak muaj pasi babai i tij pushtoi botën në Kupën e Botës në Meksikë. Ata kaluan vite pa pasur kontakte, por, në fazën e fundit të jetës së “yllit” argjentinas, patën një marrëdhënie të jashtëzakonshme. Ai është djali i madh mes pesë fëmijëve legjitimë që la Diego. Aktualisht, Diego Junior drejton një ekip në kategoritë e ulëta të Italisë, Napoli United.

Maradona Junior po e përjeton Kupën e Botës si të gjithë argjentinasit, pavarësisht se ai vazhdon të jetojë në Napoli, ku ka lindur: “Po e jetoj si i çmendur Botërorin, po i shikoj të gjitha ndeshjet, po i shikoj të gjitha lajmet… Dua të vendos “yllin” e tretë në gjoks se vërtet këta djem e meritojnë. Ata po bëjnë gjithçka për fanellën dhe shpresoj që të ndodhë”.

Kur pyetet për atë që do të ndiente babai i tij për këtë Botëror, Diego Junior nuk ka dyshime. “El Diez” e donte Kombëtaren e tij dhe do të vazhdojë ta dojë edhe nga parajsa.

“Unë jam plotësisht i bindur që babai im është krenar për mënyrën se si ata po mbrojnë fanellën dhe për dëshirën kanë. Babai im është krenar atje lart.”

adv

MPJ e Gjermanisë: Kur udhëtoni për RMV të keni kujdes!

0

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë kërkon vigjilencë nga qytetarët gjermanë kur udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut, për shkak të raportimeve për bomba.

“Kërcënimet me bomba përmes emailave ndaj institucioneve dhe objekteve publike janë regjistruar së fundi në kryeqytetin Shkup. Fillimisht ata synuan shkollat ​​dhe objektet qeveritare, por hotelet dhe institucione të tjera joqeveritare janë prekur që atëherë. Më në fund, ishte i nevojshëm evakuimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ku trafiku duhej të ndalohej përkohësisht”, thuhet në informacionin e MPJ-së gjermane, transmeton “Deutsche Welle”.

Berlini thekson se deri më tani gjithçka “mbetet nën kërcënim” dhe qytetarëve gjermanë u kërkohet të jenë vigjilentë dhe të kujdesshëm, si dhe të informohen nga media të besueshme lokale dhe sociale në lidhje me situatën aktuale dhe të ndjekin rekomandimet e autoriteteve lokale dhe forcave të sigurisë. (INA)

adv

Ja kur fillon “BBV Albania”

0

Tashmë është zyrtare! Sapo u bë me dije se kur nis BBV Albania dhe në fakt të gjithë thuajse e dinim. Spektakli i shumëpritur nis më 24 dhjetor.

“Gjithçka që dëshironi për Krishtlindje është Big Brother VIP Albania”, ka shkruar Arbana në një video të publikuar në faqen e saj në Instagram.

Më herët, Arbana në një intervistë, ka zbuluar se personazhet këtë vit janë më tepër aktivë.

“Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar.Të gjithë ata që kanë marrë pjesë janë parë në 360 gradë, në të mirat dhe dritëhijet e tyre, por kanë sjellë te shikuesit më shumë të mira sesa skandale, personazhet ishin me të vërtetë shumë simpatikë. Ky antagonizmi Ilir-Donald tërhoqi shumë, tifozeritë u krijuan.‘Big Brother’, edicioni i dytë VIP, do të nisë brenda këtij viti, është përzgjedhur kasti. Nuk kemi kërkuar gjëra të veçanta, të çuditshme.Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere interesantë, të këndshëm, pas së cilëve njerëzit të afeksionohen. Çfarë ndodhi me ‘Big Brother’-in vjet ishte se njerëzit i pëlqenin personazhet e ‘Big Brother’-it, u bënë fansa të tyre, nuk është se e ndiqnin ‘Big Brother’-in për të parë sherre dhe skandale, këtë gjë kemi kërkuar prapë. Ndryshe nga viti i kaluar, janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera, nuk po them më të mira, por shumë më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë. Mesa duket kemi bërë një punë shumë të mirë edicionin e kaluar”, ka thënë ajo.

adv

Sela: Derisa shqiptarët po dergjen burgjeve, kriminelët po lirohen!

0

Shkruan: Ziadin Sela

Pas shumë kriminelëve, terroristëve e të korruptuarve, sot u lirua nga dënimi edhe një kriminel tjetër, madje për të disatën herë me radhë.

Ndërkohë, si Feta Alimi dhe shumë shqiptarë të tjerë vazhdojnë të dergjen burgjeve, disa edhe vdiqën aty, me të vetmin faj, sepse janë shqiptarë dhe kanë shpëtuar shqiptarë.
Feta dhe ju vëllezër të tjerë, të jeni të bindur se kësaj të keqe do t’i vijë fundi, sepse zullumit i vjen fundi kur trashet më së shumti.

Jeni gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona dhe do të mbeteni amaneti jonë!

adv