28.2 C
Skopje
E mërkurë, 3 Qershor, 2026
Home Blog Page 2732

Kovaçevski: Nga 1 janari çmimi i rrymës mund të ketë lirim

0

“Çmimi i ofruar nuk do të jetë goditje për qytetarët. Çmimi përfundimtar, i cili përbëhet nga tre parametra të çmimeve që përcaktohen përfundimisht nga Komisioni Rregullator i Energjisë, siguron që qytetarët të mos goditen me çmimin e ri, sipas përllogaritjeve fillestare, madje mundësohet ulja e çmimit të rrymës për konsumatorët e vegjël, përkatësisht kompanitë që punësojnë 98 për qind të të punësuarve në shtet”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Për të shmangur goditjen e çmimeve, si më parë, Kovaçevski thotë se shteti ka burime të caktuara financiare në buxhet, si për vitin 2022 ashtu edhe për vitin 2023.

“Unë dhe ministri i Financave në mënyrë shumë transparente informuam në një konferencë për shtyp për buxhetin se tashmë kemi vendosur një zë në buxhet prej 250 milionë euro për të përballuar krizën ekonomike dhe energjetike”, deklaroi kryeministri.

Ai informoi se sivjet ESM e rriti prodhimin e saj për 22 për qind, për vitin e ardhshëm planifikohet edhe rritja e prodhimit të ESM në mënyrë që të mund të realizohen planifikimet e parapara. (INA)

adv

Policia në Kumanovë arrestoi dy persona për fishekzjarre

0

“Me datë 17.12.2022 në ora 22:00 në Kumanovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Trafikim të Paligjshëm me Drogë dhe Armë në MPB-së Kumanovë kanë arrestuar S.M.(37) dhe A.B.(28), të dy nga Kumanova. Gjatë kontrollit në shtëpinë e AB, dhe SM., të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur rreth 4000 copë të llojeve të ndryshme të mjeteve piroteknike – fishekzjarre.

Personat janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPS-së.

adv

Putini bëhet gati për ta pushtuar Kievin

0

Takimi i Putinit pasoi pretendimet e komandantit të ushtrisë ukrainase, gjeneral Valerii Zaluzhnyi, se Moska mund të nisë një ofensivë të re në fillim të vitit 2023. Ai paralajmëroi se Rusia po përgatiste rreth 200 mijë ushtarë për ofensivën ndaj Kievit.
Presidenti rus, Vladimir Putin, është takuar me shefat e ushtrisë të shtunën kur është raportuar se po planifikon serinë e sulmeve në Ukrainë. Kremlini ka raportuar se presidenti rus nga e premtja ka qëndruar në bazën e “operacionit special ushtarak”. Putini është parë përkrah ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe shefit të forcave të armatosura, Valeriy Gerasimov.

Takimi i Putinit me udhëheqësit ushtarakë është mbajtur teksa zyrtarët ukrainas kanë thënë se Moska është duke u përgatitur për ofensivën e re, e cila do të nisë pas disa humbjeve të njëpasnjëshme në frontin e luftës.

“Ne do të dëgjojmë komandantët në çdo drejtim operacional dhe unë do të doja të dëgjoja propozimet tuaja për veprimet tona të menjëhershme dhe afatmesme”, u ka thënë Putini udhëheqësve ushtarakë.

Forcat ukrainase ka bërë një sërë përparimesh të mëdha në muajt e fundit, duke përfshirë rimarrjen e Khersonit – i vetmi qytet i madh i kapur nga forcat ruse deri më tani.

Dhe kolapsi i forcave të Moskës në Ukrainën lindore në fillim të këtij viti bëri që shefat ushtarakë të ishin në qendër të kritikave nga figura të medias pro-Kremlinit.

Prania e gjeneralit Gerasimov i jep fund zërave që qarkullojnë në internet se ai ishte shkarkuar nga posti i tij. 67-vjeçari është vënë në shënjestër të kritikave intensive nga komentuesit, të cilët e kanë akuzuar se është tepër i kujdesshëm.

Gjenerali i Forcave Ajrore Sergei Surovikin – i cili u emërua si komandant i Rusisë në Ukrainë në tetor – ishte gjithashtu i pranishëm në takim.

Takimi i Putinit pasoi pretendimet e komandantit të ushtrisë ukrainase, gjeneral Valerii Zaluzhnyi, se Moska mund të nisë një ofensivë të re në fillim të vitit 2023. Ai paralajmëroi se Rusia po përgatiste rreth 200 ushtarë për ofensivën ndaj Kievit.

“Nuk kam dyshim se ata do të kenë një tjetër sulm në Kiev”, ka shtuar ai. “Unë e di se sa njësi luftarake kam tani, sa njësi luftarake duhet të krijoj deri në fund të vitit – dhe, më e rëndësishmja, të mos i prek në asnjë mënyrë tani. Sado e vështirë të jetë”.

Ai ka thënë se sulmi mund të ketë cak Kievin dhe mund të nisë nga Bjellorusia.

Në shkurt, trupat ruse përparuan drejt kryeqytetit ukrainas Kiev pasi kaluan kufirin nga Bjellorusia.

Ndërsa lideri i vendit Alexander Lukashenko ka mohuar vazhdimisht se forcat e tij do të bashkohen në pushtim, mijëra trupa ruse janë aktualisht në vend duke marrë pjesë në atë që Ministria e Mbrojtjes e Moskës e quajti “stërvitje intensive luftarake”.

Putini do ta vizitojë homologun e tij bjellorus në Minsk të hënën.

Por analistët kanë vënë në pikëpyetje aftësinë e Rusisë për të nisur një ofensivë të re në kryeqytetin ukrainas dhe zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se zyrtarët e Inteligjencës Amerikane “nuk po shohin asnjë tregues se ka një lëvizje të afërt në Kiev”.

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes amerikane i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se Rusia ishte detyruar të përdorte municione të vjetra me dekada me shkallë të lartë dështimi, teksa ka hasur në vështirësi të mëdha të furnizimit me armatim.

adv

U përurua libri “UÇK-ja, vlerë kombëtare”

0

Përurimi i librit “Ushtria Çlirimtare e Kosovës, vlerë kombëtare” mblodhi përreth vetes në Prishtinë drejtues të institucioneve, publicistë, shkrimtarë, studiues, veteranë, invalidë e gazetarë.

Përurimi i librit është bërë nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe Institutin Albanologjik të Kosovës.

Në hapjen e këtij përurimi fillimisht foli drejtori ekzekutiv i AShAK-së, Bedri Zyberaj, i cili zbuloi më shumë mbi rrethanat dhe shtysat e këtij publikimi.

“Ky libër është fryt jo i një individi, por i një numri të konsiderueshëm studiuesish të historisë dhe të kulturës sonë. Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk po i ndahen sfidat, edhe pas shuarjes së saj. Ideja për organizimin e një sesioni shkencor ka qenë që prej vitit 2020, kur u bënë publike aktakuzat kundrejt drejtuesve të UÇK-së, por një sesion i tillë nuk u mbajt, për shkak të masave kufizuese të pandemisë”, ka thënë Zyberaj.

Në përurimin e këtij libri morën fjalën edhe dekani i Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore të Universitetit të Evropës Juglindore – Tetovë, Abdulla Azizi dhe publicisti Muhamet Mavraj, të cilët folën mbi publikimin që ka parë së fundmi dritën e botimit, duke theksuar në ligjërimin e tyre epopenë dhe rëndësinë e përveçme të UÇK-së në përpjekjet çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës.

“Botimi të cilën e keni në duar paraqet një kontribut të rëndësishëm akademik për audiencën kosovare dhe me gjerë. Autorët këtu bëjnë një analizë të thelluar të veprimtarisë së UÇK-së, nxjerrin konkluza me bazë shkencore për retrospektiven historike të ngjarjeve dhe ndodhive reale, duke përgenjështruar të pavërtetat dhe trillimet për zbehjen e idealit kombëtar të UÇK-së. Rëndësia e këtij botimi del në pah duke parë vëmendjen në rritje që po i kushtohet aktivitetit shtetformues të UÇK-së në etablimin e një shteti sovran, si subjekt i barabartë në komunitetin ndërkombëtar dhe në marrëdhëniet me vendet tjera. Ky tekst bëhet i rëndësishëm si në kuadrin e një vlere të shtuar për historinë e shtetformimit të Kosovës po ashtu edhe në studimet e bashkëkohore në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sigurinë ndërkombëtare në mjedisin akademik shqiptar”, ka thënë Azizi.

Në fjalën përmbyllëse të përurimit të librit ka folur edhe drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido, duke nënvizuar rëndësinë e një produkti shkencor të këtij lloji, që duhet të shërbejë si një mësim për të ardhmen.

“Është detyrë dhe kënaqësi që të jemi së bashku në rrethana të tilla për të prodhuar produkt shkencor, jo thjesht për të kaluarën, por për të parë të ardhmen përmes së kaluarës. Sepse fusha e historisë dhe e shkencave humane në përgjithësi, por edhe çdo shkencë tjetër ekziston, në mënyrë që e ardhmja të jetë më e mirë. Dua të falënderoj bashkëorganizatorët dhe do të veçoj Bedriun sepse e kuptoj se pse nuk u zgjat për të treguar se çfarë është bërë për të arritur në një deklaratë të përbashkët, për të dhënë një ton brenda vijës shumë të hollë të shkencores dhe njëherazi të qartë”, u shpreh Bido.

adv

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

0

Temperaturat për ditën e sotme do të jenë stabile. Në mëngjes do të lëvizin nga 4 gradë celcius deri në 6.

Pasditja do të jetë më e nxehtë, ku temperaturat do të arrijnë deri në 9 gradë celcius.

adv

Në ethet e finales së madhe të botërorit! TVM2 bën përgaditjet e fundit për spektaklin e madh futbollistik.

0

Për gati një muaj rresht ishim dëshmitarë dhe përjetues të shumë emocioneve e dramave të cilat më së miri dinë ti dhuroj futbolli. Të dielën po merr fund ngjarja më e madhe sportive e këtij viti.
Franca apo Argjentina. Kush do të fiton kampionatin botëror Qatar 2022. Kjo është pyetja, përgjigjen e së cilës me plot kureshtje po e presin miljarda futboll-dashës në mbarë globin. E këtë përgjigje do ta mësoni ekskluzivisht në ekranin e TVM2 nesër me fillim nga ora 16.

Për tua zbukuruar shikuesve finalen e madhe, redaksia e sportit po bënë përgaditjet e fundit. Transmetimi do të fillon prej ora 15:00 me analiza të ndryshme në studio, e pastaj për të kurorëzuar këtë një mujor me finalen e madhe.

“Është diçka shumë e veçantë, jo vetëm për mua, por edhe për të gjithë kolegët që bashkarisht kemi punuar në këtë projekt gjigand gjatë këtyre 30 ditëve. Do të ketë edhe pjesë të studios, para fillimit. Analiza të ndryshme me të ftuar shumë të veçantë, të cilët janë prej ekspertëve më të mëdhenj të futbollit në vendin tonë dhe marrur në përgjithësi është me të vërtetë një privilegj shumë I madh dhe një përgjegjësi për të cilën nevojitet një përgaditje shumë e madhe dhe për të cilën lirisht mund të them se jam thuajse 24 orë me cellular në dorë, por edhe para kompjutorit duke lexuar se cilat janë aktualitetet, risitë më të fundit, por kuptohet edhe statistikat që I bëjnë më të vaçanta transmetimet, komentimet , por edhe I tërheqin shikuesit në mënyrë të ndryshme.”, tha Mustafa Ademi, redaktor i redaksisë së sportit në TVM2.

Duke qenë se vitet e kaluara shqiptarët e vendit tonë e kanë pasur gati se të pamundur të ndjekin transmetime të tilla me komentim shqip, kjo ka rezultuar që një pjesë e madhe e popullatës edhe rregullat e futbollit ti thonë kryeshisht në gjuhë sllave. Një kthesë e madhe u bë në vitin 2002 kur shqiptarët e Maqedonisë patën mundësinë që kampionatin botëror ta shikojnë me komentim në gjuhën shqipe, andaj Ademi apelon që pamarrë parasysh se kush është në vendin e komentimit, shikuesit shqiptarë të ndjekin ndeshjet me komentimin shqip.

“Për fatin tonë të mirë fëmijët tanë dhe të rinjët tanë përcjellin komentimet në gjuhën shqipe, ashtu sipç mendoj se duhet të jetë, në krahasim me disa gjenerata pak më të vjetra të cilët kohë pas kohe variojnë dhe ndryshojnë kanalet duke dashur që të dëgjojnë koemntime edhe në gjuhët tjera, kryesisht në gjuhën maqedone, atë të cilën janë mësuar ta dëgjojnë me vite të tëra në të kaluarën e tyre. Port ash jam I mendimit që pa marrë parasysh është Mustafa Ademi në vendin e komentimit, ndomnjë gazetarë tjetër apo komentatorë nga programi ynë apo nga ndoinjë televizion tjetër, kur është komentimi në gjuhën shqipe duhet ti japim përparësi.”, tha Ademi.

Finalen e madhe me padurim po e presin edhe sport-dashësit në vendin tonë. Për ta kjo finale do të jetë edhe një përballje mes Leo Messit dhe Kylian Mbappes. Të pyetur se cila përfaqsuese do ta ngrit trofeun ata përgjigjen.

“Me asnjërën sjam, mirëpo Franca. Ka ekip më të mirë, ka edhe lojtarë më të mirë.”, u shpreh një qytetar.

“Franca. Mendoj se ka ekip më të mirë.”, tha një qytetar.

“Franca se ka lojtarë më të mirë, individ më të mirë. Unë do të bëj tifo për Francën.”, u shpreh një qytetar.

“Do të doja të jetë Franca. Fillimisht isha për Marokun, por tash jam për Francën sepse nuk e dua Messin.”, tha një qytetar.

“Sipas meje Argjentina do fitojë, sepse ka ekipin më të mirë.”, u shpreh një qytetar.

“Argjentina sepse e ka Messin, është lojtarë më me tituj, ka më shumë emër dhe famë.”, tha një qytetar.

“Argjentina, sepse e dua Messin.”, u shpreh një qytetare.

“Argjentina, se janë më të mirë.”, tha një qytetar.

Si në çdo kampionat tjetër edhe në këtë kampionat kishte shumë surpriza e momente të bukura emocionale, të cilat sigurisht që nuk do të harrohen asnjëherë, por do të ruhen në memorjen e gjithsecilit e do të mbahen mend përgjithmonë.

adv

Bandat kriminale serbe vazhdojnë me barrikadimin në veri

0

Një barrikadë e re është vendosur së fundmi edhe në lagjen Berxhan, në rrugën që të shpie për në komunën e Zveçanit. Policia e Kosovës ka bërë me dije se tani barrikada nga serbët po vendosen edhe në rrugët alternative.

RTK-ja ka raportuar nga vendi i ngjarjes në Lajmet Qendrore, teksa ka konfirmuar se kjo rrugë është barrikaduar me dy kamionë dhe si pasojë liria e lëvizjes është pamundësuar jo vetëm në rrugët kryesore por edhe në ato alternative.

“Derisa erdhëm deri te kjo rrugë, e cila është alternative dhe është pak më larg se sa barrikadat e tjera që janë vendosur deri më tani, kemi parë patrulla të shumta të Policisë së Kosovës si dhe ato të njësisë speciale. Po ashtu, kemi parë edhe vetura të KFOR-it, mirëpo jo edhe tek kjo barrikadë e re që është pak më thellë në zonën malore”, ka raportuar gazetarja Sherifi nga vendi i ngjarjes.

Sipas saj situata në veri është e qetë, porse patrullimet e policisë po shtohen.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se edhe më tutje mbeten të bllokuar zyrtarët policorë nga bllokadat e vendosura në Jarinje dhe Bërnjak dhe ka bërë thirrje që të gjendet një marrëveshje në mënyrë që zyrtarët policorë të paktën të kenë mundësinë e ndërrimit me kolegët e tyre.

Ndërkaq, Sindikata e Policisë i ka bërë thirrje gjatë ditës së sotme Presidencës, Qeverisë, KFOR-it, Eulexit dhe ambasadave të vendeve të QUINT-it që të bashkërendohen dhe të gjejnë një zgjidhje në mënyrë që të krijohen kushtet për një lëvizje të lirë. Sindikata ka thënë se tanimë situata ka dalë jashtë normales dhe duhet të gjenden një zgjidhje, pasi që edhe zyrtarët policorë kanë filluar të kenë përkeqësim të gjendjes së tyre shëndetësore.

Më herët gjatë ditës për situatën në veri ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se policët në veri po angazhohen me moral të lartë e me përkushtim në ofrimin e sigurisë e në mbrojtjen e sovranitetit e integritetit territorial të vendit.

Sipas tij qytetarët e asaj zone po kërkojnë me ngulm heqjen e barrikadave dhe çdo çast i kaluar nën bllokim të barrikadave të ngritura nga grupe të armatosura e kriminale është i tepërt.

Ai ka thënë veriu i vendit tonë, si çdo cep i Republikës, duhet të kthehet sa më shpejtë në normalitet.

adv

Tregtarët në RMV nuk kanë përkrahje nga shteti!

0

Ministria e Bujqësisë u deklarua jokompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes tregtarëve e bujqëve që protestojnë në tregun me shumicë kundër pronarëve të tregut.

Autoritetet japin mbështetje të plotë për prodhuesit, por thonë se kjo nuk është në kompetencën e tyre. Bujqit dhe tregtarët në “Kvantashki” ankohen se vazhdimisht paguajnë taksa shtesë, ndërsa kushtet e punës janë të mjerueshme. Ata shtojnë se pavarësisht rritjes së taksave, në treg nuk janë bërë investime për kushte të përshtatshme pune, ndonëse pronarët e rinj premtuan treg modern.

adv

Kroacia e bronztë, mundi Marokun me rezultat 2:1

0

Kroacia mposht Marokun me rezultatin 2-1 dhe siguron vendin e tretë në Botërorin e Katarit, teksa lojtarët do të rikthehen në shtëpi me medalje. Pas statusit të nënkampiones në Botërorin e kaluar, kombëtarja ballkanase me në krye trajnerin Zlatko Dalic ia del sërish të bëjë një paraqitje mëse dinjitoze, ndërsa nga ana tjetër, për t’u vlerësuar edhe i gjithë rrugëtimi i Marokut që ishte edhe surpriza më e madhe në Katar.

Ndërkaq, sa i takon kronikës së ndeshjes, pjesa e parë nisi me ritëm maksimal teksa ishin kroatët ata që gjetën të parët rrugën e rrjetës me anë të Josko Gvardiol. Talenti i mbrojtjes shënoi me kokë pasi ekzekutimi perfekt të një skeme nga goditja e dënimit. Megjithatë, nga ana tjetër, marokenët nuk u impresionuan dhe reaguan menjëherë teksa në aksionin pasardhës barazuan shifrat me anë të Dari. Mbrojtësi shfrytëzoi një harkim nga goditja e dënimit e kryer nga Ziyech dhe me kokë mposhti portierin Livakovic.

Minutat në vijim ishin më të balancuara teksa një rast nga hiçi e krijoi Modric me lëvizjet e tij mashtruese në hyrje të zonës. Mesfushori ballkanas gjeti hapësirën për të goditur portën, por portieri Bounou reagoi në dy kohë dhe largoi rrezikun me Livajën që ishte i gatshëm të përfitonte. Kroatët mbetën më kërkues në fushë dhe u shpërblyen teksa në të 42-tën, Orsic shënoi një gol të bukur duke gjetur këndin më të largët në kuadratin maroken.

Me shifrat 2-1 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën, nervat në fushë ishin të larta teksa loja u karakterizua nga shumë dyluftime. Maroku kërkoi me ngulm golin e barazimit me En-Nesyrin pati shansin më të mirë, por portieri Livakovic reagoi me shpejtësi dhe mbylli hapësirat. Kroacia nga ana tjetër kërkoi me anë të kundërsulmit, por Kovacic gaboi një mundësi të shkëlqyer. Gjithsesi, në fund, gabimi i mesfushorit nuk ndikoi në rezultat dhe Kroacia e mbyll Botërorin në vend të tretë.

Kroaci-Marok 2-1

adv

Pendarovski: Jam i shokuar!

0

Ka reaguar edhe Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në lidhje me vendimin e Apelit për ta shfuqizuar dënimin e ish kreut të DSK-së, Sasho Mijallkov.

Pendarovski shprehet i shokuar nga ky vendim dhe shton se pikërisht vendime të tilla janë dëshmi e besimit të ulët në sistemin e drejtësisë nga ana e qytetarëve, përcjell Klan Macedonia.

Reagimi i Stevo Pendarovskit

“Jam i shokuar nga vendimi i Gjykatës së Apelit për çështjen ‘Target-Fortesa’. Vendimi është disfatë për shtetin e së drejtës dhe dëshmi e besimit të ulët të qytetarëve tek organet e drejtësisë. Vendime të tilla vetëm minojnë besimin e qytetarëve se reformat reale në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit janë të mundshme”

adv