25.1 C
Skopje
E mërkurë, 3 Qershor, 2026
Home Blog Page 2731

Lojtarët e Argjentinës u tallën me Mbappen në zhveshtore (VIDEO)

0

Lojtarët e Kombëtares së Argjentinës janë tallur me sulmuesin e Francës, Kylian Mbappe, pas triumfit në Kupën e Botës.

I tërë skuadra e Argjentinës po festonte, derisa portieri Emiliano Martinez për një moment i ndaloi duke thënë “Një minutë heshtje për Mbappen”.

Për Messin ky ishte trofeu i parë në Kupën e Botës, në fakt trofeu që i mungonte një kohë shumë të gjatë.

Kujtojmë, se shtatë herë fituesi i Topit të Artë njoftoi se nuk do të pensionohet, por do të vazhdojë të luajë tani si kampion bote.

https://www.facebook.com/watch/?v=690533349144025

adv

Atentati në Athinë ku u vranë 2 shqiptarët, 7 plumba për 4 sekonda! (VIDEO)

0

Dy shqiptarë përkatësisht 41 dhe 44 vjeç kanë humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Athinë, brenda një lokali.

 

Mediat greke bëjnë me dije se në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, ka mbetur e plagosur edhe një 31 vjeçare, e cila ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

 

Autori ka hyrë i maskuar me një kapuç dhe maskë kirurgjikale, në ambientet e brendshme të lokalit, ku ndodheshin rreth 150 klientë.

 

I pa shqetësuar nga klientët e tjerë aty, ai hyn brenda lokalit dhe hap zjarr ndaj shqiptarëve dhe më pas arrin që të largohet në këmbë.

 

Autoritetet vlerësojnë se objektivi kryesor ka qenë 41-vjeçari i vrarë në vend. Të dy viktimat janë të njohur për autoritetet greke. 41-vjeçari është me precedentë penalë për drogë, armë dhe grabitje. Ndërsa sa i përket shqiptarit tjetër, mediat shkruajnë se ai kishte angazhuar autoritetet për rastet e drogës.

 

Sipas të dhënave, ekzekutimi ka ndodhur brenda 4 sekondave. Sulmuesi ka qëlluar gjithsej 7 herë. Autori rezulton të jetë një profesionist, pasi mënyra se si e ka kryer ekzekutimin ka qenë e saktë dhe e shënjestruar.

https://www.youtube.com/watch?v=26WjAFOLIDU

adv

Moti për ditën e sotme

0

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, por më i freskët, ndërsa në pjesët jug-lindore me vranësira. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 5 deri në 11 gradë, shkruan Alsat.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira lokale dhe më i freskët, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 8 gradë Celsiusë.

adv

Këto janë të gjithë trofetë e fituar nga Messi

0

🏆 10 La Liga
🏆 8 Spanish SuperCup
🏆 7 Copa del Rey
🏆 4 Champions League
🏆 3 Uefa Super Cup
🏆 4 Club World Cup
🏆 1 Ligue 1
🏆 1 Copa America
🏆 1 U20 World Cup
🏆 1 Olimpic Gold
🏆 1 Finalissima
🏆 1 World Cup

Messi më në fund merr në dorë Kupën e Botës, trofe ky i vetmi që i kishte munguar. 🏆🐐

adv

Kjo deklaratë nuk pritej nga Messi

0

Futbollisti më i mirë në botë, LIonel Messi, është sikur në qiellin e shtatë për shkak se ka fituar edhe trofeun që shumë i mungonte në vitrinën e tij, titulli i kampionit të botës.

Ai sot me Argjentinën, triumfuan me penallti me rezultat 4:2 ndaj Francës, në një finale të çmendur dhe fituan titullin e botës.

Messi u largua me titullin e Kupës së Botës dhe i dha fund çdo debati se kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.closevolume_off

Pas fitimit të trofeut ai tha se nuk do të tërhiqet nga kombëtarja e Argjentinës.

“Kjo është thjesht e mahnitshme. E dija që Zoti do të më jepte këtë kupë, isha i sigurt. Kjo është një kënaqësi e madhe për ne.

E kisha këtë ëndërr të madhe për një kohë të gjatë. Doja ta mbyllja karrierën time duke fituar Kupën e Botës.

Nuk mund të kërkoj më shumë se kaq. Jo, nuk do të tërhiqem nga kombëtarja. Dua të vazhdoj të luaj si kampion bote në Argjentinë”, tha Messi pas finales.

adv

Viti i ri / Ja si do ta presin qytetarët

0

Uljen e çmimit të produkteve ushqimore qytetarët nuk po ndjejnë, edhe pas paralajmërimeve të Qeverisë. Kështu thonë qytetarët e e anketuar nga TV Kanal 5.
Qytetarët do të blejnë aq sa u lejon buxheti familijarë, përcjellë Telegrafi.

Nuk kanë munguar as pritjet e qytetarëve nga politikanët, nga të cilët më së shpeshti dëshirojnë të kuptojnë më shumë nevojat reale që kanë ata.

Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetërorë për Statistikë, kostoja e jetesës ka shënuar rritje në nëntor 2022 krahasuar me muajin e mëparshëm dhe më së shumti janë rritur çmimet e pijeve alkoolike, mishit dhe peshkut, ndërsa çmimi i qumështit dhe produkteve ushqimore mbeti i pandryshuar.

2022 po e përcjellim me rritje të shpenzimeve dhe pagë mesatare prej 32.553 denarë.

adv

Qindra qytetarë vendas dhe turistë po ndjekin finalen në Tiranë

0

Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për të ndjekur së bashku finalen e Botërorit Katar 2022.

Dashamirësit e futbollit kanë tejmbushur “Tirana Fun Zone”, zonën e përshtatur për të ndjekur botërorin e futbollit përgjatë këtij muaji. Mes tifozëve është dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, i cili është tifoz i Anglisë, por në mungesë të saj, fitoren ia uron Argjentinës.

Pavarësisht rezultatit, Veliaj tha se sot kampione është Tirana, e cila e mbushur plot me tifozë do të përfitojë të ardhura të larta ekonomike.

“Hotelet në Tiranë janë plot bashkë me bizneset në Tiranë, kështu që kushdo që të fitojë sot Tirana ka një bilanc të majmë fitimi”, shprehet ai.

Argjentina përballet me Francën në këtë finale, e cila për herë të parë mbahet në Katar. Të dyja kombëtaret synojnë trofeun e tretë në histori.

adv

FR-BDI Gostivar ndjekin finalen bashkë me kryeparlamentarin Xhaferi

0

Atmosferë fantastike në Intermezzo Club. Rinia e #BDI ndjek finalen e botërorit ⚽️

“Jam me Francën, por fiton Messi”, u tha rinistëve kryeparlamentari Talat Xhaferi ✌️

Bashkë me rininë e FR-BDI, ndeshjen po e ndjekin edhe kryetari Valdet Xhaferi, sekretari Fidan Jusufi, anëtarët e kryesisë Nexhati Jakupi, Bekim Banjica, Lirim Elmazi, Veton Sadiku, Vullnet Xhelili, si dhe deputetet Vjollca Latifi Ademi, Arta Bilalli Zendeli, profesori Ali Musliu dhe doktor Ylber Ademi.

𝙵𝙸𝙵𝙰 𝚆𝚘𝚛𝚕𝚍 𝙲𝚞𝚙 𝚀𝚊𝚝𝚊𝚛 𝟸𝟶𝟸𝟸 ⚽️

#FRBDI 🔵🟡⚪️

adv

Rekord i të vaksinuarve kundër gripit sezonal

0

Vaksinimi kundër gripit sivjet shënoi rekord në vend. Mbi 57 mijë qytetarë deri më tani janë imunizuar me vaksinën katër-valente për tu mbrojtur nga viroza stinore. Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se përmes platformës Termini Im, në këtë numër përfshihen kategoritë e qytetarëve me të rrezikuar, të cilët kanë përparësi pa pagesë të vaksinohen. Në këtë grup bëjnë pjesë të moshuarit mbi 65 vjet, të sëmurët kronikë, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç si dhe personeli mjekësor. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik thotë se frika nga kovidi bëri që të shtojë interesimin për vaksinim kundër gripit, kurse vaksinat anti kovid rrallë kush që po i merr.

“Trendi i rritjes është kryesisht nga vetëdijesimi i njerëzve nga pandemia e kovidit, njerëzit kanë kaluar sëmundjen me simptome të rënda, një pjesë e madhe nuk kanë arritur ti rezistojnë gjendjes klinike, kështu që në nivel vendi kemi 9 mijë raste të vdekjes si pasojë e kovidit deri tani. Kryesisht mbi moshën 65 vjet që janë të prekur me sëmundje kornoike”, tha Shaban Mehmeti, Drejtor i ISHP-së.

Përderisa qytetarët tanë sivjet arritën nivelin më të lartë të vaksinimit kundër gripit, nga ana tjetër vaksina më pak e preferuar mbetet ajo anti-kovid. Nga Ministria e Shëndetësisë raportojnë për numër shumë të ulët të interesimit për vaksinim, sa që pikat e vaksinimit prej kohësh po funksionojnë vetëm me një turn. Shifrat flasin se më së paku merret doza e parë, kurse booster dozat i marrin të njëjtit.

“Gjithsej janë të vaksinuar 1,904,506 qytetarë, prej tyre si komplet të imunizuar me dy doza llogaritet të jenë 869,763 shtetas, prej tyre 8535 me dozë të katër. Imuniteti kolektiv është arritur, por virusi Korona akoma është prezent dhe rekomandohet ripërtëritja e imunitetit përmes vaksinimit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjithsesi, paralajmërimet e OBSH-së që vaksina kundër kovidit të unifikohet me vaksinën kundër gripit për tu dhënë çdo sezon të virozëve as sivjet nuk u realizua, andaj qytetarët janë të lirë të vetëvendosin. Vitin e kaluar u dhanë 40 mijë vaksina kundër gripit të mbuluara nga Fondi Shëndetësor. Kurse 11 mijë vaksina komerciale, vjet nuk u shpenzuan të gjitha. Disa prej tyre u hodhën në kosh të plehrave, nga që duhej të paguheshin nga vetë qytetarët, por interesimi ishte shumë i ulët. Prandaj, sivjet janë porositur rreth 5 mijë vaksina komerciale, të cilat qytetarët mund ti marrin me pagesë prej 800 denarëve./Alsat.mk

adv

Shpërndahen shumica e protestuesve serbë në Jarinje

0

Pjesa më e madhe e protestuesve në Jarinje janë shpërndarë.

Ndërsa një grup tjetër po provojnë që të bindin policët për t’i lejuar kalimin e kufirit dhe hyrjen në territorin e Kosovës.

Numër i shtuar i forcave policore të njësisë speciale të Serbisë kanë ndërhyrë.

Deri tani nuk është shënuar ndonjë incident, përveç përplasjeve të pjesëmarrësve në tubim.

Në pjesën kufitare të Kosovës janë parë edhe ushtarët amerikanë të KFOR-it.

adv