25.1 C
Skopje
E mërkurë, 3 Qershor, 2026
Home Blog Page 2730

Bac, Prishtina të pret!

0

Ditëlindja e 68-të pritet që komandantin legjendar Adem Jashari ta gjejë me shtatore në kryeqytetin kosovar.

Për jetësimin e këtij projekti, Komuna e Prishtinës tashmë ka nis punën duke e futur në planifikimet financiare për vitin e ardhshëm.

E 28 nëntori 2023 parashihet si afati i përurimit të kësaj kërkesë të kamotshme të qytetarëve.

Lapidari do vendoset pranë godinës qeveritare deri kur sheshi të lidhet me Prishtinën e vjetër, ku do zë vend më pastaj.

Veç përmendores do të ketë edhe objekte tjera përcjellëse.

Nderimi për themeluesin e UÇK-së, po i gëzon edhe shoqatat e dëshmorëve të luftës.

Nismën për shtatoren e Adem Jasharit e kishte marrë PDK-ja përmes asamblesë, derisa edhe tifo grupi “Plisat” kishte iniciuar një peticion.

adv

Amnistia fiskale, Berisha: Rama po sfidon çdo shqiptar dhe mbarë komunitetin ndërkombëtar!

0

Në një deklaratë për mediat, kryetari i PD-së Sali Berisha është ndalur tek amnistia fiskale. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati e ka quajtur “amnisti mafioze” që sipas tij, “do të rrënojë efektet e garës së hapur dhe të ndershme”.

Sali Berisha: Me këtë rast, dënoj me forcën më të madhe këtë projekt me të cilin Edi Rama, për interesa të klanit të tij mafioz, kërkon të kriminalizojë ekonominë shqiptare, kërkon të rrënojë të gjitha efektet e garës së hapur dhe të ndershme, kërkon të godasë ata, të cilët kanë ndërtuar bizneset, jo mbi krimin, drogën, vrasjet, trafiqet, por mbi mendjen, djersën, ndershmërinë dhe integritetin e tyre. Ky insistim i tij është një ndëshkim i vërtetë për mbarë shqiptarët, është një goditje e rëndë për perspektivën evropiane të shqiptarëve.

Në fjalën e tij për mediat, kryedemokrati Berisha ka thënë se “Rama po sfidon çdo shqiptar dhe mbarë komunitetin ndërkombëtar me projektin e amnistisë fiskale”, teksa ka argumentuar dhe pretendimet e tij.

Sali Berisha: Edi Rama u servir shqiptarëve çdo ditë, në qëndrime, vendime dhe ligje, interesat e krimit, mafias dhe të klanit të tij personal. Duke bërë avokatinë e këtyre interesave, Edi Rama vret çdo ditë shpresën e shqiptarëve, errëson dritën në të ardhmen e tyre dhe për të ardhmen e tyre. Në kundërshtim flagrant me interesat e çdo qytetari shqiptar dhe për llogari të klanit të tij mafioz dhe të krimit të organizuar shqiptar, ai sfidon çdo shqiptar dhe mbarë komunitetin ndërkombëtar me projektin e amnistisë fiskale, çka do të thotë një mbështetje e fuqishme e organizatave kriminale shqiptare, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën. Çfarë do të thotë, një proces gjigand dhe i paparë ndonjëherë i larjes së parave të krimit me procedura ligjore nga Shqipëria. Çka do të thotë fuqizim i madh i organizatave kriminale dhe mafies shqiptare në rajon, në Europë dhe në botë. Çka do të thotë, injorim tërësor i çdo forme të lirë konkurrence, një goditje fatale për biznesin e ndershëm shqiptar.

Për arsyet e sipërpërmenduara, Berisha iu ka bërë thirrje deputetëve që të hedhin poshtë projektin e amnistisë fiskale.

Sali Berisha: Çdo deputet që merr përsipër të votojë një akt të tillë kriminal, direkt apo indirekt bëhet anëtar i një organizate kriminale që Europa nuk e ka parë ndonjëherë. Ndaj dhe thirrja ime është: për çdo parlamentar, të hedhë poshtë me përçmim dhe neveri, si tepër të rrezikshëm për sigurinë e vendit, për të ardhmen e Shqipërisë, projektin famëzi të amnistisë fiskale të Edi Ramës dhe klanit të tij mafioz./tvklan.al

adv

A do ta marrë drejtimin e Brazilit, përgjigjet Ancelotti

0

Carlo Ancelotti është një nga emrat në listën e drejtuesve të Federatës së Brazilit për të pasuar Titen, që u largua pas eliminimit në çerekfinalen e Kupës së Botës ndaj Kroacisë. Tekniku italian aktualisht është në krye të Real Madrid dhe shprehet se vetëm pas vitit 2024 do të mendojë për opsionet dhe se cili do të jetë destinacioni i radhës në karrierën e tij të pasur.

Ancelotti thekson se nga Reali do të largohej vetëm si i shkarkuar pasi ndjehet i lumtur dhe i vlerësuar në ambjentin madrilen.

“Nuk e di të ardhmen dhe atë se çfarë mund të rezervojë ajo. Ajo që mund të them me siguri është se ndjehem i lumtur te Real Madrid dhe kam një kontratë të vlefshme deri në vitin 2024. Nëse nuk më shkarkojnë, atëherë nuk largohem nga Real. Më pas do të kem në dispozicion kohën e duhur për të menduar rreth të ardhmes sime”, u shpreh Ancelotti.

Kujtojmë se Ancelotti është në epokën e tij të dytë si trajner i Real Madrid teksa me Los Blancos ia ka dalë të fitojë dy Champions League, një titull në La Liga, një Botëror klubesh, dy Superkupa Europiane, një Kupë Mbreti si dhe një Superkupë të Spanjës.

adv

Arrestohet një tetovar, dyshohet se ka rrahur bashkëshorten dhe djalin

0

Dyshohet se rrahu bashkëshorten dhe djalin e tij, arrestohet tetovari

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se pas mesnate ka arrestuar një 44-vjeçar nga Tetova pasi i njëjti ishte raportuar në polici nga bashkëshortja dhe djali i tij, për ushtrim dhune ndaj tyre.

“Mbrëmë (19-dhjetor), rreth pesëdhjetë minuta pas mesnate, pjesëtarët e policisë të SPB-Tetovë kanë
privuar nga liria personin D.J. (44) nga një fshat i Tetovës, i cili është raportuar nga bashkëshortja dhe
djali i tij se rreth orës 23:30 në shtëpinë e tyre familjare i kishte sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës”, thonë nga SPB-Tetovë.

adv

Këto janë vendet më të ftohta në RMV

0

Më ftohtë sot në mëngjes është në Berovë me -5 gradë Celsius, -4 është matur në Kodrën e Diellit, -2 në Kriva Pallankë, Kumanovë dhe Shtip dhe -1 gradë në Shkup-Zajçev Rid, Mavrovë, Strumicë, Vinicë. Zero gradë Celsius janë matur në Lazaropole, Demir Kapi, Krushevë, një gradë Celsius në Prilep, dy në Tetovë, Ohër, Dibër, tre gradë Celsius në Dojran dhe katër në Manastir dhe Gjevgjeli. Në Pretor janë matur pesë gradë Celsius.

Gjatë natës ishte me vranësira të pjesshme me erë të dobët deri në mesatare nga veriu. Mëngjesin e sotëm në pjesët lindore është me diell, ndërsa në zonat perëndimore dhe veriperëndimore me vranësira të shtuara. Në luginën e Prespës ka paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi verior.

Paradite do të ketë vranësira të ulëta, ndërsa nga mesdita do të mbajë mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare dhe më freskët. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 4 deri në 11 gradë Celsius.

Në Shkup paradite do të jetë me vranësira të konsiderueshme, ndërsa gjatë ditës vranësira do të zvogëlohet. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 6 gradë Celsius.

adv

Mickoski pranë dorëheqjes, kjo është arsyeja !?

0

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski po mendon të japë dorëheqje nga pozita e tij në parti. Këtu dje paralajmëroi portali Infomax nga burime partiake. Sipas këtyre burimeve, Mickoski konsideron se alternativa më e mirë për dorëheqjen e tij do të ishte periudha në fillim të vitit të ardhshëm, kur sipas njoftimeve të LSDM-së duhet të bëhen ndryshimet kushtetuese, por kundër të cilave është pikërisht lideri aktual i VMRO-së.

Arsyet e dorëheqjes do të jenë gjoja përkeqësimi i gjendjes shëndetësore, por pak kush mendon se ato janë shkaku i vërtetë. Është hera e parë që të paraqitet një spekulim i tillë, me një prapavijë të mundshme që Mickovski “të shpëtojë” nga të gjitha dilemat që e përshkojnë profilin e tij dhe veprimin politik të partisë në dritën e shumë proceseve politike në vend dhe ato gjepolitike, për të cilat shumë analistë mendojnë se është bërë pengesë ose barrë për to.

Lidhur me këtë spekulim indeks.mk kërkoi përgjigje nga VMRO-DPMNE, por zëdhënësja Marija Miteva na u përgjigj se kjo “është tepër serioze për të dhënë koment”, pa dhënë sqarime të tjera polotësuese.

adv

RMV / Kuvendi sot zhvillon seancën e 97-të

0

Shkup, 19 dhjetor – Kuvendi sot do të mbajë seancën e 97-të, në të cilën në rend dite është propozim buxheti i plotësuar i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023.

Propozimi plotësues i buxhetit është tekst i ri integral në të cilin Qeveria ka inkorporuar amendamentet e pranuara dhe ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme të Propozim buxhetit.

Ndryshe, debati amendamentues për Propozim Buxhetin për vitin 2023 në Komisionin Kuvendor për Financim dhe Buxhet ka përfunduar më 12 dhjetor. Për propozim-buxhetin janë dorëzuar mbi 260 amendamente, nga të cilat rreth 200 nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me ndërtimin e rrugëve rajonale dhe lokale dhe sistemet e ujësjellësit.

Ministria e Financave pranoi disa amendamente, por në formë të modifikuar dhe disa nga propozuesit i tërhoqën amendamentet e tyre.

Në propozim buxhetin për vitin e ardhshëm rritja është parashikuar në 2,9 për qind, ndërsa inflacioni 7,1 për qind. Të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 282 miliardë denarë dhe janë më të larta për 14,8 për qind në krahasim me vitin 2022, ndërsa shpenzimet në nivelin prej 324,8 miliardë denarë ose janë për 12,6 për qind më të larta në krahasim me vitin 2022. Deficiti buxhetor është në nivelin prej 4,6 për qind të BPV-së së planifikuar. Për shpenzime kapitale sërish janë planifikuar 48,9 miliardë denarë, ose rreth 52,3 për qind më shumë në krahasim me planin për vitin 2022.

Pika e dytë e rendit të ditës në këtë seancë kuvendore është propozim-ligji për kooperativat.

adv

Zbulohet biseda mes presidentit Macron dhe Mbappe-s

0

Ylli i PSG ishte i vetmi që përmbushi pritshmëritë teksa realizoi tre gola, pa harruar edhe saktësinë në goditjen e 11-metërshave, ndryshe nga sa bënë shokët e skuadrës. Në këtë formë, hidhërimi në mimikën e sulmuesit ishte i dukshëm dhe të gjithë u munduan ta ngushëllonin atë. Diçka të tillë e provoi edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron i cili zbuloi edhe bisedën me Mbappe në fushë.

“Ishim shumë larg Argjentinës në fundin e pjesës së parë dhe përmbysje të tilla janë shumë të vështira. Megjithatë, ia dolëm deri diku, ajo që arriti Mbappe me shokët e skuadrës është diçka e jashtëzakonshme. Rigjetëm “urinë” e duhur në fushë dhe në fund patëm edhe mundësinë për ta fituar takimin.

Mbappe është një lojtar i madh, i thashë se është vetëm 24-vjeç. U shpall golashënuesi më i mirë dhe mos të harrojmë se ai e ka një Botëror të fituar. Tani luajti një tjetër finale, isha i trishtuar aq sa edhe ai, por i theksova se i bëri të gjithë krenar. Në fund, humbëm një ndeshje futbolli, por i shkuam shumë pranë. Kështu funksionon futbolli”, u shpreh Macron.

adv

Mijëra shqiptarë janë regjistruar si azilkërkues në Britani për nëntë-mujorin e 2022!

0

Numri i shqiptareve që aplikojnë si azilkërkues në Britaninë e Madhe po rritet me shpejtësi këtë vit.

Sipas të dhënave zyrtare mbi emigracionin nga Qeveria Britanike, të përpunuara nga “Monitor” në periudhën janar-shtator 2022 kanë kërkuar azil në Britani 13,272 shtetas shqiptarë.

Në tremujorin e tretë të këtij viti numri i azilkërkuesve nga Shqipëria pothuajse u dyfishua në raport me 6 mujorin e parë ku kishin kërkuar azil rreth 7 mijë shtetas shqiptarë, shkruan Revista Monitor.

Në të gjithë 9 mujorin e këtij viti Britania e Madhe ka regjistruar 52,525 azilkërkues nga e gjithë bota, 25% e të cilëve ishin nga Shqipëria.

Disa zona të Veriut të Shqipërisë po boshatisen më shpejtësi kryesisht qarku i Kukësit i cili ka lidhje të forta me emigracionin në Britani.

Më shumë se gjysma e azilkërkuesve nga Shqipëria hynë në territorin britanik me gomone nga Franca në udhëtime mbi 8 ore shpesh duke rrezikuar jetën. Vala e emigrimit në këtë mënyrë u nxit nga çmimi më i lirë me gomone (3000 paund) në raport me mbi 20,000 mijë paund që arriti vlera e transportit me kamion.
Autoritet britanike konsiderojnë se kalimet me varka të vogla janë të rrezikshme dhe të panevojshme për shqiptarët. Shqipëria sipas tyre konsiderohet një vend i sigurt.

“Në përgjithësi në Shqipëri apo pjesë të tij nuk ka asnjë rrezik serioz persekutimi të personave që jetojnë atje”, cilëson informacioni i qeverisë Britanike që shoqëron statistikat e emigracionit.

Të dhënat tregojnë se numri i azilkërkueseve nga Shqipëria është rritur më shumë se katër herë në raport me vitin 2021 ku kërkuan azil vetëm 3,578 shqiptare.

Çdo kërkesë për azil shqyrtohet në bazë të rrethanave individuale të personave dhe mundësia për t’iu dhënë mbrojtje do të ndryshojë sipas nivelit të rrezikut.

Të dhënat britanike tregojnë se, shqiptarët në përgjithësi kishin më pak gjasa për të përfituar azil sesa kombësitë e tjera. Shqiptarët përfitojnë 53% të normës së grantit, krahasuar me 76% të kombësive të tjera.

Shumica e shqiptarëve që kalojnë kanalin me varka të vogla janë meshkuj. Nga viti 2018 deri në qershor 2022, 95% e shqiptarëve që arritën në Britani me gomone ishin meshkuj.

Në BE dhe Britani kanë kërkuar azil gjithsej 21.3 mijë persona për 9 mujorin.

Nga ana tjetër të dhënat e Eurostat që i referohen 9 mujorit 2022 tregojnë se në vendet e BE -së janë regjistruar gjithsej 8,115 aplikime për azil në BE nga shtetasit shqiptarë, me një rritje prej 68% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shtetet me aplikimet më të larta mbeten Franca, me 46% të aplikimeve totale për 8-mujorin dhe Gjermania, me 12%. Dëshira e shqiptarëve është më e larta në Evropë edhe në krahasim me Ukrainën që është në luftë.

Vetëm nëpërmjet azilit kanë ikur nga vendi rreth 21.4 mijë vetë në 9 mujor, pa llogaritur personat që ikin me studime, me kontrata pune, me bashkim familjar etj.

Kjo shifër është gati sa aplikimet për azil në BE në 2019-n (ku përfshihej dhe raportimi i Britanisë), përpara se të fillonte pandemia. Vendi po zbrazet me shpejtësi sa çdo vit shuhet një qytet.

adv

Baza Ajrore e NATO-s në Kuçovë, Rama ndan videon nga punimet në kantier (VIDEO)

0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjete sociale nga punimet që po kryhen në kantierin e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë. Kreu i qeverisë ka shkruar se punimet po ecin me ritëm të lartë dhe se janë krijuar 400 vende pune.

“MIRËMËNGJES  dhe me kantierin e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë, ku janë krijuar 400 vende pune e ku punimet po ecin me ritëm të lartë, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar kryeministri në profilin e tij në Facebook.

Disa muaj më parë, kur u hapën punimet për ndërtimin e bazës ajrore, ambasadorja amerikane Yuri Kim bëri me dije se projekti do të kushtonte 50 milionë euro.

Gjatë viteve të ardhshme, NATO do të financojë rinovimet dhe ndërtimin e plotë në bazën ajrore të Kuçovës. Baza do të jetë në gjendje të mbajë gjashtë avionë luftarakë në baza periodike.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/676666117498887
adv