25.1 C
Skopje
E mërkurë, 3 Qershor, 2026
Home Blog Page 2729

Kallëzim penal për një punonjës të MPB

0

Policia e Maqedonisë së Veriut parashtroi kallëzim penal kundër zyrtarit policor B.S (36) nga Shkupi.

Sipas policisë, ka dyshime të bazuara se B.S ka kryer veprën penale “punë e pavedijshme”, e dënueshme sipas Kodit Penal.

“I denoncuari, i punësuar si referent në MPB, më 23.05.2022, edhe pse e ka ditur se personi F.S nga Shkupi nuk ka dhënë provimin për leje automjeti, e ka pranuar dhe ka kryer fotografimin për leje vozitje”, thonë nga policia.

Ata shtojnë se pasi i ka vendosur të dhënat në sistem, menjëherë më pas i ka fshirë nga i njëjti sistem.

adv

Kazinotë në Gostivar më së shumti frekuentohen nga të rinjtë dhe adoleshentët

0

Gjatë fundjavës së kaluar, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë kryer një tjetër kontroll nga seria e kontrolleve në kazino dhe bastore sportive.

Gjatë kontrollit në një kazino në rrugën “Kay Bratstvo” në Gostivar është gjetur një djalë 15-vjeçar nga një fshat i Gostivarit, ndërsa në një lokal bastesh në “Goce Dellçev” një djalë 16-vjeçar nga Gostivari.

Dy të miturit u janë dorëzuar prindërve të tyre dhe ndaj pronarëve të kazinosë dhe pikave të basteve, pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të përpilohen denoncimet sipas nenit 20 të ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese./TVGlobi

adv

Gjesti i pahijshëm me dorezën e artë, ky është spjegimi i Emiliano Martinez-it (FOTO)

0

Botërori i Katarit ka përfunduar me fitues në të cilin Argjentina fitoi me penallti, edhe njëherë, me Emiliano Martinez që ishte kontribuues i madh në këtë fitore.

Ai bëri disa pritje të mira gjatë ndeshjes dhe priti një penallti që do të mbahet në mend, gjë që bëri që ai ta fitojë çmimin e si “portieri më i mirë” i garës.

Çmimi në pyetje ishte “Dorëza e Artë” dhe trofeu duket saktësisht si është, pra një dorëzë e madhe e lartë.

Ai merret gjatë ceremonisë së çmimeve nga portieri dhe ai festoi atë duke e mbartur në pjesën poshtë belit.

Kjo bëri që të këtë shumë kritika dhe opinione të ndryshme por që më shumë kishte kritika.

Pse Dibu Martinez festoi në këtë mënyrë?

Edhe njëherë, tensioni i penalltive i mbërtheu të gjithë. Tifozët dhe futbollistët.

Në fund të ndeshjes, portieri dha një arsye pse e bëri këtë gjest për median argjentinase, La Red.

“E bëra për shkak se francezët me fishkëllenin, krenarie nuk shkon me mua”, tha ai.

“Ia dedikoi titullin familjes time. Vijë nga një vend shumë i përulur. Shkova në Angli shumë i ri. Dëshiroj që këtë trofe t’ua dedikojë atyre”, tha Martinez.

Ndeshja përfundoi me rezultat 3-3 pas shtesave me Mbappen që shënoi het-trik për francezët, derisa Lionel Messi shënoi dy herë për Argjentinën, me Di Marian që po ashtu shënoi gol për Albiceleste.

Penalltitë shkuan në favor të skuadrës së Lionel Scaloni, me Gonzalo Montiel që shënoi golin e fitores nga penalltia.

Martinez kishte më së shumti gisht në këtë fitore bashkë me Messi dhe kishte arsye për të festuar edhe më shumë në këtë triumf të argjentinaseve.

adv

IRI: 73% e popullatës e dëshirojnë anëtarësimin e vendit në BE

0

Pakënaqësi nga drejtimi në të cilin lëviz vendi, mbështetje e fuqishme për anëtarësimin në BE dhe rritje të perceptimeve pozitive për Kinën dhe Turqinë tregon anketa e re e Qendrës  për hulumtime të anketave nga Instituti Republikan Ndërkombëtar  për Maqedoninë e Veriut.

Të pyetur për drejtimin e lëvizjes së vendit, vetëm 13 për qind e qytetarëve të Maqedonisë janë përgjigjur se vendi po ecën në drejtimin e duhur, ndërsa 58 për qind janë përgjigjur se po lëviz në drejtimin e gabuar. Njëzet e tetë për qind e të anketuarve ishin neutralë.

Anketa gjithashtu tregon mbështetje të fuqishme për anëtarësimin në BE edhe krahas rënies prej 11 për qind pikë nga  nëntori i vitit 2021. Shtatëdhjetë e tre për qind e qytetarëve nga Maqedonia  duan të inkuadrohen në BE, ndërsa 24 për qind nuk janë për inkuadrim në BE.

Anketa tregoi se 87 për qind e qytetarëve pajtohen plotësisht ose disi pajtohen se marrëdhëniet e forta me Turqinë i shërbejnë më së miri interesave të vendit. Gjashtëdhjetë e pesë për qind mendojnë të njëjtën gjë për Kinën.

adv

Besir Alili dhe Omer Memedi në mesin e sportistëve më të mirë të 2022-tës

0

Qyteti i Shkupit ndanë çmime për sportistët, në mesin e tyre Besir Alili dhe Omer Memedi nga klubi i mundjes “Liria”

Qyteti i Shkupit dhe Lidhja e Sporteve të Shkupit ndanë çmime për sportistët më të suksesshëm për vitin 2022. Në kategorinë e seniorëve, 10 sportistët më të suksesshëm në mesin e meshkujve dhe femrave, vendin e parë e ndajnë Boban Ilioski, Dejan Georgievski, Filip Dodevski, Viktoria Varadinova, Petar Spasenovski, Angela Mojsovska, Mary Akievska, Dario Ivanovski, Adriana Pop Arsova dhe Veronika Kostovska.

Çmimet për 10 sportistët e rinj më të suksesshëm në kategorinë e të rinjve meshkuj dhe femra shkuan për Stefan Stojanoviq, Vitomir Trajkovski dhe Marija Petrovska nga klubi i karatesë Makpetrol, Omer Memedi dhe Besir Alili nga klubi i mundjes Liria 2010, Nelson Uzeir nga klubi kikboksit Kampioni. Kalin Ivanovski nga klubi i tenisit Jug, Darko Georgievski nga Klubi Taekëondo Butel, Magdalena Stankovska nga Triogi Racing Club dhe Aleksandra Simeva nga klubi i tenisit MTP.

adv

Çmime të reja të derivateve të naftës

0

Çmimi i naftës dhe vajit ekstra të lehtë do të shtrenjtohet për gjysmë denari pas mesnatës, përcjell TV21. Këtë e bëri të ditur sot Komisioni Rregullator i Energjetikës. Çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar.

Çmimet e derivateve sipas vendimit aktual:

Nafta: 81.00 denarë/l

Vaji ekstra i lehtë: 79,00 denarë/l

Benzina BS-95: 76,00 denarë/l

Benzina BS-98: 78,05 denarë/l

adv

Ajdari: Vendimi për Mijallkovin tregon kriminalizimin e gjykatave në RMV!

0

Bedri Ajdari, familjar i disa prej të dënuarve në rastin “Monstra”, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit për ta kthyer në rigjykim lëndën “Target-Fortesa” në të cilën ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov ishte i dënuar me 12 vjet burg për përgjim masiv në kundërshtim me ligjin. Në një prononcim për gazetën LAJM, Ajdari tha se gjykatat në vendin tonë janë të kriminalizuara dhe se vendimi i fundit për Mijallkovin është dëshmia më e mirë për këtë.

“Lum ai që e ndjenë vetën të fortë, ka vjedhur para të shtetit, të popullit dhe tani i shfrytëzon ato për shpëtimin e lëkurës së tij. Nuk e fajësoj Mijallkovin, por do të kisha thënë se gjykatat janë të kriminalizuara. Lirimi i Mijallkovit tregon gjendjen faktike në Maqedoni, se kush i përcakton ligjet. Mijallkovi është vetë gjyqtar, vetë prokuror, vetë i cakton kush të dënohet, sa të dënohet”, tha mes tjerash Ajdari.

adv

Aliti: Nuk kërkon para riorganizimi i administratës, por vendime dhe vullnet politik!

0

-Riorganizimi si proces nuk është se kërkon para, por kërkon vetëm vendime politike dhe vullnet politik nga ne si Ministri por edhe nga Qeveria, thotë ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti në lidhje me riorganizimin e administratës përcjell TV21. Aliti tha se në buxhetin e vitit 2023 nuk janë paraparë mjete financiare për riorganizimin e Administratës, pasi nuk ka nevojë ndërsa dha shembull konkret se si do të dukej riorganizimi.

“Për të marrë një shembull, pjesë e riorganizimit ne mendojmë ta krijojmë Agjencinë për Digjitalizim, plani ynë që e propozojmë si MSHIA është që Drejtorinë e Librave Amë bashkë me sektorin e IT së MSHIA t’i bëjmë një dhe ato të bëhen një person juridik i ri që do të jetë Agjencinë për Digjitalizim, kjo nënkupton se këto resurse vetëm se ekzistojnë tek ne në Maqedoni, vetëm ne e bëjmë ndarjen logjike mes Ministrisë që krijon politika, dhe Agjencinë që duhet të implementojë politikat që i krijon Ministria”, tha Aliti./tv21.tv

adv

Qytetarët e RMV-së nuk janë të kënaqur me funksionimin e shtetit!

0

Sondazhi i ri i zhvilluar nga Qendra për Hulumtime Anketuese të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) në Maqedoninë e Veriut tregon pakënaqësi me drejtimin e vendit, mbështetje të fortë për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) dhe rritje të perceptimeve pozitive për Kinën dhe Turqinë.

Të pyetur për drejtimin e vendit, vetëm 13% e maqedonasve thanë se vendi po lëviz në drejtimin e duhur ndërsa 58% thanë se po lëvizte në drejtimin e gabuar. Njëzet e tetë për qind mbetën neutral.

“Me rritjen e inflacionit dhe çmimit të energjisë dhe sfidave të tjera ekonomike me të cilat përballet Maqedonia e Veriut tani, të dhënat tona tregojnë se njerëzit nuk besojnë se vendi po ecën përpara në drejtimin e duhur”, tha Pol Mwkkarthi, Drejtor Rajonal i Evropës për IRI. “Politikëbërësit në nivel kombëtar do të duhet të qëndrojnë të fokusuar në çështjet ekonomike nëse duan që këto shifra t’i ndryshojnë ”.

Sondazhi zbuloi gjithashtu mbështetjen e fortë për anëtarësim në BE, pavarësisht nga rënia prej 11 pikë përqindjeje nga nëntor 2021. Shtatëdhjetë e tre për qind të maqedonasve duan të anëtarësohen në BE, ndërsa vetëm 24 për qind preferojnë të mos anëtarësohen.

“Është shumë inkurajuese të shohësh një mbështetje kaq të fortë për anëtarësim në BE, sepse ka aktorë të tjerë jodemokratikë që punojnë shumë për të përmirësuar pozitën e tyre brenda vendit,” tha Mëkkarthi.

Sondazhi zbuloi se 87% e maqedonasve janë plotësisht dakord ose deri diku dakord që interesat e vendit shërbehen më së miri me marrëdhënie të forta me Turqinë. Gjashtëdhjetë e pesë për qind të njëjtën e mendojnë për Kinën. Këto shifra paraqesin një rritje të vogël nga sondazh i mëparshëm i IRI-it, si për Turqinë ashtu edhe për Kinën.

Metodologjia
Sondazhi u zhvillua në emër të Qendrës për Hulumtime Anketuese nga Brima, kompania për hulumtime të tregut (anëtare e Taylor Nelson, Sofres dhe Gallup International). Të dhënat u mblodhën prej 23 shtator deri më 13 tetor 2022, duke përdorur mostër të stratifikuar shumëfazorе përmes intervistave ballë për ballë në shtëpitë e të anketuarve. Në nivel kombëtar u anketua mostër përfaqësuese prej 1207 të anketuarve prej moshës 18 vjeç e më të vjetër. Të dhënat u ponderuan sipas sipas moshës, gjinisë, rajonit, vendbanimit (urban/rural) dhe përkatësisë etnike. Marzhi i gabimit është ± 2,8 pikë në nivelin 95% të besimit. Shkalla e përgjigjes është 69%.

Ky sondazh u zhvillua me ndihmën e Fondacionit Kombëtar për Demokraci.

adv

IRI: Besimi tek gjyqësori ulet për 4%

0

Vetëm 4 për qind e të anketuarve i besojnë plotësisht gjyqësorit, kjo sipas anketës së fundit që IRI e publikoi gjatë ditës së sotme. Anketat e mëhershme tregonin se 8 për qind e qytetarëve të anketuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut i besonin tërësisht gjyqësorit, për një vit ky besim ka shënuar ulje drastike.

Në anketën në fjalë dukshëm është ulur besimi edhe në Prokurori, Polici, Sistemin shëndetësor, punën e Qeverisë, Arsimin…/Alsat.mk

adv