19.3 C
Skopje
E mërkurë, 3 Qershor, 2026
Home Blog Page 2728

Ja kush është ministri me notën më të lartë në Qeverinë e RMV-së (FOTO)

0

Pas kryeministrit Dimitar Kovaçevskit, ministrat me rejting me tè lartè jane: Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, zevendeskryeministri për Geshtje Ekonomike, Fatmir Bytyqi he Ministri i Jashtem, Bujar Osmani.

Ky eshte një nga rezultatet e sondazhit te fundit te Institutit Republikan Nderkombetar IRI.

Në pyetjen “Cili minister ne qeveri e ben punen më mire”, te anketuarit kane shprehur besimin me të madh te kryeministri Dimitar Kovaçevski me 13%, Oliver Spasovski 12%, Fatmir Bytyqi 9%, Bujar Osmani 9%, (INA)

adv

RMV / Këto janë vendet me temperaturat më të ulëta

0

Më ftohtë sot në mëngjes është në Kriva Pallankë me -5 gradë dhe në Mavrovë me -4 gradë. Temperatura minus ka edhe në Berovë, Demir Kapi dhe Kumanovë, në Shkup është zero, kurse më ngrohta është në Gjevgjeli me 5 gradë.

Gjatë natës ka qenë pjesërisht me vranësira dhe ka fryrë erë e lehtë e ndryshueshme. Mëngjesin e sotëm në pjesët lindore është me diell, ndërsa në zonat qendrore dhe perëndimore me vranësira të shtuara. Fryn një erë e lehtë e ndryshueshme. Në Krushevë dhe në luginën e Shkupit është me mjegull.

Moti sot në mëngjes do të jetë i ftohtë dhe sidomos në luginat në pjesën jugore me paraqitje të mjegullës ose vranësira të ulëta. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale më të mëdha në pjesët juglindore të vendit dhe në disa perëndimore. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 4 deri 11 gradë.

Në Shkup paradite freskët, gjatë ditës me diell me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të dobët jugore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 6 gradë.

adv

Gjykata Kushtetuese sot mban mbledhje

0

Tetë nisma për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe një kërkesë për mbrojtje të lirive dhe të drejtave janë në rend dite të mbledhjes së sotme të 41-të të Gjykatës kushtetuese.

Në rend dite është nisma e parashtruar e nenit 10 na Ligji për ekzekutim të Buxhetit të RMV-së për vitin 2022. Sipas thënieve në nismë neni i kontestuar i Ligjit është në kundërshtim me nenin 8 paragrafi 1 alinea 3, neni 9, neni 32 paragrafi 3, neni 51 dhe neni 64 paragrafi 3 nga Kushtetuta e RMV-së.

Parashtruesit e nismës konsiderojnë se me dispozitën e kontestuar bëhet diskriminim dhe shkelet sundimi i së drejtës ndaj të punësuarve tek shfrytëzuesit buxhetor nga pushteti qendror të cilët kanë punuar në organet dhe strukturat për menaxhim me instrumentin për ndihmë inkuadruese IPA, ndërkaq të cilët të drejtën e rrogës nuk e realizojnë nën kushte dhe kritere të caktuara me Ligjin për nëpunës administrativ. Kështu, të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme të cilët punojnë në strukturat për menaxhim me instrumentin për ndihmë inkuadruese IPA të drejtën e rrogës e realizojnë sipas Ligjit për punë të brendshme, të punësuarve në Drejtorinë e doganave sipas Ligjit për Drejtorinë e doganave, të punësuarve në Drejtorinë për të ardhura publike sipas Ligjit për Drejtorinë e të ardhurave publike etj.

Në mbledhjen e sotme, mes tjerash, janë edhe nismat e parashtruara për nene të Ligjit për falimentim në pjesën: “Kreditori i cili është udhëzuar në seancë është përgjegjës për dëmin që mund të shkaktohet me udhëheqjen e seancës nëse kërkesa paditëse refuzohet si e pabazë”, për Ligjin për mediacion, si dhe për Rregulloren për mënyrën e vlerësimit zyrtar të personelit aktiv ushtarak, personelit aktiv rezervë dhe për oficerët përkatësisht nënoficerët dhe ushtarët në përbërjen rezervë të Armatës së RMV-së, mënyrën e udhëheqjes së evidencës së nevojshme për vlerësim zyrtar dhe llojet e formularëve të listës vlerësuese.

adv

Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup!

0

Siç njoftojnë nga MPB, SPB Shkup sot do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në Shkup.

“Më 20 dhe 21 dhjetor, në vizitë në Maqedoninë e Veriut do të arrijë delegacioni i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Turqisë”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se SPB do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të komunikacionit dhe bëjnë thirrje që të respektojnë urdhrat që i japin zyrtarët policorë.

adv

Ngjarjet e ditës në Kosovë

0

Ngjarjet kryesore të ditës së sotme.

Ngjarjet e datës 20 dhjetor 2022:

– Komisioni Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar diskuton lidhur me planin e veprimit të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

– Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve organizon ceremoninë e nënshkrimit të Marrëvshjeve të Huasë dhe Grantit për Projektin “Solar për Kosovën – Ngrohje Qendrore”. (Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ora 9:30)

– Ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me nivelin e zbatimit të Ligjit për komunikimet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

– Fakulteti i Edukimit organizon promovimin e Fjalorit Enciklopedik te Edukimit te autorit Hajrullah Koliqi. (Bibliotkea Kombëtare e Kosovës, ora 10:00)

– Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu raporton para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione lidhur me kërkesën e pesë grave-zyrtare në Autoritetin e Aviacionit Civil, lidhur me pretendimet e tyre, kundër diskriminimit gjinor nga ky Autoritet. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

– Ushtruesi i Detyrës së Drejtori i Thesarit, Nysret Koca raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e raportit të auditimit të performancës të teknologjisë së informacionit, sistemi për menaxhimin e Pagave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

– Instituti i Prishtinës për Studime Politike organion tryezën e diskutimit “Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës: Sfidat dhe perspektiva”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

– Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton raportin me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

– Mbahet takimi i 224-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Përmes platformës online Zoom, ora 10:30)

– Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton planet e Përformances për vitin 2023, të agjencioneve të pavarur, që i raportojnë Komisionit si AKP; AKRK; ARKEP; ARRU; KPMM dhe ZRRE. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:30)

– CHwB Kosova dhe HANDIKOS organizojnë ceremoninë hapëse të projektit ‘Nuk ka trashëgimi kulturore pa ne’. (Lapidariumi i Muzeut të Kosovës, ora 11:00)

– Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi organizon takimin e dytë publik me qytetarë për punën e tij gjatë vitit 2022. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 11:00)

– Nënshkruhet marrëveshje e veçantë bashkëpunimi për projektin e ngrohjes me energji diellore ndërmjet Komunës së Prishtinës, Ndërmarrjes Publike “Termokos” dhe KfW Kosovo. (Ndërtesa e vjetër të Komunës së Prishtinës, ora 11:30)

– Këshilli Rinor Kosovar do të hap ekspozitën e cila do të paraqesë një shembull se si duhet të duket një qendër rinore për të rinjtë e komunës së Prishtinës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, 12:00)

– Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Raportin me Rekomandime për Projektligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar dhe Planit të Performancës i Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

– Ministria e Zhvillimit Rajonal mban konferencen vjetore “Të arriturat, orientimet strategjike dhe sfidat në fushën e zhvillimit rajonal të balancuar”, e cila ka për qëllim prezantimin e të arriturave të deritanishme në fushën e zhvillimit rajonal gjatë vitit 2022. (Hotel Sirius, ora 18:00).

adv

Moti sot në RMV

0

Moti sot do të jetë me vranësira dhe me diell. Do të fryjë një erë e lehtë në drejtim të pjesës juglindore.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -6 deri 3, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 6 deri 10 gradë celsius.

Në ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm me temperatura të ulëta të mëngjesit.

adv

“Kush hy në politikë e nuk vjedh, nuk është normal”, shikoni çfarë thotë Fatmir Bytyqi

0

Thonë se nëse vjen në pushtet e nuk vjedh, nuk je normal. Pse është krijuar kjo bindje në opinion?

Kjo ishte pyetja që gazetarja Xhumadije Ibraimi ia bëri zvkryeministrit Fatmir Bytyqi në emisionin Klan Debat. Bytyqi shprehet se megjithatë bindjet e tilla nuk dëshmohen me fakte nga drejtësia.

“Unë nuk kam hyrë në politikë për t’u bërë i pasur, por i kam besuar asja që mendoj se çdo njeri duhet t’i besojë. Unë i kam hyrë punës duke punuar për 10 vite në sektorin privat, që të mbuloj nevojat e mia personale, por edhe të familjes time e pastaj kam hyrë në politikë që të kthej diçka mbrapsht”, deklaroi Fatmir Bytyqi./KlanMacedonia

adv

Lajm i madh nga Halil Kastrati, ja sa çelësa do të dhurojë

0

𝗟𝗮𝗷𝗺 𝗶 𝗺𝗮𝗱𝗵😊

𝘔𝘦 𝘳𝘢𝘴𝘵𝘪𝘯 𝘦 13 𝘷𝘫𝘦𝘵𝘰𝘳𝘪𝘵 𝘵𝘦 𝘚𝘩𝘰𝘲𝘢𝘵ë𝘴 𝘉𝘢𝘮𝘪𝘳𝘦𝘴𝘦 “𝘑𝘦𝘵𝘪𝘮𝘢𝘵 𝘦 𝘉𝘢𝘭𝘭𝘬𝘢𝘯𝘪𝘵” 𝘥𝘰 𝘵𝘦 𝘮𝘣𝘢𝘩𝘦𝘵 𝘦𝘷𝘦𝘯𝘵 𝘪 𝘬𝘦𝘵𝘪𝘫 𝘱𝘦𝘳𝘷𝘫𝘦𝘵𝘰𝘳𝘪 𝘥𝘩𝘦 𝘯𝘦 𝘬𝘦𝘵𝘦 𝘦𝘷𝘦𝘯𝘵 𝘣𝘦𝘩𝘦𝘵 𝘥𝘩𝘶𝘳𝘪𝘮𝘪 𝘪 113 𝘱𝘢𝘭𝘦 ç𝘦𝘭𝘦𝘴𝘢𝘷𝘦 𝘵𝘦 𝘴𝘩𝘵𝘦𝘱𝘪𝘷𝘦 𝘵𝘦 𝘳𝘦𝘫𝘢

𝙈𝙚 𝙙𝙖𝙩ë 28.12.2022, 𝙚 𝙢𝙚𝙧𝙠𝙪𝙧𝙚, 𝙣ë 𝙤𝙧𝙖 17:00 𝙩𝙚 𝙨𝙚𝙡𝙞𝙖 𝙦𝙚𝙣𝙙𝙧𝙤𝙧𝙚 𝙚 𝙎𝙝𝙤𝙦𝙖𝙩𝙚𝙨 𝙣𝙚 𝙂𝙟𝙞𝙣𝙤𝙘 𝙩𝙚 𝙎𝙪𝙝𝙖𝙧𝙚𝙠𝙚𝙨

𝗕𝗮𝗺𝗶𝗿𝗲𝘀, 𝗭𝗼𝘁𝗶 𝗸𝘂𝗿𝗿𝗲 𝗺𝗼𝘀 𝗷𝘂 𝗵𝘂𝗺𝗯𝘁𝗲!

adv

Gafa e Taravarit, persona mbi 30 vjet anëtarë të FRASH-it (FOTO)

0

Kryetari aktual i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dje ka publikuar një fotografi ku së bashku kanë qenë edhe disa anëtarët e Forumit Rinor.

Ajo që bie në sy është se në fotografinë e postuar ka më tepër persona të moshës mbi 29 vjeçare, gjë që nuk është vënë re shumë nga opinioni i gjerë.

Shtrohet pyetja, kush është anëtar në FRASH apo kjo ka qenë vetëm një fotografi rasti ose një gaf i kryetarit Taravari? Kjo mbetet të shihet në ditët në vazhdim.

adv

Heqja e barrikadave në veri çështje ditësh!

0

 

Derisa barrikadat në veri të Kosovës vazhdojnë të qëndrojnë në ditën e dhjetë, Policia e Kosovës, ka njoftuar se situata vazhdon të jetë e qetë por që grupet kriminale vazhdojnë të pengojnë lëvizjen e lirë. Kurse, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka konfirmuar se kishte plan që të sulmohej pika kufitare në Jarinjë. E sipas anëtarit të Komisionit për Siguri, Arbër Rexhaj institucionet e Kosovës do të presin edhe disa ditë nga KFOR-i dhe nëse nuk largohen barrikadat, atëherë këtë do ta bëjnë vet.

Një protestë e nisur të dielën nga një grup serbësh, të afërt me organizatën paramilitare ruse Wagner, kishte qëllime të tjera.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka konfirmuar se grupi planifikonte të sulmonte pikën kufitare në Jarinjë.

“Intensiteti i sulmeve hibride të Serbisë dhe Rusisë ndaj Republikës së Kosovës është rritur ndjeshëm. Grafiku i punuar nga institucionet e sigurisë, që pasqyron vetëm krizën e djeshme në Jarinjë, tregon qartë edhe aktorët e përfshirë dhe autorin e vërtetë, Putinin. Ka pasur plan ruso-serb, që dje të digjej pika kufitare e Jarinjës. Ky plan u parandalua nga institucionet e Republikës së Kosovës (veçmas mekanizmat e sigurisë), në bashkëpunim me partnerët perëndimorë (veçmas amerikanët). Pavarësisht se policia e Serbisë, dje u shfaq duke i ndaluar huliganët që mos ta djegin Jarinjën, ky quhet vetëm një akt tërheqjeje nga ana serbe, duke e parë se një gjë e tillë do t’iu dështonte. Siç e ka Serbia aleat Rusinë e Kinën, ne e kemi aleat Perëndimin dhe SHBA-në. Ata përfaqësojnë agresionin, ne përfaqësojmë lirinë”, thuhet në reagimin e Bislimit.

Derisa, nga Policia e Kosovës, kanë njoftuar se dy pikat kufitare, ajo në Jarinjë e Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura, si shkak i barrikadave të vendosura nga grupet kriminale.

Nga ky institucion kanë thënë se gjendja vazhdon të jetë e njëjtë dhe se zyrtarët policor së bashku me akterët tjerë, vazhdojnë të kujdesen për sigurinë e qytetarëve.

“Forcimi i rendit dhe sigurisë publike, parandalimi i akteve kriminale si dhe ndërmarrja e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në gjithë vendin, përfshirë zhvillimet në veri të vendit mbesin ndër prioritetet e Policisë së Kosovës. Që nga vendosja e nëntë (9) barrikadave nga persona/grupe kriminale, situata e sigurisë në veri të vendit vazhdon të jetë e njëjtë, ku si pasojë e këtyre barrikadave dy pikat kufitare “Jarinje” dhe “Bërnjak” ende mbesin të mbyllura për qarkullim. Referuar situatës së krijuar, bllokimit të rrugëve, e rasteve/sulmeve të ndodhura nga grupet kriminale, kanë bërë që të krijohen rrethana të reja të punës e po ashtu kanë ndikuar edhe në jetën e qytetarëve të asaj zone, të cilët nuk po mund të kenë lëvizje të lirë si dhe nuk po e kanë qasjen e lehtë në shërbimet e tyre të nevojshme. Edhe përkundër këtyre rrethanave të krijuara në veri të vendit, Policia e Kosovës po angazhohet me të gjitha format që t’iu dalë në ndihmë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve pa dallime, si dhe të punojë në parandalimin e akteve kriminale, të cilat po organizohen nga persona të përfshirë në grupe kriminale të organizuara nga brenda dhe jashtë Kosovës”, thuhet në komunikatën Policia e Kosovës.

E deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur për kërkesën që Kosova, ia ka adresuar KFOR-it për heqjen e barrikadave, që janë vendosur tash e 10 ditë në rrugë në pjesën veriore.

“KFOR-i ka kërkuar mirëkuptim nga Qeveria e Kosovës edhe një kohë për t’i larguar barrikadat, Qeveria e Kosovës do ta mirëkuptojë KFOR-in, por jo shumë gjatë. Mendoj që është çështje ditësh [largimi i barrikadave]”, deklaroi Arbër Rexhaj.

Grupi i ekstremit të djathtë “Patrulla Kombëtare” nga Serbia të dielën protestoi në pikën kufitare duke thënë se janë nisur që të ndihmojnë serbët në barrikada.

Ata kaluan një kordon të Policisë serbe por u kthyen mbrapa pak para arritjes në pikën kufitare në Jarinjë.

Kreu i këtij grupi Damjan Knezheviq, njihet për lidhjet e tij organizatën paramilitare ruse Wagner, selinë e të cilës e kishte vizituar muajin e kaluar.

Një ditë më parë qytetarët serb protestuan në afërsi të Jarinjës, derisa u përleshen edhe me zyrtarët policor serb, pas arrestimit të njërit prej protestuesve. Atyre u priu një serb që ka lidhje të afërta me grupin “Wagner”, një grup ushtarak rus në pronësi një personi të afërt të presidentit rus, Vladimir Putin. /RTV Dukagjini

adv