19.3 C
Skopje
E mërkurë, 3 Qershor, 2026
Home Blog Page 2727

FMMV zgjodhi “KM Liria 1977” klubin më të mirë për vitin 2022

0
Në hapësirat e Komunës së Çairit, Federata e Mundjes e Maqedonisë së Veriut, mbrëmë bëri përzgjedhjen e sportistëve, punëtorëve sportiv dhe klubeve më të mira të mundjes për vitin 2022.
Me këtë rast Klubi i Mundjes Liria 1977 u shpall klubi më i mirë i mundjes në të gjitha kategoritë për vitin 2022.
“Përgëzoj të gjithë sportistët, trajnuesit, udhëheqësinë e klubit për sukseset e arritura, duke ju uruar të vazhdojnë në këtë rrugë të ndritshme”, ka deklaruar kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.
adv

Covid-19 ua merr jetën 5,242 personave në Pekin!

0

Numri i vdekjeve në Pekin po rritet gradualisht pas një vale të re të infektimeve me koronavirus. Kjo vjen pasi Kina lehtësoi masat kundër pandemisë.

Më 20 dhjetor, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi se pesë persona të tjerë kishin vdekur, duke e çuar kështu numrin e vdekjeve në 5.242.

Numri i vdekjeve është relativisht i ulët nga standardet globale, por tregon për një rritje të mundshme pasi Qeveria kineze lehtësoi masat e saj të rrepta të quajtur “zero-COVID”.

Raportet jozyrtare tregojnë se ka pasur një valë të re të infektimeve, dhe siç raporton AP, punonjësit e kompanisë funerale kanë raportuar se numri i vdekjeve nga COVID-19 është në rritje.

Duke qenë se nuk ka më karantinë dhe njerëzit po testohen dhe shërohen në shtëpi, autoritetet atje pohojnë se është e pamundur të përcaktohet numri i saktë i personave të infektuar, gjë që e bën të vështirë vlerësimin e situatës.

Komisioni Kombëtar Shëndetësor i Kinës, nga 14 dhjetori, ka ndryshuar mënyrën e raportimit të rasteve me COVID-19, pas rënies së numrit të testimeve me metodën PCR.

Në njoftimin e këtij Komisioni u tha se nuk do të publikohen shifra ditore të rasteve me COVID-19 në rastet kur të infektuarit nuk kanë simptoma, pasi “është e pamundur të dihet me saktësi numri i personave të infektuar asimptomatikë”, të cilët në përgjithësi përbëjnë shumicën dërmuese të infeksioneve të reja.

Muajin e kaluar, Pekini dhe disa qytete të tjera, u përballën me protesta lidhur me masat e ashpra të Qeverisë. Protestuesit kërkuan që presidenti Xi Jinping dhe Partia Komuniste të japin dorëheqje.

Këto protesta ishin më të mëdhatë që ky shtet ka parë në dekada. Autoritetet u përgjigjën duke arrestuar një numër të paspecifikuar të protestuesve.

adv

“Barrikadat në veri hiqen me gjak”, Kurti për The Guardian: Mund të shkaktojë viktima

0

Për 11 ditë me radhë tashmë, barrikadat serbe vazhdojnë të bllokojnë rrugë në veri të Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti u shpreh për “The Guardian” se një situatë e tillë nuk mund të tolerohet gjatë. Por ai është i ndërgjegjshëm për pasojat që mund të ketë një ndërhyrje me forcë. Shefi i ekzekutivit sqaron se duan të jenë sa më të kujdesshëm në këtë drejtim që të sigurohen se nuk do të ketë paqëndrueshmëri.

“Shqetësimi ynë është se heqja e këtyre barrikadave mund të bëjë viktima.  të përjashtojë viktimat. Dhe kjo është arsyeja pse ne duam të jemi sa më të kujdesshëm për t’u siguruar që nuk do të ketë destabilizim dhe se paqja e siguria nuk do të preken. Megjithatë, këtë shkelje të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë nuk mund ta lejojmë pafundësisht. E gjithë kjo duhet të përfundojë, sa më shpejt aq më mirë”.

Nga sa pohon ai, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian janë të një mendje se barrikadat duhen larguar, por druhen nga rrjedhja që mund të marrin gjërat.

“BE dhe SHBA-ja pajtohen me idenë e heqjes së barrikadave. Por ato janë gjithashtu të shqetësuara se si kjo mund të përdoret kjo situatë, e si mund të abuzohet nga Beogradi. Mendoj se partnerët dhe miqtë tanë perëndimorë i druhen kryesisht lidhjeve të Beogradit me Moskën. Nuk e dimë se si mund të vihen në funksion në rast të rritjes së tensioneve, drejt përshkallëzimit në veri”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar të shtunën se institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar janë duke vlerësuar situatën për të parë mundësitë e reagimit.

adv

Zyberi: Është rritur numri i shqiptarëve në administratën publike

0

Avokati i Popullit, Naser Zyberi në konferencën e sotme për shtyp tha se sivjet është rritur numri i përfaqësimit të shqiptarëve në administratën publike, përcjell TV21. Zyberi theksoi se te komuniteti turk vërehet rënie në përfaqësimin në administratë publike, krahasuar me vitin e kaluar.

“Krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit në nivel të përgjithshëm është shënuar rënie e numrit të të punësuarve në sektorin publik për 0,5 për qind të pjesëtarëve të komunitetit maqedonas, që është rënie prej 1.354 personave, numri i të punësuarve të pjesëtarëve të komunitetit shqiptar shënon rritje prej 0,5 për qind dhe krahasuar me vitin paraprak, është më i lartë për 431, nga komunitetet më të vogla etnike vërehet një rënie 0,1 te komuniteti turk, te komunitetet tjera vërehet se të gjithë janë në nivel të vitit paraprak”, tha Naser Zyberi, Avokat i Popullit.

adv

Messi nuk e lëshon nga dora trofeun, me të e bën edhe gjumin

0

Trofeu me të në shtrat, ja si u zgjua sot kampioni Messi

Ekipi kampion i Argjentinës tashmë ka mbërritur në Argjentinë. Pas festës së madhe. Lionel Messi ka shpërndarë disa fotografi me trofeun e Kupës së Botës në shtrat.

“Ditë e mirë”, ka shkruar Messi në mbishkrimin e fotografive.

adv

Shkup / Gjobiten 165 vozitës, 18-të për tejkalim shpejtësie

0

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 165 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 18 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 4 për ngasje të makinës në gjendje të dehur.

Sipas njoftimit të policisë, janë shqiptuar dhe 10 gjoba për përdorim të telefonit, 4 për vetura të paregjistruara, 6 për kalim në të kuqe në semaforë dhe 5 gjoba të tjera për mosdhënien përparësi këmbësorëve.

adv

MASH: Urdhri për pagesën e ushqimit të subvencionuar të studentëve është dorëzuar

0

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) njofton se urdhri për pagesën e mjeteve për racionet e studentët është dorëzuar në Ministrinë e Financave për përpunim të mëtutjeshëm.

Një komision në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka kontrolluar aplikimet e studentëve për plotësimin e kushteve sipas Ligjit për ushqimin e subvencionuar të studentëve, përmes krahasimit me të dhënat e marra nga institucionet tjera kompetente.

Çdo student që ka plotësuar kushtet do të marrë mjete për dy muaj e gjysmë, pra për gjysmën e shtatorit dhe për tetor dhe nëntor. Kujtojmë se gjatë thirrjes për ushtrimin e të drejtës së ushqimit të subvencionuar të studentëve, e cila zgjati nga data 25 nëntor deri më 3 dhjetor, janë pranuar mbi 31 mijë aplikime.

adv

Ndahet nga jeta profesoresha nga Tetova, Ibadete Emini

0

Shkolla 8 Shtatori në Tetovë ka ndarë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të profesoreshës Ibadete Emini.

 

Lajm i trishtë!

Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për humbjen e profesoreshës Ibadete Emini.

Shkolla jonë humbi një profesoreshë të përkushtuar, punëtore, të dashur dhe të duruar për kolegët dhe nxënësit.

U prehtë në paqe shpirti yt i bardhë profesoresha jonë e nderuar, do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona!

SHMEK “8 Shtatori” Tetovë” shpreh ngushëllime të sinqerta familjes për humbjen e madhe, kolektivit dhe nxënësve të shkollës sonë!

I përjetshëm qoftë kujtimi për ty profesoreshë!💔🤲

adv

Zejdi: Po të doja mund t’i merrja 30-40% të strukturave të Alternativës!

0

Deputeti Skënder Rexhep – Zejdi, i ftuar mbrëmë në emisionin Click Plus ne TV21, tha se kur ështe larguar nga Alternativa, ai si ish-sekretar i pergjithshëm mund tê kishte terhequr 30-40 per qind tē elektoratit te kësaj partie, por nuk e ka berë. Zejdi akuzoi Gashin se nuk ka bère asgjë per te amortizuar perçarjet te Alternativa mes Degès se Çairit, ndersa pèrgezoi Ahmetin qe arriti tê sheshoje marredhēniet me “grupin e zjarrit”.

“Une nuk kam dashur ta dëmtoj Alternativën, në të kundërtën kur kam ikur si sekretar i përgjithshëm i partisë mund të merrja me vete 30-40 për gind të strukturave. As një njeri të vetëm nuk e kam tërhequr prej Alternativës kur jam larguar. Pjesa e pakënaqur e Alternativës deri më tani nuk ka pasur asnjë takim mes kryetarit dhe këtij grupi të pakënaqurish në degën e Çairit. Unë do kisha. Ndërsa kryetari i BDI-së u bë vizionar politik me faktin që u ul me grupin e zjarrit. E zgjeroi kryesinë, duke mos dashur ta dëmtojë subjektin e tij politik. Ndërsa në Alternativë as u tentua fare të amortizojë këtë grup të pakënaqurish në Çair. Por me sondazhet e sotme, po të isha kryetar i Alternativës do të kisha dhënë dorëheqje.”- tha Zejdi.

adv

Zejdi: Ali Ahmeti u tregua vizionar, Gashi as nuk e mori parasysh “grupin e pakënaqur”

0

Deputeti Skënder Rexhep – Zejdi, i ftuar mbrëmë në emisionin Click Plus ne TV21, tha se kur ështe larguar nga Alternativa, ai si ish-sekretar i pergjithshëm mund tê kishte terhequr 30-40 per qind tē elektoratit te kësaj partie, por nuk e ka berë. Zejdi akuzoi Gashin se nuk ka bère asgjë per te amortizuar perçarjet te Alternativa mes Degès se Çairit, ndersa pèrgezoi Ahmetin qe arriti tê sheshoje marredhēniet me “grupin e zjarrit”.

“Une nuk kam dashur ta dëmtoj Alternativën, në të kundërtën kur kam ikur si sekretar i përgjithshëm i partisë mund të merrja me vete 30-40 për gind të strukturave. As një njeri të vetëm nuk e kam tërhequr prej Alternativës kur jam larguar. Pjesa e pakënaqur e Alternativës deri më tani nuk ka pasur asnjë takim mes kryetarit dhe këtij grupi të pakënaqurish në degën e Çairit. Unë do kisha. Ndërsa kryetari i BDI-së u bë vizionar politik me faktin që u ul me grupin e zjarrit. E zgjeroi kryesinë, duke mos dashur ta dëmtojë subjektin e tij politik. Ndërsa në Alternativë as u tentua fare të amortizojë këtë grup të pakënaqurish në Çair. Por me sondazhet e sotme, po të isha kryetar i Alternativës do të kisha dhënë dorëheqje.”- tha Zejdi.

adv