17.7 C
Skopje
E mërkurë, 3 Qershor, 2026
Home Blog Page 2726

Ulet përdorimi i qeseve të plastikës në Maqedoninë e Veriut

0

Për dhjetë herë është ulur përdorimi i qeseve të plastikës brenda një viti në Maqedoninë e Veriut. Ulja e përdorimit të qeseve të plastikës është rezultat i hyrjes në fuqi të Ligjit për menaxhimin e ambalazheve dhe mbeturinave nga ambalazhi.

Organizatat që në fokus kanë ambientin jetësorë thonë se ligji në fjalë ka dhënë rezultate me faktin që është ulur përdorimi i qeseve të plastikës. Ato shtojnë se ende mbetet punë për sa i përket vetëdijesimit të qytetarëve për të hequr dorë nga këto qese jo për shkak çmimit, por për shkak të dëmit që i shkaktojnë natyrës.

“Në bazë të analizave që i kemi realizuar më herët, rreth pesë mijë tonelata mbeturina shkaktohen nga qeset e plastikës, dhe pas hyrjes në fuqi të ligjit në fjalë, tani kemi vetëm rreth 50 tonelata mbeturina nga qeset e plastikës. Kjo tregon se qytetarët zhvillojnë shprehi të shëndosha ekologjike, mbase për shkak të detyrimit se duhet paguar, megjithëse do të doja që më shumë kjo të jetë për mbrojtjen natyrës”, thotë Borçe Kuzmanovski, nga organizata joqeveritare për mbrojtjen e ambientit jetësor “Eko Svest”.

Ambientalistët theksojnë se afaristët, për të mos i humbur blerësit, i shmangen ligjit duke dhënë qese pa doreza.

“Problemi u paraqit tek ambalazhimi i pemëve dhe perimeve, me ç`rast pas hyrjes në fuqi të Ligjit për menaxhimin e mbeturinave për një kohë të shkurtër u përdorën qese të letrës dhe menjëherë pas kësaj filloi të bishtnohet ligji në fjalë, ashtu që u kthyen qeset e plastikës, megjithëse atyre u priten dorezat dhe kjo ua bëri më të lehtë qytetarëve që të marrin qese, por mos t’i paguajnë”, thotë Snezhana Vasilevska, aktiviste për mbrojtjen e ambientit jetësor.

Me hyrjen në fuqi të Ligjit për menaxhimin e ambalazheve në Maqedoninë e Veriut nga 1 dhjetori i vitit 2021, qytetarët për t’u shërbyer me një qese plastike të biodegradueshme në dyqan apo ambientet e ndryshme afariste, duhet të paguajnë 15 denarë (rreth 25 centë), qese këto që mund të riciklohen.

Nga Ministria e Ambientit Jetësor thonë se nga shitja e qeseve të biodegradueshme të plastikës deri në fund të vitit pritet të grumbullohen dy milionë euro, mjete këto që do të destinohen në projekte për menaxhimin e mbeturinave.

Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, ka theksuar se mjetet e grumbulluara nga shitja e qeseve të plastikës me përbërje biodegraduese, do të destinohen në projekte për menaxhimin më efikas të mbeturinave.

“Programi parashikon financimin e blerjes së 5.000 kontejnerëve dhe mjeteve për seleksionimin e mbeturinave për familjet, të cilat do t’i ndihmojnë komunat të sigurojnë kushte për ngritjen e sistemit të menaxhimit të mbeturinave. Do të përdoret një metodologji e veçantë, gjegjësisht kusht do të jetë që komunat të kenë nënshkruar marrëveshje me trajtuesit kolektivë të mbeturinave”, ka thënë Nuredini.

Prodhuesit e qeseve të plastikës ankohen se Ligji për menaxhimin e mbeturinave që ndalon përdorimin e qeseve të plastikës, ua ka vënë drynin më shumë se gjysmës së kompanive me këtë veprimtari.
Por, prodhuesit e qeseve të plastikës ankohen se Ligji për menaxhimin e mbeturinave që ndalon përdorimin e qeseve të plastikës, ua ka vënë drynin më shumë se gjysmës së kompanive me këtë veprimtari.

“Ishin 34 kompani në mbarë vendin, 20 prej të cilave u mbyllën. Ato që mbetën, po luftojnë për të ekzistuar – të sigurojnë pagat e punëtorëve me aq pak porosi që marrim. Gjithkund investohet në riciklim, vetëm te ne menaxhimi i mbeturinave u zgjodh me ndalesën e plotë të qeseve të plastikës”, thotë Aleksandar Borozan, pronar i një kompanie për prodhimin e qeseve të plastikës.

Por, ambientalistët theksojnë se procesi i riciklimit është shumë i kushtueshëm dhe se Maqedonia e Veriut nuk ka kapacitet për të investuar në këtë proces, andaj zgjidhja më e mirë mbetet ndalesa e plotë e përdorimit të qeseve të plastikës./REL

adv

Profesorët e Fakultetit Pedagogjik të UT-së morën pjesë në Konferencën ndërkombëtare “Sfidat në Psikologji dhe Edukim në Post-Pandemi”

0

Drejtuesit e Fakultetit Pedagogjik të Universitetit të Tetovës të udhëhequr nga dekani, Prof. Dr. Lulzim Mehmedi, i shoqëruar nga prodekania për Arsim, Prof. Dr. Besa Havziu-Ismaili dhe koordinatorja e ECT-së, Dr. Sc. Afërdita Iljazi-Hoxha morën pjesë në Konferencën ndërkombëtare “Sfidat në Psikologji dhe Edukim në Post-Pandemi”.
Konferenca u mbajt në Republikën e Shqipërisë dhe u organizua në partneritet nga Universiteti i Tiranës, Universiteti i Tetovës, Universiteti AAB, Universiteti i Prishtinës dhe universitete të tjera.
Sipas dekanit të Fakultetit Pedagogjik në Universitetin e Tetovës, Prof. Dr. Lulzim Mehmedi, kjo konferencë promovon dhe inkurajon ndërveprimet ndërmjet hulumtuesve shkencor në lidhje me sfidat në psikologji dhe edukim në post pandemi, për arsye se këto sfida na bëjnë që të rishikojmë, rimendojmë dhe riimagjinojmë teoritë, modelet dhe praktikat ekzistuese arsimore për të gjetur modelin e përshtatshëm dhe për të kontribuar në përmirësimin e mirëqenies së studentëve. “Me fillimin e pandemisë, shkollat anembanë botës, në shkallë të ndryshme suksesi, kanë eksperimentuar me mënyra alternative të mësimdhënies, kanë përdorur teknologji dhe kanë bashkëpunuar me palët e interesuara arsimore për të përmbushur nevojat e nxënësve. Si vende të rajonit të Ballkanit Perëndimor, sot ballafaqohemi me probleme të organizimit të mësimit në distance për studentët me prejardhje të ulët socio-ekonomike, kemi një ndarje digjitale në rritje, një efektivitet të kufizuar të të mësuarit emergjent në distancë dhe një neglizhencë të edukimit holistik. Rrjedhimisht, pandemia ka kontribuar dhe ka intensifikuar stresin fizik, mendor, social dhe emocional të përjetuar nga studentët dhe ka dëmtuar mirëqenien e tyre të përgjithshme. Andaj, organizimi i kësaj Konference Ndërkombëtare në temën boshte që ajo trajton, është mase i qëlluar”, tha mes tjerash dekani i Fakultetit Pedagogjik të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Lulzim Mehmedi.
Konferenca e sipërthënë ofroi një mundësi për ekspertët vendës dhe të huaj të ndajnë mendimet dhe njohuritë e tyre, rezultatet e fituara nga kërkimet shkencore, perspektivat e zhvillimeve të ardhshme dhe aplikimet novatore të rëndësishme për arsimin në përgjithësi, me qëllim të përmirësimit dhe përshtatjes së tij me proceset globale që determinojnë ndryshime në arsim.

adv

Xhaferi – Shentop: RMV-në dhe Turqia ruajnë miqësi dhe partneritet të fortë tradicional

0

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka pritur në një takim Kryetarin e Kuvendit të Madh Nacional të Turqisë, Mustafa Shentop, i cili po qëndron për vizitë dyditore në vend me një grup deputetësh. Siç njoftojnë nga kabineti i kreut të Kuvedit Xhaferi ka theksuar se dy vendet ruajnë miqësi dhe partneritet të fortë tradicional, ndërsa bashkëpunimi bilateral midis të dy vendeve është dinamik në të gjitha nivelet.

“Republika e Turqisë është vazhdimisht ndër partnerët tanë më të rëndësishëm tregtarë dhe vazhdimisht investon në ekonominë e Maqedonisë, dhe në këtë drejtim kontribut të veçantë jep Oda Ekonomike e RMV-RT, MATTO. Vlerësojmë shumë bashkëpunimin e suksesshëm me Republikën e Turqisë në kuadër të NATO-s dhe mbi të gjitha në fushën e trajnimit dhe edukimit ushtarak, donacionet e pajisjeve për nevojat e Armatës sonë, si dhe pjesëmarrjen e përbashkët në operacionet paqësore.”, thuhet në kumtesë.

Nga ana tjetër Kryetari i Kuvendit të Madh Nacional të Turqisë, Mustafa Shentop, u zotua për intensifikimin e bashkëpunimit në shumë fusha me interes të ndërsjellë në periudhën e ardhshme, me të njëjtin vullnet dhe sinqeritet si më parë. Ai ka shprehur mbështetjen e plotë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE “Republika e Turqisë mbështet fuqishëm integrimin euroatlantik të vendeve të Ballkanit dhe veçanërisht të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë drejtim, ai uroi për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe është i bindur se vendi do të bëhet anëtar i Unionit brenda një periudhe të arsyeshme kohore.”, thuhet në kumtesën e kuvendit.

Xhaferi dhe Shentop u shprehën të bindur se partneriteti afatgjatë midis të dy vendeve dhe trendi pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit bilateral edhe më tutje do të përparojnë. Vizita e Shentop në Maqedonisë së Veriut është në kuadër të shënimit të Ditës së Mësimit në Gjuhën Turke në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

adv

Ademi: BDI akademi politike, partitë tjera luftojnë për vendin e dytë dhe të tretë!

0

Duke komentuar anketën e fundit të publikuar nga instituti amerikan, IRI, nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka deklaruar se BDI-ja dhe Ali Ahmeti janë shkollë për të gjithë partitë tjera politike shqiptare në vendin tonë dhe se qytetarët gjithmonë e kanë vlerësuar punën dhe angazhimin e BDI-së,

Vendi i parë në anketën e IRI-t është rezervuar për BDI-në, dhe duke u ndërlidhur me këtë Ademi thotë se partitë tjera politike shqiptare duhet të mësojnë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Ndryshe, anketa e publikuar dje nga Instituti amerikan, IRI është tregues se BDI-ja në kampin politik shqiptar është partia e parë dhe kreu i saj, Ali Ahmeti, gëzon besimin më të madh nga të gjithë liderët politikë shqiptarë. Sa u përket partive, ASH-ja është e dyta kurse Besa e treta.

adv

Opozita: Fajin për rënien e besimit në institucione e mbart pushteti

0

Opozita fajëson pushtetin për rënien e besimit të qytetarëve në institucione. Sipas VMRO-DPMNE-së, qytetarët dëshmuan se qeveria nuk është duke lëvizur në drejtim të duhur dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

“Ajo që e tregon situatën reale në shtet dhe se sa shteti është i pakënaqur me punën e kësaj qeveria është treguar në anketën e IRI-t në pyetjen “A mendoni se Republika e Maqedonisë shkon në drejtimin e duhur” dhe 58% e të anketuarve thonë se NUK shkon në drejtimin e duhur. Këtu bëjnë pjesë edhe ata që janë përcaktuar për BDI-në, për LSDM-në, për partitë e tjera, për Të Majtën dhe VMRO-DPMNE-në. Dhe, çdo ditë dëgjon anëtarët dhe përfaqësuesit e qeverisë që mburren se e janë përballuar mirë me krizën energjetike, ekonomike, madje edhe me atë të KOVID. Por hulumtimi i IRI-së tregon se qeveria ka një perceptim të gabuar, ata thjesht nuk e dinë se çfarë po bëjnë”, njoftojnë nga VMRO-DPMNE.

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami thotë se duhet të punohet në rikthimin e besimit duke treguar rezultate në realizimin e politikave.

“Ky është një rezultat i një realiteti me të cilin ballafaqohemi. Unë do të kisha dashur që të ketë qasje serioze të të gjithë bartësve të institucioneve publike duke nisur nga institucionet qendrore, qeveria dhe gjyqësori, sigurisht edhe institucionet e tjera që dalëngadalë ne të rikthejmë besimin e qytetarëve tek institucionet. Politikisht nuk është fokusi jonë tek rejtingu, tek matjet e opinionit publik, fokusi jonë është që të zhvillojmë politikat partiake në drejtim të promovimit të ofertës tonë politike por njëherësh edhe të rezultateve që duam të tregojmë në pushtetin lokal aty ku jemi, në Tetovë dhe Zhelinë”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.

Aleanca për Shqiptarët thotë se keqqeverisja dhe korrupsioni janë arsyet e rënies së besimit.

“Politizimi i institucioneve shtetërore, sidomos këto 20 vitet e fundit, e bën të veten. Kolapsi i sistemit të drejtësisë dhe pandëshkueshmëria për shkak të politizimit të gjyqësorit, paafatësia e Qeverisë për të adresuar nevojat e qytetarëve për më tepër investime, vende të reja pune dhe për t’u përballur me krizën ekonomike dhe energjetike, kanë ndikuar drejtpërdrejtë në uljen e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve. Të gjitha këto kanë një sqarim të vetëm: keqqeverisja dhe korrupsioni po pengojnë zhvillimin normal të shtetit dhe rrisin dëshpërimin tek qytetarët”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët. /Alsat.mk

adv

Bilall Kasami ndau 20 vendime pune të përhershme për mësimdhënësit

0
20 VENDIME PËR MËSIMDHËNËSIT TANË!
Komuna e Tetovës sot ndau njëzet vendime pune për mësimdhënësi e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Tetovës.
Vendimet e punës janë të përhershme, kështu ato tashmë e kanë një brengë më pak. Siguri e cilësi në arsim. Punë dhe dije për ato dhe nxënësit tanë. Për një arsim më të mirë nëpër shkollat tona.
adv

Bytyqi: Në mars të vitit 2023 rroga minimale do të jetë 19.600 denarë

0

Zv. kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi njofton se në mars të vitit 2023 qeveria do të rritë pagën minimale e cila do të arrijë vlerën 19.600 denarë.

Synimi i qeverisë, sipas tij, është që dy anëtarë të familjes do të mbuloj shportën e konsumatorëve

”Do synojmë që të rritet paga minimale për shkak se paga duhet të jetë e dinjitetshme. Në mars paga minimale do të jetë 19500 denarë pagë e cila kur dy anëtarë të familjes do të mbuloj shportën e konsumatorëve dhe plus tu ngelet diçka”, tha Fatmir Bytyqi.

Sa i përket autostradës Tetovë Gostivar dhe korridorit të 8 Bytyqi bëri të ditur do të fillohen në kohën e duhur ashtu edhe siç është paraparë që në muajin mars do filloj operimi i projektit.

adv

Gjithçka që duhet të dini për “Oscars 2022”

0

Nata më e madhe në kalendarin e sezonit të çmimeve, Oscars 2023 do të bashkojë emrat më të njohur të Hollivudit për një mbrëmje me statuja, fjalime dhe, ndoshta, disa drama.

Nga nominimet e parashikuara deri te moda në tapetin e kuq që duhet të presim me padurim, këtu është gjithçka që duhet të dini.

Kush është nominuar për Oscar në 2023?

 

Nominimet për ceremoninë e 95-të të Academy Awards do të shpallen më 24 janar 2023. Parashikohet të përfshihen në garë gjysmë-autobiografia e Steven Spielberg “The Fabelmans”, e fuqishmja “Women Talking” e Sarah Polley, komedia e zezë e Martin McDonagh “The Banshees of Inisherin”, hiti indie i Dan Kwan dhe Daniel Scheinert-it, “Everything Everywhere All At Once”, “Tar” i Todd Field , me protagoniste Cate Blanchett, “Elvis” i Baz Luhrmann, “Babylon” e Damien Chazelle dhe vazhdimet e mëdha të suksesshme “Black Panther: Wakanda Forever” dhe “Top Gun: Maverick“.

Si është moda në Oscar?

Stili është sigurisht një pjesë e madhe e skenës në Oscar, dhe ka pasur një sërë momentesh të dukshme të modës gjatë gjithë historisë së tij. Në ceremoninë e vitit të kaluar, Zoë Kravitz dukej mahnitëse me një fustan rozë Saint Laurent dhe taka Manolo Blahnik, me stil që të kujtonte Audrey Hepburn në vitet ’50. Dhe kur Zendaya veshi një fustan të verdhë të prerë nga Valentino në 2021, ai dha tonin për ofertën e festës së këtij sezoni. Një nga fustanet më të shquar në histori, megjithatë, shkon për Halle Berry, e cila, në vitin 2002, veshi një fustan pjesërisht të tejdukshëm, të qëndisur me lule nga Elie Saab në natën kur ajo u bë gruaja e parë afrikano-amerikane që fitoi një çmim Oscar për aktoren më të mirë.

Kur, ku dhe si do të zhvillohen Oscars 2023?

Ceremonia do të zhvillohet më 12 mars në vendin e saj të zakonshëm të Teatrit Dolby në Hollywood. Do të drejtohet nga Jimmy Kimmel, i cili rikthehet për herë të tretë pasi ka drejtuar ceremoninë në 2017 dhe 2018. Siç është bërë zakon, pritet që performancat të vijnë nga të nominuarit për këngën më të mirë origjinale (ceremonia e 2022-s kishte Beyoncé dhe Billie Eilish) . Ndërsa presim që të zbulohen nominimet, ka spekulime shpresëdhënëse se në vitin 2023 mund të shohim Rihanna (me “Lift Me Up” nga “Black Panther: Wakanda Forever”), Lady Gaga (me “Hold My Hand” nga “Top Gun: Maverick”), Eilish dhe vëllai i saj, Finneas (me “Nobody Like U” nga “Turning Red“), dhe Taylor Swift (me “Carolina” nga “Where the Crawdads Sing”) në formacion.

Duke përmbysur një vendim që shkaktoi polemika në ngjarjen e vitit 2022, ku tetë kategori u shkëputën nga transmetimi kryesor, Bill Kramer, CEO i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit, ka konfirmuar se të gjitha 23 kategoritë do të transmetohen në televizion. Ai tha për “Variety” se:

Ne jemi të përkushtuar që të kemi një shfaqje që feston artizanët, artet dhe shkencat dhe natyrën bashkëpunuese të krijimit të filmave.

Çfarë ndodhi në Oscar 2022?

Momenti përcaktues i Oscars 2022 ishte Will Smith duke goditur me shuplakë Chris Rock në skenë pasi komediani bëri një shaka për gruan e tij, Jada Pinkett Smith. Will Smith sidoqoftë arriti të fitonte çmimin për aktorin më të mirë më vonë gjatë natës. Ndërsa kjo ishte pika e diskutimit në hije nga ngjarja, pati disa fitore të dukshme dhe historike gjetkë. Ariana DeBose u bë gruaja e parë me ngjyrë, queer që fitoi një Oscar, duke marrë në shtëpi çmimin për aktoren më të mirë në rol dytësor për performancën e saj elektrizuese në “West Side Story”. Jane Campion fitoi regjisoren më të mirë për “The Power of the Dog”, duke u bërë gruaja e tretë që fiton ndonjëherë në këtë kategori, ndërsa shkrimtarja dhe regjisorja Sian Heder u vlerësua për skenarin më të mirë të adaptuar për dramën “Coda” – e cila gjithashtu fitoi filmin më të mirë, çmimin më prestigjioz të natën – dhe Billie Eilish dhe Finneas u njohën për këngën e tyre më të mirë origjinale, “No Time To Die”. Jessica Chastain, e cila u shpall aktorja më e mirë për filmin “The Eyes of Tammy Faye”, mbajti fjalimin më të fuqishëm të pranimit të natës në mbështetje të të drejtave të LGBTQ+. Duke e quajtur “legjislacion diskriminues dhe fanatik“, ajo ia kushtoi çmimin “cilido prej jush që ndihet i pashpresë apo i vetmuar… ju jeni të dashur pa kushte për veçantinë që jeni“.

adv

Së shpejti premierë – shfaqja “Planeti i Gjelbër” në Teatrin e Gjilanit (FOTO)

0

Më 26 dhjetor në Teatrin e Gjilanit luhet premierë shfaqja “Planeti i Gjelbër”, më fillim nga ora 12:00.

Shfaqja është në Teatrin Magjik të Fëmijëve dhe autore e shfaqjes Arife Haliti, me regji të Natyrë Kallabes.

Aktorë: Gëzim Bucolli, Qëndrim Kqiku, Kreshnik Berisha, Kenan Gurgurovci.

Rreth shfaqjes:

Një shkencëtar  bashkë me dy fëmijë kurreshtar vihen para një detyre të madhe. Ta shpëtojnë planetin nga ndotja e ajrit. E gjitha vjen përmes tregimit fantastik të narratorit të shfaqjes.

Super heronjtë po vijnë në Teatrin e Gjilanit. Përgatituni për një udhëtim të jashtëzakonshëm fëmijë.

Shfaqja rekomandohet për fëmijët e shkollës fillore nga klasa e I-rë deri në klasën e V-të.

adv

Komuna e Haraçinës ditën e sotme nënshkroi dy kontrata bashkëpunimi

0
Komuna e Haraçinës nënshkroi kontratë me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Shoqatën Dua Ylberin.
Më e rëndësishmja per këtë projekt është se arritëm të sigurojmë qendër ditore për fëmijë me nevoja të veçanta në hapësirat e SHFK “Abdyl Frashëri” ku edhe ne jemi pjesë e kofinansimit për projektin e adaptimit të hapësirave sipas nevojës.
Vlen të theksohet se të gjitha detyrimet financiare për trajnimin e fëmijëve kryhen nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
adv