24.2 C
Skopje
E martë, 2 Qershor, 2026
Home Blog Page 2748

Shpërthim në veri të Kosovës!

0

Një shpërthim është dëgjuar në pjesën veriore të Mitrovicës të premten mbrëma, kanë thënë për KOHËN banorë të Lagjes së Boshnjakëve.

Sipas tyre, dëgjimi është dëgjuar nga zona afër spitalit.

Nuk dihet se çka ka shkaktuar këtë shpërthim.

adv

Pacolli takoi Ahmetin dhe ministrat e BDI-së, a u bisedua për parkingjet në kate!? 

0

Sot në shtëpinë e tij i pari i AKR-së ka mirëpritur kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti si dhe ministrat tjerë nga radhët e BDI-së në Qeverinë aktuale.

Rikujtojmë se ka kaluar një vit që nga takimi i fundit ku Behxhet Pacolli ishte në Shkup dhe premtoi 50 milionë euro investime në Komunën e Çairit, si projekt i Mabetex-it për ndërtimin e parkingjeve në kate. Mos ndoshta edhe kjo ka qenë arsyeja e ritakimit me kreun e BDI-së dhe kolegët tjerë të kryetarit Ahmeti. Më poshtë e keni deklarimin e Pacollit me datë 6.09.2021 rreth parkingjeve.

“Një projekt i jashtëzakonshem që do i sjellë Komunës së Çairit më shumë hapësira parkingu, gjelbërimi, rekreacioni e sporti, dhe që përfundimisht do të përmisojë jetën e qytetareve dhe transformojë hapësirat publike për më shumë zhvillim ekonomik, më shumë turizëm, e më shumë punësim. Jam i nderuar që kemi zgjedhur Komunën e Çairit për të realizuar këtë investim. Do të lidhim shqiptarët e do ndërtojmë me shije e me stil, siç bëmë gjithandej botes dhe siç po bëjmë sot edhe në Shqipëri”, ka thënë Pacolli me datë 06.09.2021

adv

EU-Ambasadori Gir: Në RMV korrupsioni është i përhapur në çdo institucion

0

Zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ambasadori i BE-së në vend, Dajvid Gir dhe Ministri i financave Fatmir Besimi në Qeveri  kanë realizuar takim të përbashkët me institucionet që kanë kompetencë në trajtimin e korrupsionit, në të cilin u shqyrtuan vërejtjet nga Raporti për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të përgatitur nga Komisioni Evropian.

Euroambasadori Dejvid Gir tha se lufta kundër korrupsionit është shumë e rëndësishme. Ai shtoi se në Maqedoninë e Veriut  korrupsioni është i pranishëm  nëpër institucione shtetërore dhe çdokund tjetër. Gir potencoi se pse qytetarët duhet të paguajnë për shërbim që shteti paguan apo më mire thënë për atë që veqmë e kanë paguar nëpërmjet tatimeve.

DEJVID GIR, EUROAMBASADOR

“Jam këtu me ju që ta shënojmë bashkërisht ditën ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit,në kohën kur rëndësia e luftës kundër korrupsionit është shumë e pranishëm në lajme dhe në kohë kur Maqedonia e Veriut është e angazhuar në procesin e negociatave për hyrje në BE. Korrupsioni e dëmton besimin e publikut në demokraci dhe në institucionet publike dhe nxit cinizëm dhe ekstremizëm, ajo pengon në zhvillimin ekonomik, nxit pabarazi, varfëri,dhe ndarje sociale, ajo është kërcënim për të mirat publike, për sistemin tone shëndetësor për arsimin tone dhe për mjedisin jetësor”

Ministri i financave Fatmir Besimi tha se Korrupsioni si fenomen negativ kërkon qajse individuale dhekolektive që kjo dukuri të zvogëlohet apo të zhduket. Ai tha se punojnë në krijimin e  ligjeve për përmisimin e kësaj gjendje si ligji për sistemin e kontrollit të brendshëm financiar, ligji për insepksion financiar në sektorin publik dhe ligji për revizion shtetëror.

Fatmir Besimi – ministër i Financave:

“Është mirë që flitet për temën e korrupsionit por nuk është e mjaftueshme, është I nevojshëm implementimi dhe rezultatet në luftimin e kësaj dukurie e cila është e dëmshme për shoqërinë, zhvillimin dhe  të ardhmen. Bëhet fjalë për një fenomen negative I cili ka dy anë dhe ato dy anë duhet edhe ato që e prkatikojnë edhe ato që marrin pjesë për të arritur ndonjë interes duhet të mbajnë  përgjegjësi. Kur të dy palët ti thonë jo kësaj dukurie ne do të kemi sukses në atë që e deklarojmë”.

Zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bojan Mariçiq  tha se lufta kundër korrupsionit dhe zbatimi i politikave dhe masave kundër korrupsionit janë një ndër qëllimet kryesore dhe prioritare.

Ndërsa euroambasadori Dejvid Gir tha se  Raporti I fundit për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të përgatitur nga Komisioni Evropian  tregon se shteti ka bërë një hap të mirë në luftimin kundër korrupsionit, ku disa institucione po e luftojnë dukshëm atë.

adv

Autostradat e Bechtel-Enka nuk kanë mbikëqyrës!

0

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore as sot nuk gjeti kohë t’i përgjigjet pyetjeve të televizionit Alsat se përse është vonuar përzgjedhja e kompanisë mbikëqyrëse për punimet e ndërtimit të konsorciumit amerikano-turk “Behtell & Enka”. Sipas ministrit të Transportit, afati ka qenë 40 ditë nga hapja e ofertave ndërsa deri më sot kanë kaluar 45 ditë. Shërbimi për marrëdhënie me publikun i kësaj kompanie publike na njoftoi se drejtori Rustemi nuk do të komentojë për këtë rast deri në përfundim të procedurës.

“Derisa vazhdon procesi i kontrollit administrativ të kompanive që kanë marrë pjesë në tender, detaje nuk do të bëhen të ditura. Mund të ndikojë në gjithë procesin e zgjedhjes së ofertës më të mirë”, njoftojnë nga NP për Rrugë Shtetërore.

Ofertat u hapën më 25 tetor ku tre kompani konkurruan për mbikëqyrjen e “Behtell & Enka” gjatë ndërtimit të autostradave Prilep deri në Manastir, si dhe Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë. Bëhet fjalë për Egis Internacional, IRG Inzhinering dhe Hill Internacional. Ofertat e tyre në tender sillen nga 18 deri në 25 milionë euro.

“Zgjedhja e kompanisë për mbikëqyrje është kusht për fillimin e punimeve të ndërtimit, të cilat assesi të fillojnë, edhe pse kanë kaluar më shumë se një vit e gjysmë nga vendimi ligjor për zgjedhjen e Behtel & Enka, si kompani që do të ndërtojë më shumë seksione të autostradës”, raporton Ile Petrevski- gazetar.

Ky është tenderi i dytë me të cilin kërkohet mbikëqyrja e këtyre autostradave. Herën e parë tenderi dështoi pasi kompania kroate që e fitoi punën nuk ofroi garanci bankare. Komisioni kundër korrupsionit edhe pas shpalljes së emrit të “Behtell Enka”, vlerësoi se kjo mënyrë e zgjedhjes së kompanisë pa tender gjegjësisht përmes ligjit në Kuvend, bart rrezik të lartë korrupsioni. Vitin e kaluar ky komision e kundërshtoi ligjin në Gjykatën Kushtetuese, por gjykata e hodhi poshtë këtë nismë. Në të njëjtën mënyrë, pa tender, Qeveria e Gruevskit biznesin për ndërtimin e autostradave Kërçovë-Ohër dhe Shkup-Shtip ia dha kompanisë kineze Sinohidro. Pastaj Prokuroria Speciale e Katica Janevës ngriti kallëzim penal ku kishte edhe procese gjyqësore. /Alsat.mk

adv

Formacionet e ndeshjes Argjentinë-Holandë

0

Holanda dhe Argjentina me më të mirët në fushën në përplasjen e dytë çerekfinale të Kupës së Botës, “Katar 2022”.

Eksperti i “tulipanëve”, Louis van Gaal, besnik i rreshtimit 3-5-1-2, i beson në vijën e parë të sulmit dyshes Depay – Gakpo. Nuk ndryshojnë repartet e tjera me Timber-Van Dijk-Ake në mbrojtje, ndërsa në mesfushën me pesë rreshtohen Dumfries e Blind, ndërsa në qendër De Jong,  De Roon dhe Bergwijn, me këtë të fundit pas dyshesh sulmuese.

 

Edhe formacioni i Argjentinës nuk pëson ndryshime nga ndeshja paraardhëse, me Messin pikë referimi në sulm.

adv

Kroacia eliminon Brazilin, ballkanasit të pandalshëm!

0

Faza çerekfinale e Kupës së Botës, Katar 2022 nisi me një sfidë spektakolare, me shumë emocion dhe në fund foli kroatisht.

Ashtu si në ndeshjen me eliminim direkt, kroatët kërkuan ndihmën e penalltive.

Pjesa e parë u dominua në pjesën më të madhe nga kroatët, të cilët përtej rasteve nuk ia dolën të gjenin rrugën drejt rrjetës.

Ndërkohë që fraksioni i dytë foli më shumë me brazilianët, që rrezikuan në raste të shumta portën e Livakovic, me portierin kroat që ia doli të ruante balancën.

Me kohën e rregullt që u mbyll me barazim pa gola, Brazili vijoi të sulmonte pa ndalur portën e Kroacisë dhe Neymar mundi që të shënonte dhe t’i dhuronte avantazhin ekipit të tij në minutën e 106’.

Megjithatë kroatët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 117’ gjetën golin e barazimit me Petkovic, i cili e çoi sfidën te penalltitë, ku u vulos që kroacia është gjysmëfinalistja e parë e Katar 2022.

adv

Gjermani / Kritikohet rëndë prezantuesja e lajmeve, doli me minifund

0

Spikerja e parë e lajmeve në Gjermani e kritikon gazetaren Lisa Mitrücker

Minifundi rozë i gazetares Lisa Mittrücker , e cila prezanton hapësirën televizive “Heute in Deutschland” në rrjetin gjerman televiziv “ZDF” është në qendër të vëmendjes.

Gazeta gjermane “BILD” komenton se në Tv ku punon gazetarja Miza Mitrucker, kodi i veshjes është më pak i rreptë pavarësisht se gazetarja moderon një edicion lajmesh.

Megjithatë, ikona e gazetarisë gjermane Dagmar Berghoff, shprehu pakënaqësinë lidhur me veshjen e moderatores gjermane.

“Mendoj se një fund i shkurtër apo një bluzë me dekolte të hapur është e papërshtatshme për një spikere lajmesh ”, argumenton ajo.

Megjithatë, ajo nxitoi të theksojë se të gjithë bëjnë atë që mendojnë se është e drejtë. Deklaratat e saj kanë një rëndësi të madhe në Gjermani, duke patur parasysh se ajo ishte gruaja e parë që prezantoi një buletin lajmesh në Gjermani , më 16 Qershor 1976 duke hyrë në histori.

Klan News

adv

Operohet me sukses polici që u plagos në veri të Kosovës

0

Është operuar me sukses polici Ekrem Neziri, i cili u plagos dje në veri të #Kosovës

Lajmin e konfirmon mjeku Alban Shabani 👇

Shoku jem ashtu siq je plot vullnet e forcë për ti shërbyer vendit ashtu i përballove edhe plumbave të armikut!

Ne jemi afër teje tani në këto momente sikur ti që je çdo dit në mbrojtje të vendit e qytetarëve!

Zoti i ruajt policinë e Kosovës.

adv

Ajdari: Presidenti Pendarovski e di se të akuzuarit e rastit “Monstra” nuk janë fajtorë!

0

Presidenti Stevo Pendarovski vlerëson se motivi për rastin Monstra nuk është vërtetuar deri në fund. Në emisionin “Rruga drejt” Pendarovski tha se mbase mund të ketë disa motive të tjera, por motivi për xhihad islamik nuk mban dhe për këtë arsye nuk është vërtetuar asnjëherë.

“Ka dëshmi se këta persona e kanë bërë vrasjen në Liqenin e Smillkovës. Por nuk është vërtetuar ajo që thuhet dhe që unë di, për xhihad, për luftën e shenjtë kundër pa besimtarëve nga myslimanët kundër të krishterëve. Do të thotë se ju e kontestoni edhe motivin aktual për terrorizëm. Sepse aktualisht ata janë dënuar mbi akuzën për terrorizëm. Terrorizëm mund edhe të jetë. Nuk dua të hy në….. Terrorizmi zoti President ka ideologji dhe panik. Nëse nuk e kanë bërë për ideologji, pse? Nuk mund ta di. Atë që e di unë se motivi për Liqenin e Smillkovës nuk është vërtetuar deri në fund”, deklaroi Stevo Pendarovski, President.

Kryetari i Këshillit Organizativ për protesta kundër rastit Monstra, Bedri Ajdari thotë se kjo deklaratë e njërit të parë të shtetit hedh poshtë çdo aktakuzë të deritanishme për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës në Shkup.

“Me këtë presidenti si instancat më e lartë në shtet i hodhi poshtë të gjitha aktakuzat të cilat i ngarkohen të akuzuarve për këtë vepër. Për neve është një shuplakë të cilën ia dha prokurorisë në këtë rast i cili trajtohet si rast i montuar politik. Ai se tha se nuk i din rastet e montuara politike, por në Maqedoni ka disa të tillë. Po ia rikujtoj presidentit që mua më ka thënë se Zaevi disponon me përgjime të cilat dëshmojnë se këta nuk janë fajtorët. Zaevi edhe vetë e ka thënë se të akuzuarit në rastin Monstra nuk janë fajtor, para meje, para të huajve dhe para gazetarëve”, tha Bedri Ajdari, Kryetar i Këshillit organizativ.

Për vrasjen e katër djemve të rri rreth të njëzetave dhe peshkatarit në vitin 2012 tek Liqeni i Smillkovës, gjykata dënoi me burg të përjetshëm Fejzi Aziri, Haki Haziri, Alil Demiri, Agim Ismailoviq dhe Afrim Ismailoviq. Sami Luta për shkak të mungesës së provave ishte liruar nga akuza. Në dhjetor të vitit 2017 rasti shkoi në rigjykim, ndërsa më shkurt të vitit 2021, gjykata dënoi Alil Demirin, Agim dhe Afim Ismailoviqin me burg të përjetshëm, ndërsa Fejzi Haziri dhe Haki Aziri u dënuan me 15 vite dhe 9 vite burg. Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq u dënuan në mungesë. Autoritetet disa herë kanë kërkuar ekstradimin e tyre nga Kosova, por institucionet e Kosovës kanë refuzuar kthimin e tyre para organeve të drejtësisë në Shkup me arsyetimin se kërkesa për ekstradim nuk është e mbështetur në dëshmi të mjaftueshme. /Alsat.mk

adv

Ambasadorja amerikane përsëri kritikon, krimi dhe korrupsioni problem për përparimin e RMV-së!

0

Ambasadorja amerikane në RMV, Angela Aggeler, ka mbajtur fjalim me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Ambasadorja ka thënë se Maqedonia e Veriut është tregim i suksesshëm, por se korrupsioni vazhdon ta ndalojë zhvillimin ekonomik, social dhe arsimor.

“Në 20 vitet e fundit, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është rritur në autonomi, dukshmëri, burime dhe efektivitet në luftën kundër korrupsionit. Komisioni ka një zë të rëndësishëm të pavarur për të luftuar plagën që është korrupsioni sistemik. Nëpërmjet punës së tij, ai mund të jetë i dobishëm në ndryshimin e sjelljeve, pritshmërive, dhe numrin e këtij kanceri mbi njerëzit, shoqërinë, ekonominë e këtij vendi”.

“Maqedonia e Veriut është një histori suksesi. Që nga pavarësia juaj 31 vjet më parë, ju jeni anëtarësuar në NATO; ju jeni në rrugën tuaj drejt Bashkimit Evropian; dhe ju keni ndërtuar një shoqëri të qëndrueshme, multietnike në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, edhe sot, korrupsioni po pengon përparimin e Maqedonisë së Veriut dhe po kërcënon pasurinë e saj më të madhe natyrore – rininë e këtij vendi”.

“Një sondazh i fundit tregoi se korrupsioni është arsyeja kryesore që të rinjtë duan të largohen nga Maqedonia e Veriut – një mesazh që e kam dëgjuar në bisedat që kam pasur që kur u ktheva këtu 9 ditë më parë. Të rinjtë këtu kanë nevojë dhe meritojnë një vend ku suksesi bazohet në talentin dhe punën e palodhur, jo në politikë apo në atë që njihni”, tha ambasadorja.

Ajo shtoi se ndryshimi i kësaj trajektoreje do të kërkojë një ndryshim në kulturë, askund më kritik apo më i dukshëm sesa një ndryshim në kulturën politike dhe vullnetin politik.

“Ata duhet të mbrojnë një sistem që është transparent nga fillimi në fund dhe që ndërton një mjedis afatgjatë të qeverisjes së mirë që do të vazhdojë pavarësisht se kush është në pushtet”, tha ambasadorja.

Ndryshe, ditë më parë ajo njoftoi se në RMV do të arrijë një ekip amerikan, i cili do të luftojë dhe ndëshkojë korrupsionin në vend.

adv