27.8 C
Skopje
E martë, 2 Qershor, 2026
Home Blog Page 2749

MPB / Të gjitha raportimet për bomba janë të rreme

0

Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme nga shkollat ​​dhe objektet tjera në Shkup, të cilat në adresën e emailit kanë marrë mesazh me kërcënim për mjet shpërthyes dhe është konstatuar se këto janë raportime të rreme.

Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga grupet e inspektimit antiterror dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme.

adv

Nga mesnata zbritje e madhe e derivateve të naftës

0

Kreu i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimovski njofton se nga mesnata do të ketë zbritje të madhe të derivateve të naftës. Sipas tij dizeli do të ulet për 5 denarë, Euro Super BS-95 për 3.5 denarë dhe Euro-Super BS 98 për 4 denarë./Alsat.mk

adv

Arrestohen dy hajna në Shkup, paratë e vjedhura i kthehen pronarit

0

Gjatë ditës së djeshme në ora 14:20 zyrtarë policorë të Njësisë së Punëve të Brendshme Qendër dhe Bit Pazar, kanë privuar nga liria R.R. (21) dhe Xh.R. (32), të dy nga Shkupi.

Ata dyshohet se kanë marrë para nga automjeti tip “Citroen” me targa të Shkupit, në pronësi të Z.D.S.(47) nga Shkupi, i cili në të njëjtën ditë e la për pastrim në autolarjen ku punonin.

Personat janë ndaluar në stacionin policor ku kanë pranuar krimin. Paratë i janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokurori Publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës nga neni 235 i Kodit Penal.

adv

Bombë në “EGM”, evakuohen punëtorët

0

Në qendrën e famshme tregtare “East Gate Mall” në Shkup është raportuar për një bombë, pas së cilës policia është kundërpërgjigjur dhe ka evakuuar të gjithë qendrën tregtare dhe të gjithë punonjësit derisa janë duke vazhduar kontrollet.

Kjo është hera e parë që kërcënohet një qendër tregtare, pasi ka pasur kërcënime për shkollat, ndërsa dje një kërcënim është dërguar edhe në Bankën Popullore.

Ndryshe, sot në mëngjes ka pasur kërcënime me bombë në disa shkolla të mesme, pas së cilës Ministria e Punëve të Brendshme dhe një ekip antiterrorist janë në terren dhe po kontrollojnë.

Deri më tani, të gjitha kërcënimet me bombë kanë rezultuar të rreme.

adv

Plagoset një polic i Kosovës në Zveçan!

0

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi ka njoftuar për ngjarjet në Veri të Kosovës.

Gjatë parullimit Policia e Kosovës, është sulmuar nga disa persona të armatosur, si pasojë e kësaj një polic ka pësuar lëndime dhe janë shkaktuar dëme material në veturën e policisë.

Njoftimi i plotë:

Sot me datë 08.12.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM.

Si pasoj e incidentit, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendngjarje, për të kryer hetimet, kurse zyrtari policor i lënduar është transportuar në QKMF për ofrimin e ndihmës mjekësore.

adv

Vedat Muriqi përfundon në radarin e Real Madridit

0

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi është duke kaluar nëpër formë jetësore te Mallorca, gjë që ka ndikuar që shumë klube evropiane të vihen pas tij.

Klubi i fundit që është duke u interesuar për të është Real Madridi, që siç raporton Damiano er Faina, klubi madrilen ka kërkuar informacione për Muriqin.

Muriqi do të ishte një zëvendësues i Karim Benzemas, kur francezi nuk është i gatshëm për lojë.

Javët e fundit për kosovarin, është interesuar edhe Aston Villa. Mirëpo deri më tani s’ka pasë ndonjë ofertë zyrtare.

Muriqi këtë sezon ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar një tjetër. /Klankosova.tv.

adv

Kovaçevski, thirrje BE-së: Nga bllokadat rrezikon të humbë Ballkanin

0

Nga samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Vienë, Kryeministri Dimitar Kovaçevski i bëri thirrje BE-së që të mos lejojë bllokada të reja.

“Pres që ata të monitorojnë ecurinë e vendit tim dhe kontributin që jep dhe të mos lejojnë shantazhe nga askush. Sepse besueshmëria e BE-së në Ballkan shihet përmes shembullit të Maqedonisë së Veriut. Nëse humbet besueshmëria, BE rrezikon të humbasë të gjithë rajonin”.

Ai shtoi se BE-ja duhet të marrë seriozisht pengesat e opozitës në Maqedoninë e Veriut dhe përpjekjet e VMRO-DPMNE-së dhe të majtës për të kërcënuar me çdo kusht rrugën evropiane të vendit.

“Bllokada e Kuvendit dhe e proceseve demokratike për progres drejt BE-së janë bllokadë e vlerave evropiane. Partia Popullore Evropiane nuk mund të jetë thjesht vëzhguese e heshtur në këto skenarë, sepse rrezikimi i rrugës evropiane kërcënon vlerat evropiane”.

Sipas Kovaçevskit, duhen bërë përpjekje të përbashkëta që palët e treta të mos përfitojnë, për të rrezikuar vlerat dhe besueshmërinë europiane.

adv

Kovaçevski kërkon afat për pranimin e Maqedonisë në BE

0

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, kërkoi nga Brukseli që të përgatisë një kornizë kohore për negociatat e anëtarësimit me BE-në. Sipas tij, vetëm nëse ka një afat për përfundimin e negociatave në vitin 2030, qëllimi mund të arrihet. Duke folur në samitin e socialdemokratëve evropianë në Vjenë, Kovaçevski urdhëroi gjithashtu që negociatat të vazhdojnë për përmbushjen e kritereve.

“BE-ja nuk duhet të lejojë bllokada të reja. Pres që Bashkimi Evropian të monitorojë progresin e vendit tim dhe kontributin e tij, dhe të mos lejojë shantazhe nga askush në këtë proces. Le të flasim për kriteret dhe përmbushjen e tyre, sepse besueshmëria e BE-së, në Ballkan shihet përmes shembullit të Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

Kovaçevski ka komentuar edhe sjelljen e opozitës. Kryeministri thotë se populizmi po rritet, dhe VMRO-DPMNE dhe e “Majta” po luftojnë për votat e ekstremit të djathtë.

“Bashkimi Evropian duhet t’i marrë seriozisht parasysh pengesat e opozitës, me synimin për të rrezikuar rrugën evropiane me çdo kusht, nga VMRO-DPMNE dhe e Majta. Bllokimet e Parlamentit dhe proceseve demokratike, për përparim drejt Bashkimit Evropian, janë bllokime të vlerave evropiane. Partitë e Partisë Popullore Evropiane, nuk duhet të jenë vëzhgues të heshtur”, tha Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

Kryeministri tha se na pret një proces i ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve, kroatëve, malazezëve dhe hebrenjve në Preambulën e Kushtetutës, i cili do të pasohet me vendime të reja të vështira për procesin e reformës, kështu që, siç shtoi ai, Bashkimi Evropian atëherë do të duhet të japë rezultate.

adv

Avokati Gashi: Me mish e shpirt po mundohen me fsheh vrasjen e Astritit!

0

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, në Frontal të T7 ka folur për rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, gjë për të cilën ka folur sot ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ai thotë se Haxhiu e ka njoftuar mbrëmë dhe sipas Tomë Gashit “dikush dëshiron t’i fsheh provat për vrasjen e Astrit Deharit”.

“Më ka njoftuar ministrja para konferencës. Mbrëmë ministrja ka marrë informatë se janë zhdukur mostrat në IML, në laboratorin e toksikologjisë. Janë 12 mostra të gjakut që janë zhdukur përfundimisht. Një cështje po dihet, dikush po do me e mshef rastin e vrasjes së Astrit Deharit. Po mundohen me e mshef me mish e me shpirt”, ka thënë Gashi.

“S’është manipulimi i parë. E kemi edhe ekspertizën shtesë, ku thanë që mostrat e dërguara nga Prokuroria janë manipuluar. Nëse dikush i zhduk provat është provë e rëndë”, ka shtuar ai.

Tomë Gashi tutje ka pretenduar se mostrat kanë mundur të zhduken shumë më herët, por që tek mbrëmë është marrë vesh kur është brë zhvendosja e mostrave.

“Këto janë zhdukur shumë ma herët, por dje është marrë informata që ato s’janë më aty. Këto qenkan në mënyrë rutinore që bëhet ndryshimi. Përfundimisht ministrja haxhiu e ka marrë vesh dhe ka njoftuar Prokurorinë dhe Policinë”, ka thënë Gashi.

Tomë Gashi ka thënë se i di tre emrat e personave, por që s’dëshiron të flasë për të mos i dëmtuar hetimet.

“Unë i di emrat e këtyre tre personave. Por s’mund t’i them. Për mos me i dëmtu hetimet. S’e kam të ndalume, por s’du me i thanë derisa dosjen e ka Prokuroria. Është duke u hetuar rasti, prej që është marrë vesh rasti”, ka thënë Gashi.

Sipas tij më së largu deri nesër do të mund të dalin publikisht emrat e personave që mund të jenë të ndërlidhur me rastin./Express

adv

Deputeti Mexhiti dhe kryetari Ganiu vizituan Universitetin Bad-Ilan, në Izrael

0

Gjatë ditës së sotme bashkë me kryetarin e parë të Shkupit të Vjetër dhe deputetin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti vizituam Universitetin Bar-Ilan, një nga institucionet kryesore të arsimit të lartë në Izrael.

Me këtë rast realizuam takime të shumta, mes të cilave edhe me zëvendës-rektorin e Universiteti Bar-Ilan prof. Alrie Rajh, sekretaren akademike Dr. Shelly Levy Drummer, drejtorin e Qendrës për kërkime, prof. Alon Kornren.

Nikoqirët na sqaruan se në këtë universitet ka 9 fakultete me 52 drejtime dhe 300 laboratorë, disa nga të cilat edhe kishim rastin ti vizitojmë sot, ndërsa siç na u tha, ky institucion akademik është partnerë aktiv në shkencën nacionale të Izraelit dhe nismat e teknologjisë.

Në Universitetin Bar-Ilan mes të tjerash studiohet Mjekësia, Inxhinieria, Drejtësia, Shkenca jetësore, Shkenca ekzakte, Shkenca Sociale, Edukim, Shkenca Humane, e kështu me radhë.

Ndërsa, duke marrë parasysh të gjitha këto fakte diskutuam edhe mbi vendosjen e një bashkëpunimi të mundshëm midis Universitetit “Nënë Tereza” të Shkupit dhe Universiteti Bar-Ilan të Izraelit.

adv