27.8 C
Skopje
E martë, 2 Qershor, 2026
Home Blog Page 2750

Spitalet janë mbushur përplot me fëmijë të infektuar me virus

0

Virusi sincicial i frymëmarrjes “vërshon” spitalet me pacientë të moshës së vegjël. Objektet spitalore tashmë janë të mbipopulluara, si në Spitalin “Kozle”, ashtu edhe në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve – Shkup. Simptomat më karakteristike janë kollitja, rrjedhja e hundëve dhe teshtitja. Foshnjat janë më të prekurit nga virusi respirator, tha për “TV21” pediatri Fitim Rexhepi.

“Është virus që më së shumti infekton foshnjat nga muaji i dytë deri në muajin e gjashtë apo të tetë. Prek pjesën e poshtme të rrugëve të frymëmarrjes duke shkaktuar kollitje, sekrecione nazale dhe teshtitje dhe në format më të rënda kemi vështirësi në frymëmarrje. Spitalet e fëmijëve, si në Shkup ashtu edhe në Tetovë, janë plot me fëmijë me të njëjtat simptoma. Kryesisht bartja e këtij virusi bëhet përmes ajrit, kollitja, teshtitja, sekrecionet e rrugëve të frymëmarrjes, si dhe mbajtja e maskave që ishte gjatë pandemisë, mund të jetë edhe masë mbrojtëse për këtë virus”, thotë Fitim Rexhepi.

“Për të parandaluar përhapjen, nëse vëreni simptoma edhe më të lehta, mos i dërgoni fëmijët në çerdhe apo shkolla”, thotë Rexhepi.

Si masë parandaluese ai rekomandon konsumimin e më shumë lëngjeve dhe vitaminave.

“Mos shkuarja në shkollë nëse kemi fëmijë të sëmurë, për të mos infektuar të tjerët, ushqimi i mjaftueshëm me vitamina dhe konsumimi i lëngjeve, trajtimi mbështetës me antipiretikë, ajrimi i mirë i hapësirave, temperatura optimale ose ngrohja e mirë, do të ndikonte pozitivisht në parandalimin e virusit”, thotë Fitim Rexhepi.

adv

Katar 2022 / Një punëtor emigrant ka humbur jetën në qendrën stërvitore

0

Edhe pse Botërori është tashmë në fazën finale dhe pjesa më e madhe e ndeshjeve janë zhvilluar, polemikat mbi zhvillimin e Kupës së Botës në Katar 2022 nuk kanë të përfunduar. Ato janë ndezur edhe më shumë së fundmi, teksa është bërë e ditur se një punëtor emigrant ka humbur jetën në qendrën stërvitore të kompleksit ku qëndronte kombëtarja e Arabisë Saudite.

Mbeten ende të paqartë rrethanat në të cilat punëtori humbi jetën ndërsa edhe më shqetësues në sytë e opionionit publik është reagimi pa shumë ndjenjë faji i CEO së Kupës së Botës në Katar, Nasser Al Khater i cili shprehet se vdekja është diçka natyrale në jetë.

“Vdekja është diçka natyrale në jetë, si në rastin kur ndodh në punë, apo si kur ndodh në gjumë. Na vjen keq se një punëtor humbi jetën, ngushëllime familjes”, shprehet Al Khater për vdekjen e punëtorit emigrant.

Në lidhje me këtë rast, reagoi edhe FIFA e cila shpreh keqardhje për tragjedinë. “FIFA është thellësisht e trishtuar nga kjo tragjedi dhe mendimet tona shkojnë për familjen e punëtorit që humbi jetën. Sapo FIFA mësoi për incidentin, kontaktuam autoritetet përkatëse për t’u njohur me detajet. FIFA do të mbajë një qëndrim më të gjatë në momentin që ngjarja do të sqarohet plotësisht”, thuhet në reagimin e FIFA-s.

adv

ASH, me propozime për luftën kundër korrupsionit

0

Aleanca për Shqiptarët kërkon miratimin e një sërë ligjesh dhe ndryshimesh për të luftuar korrupsionin në disa nivele dhe thotë se gjatë periudhës së ardhshme do të angazhohet për zbatimin e tyre. Në mesin e tyre janë:

– Ligji për veting të gjykatësve dhe prokurorëve,
– Ligj për themelimin e një zyrë për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë kriminale,
– Ligj për vetingun e integritetit dhe pasurisë së personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike,
– Ligj për parandalimin e nepotizmit nga deputetët, ministrat dhe drejtorët dhe
– Dyfishimin e investimeve publike në gjyqësor dhe prokurori.

“Jemi në gatishmëri që të bashkëpunojmë me të gjithë palët duke përfshirë edhe partitë politike, pa marrë parasysh pozitë apo opozitë, dhe me faktorin ndërkombëtarë para të cilëve këtë pako të masave e kemi prezantuar dhe besoj që nga fillimi i vitit të ardhshëm vetëm se të ketë rezultate që kjo të jetë e kapshme për qytetarët”, u shpreh Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Taravari, thotë se pavarësisht nga pozita ose nga opozita do të angazhohet në zbatimin e këtyre masave.

“Në qoftë se vijmë, kurdo qoftë që të vijmë në qeveri, pas zgjedhjeve apo para zgjedhjeve, unë do të kisha preferuar pas zgjedhjeve të hymë në qeveri dhe ta formojmë qeverinë, natyrisht nuk do të mbesë institucion i cili nuk duhet të hetohet dhe të shihet. Faktikisht, të bëhet veting në të gjitha institucionet por para së gjithash të fillojë me drejtësinë, arsimi sipëror është një nda sferat që gjithashtu duhet veting, shëndetësia terciare patjetër, kështu që ka plot punë në këtë drejtim”, Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Pakoja e masave të ASH-së publikohet në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit dhe pak ditë pas njoftimit të ambasadores së SHBA-së, Angella Ageler, për një ekip amerikan që ka zbarkuar në Shkup për të zbardhur korrupsionin e funksionarëve të shkuar dhe të tanishëm.

adv

Taravari hedh poshtë zërat se ASH po bëhet pjesë e Qeverisë!

0

Hyrja në Qeveri e Aleancës për shqiptarët është e mundshme pas zgjedhjeve. Kështu sot deklaroi kreu i ASH-së Arben Taravari. Ai shtoi se prefreon që pas formimit të Qeverisë të fillojë vetingu tek të gjitha institucionet.

“Ne nuk kemi diçka të atillë, mendoj se kjo temë duhet ta lëmë kështu, nëse ka ndonjë epilog, nëse nuk ka, nuk besoj që duhet ta ekzagjerojmë. Nuk kemi diçka se hyjmë në Qeveri, kjo nuk është diçka që e kemi vendosur, kështu që nuk e kisha diskutuar, në qoftë se vijmë, kur do qoftë që vijmë, pas zgjedhjeve apo para zgjedhjeve në Qeveri, unë kisha preferuar pas zgjedhjeve të vijmë në Qeveri dhe ta formojmë Qeverinë, natyrisht nuk do të mbetet institucion i cili nuk duhet të hetohet dhe të shihet, faktikisht të bëhet veting në të gjitha institucionet” – tha Taravari.

Deri më tani kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se dera në Qeveri është e hapur për koalicione dhe se kanë biseduar për inkuadrimin e ASH-së në Qeveri.  Por se nuk kanë biseduar për ndarjen e resorëve që do t’i merrte ASh-ja. Ndryshe data e kongresit të paracaktuar për më 17 dhjetor do të zhvendoset për një javë, për arsye teknike.

adv

Stambolli magjepsës

0

Unë si një i ri më pëlqen të udhëtoj shumë. Në jetë kam vizituar vende të ndryshme por Stambolli padyshim për mua mbetet një ndër vendet më të preferuara. Stambolli është dhe do të jetë qyteti më i madh dhe më tërheqës për t’u vizituar sepse në këtë vend magjik shumë gjëra ndryshojnë brenda pak sekondave. Stambolli njihet edhe si vend i të dashuruarve, ai mban brenda histori të ndryshme si ajo e Kullës së Vajzës (Kiz Kulesi) si dhe Kullën e Galatës, kemi Taksimin e shumë e shumë vende të tjera mbresëlënëse për t’u vizituar. Stambolli është një vend ku njeriu e gjen veten e tij si të jetë në parajsë. Stambolli i bukur është shtëpi e shumë kulteve fetare si xhamitë shekullore që të frymëzojnë sa herë që i viziton.

Buzë detit në Uskudar!

Të dalësh për të shëtitur në Uskudar ku dhe duket nga afër Kulla e Vajzës duke parë njerëz të ndryshëm është një eksperiencë më vete. Disa gra të moshuara kalimtarëve iu shesin lule, ka të rinjë që shesin simite, çifte që dhurojnë lule njëri tjetrit, njerëz që qëndrojnë në praninë e heshtjes përballë Kullës së Vajzës.
Para një viti kur isha në Turqi, si çdo herë për mua vendi i preferuar për ta pirë kafen e parë pasi të kem mbërritur në Stamboll është Uskudari. Pasi mbërrij aty duke ecur i vetëm pashë një grua të moshuar që po shiste lule. U ndala dhe e pyeta,‘’ Motër, a më tregoni çfarë po bëni ju në këtë moshë me lule në dorë në rrugët e Uskudarit?’’
Ndërsa ajo m’u përgjigj, ‘’Biri im, për mua kjo rrugë është shumë e rëndësishme sepse në këtë vend kam takuar personin e jetës sime e pasi me atë nuk mundëm të bashkohemi tashmë unë kam vendosur që për hir të tij të shes lule ose të dhuroj nga një lule për të gjithë të dashuruarit!’’

Rrugicat e Kullës së Galatës

Një tjetër vend tërheqës është edhe kulla më e bukur e quajtur Galata Kulesi. Të vizitosh këtë vend është po ashtu një ndjenjë më ndryshe sepse edhe ky vend është me histori nga më të ndryshme. Edhe në këtë vend sheh njerëz me histori të larmishme. Është një nga ndjenjat më të bukura kur nga kupola e kullës mund të përqafosh Stambollin e brishtë. Edhe kjo kullë së bashku me atë të Vajzës përfaqësojnë një histori e parealizuar dashurie.

Pastaj Taksimi magjik!

Kur kalon në Rrugët e Taksimit e ndjen vetën pjesë te koncerteve modeste të artistëve të panjohur që i këndojnë jetës dhe dashurisë. Në rrugët e Taksimit sheh njerëz të lumtur e njerëz të trishtë, i sheh ata që jan të lodhur e ata që jeta nuk i lodhi. Taksimi ditën është ndryshe ndërsa natën është mrekulli më vete. Taksimin e dua për shpirtin e tij luftarak që e kalon me njerëzit që e vizitojnë. Stambolli magjik me shpirt luftarak që përballon çdo sulm e që fal vetëm dashuri. Ashtu siç ka thënë edhe Napoleon Bonaparte: “Nëse toka do të ishte një shtet i vetëm, Stambolli do të ishte kryeqyteti i saj”. E të gjithë ata që e kanë vizituar këtë vend magjik do ta kuptojnë shumë më mirë arsyen e kësaj thënieje.

adv

Mickoski: E shikoj me shqetësim lojën e qytetit të Shkupit dhe qeverisë së Kovaçevskit

0

E shikoj me shqetësim lojën e ping-pongut të koalicionit të ri të kaosit, Qytetit të Shkupit dhe qeverisë së Kovaçevskit për problemet me transportuesit privat derisa të zgjidhen problemet. Realisht, si njeri, refuzoj të hyj në retorikën e akuzave dhe lëvizjeve të papjekura, ku është më e rëndësishme se sa zgjidhjet të dish se kush ishte fajtori dhe gënjeshtrat që vazhdojnë të thonë ndërsa populli vuan. Dhe një mesazh i përbashkët për koalicionin e kaosit, mos bëni politikë në kurrizin e popullit dhe jepini zgjidhje problemeve. Ju jeni autoriteti dhe keni përgjegjësinë për të zgjidhur problemet në vend të një loje ping pongu.

Këtë e theksoi kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në manifestimin e sotëm solemn me temë “Shën Klimenti i Ohrit, strumbullari i shkrim-leximit maqedonas”.

Ai po ashtu i ka thënë qeverisë dhe kryesisë së Qytetit të Shkupit që të mos luajnë me inteligjencën e qytetarëve duke hedhur topin, por të fillojnë me zgjidhjen e problemeve.

“Ndaloni së luajturi me inteligjencën e këtij populli. Njëra është ajo ku është falë jush, dhe tjetra falë dorës së lehtë të nënshkrimit të marrëveshjeve të pabesë dhe ende ekziston. Të dy kanë përgjegjësi që t’i zgjidhin problemet kur takohen fshehurazi në Qeveri në vend që të përhapin gënjeshtra dhe të hedhin topin që dëmton Shkupin dhe qytetarët e Maqedonisë.

adv

Edi Rama jep lajmin e mirë, Shqipëria dhe Zvicra lidhin marrëveshje

0

🔴 LAJM I MIRË

Parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti✅

Faleminderit Qeverisë Zvicerane, parlamentarëve zviceranë dhe padiskutim ekipeve teknike të përbashkëta, të cilat punuan pa u lodhur për këtë marrëveshje të shumëpritur për shqiptarët që punojnë e kontribuojnë në Zvicrën mike🇦🇱🤝🇨🇭

***Kryeministrja Giorgia Meloni më premtoi pardje në Tiranë, se shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian edhe marrëveshja e shumëpritur me Italinë😉

adv

Ligji për prejardhjen e pronës harrohet nga pushteti, mbetet vetëm premtim në letër

0

Ligji për prejardhjen e pronës, si mekanizëm për luftë kundër korrupsionit, mbetet një premtim në letër. Qeveria e ka promovuar këtë mekanizëm duke e paralajmëruar në vazhdimësi por assesi të marrë hapin për ta dorëzuar nismën në Kuvend. Të pyetur nga Alsat, sot nga qeveria nuk u përgjigjën në pyetjet:

– Përse akoma nuk është miratuar ky ligj?
– Përse draft-versioni nuk është publikuar akoma për debat publik?
– A është dërguar ai draft-version në Komisionin e Venecias për mendim, ashtu siç kishte paralajmëruar në atë kohë zv/kryeministri i atëhershëm, Nikollovski?

Ky ligj do të procedohej nga kabineti i zv/kryeministrit për luftë kundër korrupsionit, i cili, pa ndonjë sqarim për arsyen, tani quhet vetëm kabineti i zv/kryeministres për politikat e qeverisjes së mirë.

“Kjo është diçka që miratohet pas 30 vjetësh. Propozimi do të ketë afat përkatës kur të gjithë do të duhet ta paraqesin pronën, do të ketë kufi të caktuar përtej të cilit do të kontrollohet, kështu që edhe Ligji do të zbatohet te të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh nëse ata janë prokurorë, gjykatës, prokurorë ose gjykatës, ne duhet t’i zgjidhim gjërat në mënyrë sistematike, pikërisht për këtë arsye do të hapim debat të tillë dhe jemi duke punuar me shumë mund pikërisht në atë zgjidhje sistemore”, tha Lubço Nikollovski, ish zv/kryeministër për luftë kundër korrupsionit.

Versioni i përgatitur duhet të ishte bërë publik vetëm një javë pas kësaj deklarate të cilën ish zv/kryeministri për luftë kundër korrupsionit Lupço Nikollovski e kishte dhënë që në shtator të vitit 2021.

Komisioni për parandalimin e Korrupsionit i ka duart e lidhura për të hetuar pronën e funksionarëve. Ky institucion mund të kontrollojë vetëm pronën në listat anketuese të cilat vetë i dorëzojnë funksionarët. Në shumë raste, Antikorrupsioni nuk merr as listat e përditësuara të institucioneve me funksionarët që zgjidhen dhe emërohen.

“Komisioni Shtetëror vepron mbi listat pronësore të cilat funksionarët i dorëzojnë vetë, vetë paraqesin se çfarë pronë kanë. Antikorrupsioni hulumton nëse ajo pronë në listën anketuese korrespondon me pronën që e ka paraqitur në institucionet tjera. Nëse pronat janë të fshehta, nëse ata janë në emër të dikujt tjetër do të them përsëri se është i nevojshëm miratimi i ligjit për prejardhjen e pronës për të gjithë i cili do të mundësojë që qytetari në momentin e paraqitjes së pronës, pa marrë parasysh a është funksionar ose jo të tregojë prej ku i ka marrë paratë për atë pronë”, deklaroi Biljana Ivanovska, Komisioni kundër korrupsionit.

Qeveria nuk e ka bërë kurrë publik draft versionin e Ligjit për prejardhjen e pronës por flitet për një kufi prej 30 000 eurosh. Çdo pasuri mbi këtë shumë do të kontrollohet. Një institucion i posaçëm do të konfiskojë secilën pronë, prejardhja e të cilës nuk do të mund të konfirmohet.

adv

Transportuesit privat do t’i zhbllokojnë udhëkryqet, protestën e zhvendosin para qytetit të Shkupit

0

Autobusët privatë nga udhëkryqet e Shkupit protestën do ta vazhdojnë para Qytetit të Shkupit. Nga nesër do të bllokohet bulevardi “Ilinden”. Shoferët shprehen të indinjuar nga injorimi që iu bëhet nga autoritetet. Qytetarët të cilët pësojnë më së shumti nga kjo situatë, bëjnë thirrje për zgjidhje urgjente.

“ Sot lirohet nga një korsi në të gjitha anët, ndërsa nga dita e nesërme udhëkryqet ku po protestohet do të jenë të lira, autobusët tërhiqen, ata do të dislokohen tek barakat e Qytetit të Shkupit”, raporton Ajnur Bafqari, gazetare e Alsat.

Pas një mbledhjeje të trupit koordinues, shoferët vendosën që nesër në orën 10:00 me rreth 200 autobusët privatë të bllokojnë të gjitha katër korsitë në bulevardin “Ilinden”.

“Çdo ditë e më shumë, revolta jonë fokusohet ndaj udhëheqësisë së Qytetit të Shkupit, kështu që, trupi koordinues tani solli vendim që protestat nga udhëkryqi ‘Kryqi I Kuq’ dhe ‘Mavrovasja’ t’i dislokojmë, nesër, e premte, në orën 10:00 para barakave të Qytetit të Shkupit, në bulevardin ‘Ilindenska’ që do të bllokohet në të gjitha 4 korsitë. Sa herë kemi kërkuar takim me kryetaren e Qytetit të Shkupit, sa herë ju mediat e keni pritur t’u jep deklaratë, e dini të gjithë, të gjithë jemi dëshmitarë se ju gënjen, fillimisht juve mediave, se për ne as që bëhet fjalë më” , tha një shofer.

Shpalljen publike të Qytetit të Shkupit shoferët e cilësojnë si jokorrekte, insistojnë që Qyteti i Shkupit të shlyejë borxhet që i ka ndaj tyre, ndërsa u kërkojnë falje qytetarëve që u duhet të ballafaqohen me këto situata.

“Mua më kanë borxh rreth 6 mijë euro, unë me një ndërrim më kanë 6, por ne kemi kolegë që kanë mbajtur nga 10 ndërrime nga 11, këtu u kanë nga 60 -70 mijë euro, e ata kanë borxhe 100 mijë euro për naftë. Ne këtë që e bëjmë për 3 vite jemi në minus“, u shpreh një tjetër shofer.

“Edhe ja si lavdërohet Danella Arsovska se e mbushi unë komplet linjat e autobusëve privat. Nuk ka lëshuar 11-she asnjë autobus, këto janë krejt manipulime. Ku i ka mbuluar sa jemi ne 200 autobusë privatë, ku I ka ato autobusë që del nëpër medium thotë se i kemi mbuluar ato linja të autobusëve privatë.”

“Tek 9-ta kemi qenë 14- 15 shërbime, tani atje janë 5 autobusë… Ne ishim në 6 minuta, ndërsa tash nuk e di, në gjysmë ore ose 1 orë.”

”12-ta kishte 5 ndërrime, tani nuk ka asnjë, 11-ta ka 5 ndërrime, tani nuk ka asnjë autobus.”

“Kush është nga Haraçina, le të tregojë a ka autobus, nuk kanë asnjë autobus. Nuk e di se përse I gënjejnë qytetarët”.

Qytetarët kërkojnë zgjidhje, thonë se mezi arrijnë të funksionojnë në këtë mënyrë.

“Shumë rëndë, por pajtohem me të gjithë që bëjnë grevë… Njerëzit kanë të drejtë, secili shkon në punë për të holla, të sjell në shtëpi, megjithatë sjellje të tillë me qeverinë nuk ngjan me asgjë. ”

“Deri tani duhej të zgjidhej, një paralajmërim, dy paralajmërime sikurse në futboll dhe karton të kuq, ka mekanizma të tjerë, autobusët mund të tërhiqen në vendparkime, le të qëndrojnë. Nëse nuk duan të vozisin le të rrinë, por le ta lirojnë qytetarët, kjo që ndodh këtu më duket se nuk ndodh askund tjetër”.

Tashmë dy javë shoferët privat protestojnë, ndërsa sot është dita e katërt që kur autobusët janë vendosur nëpër udhëkryqet më të frekuentuara të qytetit. 3 ditë këto udhëkryqe ishin tërësisht të bllokuara, ndërsa sot nga të gjitha anët është liruar nga një korsi për lëvizje.

adv

Borrelli fton Kurtin dhe Vuçiqin për takim në Bruksel

0

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për takim në Bruksel.

Këtë e bëri të ditur Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Peter Stano, në një konferencë për media teksa tha se data e takimit ende nuk dihet.

“Disa herë kemi thënë se do të ketë takim mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti. Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, i ka ftuar ata të vinë në Bruksel. Do të japim datën e saktë kur të jetë e caktuar”, tha Stano.

Anise u pyet, Stano sa i përket situatës së tensionuar në veri të Kosovës, ku ka pasur hedhje të shokë-bombave, nuk ka dashur të komentojë.

adv