0.8 C
Skopje
E shtunë, 17 Janar, 2026

Kovaçevski, thirrje BE-së: Nga bllokadat rrezikon të humbë Ballkanin

Nga samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Vienë, Kryeministri Dimitar Kovaçevski i bëri thirrje BE-së që të mos lejojë bllokada të reja.

“Pres që ata të monitorojnë ecurinë e vendit tim dhe kontributin që jep dhe të mos lejojnë shantazhe nga askush. Sepse besueshmëria e BE-së në Ballkan shihet përmes shembullit të Maqedonisë së Veriut. Nëse humbet besueshmëria, BE rrezikon të humbasë të gjithë rajonin”.

Ai shtoi se BE-ja duhet të marrë seriozisht pengesat e opozitës në Maqedoninë e Veriut dhe përpjekjet e VMRO-DPMNE-së dhe të majtës për të kërcënuar me çdo kusht rrugën evropiane të vendit.

“Bllokada e Kuvendit dhe e proceseve demokratike për progres drejt BE-së janë bllokadë e vlerave evropiane. Partia Popullore Evropiane nuk mund të jetë thjesht vëzhguese e heshtur në këto skenarë, sepse rrezikimi i rrugës evropiane kërcënon vlerat evropiane”.

Sipas Kovaçevskit, duhen bërë përpjekje të përbashkëta që palët e treta të mos përfitojnë, për të rrezikuar vlerat dhe besueshmërinë europiane.

Të ngjajshme

Të fundit