23.8 C
Skopje
E martë, 2 Qershor, 2026
Home Blog Page 2752

Leonora Jakupi jep lajmin e madh për të gjithë fansat

0

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi është shumë e dashur për publikun.

Ajo u bë pjesë e skenës në moshë shumë të re dhe gjithmonë ka qenë një ndër të preferuarat e publikut, shkruan ORAinfo.

Leonora vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale duke treguar për jetën e saj.

Ajo kohën e fundit është marrur shumë me pamjen e saj të jashtmë, duke u paraqitur pothuajse çdo javë nga salloni ondolim.

E, tash për festat e fundvitit ajo ka vendosur t’i ikthehet muzikës.

Ajo ka paralajmëruar potpuri këngësh me këngëtarin Asim Gashi. /ORAinfo/

adv

Moti për ditën e sotme

0

Moti për ditën e sotme në kryeqytet – Shkup, Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me re.

Në mëngjes temperaturat do të lëvizin nga 5 deri në 6 gradë. Pasditja do të jetë më e kthjellët ku temperaturat do të arrijnë deri në 10 gradë celcius.

Mbrëmja do të jetë më e ftohtë, ku temperaturat do të ulen në 6 gradë celcius.

adv

Gripi rrit infektimet me virusin korona, 214 raste aktive

0

Në kohën e virozëve stinore, është shënuar një rritje e lehtë e infeksioneve me virusin korona. Kur gjithë menduan se pandemia u mbyll, si rrethanë rënduese ndikon moti i ftohtë me grip që në javën e fundit të regjistrohen më shumë të prekur me llojin Omicrone. Nga Qendra për shëndet publik në Shkup, thonë se shifrat nuk janë shqetësuese për momentin, por kujdesi i qytetarëve duhet të jetë i shtuar, nga që edhe simptomat e para janë të ngjashme sikurse të gripit ashtu edhe të virusit korona.

“Sigurisht që rënia e imunitetit mund të rezultojë edhe me rritjen e rasteve të reja pozitive, ne deri më tani nuk e kemi vërejtur shumë, por gjithsesi mbetet përgjegjësi edhe ndaj gripit sezonal edhe ndaj sëmundjes covid-19, me masat që janë përmendur, përsëri dua të apeloj që njerëzit duhen të kenë kujdes me grumbullimet në hapësira të mbyllura më shumë persona. Ata që shfaqin shenja si teshtije kollitje, temperaturë të ruhen sepse mund të bëhet fjalë edhe për kovid edhe për grip sezonal si dhe ftohje”, deklaroi Besim Zeqiri, Drejtor i QSHP Shkup.

Nga raporti i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë thonë se javën që lamë pas kishte rritje të rasteve pozitive për 14,8%, ose nga 3.281 teste të bëra, janë regjistruar 196 raste të reja të KOVID-19. Nga ky dikaster njoftojnë se sipas grup moshave më të prekurit janë mbi 60 vjet dhe me sëmundje kronike.

“Shkup – 127, Prilep – 21, Ohër – 10, Manastir – 8, Shtip – 5, Kavadar dhe Koçan – 4, Negotinë – 3, Kumanovë, Strumicë dhe Kërçova – 2, Tetova, Veles, Gostivari, Struga, Gjevgjeli dhe Dibër nga 1”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Deri më tani në vendin tonë janë bërë mbi 2.18 milion testime anti-kovid. Numri i personave të shëruar është 344.556, numri i të vdekurve është 9.572, numri i rasteve aktive është 214. Përderisa rritja është e lehtë për infeksionet, me ritëm të ngadaltë po bëhen edhe vaksinimet, kjo nga interesimi ulët i qytetarëve. Me një dozë ka 875.849 të vaksinuar, ndërsa 856.930 persona janë plotësisht të imunizuar. /Alsat.mk

adv

Prokuroria refuzon padinë kundër Teuta Arifit, Kasami dyshon se ka gisht Islam Abazi

0

Prokuroria e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hedhur poshtë padinë e kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami ndaj ish kryetares, Teuta Arifi për shpërdorim të detyrës. Kasami tha se refuzimi i padisë është rezultat i zgjedhjes së Islam Abazit në krye të prokurorisë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kasami tha se për këtë rast ka informuar të gjitha ambasadat e huaja në vend dhe se për luftimin e korrupsionit nevojitet ndërhyrje më agresive nga SHBA-të.

adv

Apanazhi i ish-funksionarëve para shfuqizimit – Kushtetuesja nisi procedurë

0

Për Gjykatën Kushtetuese është kontestues apanazhi i funksionarëve dhe deputetëve kur vetë japin dorëheqje ose kur shkarkohen, prandaj sot nisi procedurë për nenin 22 të Ligjit për paga dhe kompensime të personave të zgjedhur dhe të emëruar i cili ua mundëson këtë të drejtë.
Kjo, thonë nga Gjykata Kushtetuese, nënkupton se Gjykata është afër shfuqizimit të së drejtës së funksionarëve të cilët edhe pse vetë japin dorëheqje ose shkarkohen nga funksioni parashtrojnë kërkesa dhe e marrin pagën edhe një vit, ndërsa tashmë nuk janë në funksion.

Në nenin për të cilin është nisur procedura është paraparë që deputet, funksionar ose punëtor udhëheqës i cili ka dhënë dorëheqje ose është shkarkuar nga detyra para se të kalojë koha për të cilën është zgjedhur ose emëruar, i ka të drejtat e marrjes së rrogës pasi të ndërpritet funksioni. Personat derisa e realizojnë të drejtën e pagës, kanë të drejtë edhe për kompensim për shfrytëzim të pushimit vjetor, sipas paragrafit 2 të nenit 22 të Ligjit.

Sa i përket dispozitave të tjera Gjykata vendosi që të mos nis procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së neneve: 19, 20, 21, 23, 24 dhe 25 të Ligjit të shënuar në pikën 1 nga ky vendim dhe vendosi që ta hedhë poshtë nismën në lidhje me kërkesën për vlerësim të pëlqimit të ndërsjellë të dispozitave të shënuara në pikat 1 dhe 2 nga ky vendim me nenet: 105, 106 dhe 113 nga Ligji për marrëdhënie pune.

Një rast të tillë kishte para katër vjetëve kur apanazh kërkuan anëtarët e KSHZ-së të cilët në vitin 2017 vetë dhanë dorëheqje nën presionin e publikut dhe ambasadorit amerikan Xhez Bejli i cili publikisht i kritikoi se kanë votuar bonuse për zgjedhjet lokale në vlerë prej katër dhe dy pagave shtesë.

adv

Akuzat për korrupsion të SHBA-së heshtin edhe Këshillin e Prokurorëve

0

Heshtje për akuzat e ambasadores Amerikane për korrupsion edhe nga më kompetentët për sundimin e së drejtës në vend. Këshilli i Prokurorëve nuk iu përgjigje pyetjeve të televizionit Alsat nëse ndjejnë përgjegjësi për faktin që një ekip nga Uashingtoni kushtimisht do të zë vendin e tyre dhe do të hetojë të dyshuarit për korrupsion kurse nga Këshilli Gjyqësor nuk kishin ndërtuar ende qëndrim për këtë, thanë se do të diskutojnë të hënën. “Duke marrë parasysh se lidhur me pyetjet tuaja duhet të kemi qëndrim të të gjithë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, ju informojmë se të hënën në një takim pune, pjesë e diskutimit do të jenë pikërisht edhe pyetjet që i parashtroni ju dhe pas kësaj do të ju njoftojmë për qëndrimin dhe mendimin e Këshillit Gjyqësor”, thuhet në njoftimit e Këshillit Gjyqësor. /Alsat.mk

adv

Gazetari Senat Zylbehari, zgjidhet nënkryetar i SHGM-së

0

Me iniciativë të kryetarit të SHGM-së Çadikovski, dje u mbajt seanca konstituive e Këshillit të ri Drejtues të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), në të cilën si pikë e vetme diskutimi ishte zgjedhja e nënkryetarit të SHGM-së.

Çadikovski për zëvendës të tij i nominoi gazetarët Senat Zylbehari dhe Maja Jovanovska, të cilët do të ushtronin funksionon në mungesë të tij sipas Statutit të SHGM-së. Ky propozim u miratua me konsensus nga të gjithë anëtarët e Këshillit udhëheqës të SHGM-së.

 

 

Në këtë seancë të Këshillit u formua edhe Komisioni për antarësi që ka për obligim, sikurse deri më tani, që ti shqyrtojë kërkesat e anëtarësisë që arrijnë në zyrë të SHGM-së dhe të sjellë vendime për pranimin e anëtarëve të rinj, në pajtueshmëri me Rregulloren për anëtarë të SHGM-së.

adv

Inflacioni në nëntor 19,5 %

0

Indeksi i çmimeve të konsumit në nëntor 2022, krahasuar me muajin nëntor 2021, vërehet rritje nga 19,5 për qind dhe indeksi i çmimeve me pakicë është rritur me 15,2 për qind, publikoi sot Ent shtetëror për statistikë.

Rënie e indekseve të kostos së jetesës në nëntor 2022, krahasuar me një muaj më parë, është vërejtur te frutat e freskëta dhe të ftohta me 8,9 për qind, vaji dhe yndyra me 5,0 për qind.
Në muajin nëntor, ulje e indeksit të kostos së jetesës është vërejtur edhe në transportin ajror të pasagjerëve me 11,2 për qind, pajisjet fotografike dhe kinematografike dhe instrumentet optike me 2,7 për qind, karburantet e lëngëta shtëpiake me 2,1 për qind, lojërat, lodrat dhe hobi me 1,1 për qind, informacioni. pajisje përpunimi, materiale të tjera të printuara me 0,6 për qind, pajisje sportive, kampe dhe rekreative me 0,3 për qind, veshje, kopshte, bimë dhe lule me 0,2 për qind.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit në nëntor të vitit 2022, krahasuar me muajin paraprak, është 100.5, ndërsa indeksi i harmonizuar i çmimeve me pakicë është 100.2.

Rritja në indekset e kostove së jetesës në nëntor 2022, krahasuar me muajin paraprak, është vërejtur te pijet alkoolike me 4,0 për qind, vera me 3,4 për qind, mishi me 2,6 për qind, peshku dhe prodhimet e detit me 2,2 për qind, qumështi, produktet ushqimore që nuk përmenden diku tjetër me 1,9 për qind, ujë mineral, pije të gazuara, lëngje frutash dhe perimesh me 1,8 për qind, djath dhe gjizë, kafe, çaj, kakao me 0,8 për qind, vezë me 0,7 për qind, sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira me 0,6 për qind, birra me 0,3 për qind, buka dhe drithërat me 0,2 për qind.

“Në nëntor, rritje e indekseve të kostos së jetesës është vërejtur edhe te pastrimi, riparimi dhe dhënia me qira të rrobave me 11,5 për qind, shërbimet shtëpiake me 4,7 për qind, produktet shtëpiake – jo të qëndrueshme me 3,3 për qind, mirëmbajtjen dhe riparimin e mjetet e veta të transportit, kafshët shtëpiake dhe produktet e ngjashme me 3,2 për qind, shërbimet kulturore me 3,1 për qind, riparimet e mobiljeve, sendeve shtëpiake dhe dyshemeve me 3,0 për qind, shërbimet e mirëmbajtjes dhe riparimet e banesës me 2,8 për qind, aparatet e vogla elektrike, salloni për ondulim dhe qendrat e bukurisë me 2,7 për qind, karburantet dhe lubrifikantët për automjetet personale me 2,6 për qind, produkte të tjera mjekësore, pajisje zyre dhe materiale vizatimi me 2,0 për qind, mjete dhe pajisje të mëdha, pajisje elektrike për higjienën personale me 1,9 për qind, gaz për familjet, aparatet e mëdha elektrike për amvisëri me 1.6 për qind, lëndë djegëse të ngurta për amvisëri me 1.5 për qind, shërbime të tjera të pajisjeve për transporti vetanak me 1,4 për qind, pajisje të tjera dhe produkte të higjienës personale me 1,3 për qind, riparime dhe marrje me qira të këpucëve, riparime të pajisjeve shtëpiake, aranzhime udhëtimi me 1,1 për qind, materiale për mirëmbajtje dhe riparim në shtëpi, ndihma dhe pajisje terapeutike me 1,0 për qind, tekstile shtëpiake, pjesë rezerve dhe aksesorë për mjetet e transportit me 0,8 për qind, vegla të vogla dhe aksesorë të tjerë me 0,7 për qind, qelqe, enë kuzhine dhe pajisje të tjera, produkte farmaceutike, shërbime paramjekësore, biçikleta me 0,5 për qind, këpucë, shërbime për rekreacion dhe sport, restorante, kafene etj., shërbime të tjera që nuk përmenden diku tjetër për 0,4 për qind, mjete motorike, bizhuteri, ora dhe ora dore për 0,3 për qind, pajisje për marrjen, regjistrimin dhe riprodhimin e zërit dhe imazhit për 0,2 për qind”, kumton Enti shtetëror për statistikë.

adv

Greva e transportuesve shkakton kaos dhe nervoz tek qytetarët

0

Kaosi dhe nervoza tek banorët e kryeqytetit vazhdon. Ata thonë se duhet sa më shpejtë të gjendet zgjidhje për lirimin e rrugëve të bllokuara. Akuzojnë kryetaren e Qytetit të Shkupit se është e paaftë që të menaxhojë me kryeqytetin.

“Ajo është humbur në këtë punë, nuk është e pjekur dhe nuk mund ta menaxhojë këtë situatë, u dëshmua menjëherë”.

“Më tepër i mbroj shoferët dhe transportuesit… Lojëra politike nga të cilat më tepër pësojnë qytetarët”.

“Siç e kemi në kaos shtetin njëjtë është gjithë andej”.

“Kjo është tragjedi komedi do të thotë… Puna është se ne edhe në moshë edhe në këmbë të ecim… Duhet të gjejnë ndonjë zgjidhje, kjo çka është çmendinë”.

Dëshpërim edhe më i madh për qytetarët që duhet të qarkullojnë me automjete. Thonë se me orë të tëra nuk mund të arrijnë në vendet e punës dhe të kryejnë obligimet e tyre.

“Jam i shpërngulur prej këtu, por këtë për herë të parë në jetë e shoh. Jetoj në Mikonos ku pesë milion banor kalojnë dhe këtë kaos nuk e si këtu”.

“Nuk arrijmë, një orë kohë na merr”.
Mbi 200 autobusë kanë bllokuar dy udhëkryqe të kryeqytetit dhe rrugën “Ilindenska”. Transportuesit privat thonë se nuk do të lëvizin autobusët e tyre, derisa Qyteti i Shkupit dhe Ndërmarrja për Qarkullim publik nuk ua paguajnë borxhin.

adv

Mimi Kodheli vlerëson lartë deputeten Arta Bilalli-Zendeli

0

Mimi Kodheli, ish-ministrja e Mbrojtjes në Qeverinë e Ramës që nga viti 2013 deri në 2017 ka publikuar fotografi sëbashku me deputeten nga radhët e BDI-së, Arta Bilalli-Zendeli ndaj të cilës ka thënë fjalë të mëdha. Kodheli tha se Artën nuk e ka vetëm mike por është edhe një kolege me integritet.

Arta Bilali është jo vetëm kryesuesja e delegacionit të Maqedonisë së Veriut në NATO PA, por një mike e mirë e kolege me integritet.

Kënaqësi të jemi me Artën edhe këtë herë në Washington për të punuar për më të mirën e rajonit e të qytetarëve tanë.

adv