17.8 C
Skopje
E martë, 2 Qershor, 2026
Home Blog Page 2753

Reagimet e ashpra të SHBA-së për korrupsionin, kanë heshtur Ministrinë e Drejtësisë

0

Njeriu i parë i Drejtësisë në vend, Nikola Tupançevski nuk përgjigjet në pyetjet e Alsat në qoftë se hetimi i personave të dyshuar për korrupsion nga ana e një ekipi nga Uashingtoni do të thotë që sistemi i drejtësisë në vend ka dështuar dhe se a ndjen përgjegjësi për këtë.

“Ministria e Drejtësisë nuk i komenton deklaratat e ambasadores së ShBA-ve në Maqedoninë e Veriut” , thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Por Ageler vazhdon të komentojë. Ajo shtoi se korrupsioni ka sjellë një katastrofë reale në vend që po largon të rinjtë çdo ditë e më shumë. Ambasadorja amerikane Angela Ageler tha se nga vizita që ka bërë në rajone të ndryshme të vendit ka parë se si qytetarët e vendit po përballen me korrupsion kur shkojnë në mjek, kur regjistrojnë fëmijën në shkollë si dhe kur kërkojnë punë.

“Njerëzit këtu flasin për korrupsionin çdoherë kur duhet ta shkojnë në mjek, secilën herë që kërkojnë punë, secilën herë që fëmija i tyre aplikon për ndonjë shkollë dhe realisht korrupsioni ka sjellë një katastrofë reale për këtë shtet dhe shumë të rinj nuk dëshirojnë të qëndrojnë 5:26 shumë të rinj maqedonas, nga të gjitha komunitetet, kërkojnë për mundësinë e parë që u vjen që të vazhdojnë punën, apo jetën në një shtet tjetër”, deklaroi Angela Ageler, ambasadore e ShBA-ve për Sitel.

Ageler tha se përkundër shpenzimit të miliona dollarëve të taksapaguesve amerikan për investime në gjyqësorin e Maqedonisë së Veriut, rezultatet thuajse janë të padukshme, duke përmendur edhe procesin e përzgjedhjes së Islam Abazit në krye të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Nga ana tjetër ministri i Jashtëm, Bujar Osmani u shpreh i lumtur për ardhjen e ekipit që do hetojë korrupsionin dhe se ka pasur momente kur është frikësuar se amerikanët nuk do të vijnë për të na monitoruar.

“Menjëherë pasi filluam dialogun strategji me ShBA-në në qershor, SHBA fillimisht financiarisht ndihmonte, shtuan 4 milion euro vetëm për sundimin e së drejtës, dhe ja tani vazhdojnë me mekanizma shtesë përmes mbështetjs nga ana e ekspertëve, duke shfrytëzuar mekanizmat e tyre, sanksionimin, publikimin e emrave e kështu me radhë. Dhe këto janë pjesë e asaj që ne kërkuam, kur kishim dilema se a do të fillojnë negociatat apo jo, unë frikësohesha se do të ngelim pa monitoring të tillë”, tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.

Alsat mëson jozyrtarisht se ditëve në vijim pritet që listës së zezë amerikane t’i shtohen emra të rinj të politikanëve të përfshirë në afera korruptive. Gjendja në gjyqësore dhe prania e lartë e korrupsionit është kritikuar edhe nga ambasadori evropian Devid Geer dhe ambasadorja gjermane, Anke Holstein. Hulumtimet tregojnë që vetëm 8 për qind e qytetarëve i besojnë gjyqësorit.

adv

Kujt i interesonte grushti i djeshëm?

0

Nga Endri Kajsiu

Unë besoj se incidenti i djeshëm me Sali Berishën ishte thjeshtë dhe vetëm një rastësi. Një akt i dëshpëruar, i një njeriu me probleme, siç konfirmojnë edhe familjarët dhe mjekët e tij.

Është një incident që ndonëse në Shqipëri ndodh për herë të parë, çka e bën edhe më të vështirë për tu harruar, e kemi parë vazhdimisht në vende të tjera, madje me demokraci shumë më të konsoliduar se kjo e jona.

E kemi parë në Shtetet e Bashkuara, kur Presidentit Bush i gjuajtën me këpucë. E kemi parë në Italinë fqinje kur Kryeministrit Berluskoni i gjuajtën me statujë. E kemi parë se fundi shpesh edhe në Francë, ku Presidentit Makron herë pas here i gjuajnë me grusht apo shpullë. Dhe pavarësisht rasteve të përsëritura, rojet e Presidentit francez nuk arrijnë dot të shmangin gjithmonë këto lloj aktesh. Plotësisht të dënueshme, për këdo.

Por ajo që kemi parë në Shqipëri e nuk kemi parë në asnjë vend tjetër janë reagimet.

Reagimet e rojeve, të cilët në vend të siguroheshin për shëndetin e personit që supozohej të ruanin e të bllokonin agresorin, iu sulën këtij të fundit duke e mbytur në dru dhe tërhequr zvarrë nëpër rrugët e Tiranës, duke harruar plotësisht se ç’po ndodhte ndërkohë me Berishën. Reagimet e opozitës, me në krye Sali Berishën vetë, që drejtoi gishtin tek Kryeministri Rama duke e cilësuar atë si organizatorin e incidentit.

Këto lloj reagimesh në fakt nuk i kemi parë në asnjë nga rastet e përmendura me lart dhe llogjika ta do që këto të kenë qenë reagime emocionale të momentit të parë. Por në fakt, nëse vëren me kujdes frymën e diskursit politik në Shqipëri, akuzat e forta dhe kërcënimet e vazhdueshme, bën sens që në një klimë të tillë të tensionuar të kemi raste të tilla dhune. Që sigurisht, nuk duhet të kenë vend në shoqërinë tonë, por që ato të mos ndodhin klasa jonë politike, e në këtë rast Sali Berisha me Ilir Metën si dy promotorët kryesorë të gjuhës së konfliktit, duhet të ulin tonet, të ofrojnë alternativa në vend të sharjeve, ide në vend të urrejtjes.

Edi Rama mund të ketë shumë të meta, por ditën e djeshme Edi Rama i dhuroi Shqipërisë dhe shqiptarëve një spektakël të vërtetë politik, që pati jehonë në të gjithë median ndërkombëtare e që i la “pa mend” të ftuarit e tij. Dhe ditën e djeshme Edi Rama ishte ai që i interesonte më pak se kushdo tjetër incidenti i Berishës. Madje më pak se edhe vetë Berishës.

adv

Biblioteka e Gjilanit, “Fan S.Noli” pasurohet me libra të rinj në vlerë të 10 mijë eurove

0

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli” e kanë pasuruar me libra të rinj në vlerë prej 10 mijë euro.

“Pas digjitalizimit të bibliotekës së qytetit, ku lexuesit me skanimin e një Barcode mund të marrin titujt e librave që ndodhen në fondin e bibliotekës dhe shërbimet tjera të nevojshme, tani atë e pasuruam me libra të rinj në vlerë prej 10 mijë euro për sektorin shkencor, atë të rriturve dhe të fëmijëve”, ka thënë kreu i Gjilanit.

Për më tepër, kryetari Hyseni është shprehur se nga afër panë edhe funksionimin e sistemit elektronik të menaxhimit të lexuesve, si biblioteka e parë në nivel vendi që kaloi nga regjistrimi manual në atë digjital.

“E kemi zotim dhe obligim institucional investimin në zhvillimin e kushteve të nevojshme për të lehtësuar qasjen në literaturë digjitale dhe tërhequr vëmendjen drejt librit, si burim i pazëvendësueshëm i dijes”, ka deklaruar Hyseni./21Media

adv

Gjerdani i artë mesjetar, arkeologët zbulojnë pranë Northampton një bizhuteri mbretërore

0

Një gjerdan mesjetar që besohet se I përkiste një gruaje që mund të ketë qenë një udhëheqëse e hershme e krishterë, është gjetur në Britani. Arkeologët thanë se zbulojnë për herë të parë një bizhuteri mbretërore kaq të rëndësishme.

Arkeologët britanikë kanë gjetur një gjerdan ari që daton në vitet 630-670 pas Krishtit, që përshkruhet si më I rralli i zbuluar ndonjëherë në Britani. Bizhuteria, e gjetur pranë Northampton, ka të paktën 30 rruaza të bëra nga monedha romake, ari, granata, qelqi dhe gurë gjysmë të çmuar.

Objekti 1300-vjeçar u zbulua në një varr që mendohet se i përket një gruaje me status të lartë, siç është familja mbretërore. Ekspertët e përshëndetën zbulimin gjatë verës si të tepër të rëndësishëm.

Arkeologët nga Muzeu i Arkeologjisë së Londrës) e gjetën gjerdanin gjatë gërmimeve përpara një ndërtimi banesash në Harpole, në perëndim të Northampton.

“Kur ngjyrat e arit ndriçuan nga toka, ne e dinim se kjo ishte diçka domethënëse,” tha Levente-Bence Balazs, i cili drejtoi një ekip prej pesë personash nga Mola.

“Megjithatë, ne nuk e kuptuam se sa e veçantë do të ishte. Ne jemi me fat që jemi në gjendje të përdorim metoda moderne të analizës për të kuptuar mbi jetën e këtij personi dhe ritet e varrosjes.”

Megjithatë, rrezet X të marra në blloqe dheu zbuluan gjithashtu një kryq të dekoruar në mënyrë të hollësishme, me përshkrime shumë të pazakonta të fytyrave njerëzore të derdhura në argjend. Konservatorët e Muzeut besojnë se I përket një gruaje që mund të ketë qenë një udhëheqëse e hershme e krishterë.

adv

Zendeli: Nuk ka arsye logjike që ASH-ja të bëhet pjesë e Qeverisë!

0

Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, vlerëson se nuk ka asnjë arsye logjike dhe politike për hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri në kohën kur pushteti i ka shumicën e nevojshme në Kuvend, shkruan gazeta LAJM.

“Grupi që njihet si “grupi i zjarrit” që kanë pas vete edhe deputetë edhe kryetar komunash, përfaqësues të fuqishëm të këtij subjekti politik, haptazi deklarohen se futja e ASH-së në këtë moment në qeveri është vetëm si ndihmë për lidershipin e BDI-së, për t’i shuar pakënaqësitë e tyre të brendshme. Do të shohim se si do të zhvillohen ngjarjet në ditët në vijim. Nga zyrtarët e ASH-së shihet se ka gatishmëri për tu future në Qeveri. Por, nëse bëjmë analiza politike, ne si subjekt opozitar nuk e shohim se është koha për hyrjen e ASH-së në Qeveri sepse nuk mungojnë numrat në shumicën parlamentare, s’ka ndonjë ngjarje të rëndësishme për mobilizim më të madh të subjekteve politike rreth shumicës parlamentare, nuk shoh ndonjë arsyetim politik dhe logjik për futjen e tyre në Qeveri”, u shpreh deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli.

adv

Vjedhja e Thesarit / 21 vjet burg dhe mbi 41 mijë euro gjobë për dy të akuzuarit

0

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Labinot Gruda dhe Kadri Shala, për vjedhjen e 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 centë nga Thesari i Shtetit, duke i dënuar me 21 vjet burgim dhe 41 mijë e 500 euro gjobë.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Labinot Gruda shpallet fajtor duke u dënuar me dënim unik prej 8 mijë e 500 euro gjobë dhe 11 vjet burgim efektiv.

Po ashtu, të njëjtit iu shqiptua dënim plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksionit në administratë publike për 6 vjet.

Kurse, Kadri Shala shpallet fajtor dhe u dënua me 33 mijë euro gjobë dhe 10 vjet burgim efektiv.

Ndryshe, prokuroria dhe mbrojtja nuk kishin arritur marrëveshje për pranim të fajësisë lidhur me këtë çështje.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 12 tetor 2021, ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurve Labinot Gruda dhe Kadri Shala.

Në aktakuzë thuhet se Gruda, ngarkohej për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes” dhe “Shpëlarje e parasë” lidhur me nenin 56 të Ligjit për Parandalimin e shpëlarjes së parasë dhe financimin e terrorizmit, në bashkëkryerje me të pandehurin Shala.

Ndërkaq, thuhet se Shala, akuzohej për veprat penale “Shpëlarje e parasë” lidhur me nenin 56 të Ligjit për Parandalimin e Shpëlarjes se Parasë dhe Financimin e Terrorizmit, në bashkëveprim me të pandehurin Gruda, dhe “Ndihma”, në ndërlidhje me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”./Betimipërdrejtësi/

adv

A po prishet “martesa” mes Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët !?

0
Bilall Kasami ka filluar me shkarkimin e kuadrove të ASH-së dhe ka ndërprerë disa kontrata.
Lulzime Qoku është njëra nga ata e cila u shkarkua nga pozita e udhëheqëses së sektorit Juridik në komunën e Tetovës.
Ajo është shprehur se në punë ka qenë e përpiktë andaj pretendon se ky vendim është sjellë në bazë politike, pasi ajo njëkohësisht është edhe kryetare e forumit të gruas në ASH.
A mund të quhet ky një gabim i ASH-së me mbështetjen që i dha Bilall Kasamit në zgjedhjet për kryetar komune në Tetovë !?
adv

Grubi priti në takim shefin e ri të OSBE-së, ambasadorin Wahl

0

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, sot ka pritur në takim shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Kilian Wahl.

Gjatë takimit është biseduar për situatën politike në vend, procesin e integrimit, reformat dhe ndryshimet kushtetuese, Marrëveshjen e Ohrit, si dhe kryesimin e vendit tone me OSBE-në nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Grubi i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Wahl dhe punë të suksesshme në misionin e ri, derisa e ka falënderuar për bashkëpunimin me OSBE-në dhe projektet e realizuara deri më tani, bashkëpunim i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen me një partneritet akoma më të lartë.

Të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur pritshmëri për vazhdimin e suksesshëm të bashkëpunimit në prag të fillimit të kryesimit të vendit me organizatën më të madhe të sigurisë në botë, duke theksuar që Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme të japë kontribut në promovimin e vlerave demokratike pikërisht në kohën kur kontinenti europian përballet me sfida të rrezikshme.

Procesi i integrimit të vendit në Bashkimin Europian gjithashtu ishte pjesë e bisedës në takimin mes Grubit dhe ambasadorit Wahl, derisa është shfaqur nevoja për fillimin e procesit të ndryshimeve kushtetuese, si kusht për vazhdimin e rrugës europiane dhe formimin e frontit të përbashkët të të gjithë akterëve politik në vend me qëllim që procesi i filluar të mos ketë pengesa.

Grubi ftoi misionin e OSBE-së në Shkup në bashkëpunim me Ministrinë e Sistemit Politik që të kontribuojnë në kohezionin shoqërorë dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit si dhe realizimin e shkollës rinore Peace Forum Dialogue si dhe Peace Festival si forma bashkëkohore për ta shënuar vlerën e Marrëveshjes së Ohrit.

adv

Spasovski: Kërcënimet e sotme për bomba, shembull klasik i kërcënimit hibrid

0

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, konfirmoi se mëngjesin e sotëm ka pasur raportime për mjete shpërthyese të vendosura në nëntë shkolla dhe në Bankën Popullore sipas të njëjtit modus, që është pjesë e të ashtuquajturës luftë hibride që po bëhet, jo vetëm në vendin tonë.

“Ky është një shembull klasik i kërcënimeve hibride. Fatmirësisht, këto janë sulme që vijnë në mënyrë elektronike, gjegjësisht raporte, dhe se siguria absolutisht nuk është e cenuar, veçanërisht duke pasur parasysh se BPRM-ja është e siguruar 24 orë në ditë”, tha Spasovski, pas vizitës dhe takimeve të sotme në SPB – Strumicë.

Ai tha se është konstatuar se po merren masa maksimale, me partnerët strategjikë për të dëshmuar çdo aspekt.

“Shqetësimi është i madh, por qëllimi i sulmeve të tilla hibride është pikërisht ky. Të krijojë trazira te qytetarët, të ketë pasiguri, të ndikojë në institucionet, të shpërdorojë shërbimet e sigurisë në vend. Policia dhe të gjitha shërbimet që janë të përfshira në atë pjesë punojnë me efikasitet. Ne kemi kontrolle të shpejta që i kemi apo udhëzime tashmë, jo vetëm në shkolla dhe në institucionet tjera se si të veprohet në një rast të tillë”, sqaroi Spasovski.

Duke vënë në dukje se në shumë shtete tashmë janë ndryshuar protokollet në të cilat është përcaktuar shkalla e realitetit të kërcënimit para se të merren masa, ministri Spasovski informon se tashmë janë zhvilluar diskutime me Komitetin Nacional për Luftimin e Terrorizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm dhe pret që të merret veprime me të cilat do të ndryshohen protokollet.

adv

Kush ishte lideri evropian me këpucë të grisura në Samitin në Tiranë !?

0

Një moment i pazakontë është regjistruar në Samit.

Fotogafi Armand Babani ka shkrepur një moment pikant nga Samiti. Janë këpucët e një lideri Europian, të cilat janë të grisura. Se kujt janë nuk dihet.

Ajo që dihet është se nuk është kryeministri Edi Rama.

“Kryeministri i kujt vendi pjesmarrës në Summit është mbajtësi i këpucës? (Sa për ndihmë NUK është KM Shqiptar)”, shkruan Babani.

 

adv