17.8 C
Skopje
E martë, 2 Qershor, 2026
Home Blog Page 2754

Amrabat: Sakrifikova veten për Marokun, kam luajtur me injeksion!

0

Sofyan Amrabat është shpirti i këtij Maroku, 26-vjeçari i Fiorentinës ishte fenomenal në mesin e fushës. “Luftëtari” i mesfushës sakrifikoi për të dhënë kontributin e tij në takimin ndaj skuadrës së Luis Enriques.

 

Amrabat kishte probleme në shpinë dhe zbriti në fushë me injeksione. “Mbrëmjen përpara ndeshjes qëndrova zgjuar deri në orën 3:00 të mëngjesit bashkë me fizioterapistin tim, pasi po synonim të pamundurën.

Ndaj Spanjës luajta me injeksion, pasi nuk mund t’i lija vetëm shokët dhe vendin tim. Ndihem shumë i lumtur dhe krenar me kualifikimin”, deklaroi i përlotur titullari i “Luanëve të Atlasit”.

Sakrifica iu shpërblye dhe tani do të ketë disa ditë në dispozicion për t’u përgatitur për betejën e radhës, duelin ndaj Portugalisë (e shtunë, 16:00). Nëse Maroku eliminon luzitanët do të kthehej në Kombëtaren e parë afrikane që arrin në gjysmëfinalet e një Kupe Bote.

 

adv

Persona të armatosur kanë djegur bankomatët në Fushë Topanë

0

Mëngjesin e sotëm disa persona kanë djegur disa bankomatë në Fushë Topanë të Shkupit, shkruan TV21. Nga MPB për TV21 thonë se personat në fjalë fillimisht kanë kërcënuar rojtarin e objektit afarist, pas çka kanë djegur bankomatët.

 

“Në orën 05:54 në SPB-Shkup është raportuar se në një objekt afarist në rrugën “Brigada maqedono-kosovare” në Shkup, disa persona kanë kërcënuar me armë rojen Sh.M, dhe më pas i kanë djegur disa bankomatë që ndodheshin në ndërtesë biznesi”, thonë nga MPB për TV21.

adv

Ballist Morina është arrestuar mbrëmë në Tiranë, shau Vuçiqin

0

Policia në Tiranë e ka arrestuar gjatë mbrëmjes së kaluar Ismail Morinën, i njohur ndryshe edhe si Ballist Morina, dhe i cili kishte hedhur me dron një flamur në ndeshjen Shqipëri-Serbi në Beograd.

Shkaku i arrestimit pretendohet të jetë një status i tij në Facebook ku përmendej edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Edhe pse tha se s’do të shkonte, Vuçiq tashmë ka arritur në Tiranë. “Kam marrë vesh që Vuçiqi don me ardhë në samit nesër, ia kishin pasë mbushë mendjen pasi i kishin ofru do karamele ZANA. Unë sapo zbrita në aeroportin NANA TEREZË, nji palë syze t’moçme i kam marrë me vete, amanet i vjetër prej POTOÇARI janë…” – kishte shkruar ai.

Morina ka vazhduar edhe me statuse tjera duke quajtur presidentin serb edhe “zvarranik”.

adv

Luis Enrique i bën gati valixhet, Spanja nis “revolucionin”

0

Spanja dështoi përballë Marokut dhe i dha lamtumirën Kupës së Botës për herë të dytë radhazi në raundin e 1/8-ve. Edhe në Rusi 2018, kombëtarja iberike eliminohej pas goditjeve të penalltive nga Rusia vendase, ndërsa të martën u përsërit e njëjta situatë duke dështuar nga pika e bardhë përballë “Luanëve të Atlasit”.

Përveç triumfit 7-0 në takimin e parë ndaj Kosta Rikës, Spanja dha fare pak në takimet e tjera duke e merituar largimin nga Botërori. Trajnerit Luis Enrique i mbaron kontrata dhe drejtuesit e Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) nuk kanë ndërmend t’i ofrojnë një akord të ri.

Sipas Cadena SER, në krye të listës së dëshirave të drejtuesve të futbollit iberik, të cilët mendojnë se është i nevojshëm një ndryshim në stol, gjendet Marcelino, 57-vjeçari që ka një eksperiencë të madhe në La Liga, aty ku ka drejtuar klube si Athletic Bilbao, Valencia, Villareal dhe Sevilla.

Ai fitoi Kupën e Mbretit me Valencian (2019) dhe Superkupën e Spanjës me Bilbaon (2021). Marcelino qëndron pushim prej muajit qershor pas ndarjes klubin bask, ndërkohë që ulja në pankinën e Kombëtares do të ishte realizimi i një ëndrre.

adv

Spitali Modular Tetovë / Sot pritet të mbahet seanca gjyqësore

0

Seanca gjyqësore e katërta me radhë për zjarrin në spitalin modular të Tetovës pritet të mbahet sot me fillim në ora 10:00, me ç‘rast të akuzuarit do të dalin para gjykatësit Jordan Velkovski.

Ish-drejtori i Spitalit të Tetovës, Florin Besimi, ish-drejtori ekonomik i Spitalit të Tetovës- Artan Etemi, përgjegjësi i qendrës për Kovid- Boban Vuçevski dhe Spitali i Tetovës si person juridik janë të akuzuarit për këtë rast.

Gjykimi për spitalin modular të Tetovës ka filluar me 6 shtator, por deri tani tre seanca janë anuluar.

adv

Shkupi nuk lëviz, transportuesit privat paralizuan kryeqytetin

0

Për të tretën ditë me radhë, transportuesit privatë vijojnë protestat e tyre përmes bllokadës në disa prej udhëkryqeve kryesore të kryeqendrës. Sipas deklaratave të tyre të mëhershme, ata nuk do t’i largojnë autobusët derisa Qyteti i Shkupit të shlyej borxhin ndaj tyre. Nga ana tjetër autoritetet e qytetit, njoftojnë se sot do të ketë thirrje të re publike për autobusët privatë të linjave me numër 20 dhe 22.

Qyteti i Shkupit dhe kryetarja Arsovska nuk dolën me qëndrim lidhur me protestat dhe kërkesat e transportuesve privat gjatë këtyre dy ditëve.

adv

Moti për ditën e sotme

0

Moti sot në mëngjes do të jetë me mjegull dhe vranësira të ulëta. Gjatë ditës me vranësira të ndryshueshme dhe me erë të dobët nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 9 deri në 13 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë të dobët nga drejtimi jug-lindor. Temperatura minimale do të ulet në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 12 gradë Celsiusë.

adv

Portugalia “shkyen” me gola rrjetën e Zvicrës

0

Kapitullim pa kushte i Zvicrës përballë Portugalisë. Skuadra helvete, me Xhakën e Shaqirin titullarë, zhvilloi një ndeshje shumë të dobët, duke u mposhtur në fund me rezultatin e thellë 6-1. Një ndeshje pa shumë histori, e zhbllokuar që në minutën e 17-të nga i riu Ramos, i përzgjedhur nga minuta e parë nga trajneri Santos në vend të Ronaldos, ndërsa në minutën e 33-të shënoi Pepe, lojtari më i vjetër që arrin të realizoi në fazën me eliminim direkt në historinë e Kupës së Botës.

Por luzitanët nuk kishin të ndalur, duke realizuar edhe dy gola të tjerë në fillim të pjesës së dytë me Ramos dhe Guerreiron, për të ardhur të finalizimi i vetëm i Zvicrës, që mban firmën e Akanjit. Shumë shpejt Portugalia shënon edhe golin e pestë më “yllin” e mbrëmjes, Ramos, për të cilin ishte i treti personal.

Në minutën e 73-të u hodh në fushë edhe Ronaldo, madje gjeti edhe golin, por dukshëm në pozicion jashtë loje. Në shtesë kishte kohë edhe për golin e gjashtë, të shënuar nga Leao.

Në fazën çerekfinale të Botërorit, Portugalia do të përplaset me Marokun, që surprizoi duke eliminuar Spanjën.

Portugali – Zvicër 6-1

adv

“Korrupsioni”, amerikanët zbarkojnë në Shkup për t’i hetuar funksionarët

0

Pas një sërë kritikash nga faktori ndërkombëtar në lidhje me nivelin e korrupsionit, ambasadorja Amerikane, Angela Ageler paralajmëroi se në vend kanë arritur një ekip i ekspertëve nga Uashingtoni që do të vështrojnë dhe hetojnë në mënyrë më agresive funksionarët e korruptuar aktual dhe të mëhershëm.

“Një ekip nga Uashingtoni është këtu për të vështruar në mënyrë më agresive aktorët e korruptuar të mëhershëm dhe të tashëm, si dhe të konsiderojë të gjitha kundërpërgjigjet e mundshme. Sektorit të drejtësisë në Maqedoninë e Veriut i nevojiten më shumë hetime dhe ndjekje penale për të treguar se askush nuk është mbi ligjin”, ka shkruar Ambasadorja Amerikane në RMV, Angela Ageler në Twitter.

Sllagjana Taseva nga Transparency International tha se nuk duhet të habitemi me veprimet e ShBA-ve pasi që ata një kohë të gjatë paralajmërojnë aktivitete të tilla kundër korrupsionit në vend.
“Ishte e pritshme që më në fund do të forcohen pritshmëritë që të fillojmë në mënyrë më aktive të ndërmarrim masa që do të jepnin rezultat në luftën kundër korrupsionit për shkak se në këtë mënyrë nuk mund të jemi partner i besueshëm i as si anëtare e NATO as si anëtare apo kandidat për anëtarë në Bashkimin Evropian. Mendoj që ky ishte një mesazh i fortë se tashmë nuk do të besojnë në fjalë por do të shohin se si do të sillemi me aktivitete konkrete për luftën kundër korrupsionit”, deklaroi Sllagjana Taseva, Transparency International.

Taseva nuk e përjashtoi mundësinë që në listën e zezë Amerikane të futen edhe persona tjerë nga vendi, shtoi se ditëve në vijim ShBA-të do të kërkojnë zbardhjen e disa rasteve kruciale për drejtësinë.
“Asgjë nuk përjashtohet, mund të shtohen por jo vetëm politikanë sepse në atë listë nuk janë vetëm politikanë, mund të jenë edhe persona tjerë për të cilët ekzistojnë dyshime se janë marrë me aktivitete korruptive. Megjithatë atë që e pres është se shumë shpejt do të marrim një listë me raste të cilat do të duhet të zbardhen në qoftë se duam të vazhdojmë më tutje dhe t’i bindim të tjerët se do të sundojë e drejta dhe se ata që kanë qenë të përfshirë në raste korruptive nuk do të mund të emërohen në funksione politike”, tha Sllagjana Taseva, Transparency International.

Maqedonia e Veriut ditëve të fundit ka qenë cak e kritikave të ndërkombëtarëve për nivelin e korrupsionit në vend. Ageler u shpreh ashpër për mënyrën e përzgjedhjes së Islam Abazit në krye të prokurorisë më të fuqishme në vend. Ambasadadori i BE-së, David Geer kritikoi pajisjen e Onisçenkos me shtetësinë maqedonase ndërsa ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në vend, Anke Holstein, tha se rruga e vendit drejt BE-së do të varet edhe nga ajo se sa do të luftohet korrupsioni.

Ndryshe, në listes së zezë amerikane së fundmi ju shtua edhe emri i Nikola Gruevskit dhe Sasho Mijalkov. Në këtë listë janë figura të njohura të vendit si Menduh Thaçi, Xhevat Ademi, Ljube Boshkovski dhe tjerë.

adv

ISK: Partitë politike burim kryesor i dezinformatave në Maqedoninë e Veriut

0

Në mesin e qytetarëve të vendit dominon mendimi se partitë politike dhe mediat më së shumti përhapin dezinformata. Një pjesë e madhe e tyre mendojnë se mund të njohin dezinformata, por e pranojnë se ndonjëherë u ndodhë vetë të ndajnë informacion të rrejshëm. Qytetarët kryesisht informohen përmes televizionit, Fejsbukut dhe ueb-faqeve, por shumë pak u besojnë mediave.

Këtë e tregojnë rezultatet e hulumtimit të opinionit publik për aftësinë e qytetarëve për të njohur dhe për t’u përballur me dezinformata, që Instituti për Studime Komunikuese (ISK) e ka realizuar gjatë tetorit si pjesë e projektit “Përdor fakte”.

Qytetarët vlerësojnë se partitë politike më së shumti përhapin dezinformata në vend, ndërsa në vend të dytë janë mediat, tregon hulumtimi i mendimit publik. Sipas perceptimit të të anketuarve, një pjesë më e vogël e tyre janë përgjigjur se institucionet shtetërore më së shumti përhapin dezinformata, ndërsa 13 për qind janë përgjigjur se partitë politike, mediat dhe institucionet shtetërore në mënyrë të barabartë përhapin informacione të rrejshme.

Qëndrimi se partitë politike më së shumti përhapin dezinformata dominon tek më shumë se gjysma e popullatës mbi 55-vjeç. Nga ana tjetër, përgjigje më e zakonshme tek të rinjtë është se atë e bëjnë mediat, edhe pse shpesh përmenden edhe partitë politike.

Konkluzionet kryesore të anketës, thonë nga ISK, tregojnë për atë se një pjesë më e madhe e qytetarëve më shumë herë në ditë informohen për ngjarjet në botë. Pyetjes “Cilat tema ju interesojnë?” një pjesë më e madhe e të anketuarve i kanë zgjedhur ekonominë dhe politikën, pas çka pasojnë sporti, muzika dhe argëtimi, ndërsa në fund janë klima dhe mjedisi jetësor. Popullatën më të rritur në moshë më shumë e intereson politika, ndërsa të rinjtë janë më të interesuar për muzikë.

“Si burim i informimit zakonisht shfrytëzohet televizioni, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë janë Fejsbuku dhe ueb faqet. Qytetarët e moshës prej 18 deri 44-vjeç më së shumti informohen përmes Fejsbukut, ndërsa televizioni më i njohur është tek grupi i qytetarëve prej 45 deri 64 vjeç dhe mbi 65- vjeç. Sa i takon besimit në media, më shumë se gjysma e të anketuarve kanë deklaruar se dyshojnë të gjitha lajmet që i lexojnë. Thuajse një e treta e verifikojnë se si është transmetuar lajmi në mediat e tjera, ndërsa vetëm 4 për qind e qytetarëve kanë besim të plotë në mediat dhe në lajmet që i lexojnë”, potencojnë nga ISK.

Më shumë se gjysma e qytetarëve mendojnë se ndonjëherë mund të njohin dezinformata dhe vlerësojnë se ndonjëherë u ndodhë edhe vetë të ndajnë informacione të pasakta. Parë sipas gjinisë, burrat janë më të sigurt se gjithmonë mund të njohin dezinformata në raport me gratë.

Sa i përket shpërndarjes së dezinformatave, një e treta e qytetarëve janë përgjigjur se aspak nuk u ka ndodhur të ndajnë të tilla, pjesa më e vogël vlerësojnë se kjo u ndodh shpesh, ndërsa shumica konsiderojnë se ndonjëherë u ndodh të ndajnë lajme të pavërteta.

Qytetarët zakonisht ndjehen të shqetësuar në rastet kur e shohin se kanë lexuar ndonjë dezinformatë. Për 30 për qind të të anketuarve nuk ka rëndësi, ndërsa 10 për qind janë përgjigjur se janë shumë të zemëruar ose se qeshin në raste të tilla. Ndenja e shqetësimit dhe zemërimit është më e përfaqësuar tek moshat më të rritura të qytetarëve.

Që atje shtojnë se qytetarët janë të ndarë edhe lidhur me qëndrimet e tyre për konspiracionet lidhur me Bashkimin Evropian. Kështu. dallimi midis atyre që pajtohen se BE-ja i ka shpikur vaksinat gjatë koronavirusit si mekanizëm për kontrollin e qytetarëve dhe ata që nuk pajtohen me këtë është e parëndësishme. Parë sipas moshës, shumica e qytetarëve të moshës 25-34 vjeç (52 për qind) janë përgjigjur se nuk pajtohen me deklaratën, ndërsa në grupmoshat e tjera nuk janë dallimet e mëdha midis atyre që pajtohen dhe që nuk pajtohen me lajmin.

Rezultatet e anketës tregojnë se në Maqedoni ende duhet të punohet në rritjen e aftësisë së popullatës për njohjen e dezinformatave dhe burimeve të tyre, por edhe në forcimin e profesionalizmit të mediave, që do ta kthente besimin e popullatës. Rikthimi i besimit është i nevojshëm edhe mes partive politike. Është e qartë se politikanët duhet të jenë të parët që do të përveshin mëngët, pra të marrin përgjegjësinë dhe të përmbahen nga përhapja e lajmeve të rreme për qëllime politike ditore.

Hulumtimi është kryer përmes një anketimi telefonik në një ekzemplar prej 1010 qytetarësh të rritur në tetor të vitit 2022, me qëllim të përcaktimit të vetëdijes së qytetarëve për kërcënimet nga dezinformatat dhe burimet e tyre, për të përcaktuar njohuritë dhe aftësitë për njohjen e dezinformatave, si dhe sjelljen e qytetarëve në lidhje me dezinformatat.

adv