15.8 C
Skopje
E martë, 2 Qershor, 2026
Home Blog Page 2755

MPB shuan çdo spekulim lidhur me djalin e zv/ministrit Bushi

0

Pas kontrolleve të hollësishme nga ana e Departamentit për Kontroll të Brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale, Ministria për Punë të Brendshme përmes një kumtese zyrtare të publikuar në ueb faqen e tyre ka informuar opinionin se rasti i përdorimit të paligjshëm të të ashtuquajturve “flashers” nga ana e djalit të zëvendësministrit të Brendshëm e për të cilat në publik ditëve të fundit u plasuan një sërë spekulimesh nga disa media të caktuara është zbardhur tërësisht dhe shkelësve të ligjit tashmë u janë shqiptuar masat disiplinore të parapara me ligj, informon GAZETA.MK

Sipas MPB-së nga video inçizimet e siguruara dhe materialet e tjera zyrtare është konfirmuar identiteti i drejtuesit të makinës. Bëhet fjalë për personin me inicialet G.K. 29 vjeç, i cili ka drejtuar automjetin në pronësi të një personi juridik.

“Personit me inicialet G.K. në stacionin policor i është dhënë procesverbal pasi që është konstatuar nga ana e tij shkelje e Ligjit për siguri në komunikacion dhe me automatizëm kundër personit juridik dhe personit përgjegjës për këtë rast është ngritur procedurë kundërvajtëse. Gjithashtu, pas kontrollit të automjetit në polici, është konstatuar se janë hequr “flasherët” e vendosur në mënyrë të paligjshme”, thuhet më tej në kumtesën e MPB-së.

adv

KB/Maroku e dërgon Spanjën në shtëpi

0

Përfundon Botërori për Spanjën, që nuk shkon dot përtej fazës së 1/8-ave, pasi u eliminua nga Maroku. Pas 120 minutave pa gol, sfida u vendos nga penalltitë, aty ku spanjollët goditën tre dhe nuk shënuan asnjë, ndërsa marokenët shënuan 3 nga 4 dhe fituan 3-0.

Padyshim protagonist portieri Bono, që përveç pritjeve gjatë lojës, ndali edhe dy penallti, ndërsa në të parën pati edhe ndihmën e shtyllës, ndërsa Spanja kthehet në shtëpi kokulur, me një rrugëtim që u mbyll shumë më shpejt sesa mund të imagjinohej.

Prishen kështu llogaritë e Luis Enriques, që preferoi humbjen ndaj Japonisë për të shmangur Kroacinë në fazën e 1/8-ave, por edhe me Marokun nuk ia doli të shkojë në çerekfinale, ndërsa suksesi i afrikanëve do të festohet gjatë edhe në Gjermani.

Marok-Spanjë 0-0 3-0 me penallti

adv

Grubi: Qeveria vendosi që ti merret nënshtetësia oligarkut ukrainas, Onyshchenko!

0

Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam vendimin me të cilin i merret nënshtetësia oligarkut ukrainas, Oleksandr Onyshchenko, pas shqyrtimit të të gjitha fakteve dhe dispozitave ligjore në bashkëpunim me të gjitha institucionet e sigurisë së vendore.

Maqedonia e Veriut është vatër e vlerave proeuropiane dhe nuk do të tolerohet në asnjë mënyrë të shkelet mbi parimet e këtij përcaktimi.

adv

Osmani: Kur festojnë shqiptarët dënohen, kur sulmojnë maqedonasit shëtisin të lirë!

0

Shkruan: Krenar Osmani 

Për festim të fitores së Xhakës dhe Shaqirit (Zvicrës) dhjetra shqiptarë të Kumanovës thirren në “biseda informative” dhe njëkohësisht ngriten padi ndaj tyre. Ndërkohë 20 hienat që me shufra metalike dhe shkopinj bejsbolli i sulmuan 2 të rinjët shqiptarë, janë të lirë dhe pa 1 therrë në këmbë. Me dhejtra herë i kemi parë dhe dëgjuar brohoritjet e hienave:

“shqiptar i vdekur-shqiptar i mirë”, “dhoma gazi për shqiptarët” duke festuar në Sheshin e Shkupit dhe asnjë prej tyre nuk është arrestuar e as është thirrur në “biseda informative”???!!!!! *Krenar Osmani eshte veprimtar i çeshtjes dhe aktivist i madh sportiv

adv

Aksidenti në Kozle / Ka ndërruar jetë një i mitur

0

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se një person ka ndërruar jetë nga aksidenti i trafikut që ka ndodhur në Kozle të Shkupit gjatë mbrëmjes së djeshme, përcjell TV21. Rasti në polici është raportuar rreth orës 20:47 minuta, ndërsa aksidenti ka ndodhur mes dy veturave dhe një motoçiklete që po drejtohej nga një i mitur, i cili sipas MPB-së ka ndërruar në vendin e ngjarjes.

“Aksidenti i komunikacionit ka ndodhur në mes automjetit të pasagjerëve “Citroen” me targa të Shkupit, i drejtuar nga K.Gj.(37) nga Shkupi, veturës “Mini Cooper” me targa të Shkupit që po drejtohej nga P.Z.(53) nga Shkupi dhe një motoçiklete “Honda” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një i mitur nga Shkupi. Policia ka kryer hetime së bashku me prokurorin publik, sipas urdhrit të të cilit trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

adv

Sulmi ndaj Berishës, Meta: Rama është pjellë bastarde dhe skizofren!

0

Kreu i Partisë së Lirisë ka reaguar ashpër ndaj kryeministri Edi Rama, për sulmin ndaj Sali Berishës.

Në fjalën e tij, Meta e cilësoi Ramën “pjellë bastarde dhe skifizofren”, që supas tij vetëm aim und të organizojë të tilla ngjarje ditën e Samitit, ku ndodhen të pranishëm liderët e BE.

 

Të dashur motra dhe vëllezër, tiranas, shqiptarë kudo ku jeni. Nuk do doja të flisja gjatë, se pata fatin pak javë më parë ta bëjë këtë gjë para jush, por sot besoj se është shumë e qartë; koha e fjalëve dhe fjalimeve duhet t’i lërë vendin kohës së veprimeve të organizuara për t’i treguar vendit pjellës më bastarde të kësaj tokë që orkestron në ditën e samitit europian një ngjarje të denjë për një kryeministër skizofren, delinkuent dhe tradhtar për zbatuesin e platformës së pastrimit etnik.”, tha Meta.

adv

WBS, Ali Ahmeti: Europa sot shpreh fuqishëm përkrahje për integrimin e vendeve tona

0
Ditë historike sot në Tiranë për të ardhmen tonë të përbashkët europiane, ku po mbahet për herë të parë në një vend të rajonit Samiti mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.
Nga tavolina e punës që bëri bashkë 27 udhëheqësit e vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe 6 udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor po dërgohet porosi e qartë për synimin e palëkundur properëndimor të rajonit, përforcohet lidhje proeuropiane që nuk do t’u lë hapësirë tentativave të dezorientimit dhe destabilizimit.
Europa shpreh edhe më fuqishëm sot përkrahjen për rrugën e integrimit të vendeve tona, për menaxhimin e krizës energjetike dhe ekonomike, si dhe për realizimin e procesit të reformave të domosdoshme që determinojnë ardhmërinë progresive.
Përgëzoj Kryeministrin Rama dhe të gjitha instancat e angazhuara shtetërore të Republikës së Shqipërisë për organizimin në nivel të lartë të kësaj ngjarje historike!
adv

Pamje tronditëse, Samuel Eto’o shqelmon një kameraman (VIDEO)

0

Pamje tronditëse të legjendës së futbollit dhe presidentit aktual të Federatës së Futbollit të Kamerunit, Samuel Eto’o, duke sulmuar një burrë jashtë një stadiumi në Kupën e Botës në Katar, janë bërë shumë virale.

Eto’o është filmuar jashtë stadiumit 974, ku u luajt ndeshja Brazil-Koreja e Jugut këtë të hënë, me brazilianët që kaluan në çerekfinale.

Nga pamjet e bëra publike në fillim, Eto’o duket i lumtur duke bërë foto me fansat, ndërsa largohet nga stadium, përpara se një burrë me një videokamer t’i afrohet në të djathtën e tij.

Ata shihen duke shkëmbyer disa fjalë, përpara se Eto’o të sulmojë burrin që po e filmonte.

Është e paqartë se çfarë ai person i tha ish-futbollistit që u acarua aq keq, por ai nuk u përmbajt dhe filloi të shtyjë kameramanin.

adv

Brukseli do ta kishte zili, organizim spektakolar nga shteti shqiptar (VIDEO)

0

Për herë të parë Tirana do të presë krerët më të lartë të shtetit të Vendeve të bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Edi Rama ka treguar se gjithçka është gati për të mirëpirtur liderët e BE-së

Fillimisht Rama shkoi vetë për të parë ambientët tek stadiumi “Air Albania”, ky edhe ashensori ishte bërë më logo. Aq sa edhe Rama e komplimentoi: Bukur e paskemi bërë!

Ndërsa më pas shkoi edhe tek Pallati i Kongreseve duke parë vetë të gjitha detajet e fundit nga Samiti, ku nuk mungonin as dhomat e ndara për takime bilaterale. Në këto dhoma nuk mungojnë sixhadet dhe as plisat, të vendosura kudo nëpër tavolinë.

adv

Në RMV ka ardhur ekip nga Uashingtoni për të hetuar personat e korruptuar!

0

Ekip nga Uashingtoni ka ardhur në Maqedoni për të hetuar personat e korruptuar, njofton ambasadorja e SHBA-së

Ambasadorja e SHBA-së në vend, Angela Aggeler ka njoftuar së një ekip nga Uashingtoni ka ardhur në Maqedoni për të hetuar persona të korruptuar nga e kaluara dhe tashmja, përcjell TV21. Ageler thotë se vendi ka nevojë për luftë më të madhe ndaj korrupsionit për të treguar se askush nuk është mbi ligjin.

“Një ekipi i sanksioneve nga Uashingtoni është këtu për të shikuar në mënyrë më agresiv aktorë të korruptuar nga e kaluara dhe e tashmja, për të marrë në konsideratë të gjitha përgjigjet e mundshme. Sektori i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut ka nevojë për më shumë hetime, ndjekje penale për të treguar se askush nuk është mbi ligjin”, ka shkruar Angela Aggeler në Twitter.

adv