15.8 C
Skopje
E martë, 2 Qershor, 2026
Home Blog Page 2756

Vuçiq: Me mikun tim Rama biseduam për “Open Ballkan”

0

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Instagram bashkë me kryeministrin e Shqipërisë dhe nikoqirin e Samitit të Ballkanit Perëndimorë dhe BE-së, Edi Rama.

Pranë njëri-tjetrit, Vuçiq thotë se me Ramën kanë biseduar për “Ballkanin e Hapur”.

“Kam biseduar me mikun tim @ediramaal për nismën Open Balkans dhe çështjet tona të përbashkëta”, ka shkruar ai.

Vuçiqi njëherë ka deklaruar se nuk do të shkojë këtë Samit për shkak të emërimit të Nenad Rashiqit në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim. Më vonë ai ka deklaruar se do të marrë pjesë, por këtë do ta bëjë për shkak të interesave të Serbisë.

Rama në anën tjetër ishte shprehur i bindur se Vuçiqi do t’i përgjigjej pozitivisht ftesës për Samit.

adv

Neymar: Ka ardhur koha për të shkuar larg

0

“Sigurisht që ka ardhur koha për të shkuar larg. Ne ëndërrojmë trofeun, por duhet të vazhdojmë hap pas hapi. Sot ishte ndeshja e katërt, kanë mbetur tre deri në finale, ndërkohë mbetemi me përqendrimin e duhur për të provuar për të marrë këtë trofe.”-tha Neymar pas fitores 4-1 të Brazilit ndaj Koresë së Jugut dhe sigurimit të raundit çerekfinale të Kupës së Botës, Katar 2022.

Sulmuesi foli edhe për dëmtimin, ndërsa theksoi se ndjehej shumë i trembur se mund ta humbiste pjesën tjetër të Botërorit.

“Isha shumë i frikësuar, sepse arrita në këtë kampionat botëror duke u ndjerë shumë mirë, dhe gjithashtu duke u ardhur nga një fillim i shkëlqyer i sezonit. Ai dëmtim më bëri të vuaj shumë, kalova një natë duke qarë siç e dinë familja ime pastaj, ia vlenin gjithë ato përpjekje për t’u rikthyer”-u shpreh ai.

adv

Osmani: Nëse Kosova dëmtohet, RMV tërhiqet nga “Open Ballkan”

0

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani shprehet se Maqedonia e Veriut do të tërhiqet nga nisma nëse dëmtohet Kosova.

I ftuar në Syri tv, ministri thotë se nisma e Ballkanit të Hapur ka për qëllim eliminimin e barrierave dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes shteteve.

“Nëse dikush më dëshmon që me Ballkanin e Hapur dëmtohet drejtpërdrejt interesi i Kosovës, ja ku po e them publikisht se Maqedonia e Veriut nuk do të qëndrojë asnjë minutë në atë iniciativë. Nuk ndërtojmë ne interesin tonë në kundërshtim me interesin e Kosovës”, u shpreh Osmani.

adv

KE: Mali i Zi dhe RMV t’i vendosin regjim vizash Kosovës

0

Komisioni Evropian e ka përpiluar një raport ku Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut i kërkon që të vendosin regjim vizash për Kosovën.

Raporti titullohet kështu “Raporti nga Komisioni për Parlamentin Evropian dhe Këshillin – Raporti i pestë sipas mekanizmit të pezullimit të vizave”.

Ndaj kësaj kërkese të KE-së të përpiluar në Bruksel më datë 5 dhjetor të këtij viti, ka reaguar edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Sipas tij, është e papranueshme dhe shqetësuese që Komisioni Evropian e ka qortuar Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut që nuk kanë vendosur regjim të vizave ndaj Kosovës.

“Absolutisht e papranueshme që Komisioni Evropian ka listuar Kosovën si një nga shtetet e botës së tretë të cilave u duhen viza, duke i kërkuar Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut të fusin regjim të vizave për Kosovën!

Veçanërisht është shqetësuese pasi me vjet Kosovës padrejtësisht i është mohuar liberalizimi i vizave. Dyfish, pasi e gjithë kjo vjen pas marrëveshjeve të Procesit të Berlinit”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.

Klan Kosova e ka siguruar këtë raport dhe i ka përkthyer paragrafët ku dy vendet e Ballkanit Perëndimor qortohen për mosvendosje të regjimit të vizave ndaj Kosovës.b) Sigurimi i harmonizimit të mëtejshëm të politikës së vizave të Malit të Zi me listën e vendeve të treta për të cilat kërkohet viza për BE, veçanërisht ato vende të treta që paraqesin migrim të parregullt ose rreziqe sigurie për BE-në.

Mali i Zi nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të harmonizuar politikën e saj të vizave me listën e vendeve për të cilat kërkohet viza për BE. Përkundrazi, në vitin 2021 dhe në fillim të vitit 2022, Mali i Zi u zhvendos më tej nga politika e rekomanduar.

Shtetasit nga Armenia, Kazakistani, Rusia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Kuba, Ekuadori, Turqia, Katari dhe Kosova* vazhdojnë të përjashtohen nga kërkesat për viza për qëndrim të shkurtër.

Për disa kombësi, përjashtimet janë sezonale dhe për të tjera, ato janë të vlefshme gjatë gjithë vitit.b) Sigurimi i përafrimit të mëtejshëm të politikës së vizave të Maqedonisë së Veriut me listën e vendeve të treta për të cilat kërkohet viza për BE, veçanërisht ato vende të treta që paraqesin migrim të parregullt ose rreziqe të sigurisë për BE-në.Maqedonia e Veriut nuk ka ndërmarrë veprime në vitin 2021 për të harmonizuar më tej politikën e vizave të vendit me atë të BE-së.

Shtetasit e vendeve të mëposhtme, të cilëve u kërkohet viza për BE, gëzojnë ende qasje pa viza në Maqedoninë e Veriut: Azerbajxhan, Botsvana, Kubë, El Salvador, Kosovë* dhe Turqi. Çdo devijim i mëtejshëm nga lista e BE-së për vendet të cilat u kërkohet viza, duhet të shmanget.

Maqedonia e Veriut duhet të sigurojë përparim në përafrimin e politikës së saj me listën e BE-së, veçanërisht në lidhje me ato vende të treta që paraqesin migrim të parregullt ose rreziqe të sigurisë për BE-në. Kjo do të jetë një temë e rëndësishme e dialogut të vazhdueshëm ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

Në kontekstin e mekanizmit të pezullimit të vizave dhe në përputhje me nenin 8 të Rregullores së vizave, Komisioni do të monitorojë dhe vlerësojë vazhdimisht veprimin e Maqedonisë së Veriut drejt harmonizimit të vizave me BE-në.

adv

Haxhiu- Osmanit: Mënyra se si i afrohesh paqes, më e mira që kam dëgjuar deri tash

0

Gazetari dhe njohësi i çështjeve politike, Baton Haxhiu ka ngelur i impresionuar nga mënyra e artikulimit të çështjeve nga ana e kryediplomatit të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

“Jam i befasuar për të mirë, për një artikulim, guxim … dhe mënyrën se si e shpjegoni çështjen, askush as në Shqipëri, as në Kosovë, e as në Maqedoni, përveç ndonjë zëri të analizës, nuk ka qenë më i qartë sesa ju në artikulimin e kësaj çështje.
A pajtohemi apo jo është çështje tjetër. Mënyra se si i afrohesh paqes, më e mira që kam dëgjuar deri tash”, deklaroi Haxhiu.

Mbrëmë në emisionin “Live me Çim Pekën”, Ministri Osmani për aktualitet e fundit politike në rajon, ka debatuar me Baton Haxhiun dhe ish ambasadorin Agim Nesho.

adv

8 dhjetori ditë jo-pune për të gjithë qytetarët

0

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale (MPPS) njofton se në pajtim me Ligjin për festa të Republikës së Maqedonisë së Veriut, 8 dhjetori (e enjte) është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e vendit, pasi shënohet Dita e “Shën Klimentit të Ohrit”.

adv

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

0

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë të dobët nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 10 deri në 13 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë në mëngjes me paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës me vranësira të ndryshueshme dhe me erë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 12 gradë Celsiusë.

adv

Bexheti: Nga Ahmeti nuk kemi kërkuar ti shkarkojë ministrat

0

Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, i ftuar sonte në emisionin Click Plus në TV21, tha se asnjëherë ndonjë nga partia nuk i ka kërkuar Ali Ahmetit të shkarkojë ndonjë ministër, por sipas tij, është kërkuar të vlerësohet puna e gjithsecilit sipas funksionit që kryen.

“Ne nuk kemi kërkuar nga Ali Ahmeti të shkarkojë dike apo jo. Kemi kërkuar të vlerësojë punën e gjithsecilit. Ka edhe projekte të realizuara, por shumë projekte madhore lënë për të dëshiruar. Çdokush ka personalitetin e vet, punën e vet, dhe nëse unë bëj një shkelje ligjore, fajin nuk e ka Ali Ahmeti. Ai na jep mundësinë.”- tha Bexheti.

adv

Ambasadori Nesho: Për herë të parë një diplomat i shquar shqiptar do ta nderojë OSBE-në

0

Ambasadori Nesho: Për herë të parë një diplomat i shquar shqiptar do ta nderojë OSBE-në

Kryesfida diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, kryesimi me OSBE-në në vitin 2023, është vlerësuar mjaftë nga ish diplomati dhe ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Agim Nesho. Ky i fundit në emisionin “Live me Çim Pekën” duke uruar kryediplomatin e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin, nuk ka vënë në dyshim kryesimin e suksesshëm edhe përkundër krizës aktuale në Ukrainë.

“Ne si shqiptar, por edhe si fqinj, mendojmë dhe kemi besim te ju. Për herë të parë do të shohim një diplomat të shquar, një politikan shqiptar, i cili do të nderojë institucionin. Na bëni krenar me këtë”, ka thënë mes tjerash ish ambasadori Nesho.

Ndërkaq, panelisti tjetër në emisionin e njëjtë, analisti dhe gazetari Baton Haxhiu, për mënyrën se si ministri Osmani flet për “Ballkanin e hapur”, tha:

“Jam i befasuar për të mirë, se si e shpjegoni çështjen, askush nuk ka qenë më i qartë. A pajtohemi apo jo është çështje tjetër. Mënyra se si i afrohesh paqes, më e mira që kam dëgjuar deri tash. Nuk kam dëgjuar asnjë politikan më të qartë, më të artikulueshëm, jo vetëm ndër shqiptarë, por në rajon e gjetiu”.

adv

Ibraimi-Mickoskit: Çdo komunë ka grupe kriminale, ne sigurohemi të mos ketë!

0

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, i ftuar në emisionin “10Minuta” në TV21, i është përgjigjur akuzave të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, se në Haraçinë ka grupe kriminale dhe policia bashkëpunon me ta.

Ibrahimi u përgjigj se ai personalisht dhe si komunë nuk ka kompetenca për sa i përket këtyre çështjeve, gjithashtu ai tha se komandanti i stacioni policor nuk i ka këto të dhëna. Ibrahimi shtoi se çdo komunë përballet me probleme të tilla, jo vetëm komuna që drejton ai.

“Kompetencat e pushteti lokal janë të kufizuara sesa realisht mund të intervenohet. Ne si pushte lokal nuk kemi kompetenca, nuk kemi as stacionin policor, por kemi vetëm qendrën rajonale të Gazi Babës. Udhëheqësi policor nuk i ka këto të dhëna. Fundja çdo komunë ka problemet e veta, në secilën komunë ekzistojnë grupe të tilla. Por gjithsesi jemi të interesuar që as në komunën tone, as në komuna të tjera të mos ketë grupe të tilla.”- tha Ibrahimi.

adv