15.8 C
Skopje
E martë, 2 Qershor, 2026
Home Blog Page 2757

KB / Ky Brazil të fut frikën, shkatërron Korenë e Jugut!

0

Brazili kalon në fazën çerekfinale të Kupës së Botës, Katar 2022, pas fitores në dukje shumë të thjeshtë, 4-1, ndaj Koresë së Jugut.

Ekipi i trajnerit Tite dominoi të gjithë fraksionin e parë, duke gjetur rrugën drejt rrjetës që në minutën e 7’ me Vinicius Junior. Në minutën e 13’ Neymar realizoi nga pika e bardhë, pas Richarlison fitoi penallti, ndërsa në minutën e 29’ rrugën drejt rrjetës e gjeti ky i fundit.

Në minutën e 36’ Paqueta shënoi pas një asisti të dhuruar nga Vinicius Junior dhe vulosi rezultatin e pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë u duk sikur Brazili “ndryshoi fytyrë”, pasi Koreano Jugorët filluan të sulmonin gjithmonë e më shumë në portën e Alisson, me Paik Seung-Ho që gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 76.

Kështu Brazili preu biletën për në çerekfinale për herë të tetë radhazi, dhe këtë herë përballë do të ketë Kroacinë,me të cilën do të “diskutojnë” vendin e gjysmëfinales.

Brazil-Koreja e Jugut (4-1)

Raundi i 1/8 të Kupës së Botës 

adv

Kurti nuk shkon nesër në Tiranë, e ‘zbulon’ Baton Haxhiu

0

Analisti Baton Haxhiu tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk do të shkojë personalisht në samitin e së martës në Tiranë për të shmangur një përplasje publike me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

“Nëse do duhej të kishte takim me Vuçiçin ku do të nënshkruhej një para-marrëveshje, nuk duhet të kishte ikur nga përgjegjësia. Unë mendoj që Kurti ka ikur nga përgjegjësia e vetë, nuk ka dashur të krijojë përplasje publike me Vuçiq. Punët e vrazhda që nuk kanë peshë ia lënë Vjosa Osmanit”, u shpreh ai.

Kosova do të përfaqësohet në samit nga presidentja Vjosa Osmani.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka vendosur që të marrë pjesë në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë dhe është nisur drejt kryeqytetit shqiptar.

E zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu për Syri.net Kosova e ka konfirmuar se kryeministri Kurti nuk merr pjesë në samitin që mbahet në Tiranë, derisa atje ka shkuar presidentja Vjosa Osmani.

adv

Grubi pas takimit me Aggeler: Sukseset e RMV janë të përbashkëta me SHBA-të

0

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot ka takuar ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Angela Aggeler, të cilës i ka dëshiruar rikthim të suksesshëm në vendin tonë në misionin e ri diplomatik.

Në këtë takim, Grubi dhe Aggeler kanë diskutuar mbi nevojën e ndryshimeve kushtetuese, integrimin e vendit në Bashkimin Europian, reformat në vend, situatën politike si dhe procesin e vetingut.

Ndryshimet kushtetuese janë vlerësuar si të një rëndësie të veçantë për faktin se janë kusht për vazhdimin e rrugës europiane. Në takim u vlerësua se vendi nuk ka kohë për të humbur.

Integrimi i mëtejshëm i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian është garanci shtesë për stabilitetin dhe prosperitetin në këtë pjesë të Evropës dhe SHBA-të si aleat të Maqedonisë së Veriut, vazhdojnë të tregojnë përkrahjen e tyre për përfundimin e procesit integrues.

Çdo sukses i vendit tonë është arritur në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Funksionimi i koalicionit qeveritar u vlerësua cilësor dhe Grubi theksoi se rruga europiane kërkon një front të përbashkët të të gjitha forcave progresive, derisa SHBA-të mbeten të përkushtuara fuqishëm në mbështetje të Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e reformave për të mundësuar një demokraci funksionale dhe të qëndrueshme.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për propozimin e vetingut që duhet të përfshijë të gjithë, që nga figurat politike, gjykatësit, dhe prokurorët si formë e luftës kundër korrupsionit dhe veprim që garanton kontroll thelbësor të funksionerëve para se të zgjidhen në detyrë.

Grubi u shpreh mirënjohës dhe falënderues për ndihmesën dhe përkrahjen amerikane për barazinë, demokracinë dhe integrimin e vendit tonë në tri dekadat e fundit.

adv

Presidentja Osmani kërkon ndihmën e USAID-it në luftën kundër dhunës mbi baza gjinore

0

Ndihmësadministratorja e USAID-it, Erin E. McKee, gjatë qëndrimit në Kosovë ka thënë se normalizimi i raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë me njohjen e ndërsjellë në qendër, është mënyra më e mirë për të ndihmuar Kosovën në rrugën e saj të integrimit evropian dhe euroatlantik. Kryeministri Kurti ka thënë se deri tash, rreth 1 miliard euro është ndihmuar Kosova nga USAID-i, ndërkaq presidentja Osmani ka kërkuar mbështetje në luftën kundër dhunës mbi baza gjinore.

Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi me njohjen reciproke në qendër, është mënyra më e mirë për përmirësimin e raporteve mes dy vendeve, ka thënë ndihmësadministratorja e USAID-it, Erin E. McKee.

McKee gjatë takimit që pati të hënën me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se USAID-i do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën edhe në zhvillimin e një gjyqësori të paanshëm.

“Normalizimi i raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë me njohjen e ndërsjellë në qendër, është mënyra më e mirë që do t’i ndihmojë Kosovës t’i përmirësojë raportet e saj me vendet fqinje dhe në këtë mënyrë, rrjedhimisht edhe të zërë vendin e vet në mesin e vendeve të tjera në kuadër të integrimeve evropiane dhe euroatlantike. Pra, ne do të jemi këtu për të gjitha vendet e rajonit, për Kosovë, edhe për Serbi, që të krijojmë një mjedis që të rinjtë nuk do ta shohin të ardhmen jashtë atdheut të tyre, por të rrinë në vendin e tyre, të ndërtojnë biznese e familje”, ka thënë McKee.

Ndërkaq, presidentja Osmani ka theksuar se nga McKee ka kërkuar mbështetje më të madhe në përpjekjet për eliminimin e dhunës në baza gjinore. Ajo ka theksuar se USAID-i ka qenë një forcë shtytëse dhe katalizator i ndryshimeve pozitive në Kosovë, e në veçanti në tri fronte të rëndësishme, të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt edhe me punën e saj si presidente e Republikës.

“E para është demokracia, pra zhvillimi i mëtejmë i demokracisë në vendin tonë; fusha e dytë është sundimi i ligjit, një fushë e rëndësishme që ne e shohim si parakusht për zhvillim në çdo fushë tjetër; dhe e treta është, të drejtat e njeriut”, ka thënë presidentja Osmani. “Kërkova mbështetje për përpjekjet tona për eliminimin e dhunës mbi baza gjinore, dhe natyrisht që jam shumë e lumtur që mora përgjigjen pozitive nga ana e USAID-it për përkrahje në këtë drejtim për ta luftuar këtë dukuri, e cila për fat të keq është shndërruar në pandemi anë e kënd globit”.

Ndihmësambasadorja e USAID-it gjatë ditës është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Kryeministri ka thënë se ndihma e USAID-it për Kosovën deri më tani kap vlerën e mbi 1 miliardë dollarë.

“Fushëveprimi i kësaj agjencie është shumë sektorial. Aty përfshihen fushat si drejtësia, ekonomia, demokracia, energjia e qeverisja. Në të gjitha këto fusha vendi ynë ka shënuar përparim këto diç më pak se 21 muaj të qeverisjes sonë. Rritja, përmirësimi dhe zhvillimi janë dëshmi për partneritet të fuqishëm me miq tanë, por janë edhe ftesë për më tepër bashkëpunim”, ka thënë kryeministri Kurti. “Me SHBA-në ndajmë vlera, orientime e interesa të përbashkëta. Me popullin amerikan ndajmë bindjet e fuqishme të përbashkëta për liri, drejtësi e demokraci. Tek USAID-i gjejmë edhe SHBA-në si shtet edhe popullin mik amerikan. Le t’i zgjerojmë lidhjet e thellojmë bashkëpunimin në shërbim të dy vendeve, dy popujve tanë, mbi bazën e vlerave e bindjeve që ndajmë”.

Në takim me Kurtin, McKee theksoi se USAID-i, Kosovën do ta ndihmojë edhe në aspektin e furnizimit të qëndrueshëm me energji e zhvillim ekonomik.

adv

Kupa e Botës / Kroacia eliminoi Japoninë me penallti

0

Sa i takon kronikës së ndeshjes, Japonia ishte më kërkuese në fillimin e lojës edhe pse këmbëngulja e tyre u shpërblye vetëm në minutën e 43-të kur Maeda shënoi pasi gjeti hapësirë në qendrën e zonës së kroatëve.

Një shpërqendrim i kroatëve pas një goditje këndi u shfrytëzua në maksimum nga japonezët të cilët nuk falën dhe kështu e mbyllën pjesën e parë në avantazh. Në të dytën, kroatët kërkuan me çdo kusht golin e barazimit dhe e gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 55-të. Lovren harkon në zonë dhe Ivan Perisic i gjen kohën e duhur topit dhe me kokë nuk i la asnjë shans portierit kundërshtar.

Në vijimin e ndeshjes, të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme për të mos e humbur sfidën dhe në këtë formë, sfida iu drejtua kohës shtesë. As 30-minutat shtesë nuk ndryshuan rezultatin e ndeshjes me skuadrat që duhej ta vendosnin fituesin nga pika e bardhë e penalltisë aty ku kroatët u treguan më të saktë dhe kaluan me shifrat 3-1 teksa një faktor ishte portieri Livakovic që priti tre penallti gjithsej.

Në çerekfinale,  do të përballet me fituesin e çiftit Brazil-Kore e Jugut.

Japoni-Kroaci 1-1 ( nga pen. 3-1)

adv

Kovaçevski: Në krye të agjendës tonë e kemi luftën kundër korrupsionit!

0

“Detyrë themelore në luftën kundër korrupsionit është funksionimi i pandërprerë dhe i pavarur i institucioneve. Numri dy, është integriteti dhe profesionalizmi i atyre që drejtojnë institucionet dhe numri tre, vullneti politik i atyre që marrin pjesë në punën e institucioneve që lufta kundër korrupsionit të jetë në nivelin më të lartë. Kur flasim për luftimin e korrupsionit, nuk kam parasysh vetëm korrupsionin e nivelit të lartë, por korrupsionin në të gjitha nivelet e shoqërisë. Pra, nga sporteli më i ulët në shoqëri në një vetëqeverisje lokale deri te nivelet më të larta të korrupsionit”, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp në Qeveri.

Ai theksoi se ato çështje janë adresuar në Programin e Qeverisë dhe në punën e institucioneve që janë pjesë e Qeverisë dhe në zgjidhjet ligjore që janë dorëzuar, votuar, disa të bllokuara në Kuvend, si dhe se lufta kundër korrupsionit është në krye të agjendës së tij.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për komentet negative të përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare për korrupsionin në vend, kryeministri tha se po ashtu shumë qartë e ka thënë se pas zgjidhjes së çështjeve më të mëdha në pjesën politike – anëtarësimit në NATO, nënshkrimit të marrëveshjeve me vendet fqinje, me fillimin e negociatave, problemi më i madh që mbetet për t’u zgjidhur në periudhën e ardhshme është lufta kundër korrupsionit dhe promovimi i sundimit të ligjit.

Sipas tij, kompetencë e Qeverisë është që të sigurojë funksionimin e pavarur të të gjitha organeve hetimore, prokuroriale dhe gjyqësore në vend.

Korrupsioni, siç tha ai, është një luftë e gjithë shoqërisë, në të gjitha nivelet e qeverisjes, sepse pushteti në vend është i ndarë – kemi pushtet ekzekutiv, legjislativ, vendor, gjyqësor dhe secili duhet të japë kontributin e tij për sundimin suprem të ligjit dhe luftë supreme kundër korrupsionit.

“Nëse shikojmë raportet e institucioneve ndërkombëtare, Maqedonia e Veriut ka bërë përparim. Kjo mund të shihet përmes të gjitha raporteve që janë në dispozicion, të cilat janë bërë nga institucionet ndërkombëtare. Ai progres është i dukshëm, nga sundimi i demokracisë në vend, nga transparenca e institucioneve, shtoi Kovaçevski, duke kujtuar se Qeveria vlerësohet me transparencë qind për qind për atë që duhet të informojë.

Ai kërkoi që të gjitha institucionet të ndjekin këtë shembull dhe të gjithë të jenë të fokusuar, “sepse një nga problemet më të mëdha të çdo shoqërie, dhe mbi të gjitha të ekonomive në zhvillim si kjo e jona dhe shoqërive që pretendojnë të bëhen pjesë e BE-së, është sundimi i të drejtës”.

adv

Rama përgjigjet përse nuk reagoi për fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë !?

0

Kujtojmë që shumë figura politike si në Shqipëri dhe Kosovë reaguan duke uruar dy futbollistët shqiptarë të kësaj kombëtareje, Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën.

Rama u shpreh se nuk e sheh të arsyeshme ta bënte këtë gjë, pasi do të ishte përdorim i figurës së tij për politikë.

“Pse duhet të flisja, nuk jam kryeministri i Zvicrës, jam kryeministër i Shqipërisë. Dhe nëse do të ndaja nga skuadra kombëtarja e Zvicrës dy qytetarë zviceran që janë shqiptarë dhe që ne i shohim me dashuri dhe simpati të madhe, për një ndeshje të vecantë, çfarë do të bëja? Do t’i përdorja ato dy figura për politik, në një mënyrë aspak dinjitoze. Do t’iu fryja zjarrit të një nacionalizmi qesharak, që po ashtu është edhe i rrezikshëm”, tha Rama.

adv

BDI: Buxheti i vitit 2023 parasheh 250 milionë euro për Korridorin 8 nga gjithsej 800 milionë për investime kapitale

0

Bashkimi Demokratik për Integrim informon se investimet kapitale në Buxhetin për vitin 2023 janë parashikuar të jenë 800 milionë euro, një buxhet zhvillimor, ose thënë në përqindje 52,3 për qind më shumë investime kapitale në krahasim me buxhetin e këtij viti.

Investimet kapitale synojnë projekte infrastrukturore brenda vendit por edhe lidhjet me vendet e rajonit që do të sigurojnë rritje dhe zhvillim më të shpejtë ekonomik, kushte më të mira për zhvillimin e kompanive vendore dhe investimeve të huaja, përfshirë këtu edhe zhvillim më të mirë të biznesit, investime në projekte kapitale në shëndetësi, arsim, infrastrukturë, bujqësi, mbrojtje të mjedisit, gazifikim dhe energjetikë.

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se në këtë kohë krize, investimet kapitale do të sigurojnë një të ardhme më të mirë dhe një standard jetese për të gjithë qytetarët. Me menaxhim dhe realizim të përgjegjshëm, investimet kapitale do të sigurojnë një kalim më të lehtë drejt rimëkëmbjes dhe zhvillimit të ekonomisë.

– Vazhdojnë me intensitet punimet për ndërtimin e Korridorit 8 hekurudhor, 250 milion euro për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10-D të autostradës, rehabilitim të rrugëve lokale si dhe ndërtim të banesave sociale në disa komuna,- Gazifikimi vazhdon në shumë pjesë të vendit, javën e kaluar përfundoi plotësisht gazsjellësi nga hyrja e interkonjektorit nga Bullgaria,
– Investimet kapitale në bujqësi vazhdojnë të sigurojnë rritjen e prodhimit vendor dhe po ashtu mbështetje për fermerët dhe modernizim të sektorit të bujqësisë,
– Në fushën e shëndetësisë parashihen investime kapitale, siç janë ndërtimi dhe rikonstruimi i objekteve shëndetësore publike dhe blerja e pajisjeve mjekësore, kurse në fushën e arsimit, mbrojtjen e fëmijëve dhe sporti, parashihet rikonstruim i konvikteve studentore, pajisje moderne dhe rikonstruime të universiteteve,
– Buxheti i ri parasheh vazhdimin e zbatimit të ciklit të investimeve në sektorin e energjisë, i cili duhet të sigurojë rritje të potencialit energjetik vendor,

– Prioritet kryesor në buxhetin e vitit 2023 është edhe mbrojtja e mjedisit, duke përfshirë këtu ndërtimin e impianteve të trajtimit, rrjetet e ujërave të zeza dhe ngritjen e sistemit rajonal për menaxhimin e mbetjeve dhe mbylljen e deponive në rajonet lindore dhe verilindore.

adv

Ndërroi jetë ish-deputeti i RMV-së

0

Në moshën 50-vjeçare ka ndërruar jetë ish-deputeti Sashko Kostov.

Nga Spitali i Përgjithshëm në Koçan kanë konfirmuar se rreth orës 10:30, Kostov është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka pësuar sulm në zemër derisa ishte në seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore.

Kostov ka qenë deputet nga radhët e LSDM-së në përbërjen e mëparshme parlamentare të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Ka magjistruar në shkencat juridike dhe pas përfundimit të mandatit të deputetit ka punuar si jurist. Ai ishte baba i tre fëmijëve të mitur.

adv

Shkup / Disa zona do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike

0

SH.A. EVN Maqedoni kumtoi se sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike disa konsumatorë nga komunat Saraj, Karposh, Kisella Vodë, Gazi Babë dhe Aerodrom.

“Prej atje kanë bërë me dije se në periudhën nga ora 08:30 deri në ora 10:30 do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike konsumatorët nga fshatrat Gllumovë, Shishevë dhe Matkë.

“Në periudhën prej orës 09:00 deri në ora 12:00, konsumatorët nga një pjesë e fshatit Bardovci – vendi i quajtur Selo, në periudhën nga ora 08:30 deri në ora 14:00, konsumatorët nga rruga Kiro Fetak (nga kryqëzimi me rrugën Ivan Mazhuraniq deri në kryqëzimin me rrugën Ivan Haxhinikolov), dhe një pjesë e rr. Ivan Mazhuraniq, në periudhën nga ora 8:00 deri në ora 10:00, konsumatorët nga rr.Finska, në periudhën nga ora 10:00 deri në ora 14:00, konsumatorët nga rr. Zheglanje dhe në periudhën prej orës 08:00 deri në 15:00, konsumatorët nga një pjesë e rr. Mitre Vlaot nga nr. 1 deri në nr. 9 do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike”, shtuan nga EVN-ja.

adv