13.8 C
Skopje
E martë, 2 Qershor, 2026
Home Blog Page 2758

Kavadar / Alarm për bomba në disa shkolla

0

Kërcënime për bombë janë pranuar sot në mëngjes në pesë shkolla në Kavadar, informacion për AIM e konfirmoi Riste Samarxhiev, zëdhënës i SPB Veles.

“Sot rreth orës shtatë në Stacionin Policor të Kavadarit është denoncuar se në adresat elektronike të pesë shkollave, dy shkollave të mesme dhe tri shkollave fillore në Kavadar është dërguar kërcënim për vendosjen e eksplozivit”.

“Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga nëpunësit e policisë janë ndërmarrë masa për evakuim të sigurt të shkollave dhe në vijim janë kontrollet antiterroriste dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, informoi Samarxhievi.

adv

MPB njofton për gjobat në trafik

0

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar gjithsejtë 172 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 37 për tejkalim të shpejtësisë, 20 për ngasje të makinës në gjendje të dehur.

Janë shqiptuar dhe 7 gjoba për makina të paregjistruara, 7 për kalim në të kuqe në semaforë, 7 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes…/ Alsat.mk

adv

Përsëri bllokohet Shkupi nga transportuesit privat

0

Transportuesit privatë sot nga ora gjashtë e mëngjesit kanë vendosur sërish bllokada në disa pika kryesore të kryeqendrës, tek udhëkryqi përballë Qendrës Tregtare Mavrovasja, udhëkryqi tek Kryqi i Kuq si dhe Bulevardi Ilinden. Ata thonë se kësaj radhe nuk do të heqin bllokadat deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Kemal Muriq nga kompania private e transportit “Sloboda Avrož” në deklaratën e tij ishte i prerë se bllokadat nuk do të hiqen derisa të ketë progres për të dalë nga situata.

adv

Kupa e Botës / Kroacia dhe Brazili sot kërkojnë kualifikimin

0

Sot zhvillohen dy takimet e radhës të raundit të 1/8-ve në Kupën e Botës. Në fillim zbresin në fushë nënkampionet e Kroacisë, të cilët duhet të kalojën pengesën Japoni. Një sfidë e komplikuar dhe tepër e vështirë për djemtë e Zlatko Dalic.

Përballë tyre do të jetë kombëtarja aziatike, që i surprizoi të gjithë duke dalë e para në një grup ndaj Spanjës dhe Gjermanisë. Ndeshja fillon në orën 16:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Al Janoub Stadium”. Kjo është hera e tretë që këto dy skuadra do të ndeshen në një Botëror.

Luka Modric po shijon Botërorin e katërt, që pritet të jetë edhe i fundit për mesfushorin fantastik. 37-vjeçari luajti ndeshjen e tij të parë në një Kupë Bote në Gjermani 2006 ndaj Japonisë. Pas 16 vitesh rigjen sërish japonezët përballë me misionin për të udhëhequr skuadrën e tij drejt çerekfinaleve.

Në darkë është radha e rekordmenëve të Kupës së Botës. Brazili do të përballet me Korenë e Jugut për herë të parë në një sfidë zyrtare. Kombëtarja “Seleçao” e nis si favoritë në “Stadium 974”, por koreanët e udhëhequr nga Son Heung-Min nuk kanë asgjë për të humbur dhe do tentojnë befasinë e madhe.

Tite i gëzohet rikuperimit të mbrojtësit Danilo, teksa në gjendje të mirë është edhe Neymar, por ylli i sulmit, i cili qëndron jashtë që prej dëmtimit të kaviljes në takimin e parë ndaj Serbisë, me shumë mundësi do e nisë ndeshjen nga stoli për të përfituar minuta gjatë zhvillimit të takimit.

Gabriel Jesus dhe Alex Telles e kanë mbyllur Botërorin si pasojë e dëmtimeve, ndërkohë që në sulmin e Brazilit ka balotazh midis Richarlison dhe Rodrygos. Fituesit e këtyre dy çifteve do të përplasen mes tyre në çerekfinale.

 

adv

Vashat e “njoma” nga Çairi e humbën duelin e parë ndaj Makabit

0

Hendbollistet e Çairit humbën ndeshjen në shtëpi ndaj Maccabi Arizimit (30-33) në kuadër të 1/16-finaleve të Ligës Evropiane të EHF-së.

Mysafirët nga Izraeli treguan se pse ishin favorite para kësaj ndeshje, ndërsa me lojë e dëshmuan me rezultatin e pjesës së parë, ku ishin më efikase. Mbrojtja e ekipit të trajnerit Latifi nuk funksionoi në nivelin e dëshiruar dhe pësoi tetëmbëdhjetë gola në tridhjetë minuta. Kjo nuk i dekurajoi vashat e reja nga Çairi, të cilat u shfaqën në dritë tjetër në vazhdimin e ndeshjes.

Ekipi i vashave nga Çairi, për një kohë të gjatë kishte paraqitje pozitive në pjesën e dytë. Megjithatë, nuk patën forcë të mjaftueshme për të luftuar për një përmbysje të plotë. Maccabi në mënyrë rutinore, në fund të ndeshjes, arriti të konfirmojë fitoren, e cila u mbyll me rezultat 30:33.

Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave është caktuar për gjashtë ditë (10 dhjetor) dhe do të luhet në Izrael.

adv

Një pjesë e qytetarëve duan atmosferë festive në prag të ndërrimit të viteve

0

Të mos mungojë atmosfera festive, të ketë zbukurim modest, por të merret parasysh kriza ekonomike dhe energjetike dhe të mos shpenzohen shumë para. Kështu deklarojnë qytetarët  nga më shumë qytete të vendit. Në një anketë për televizionin Alsat ata theksojnë se megjithatë ndërrimi i motmoteve duhet të shënohet simbolikisht.

“Po, por të mos teprohet me shpenzimet, pasiqë situata në shtet është e tillë”, tha një qytetar.

“Duke marrë parasysh krizën në të cilën gjendemi, mendoj se duhet të jemi më modest dhe këtë vit të mos zbukurohet, pasiqë harxhimet do të na tangojnë të gjithë qytetarët ”, tha një tjetër qytetar.

“Të zbukurohet por në kushte pak më të dobëta, se financiarisht qyteti është në krizë, të mos bëhen shpenzime të panevojshme… Modest për fëmijët sa të kenë të argëtohen ”, u shpreh një tjetër qytetar.

“ Mendojmë se edhe për të rinjtë por edhe për ne më të moshuarit duhet të zbukurohet, ato nuk janë mjete të mëdha, mund të bëhen me më pak mjete, por të ketë shënim, qytetarët të jenë pak më të lumtur dhe të shohin se diçka po lëviz në drejtim pozitiv”, deklaroi një qytetar.

“ Duhet patjetër të dekorohet, të zbukurohet, pasi para vitit të ri janë festat dhe qyteti duhet të jetë më i ngritur më i zbukuruar”, u shpreh një tjetër qytetar.

Një pjesë e qytetarëve ndërkohë theksojnë se para dekorimeve duhet t’i jepet përparësi përmirësimit të kushteve.

“Mendoj se duhet të kursehet energjia elektrike, për gjithçka po kursehet, vetëm për vit të ri jo”, u shpreh një qytetare.

“Për tu zbukuru qyteti pik së pari librat e nxënësve të shkollave t’I bini, pastaj ta zbukurojmë qytetin, edhe ujin të na e rregulloni pë të pirë, atëherë do të ishte më mirë… do të dukej më bukur, edhe trotuaret na lëshoni nëse ka mundësi”, shtoi një qytetar.

“Të ju them në këtë krizë të madhe që e kemi, sipas meje, mendoj se nuk ka nevojë, sepse nëse kursejmë duhet të kursejmë të gjithë dhe në çdo drejtim. Përderisa korpa që e kam në duar, e për të cilën nuk e di sa kam shpenzuar dhe nuk morra asgjë nga ajo që më duhej” cilësoi një qytetare.

“Fillimisht duhet që qyteti të jetë I pastër dhe më pas I zbukuruar… 01:03 Duhet të vendosen, por duhet t’u jepet edhe qytetarëve që të blejnë buk me ta, ka qytetarë që nuk kanë buk për të ngrënë”, tha një qytetar.

Komunat dhe Qyteti i Shkupit akoma nuk kanë njoftuar se në çfarë forme do të shënohet dhe sa para do të ndahen për festat e fundvitit.

adv

Franca eliminon Poloninë, Giroud dhe Mbappe të pandalshëm

0

Franca mposht Poloninë me rezultatin 3-1 dhe siguron një biletë për në fazën çerekfinale të Katar 2022. Polakët tentuan t’i bënin ballë francezëve dhe në disa momente të lojës ia dolën mbanë mjaft mirë. Megjithatë, ato që vendosën në fund ishin kualitetet e “Les Bleus” që e ndëshkuan Poloninë me Olivier Giroud dhe Kylian Mbappe.

Sa i takon kronikës së pjesës së parë, Franca e nisi me vrull duke kërkuar që të tregonte forcën që në minutat e para. Ishin dy goditje nga ana e Tchouameni dhe Dembele që vendosën në provë portierin Szczesny, respektivisht në të 13-tën dhe të 16-tën. Pas këtij fraksioni loje, Polonia e mori veten dhe gjithashtu “kërcënoi” francezët. Rasti i pari i takoi Robert Lewandowskit që provoi me një goditje nga distanca dhe që përfundoi vetëm pak centimetra larg kuadratit të Lloris.

Gjithsesi, mundësia më e mirë për polakët u regjistrua në minutën e 37-të, kur fillimisht Zielinski e më pas Cash u shfaqën brenda zonës së “Gjelave” me Varane që shpëtoi topin në vijën fatale. Por, ky moment i mirë nuk u shfrytëzua nga polakët që u goditën vetëm shtatë minuta më pas nga ana e Olivier Giroud. Sulmuesi kombinoi bukur me Mbappe dhe përballë Szczesny nuk gaboi. Festë te Franca, gjithashtu një moment krenarie edhe për Giroud që me 52 gola u shndërrua në golashënuesin më të mirë të Francës duke lënë pas një legjendë si Thierry Henry.

Me avantazhin 1-0 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, ishin sërish Kampionët e Botës në fuqi që u shfaqën më të orientuar drejt sulmit për të gjetur golin e dytë. Mbappe, Dembel, por edhe Giroud provuan, madje ky i fundit shënoi sërish me një roveshatë këtë herë, por loja ishte ndalur më parë për një faull ndaj portierit të polakëve.

Megjithatë, goli i dytë erdhi në minutën e 74-të me anë të një kundërsulmi të ekzekutuar në perfeksion nga ana e Dembele dhe Mbappe me këtë të fundit që përmbylli me sukses aksionin teksa me një goditje preçize në zonë nuk i la asnjë mundësi reagimi portierit Szczesny.

Një gol që i “preu gjunjët” polakëve dhe i detyroi të dorëzoheshin para kohe, ndërsa Mbappe gjeti kohën edhe për një tjetër gol. Sërish brenda zone, 23-vjeçari goditi me efekt dhe e depozitoi topin në fundin e rrjetës së Szczesny, goli i pestë në këtë Botëror duke udhëhequr renditjen e golashënuesve.

Në fund pati kohë edhe për një gol të Robert Lewandowskit që shënoi nga 11-metrat, një rrjetë që i shërbeu sa për statistikë personale sulmuesit që e mbyll këtë Kupë Bote me dy gola të realizuar. Kështu, me një fitore bindëse, Franca garanton pjesëmarrjen në çerekfinale dhe pret të përballet me fituesen e çiftit Angli-Senegal.

Francë-Poloni 3-1

adv

Përkujtohet gjeneral Shaban Shala, Ahmeti: Me një Akademi nuk përshkruhet një histori

0

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka marrë pjesë në Akademinë përkujtimore për nderë të gjeneralit Shaban Shala. Si një mik dhe bashkëpunëtor që e kishte, Ahmeti mes tjerave gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve ka thënë se “… me një Akademi nuk përshkruhet një histori” citat nga fjala e Ali Ahmetit.

Ahmeti më tej ka kujtuar dy momente të veçanta me këtë rast. Momenti i parë, ishte takimi i fundit i Këshillit për te dita kur ishte arrestuar Dr. Hafir Shala. Momenti i dytë, nuk shkoi shumë kohë shfaqet në një intervistë në televizion me pushkë në dorë dhe i uniformuar si udhëheqësi i parë me emër dhe mbiemër – Shaban Shala, ka thënë Ahmeti para të pranishmëve.

Gjeneral Shaban Shala dhe familja Shala, në çdo etapë, dhanë shumë për shqiptarizmën deri ne çlirimin e vendit dhe jo vetëm. Pata fatin ta njohë nga afër që nga viti 1995 përmes aktiviteteve tona në KMDLNJ, ku Shabani ishte edhe zëvendës i Kryetarit, Adem Demaçi.

Në dy momente të veçanta e kujtoj edhe sot. Momenti i parë, ishte takimi i fundit i Këshillit për te dita kur ishte arrestuar Dr. Hafir Shala. Si energjik që ishte, i papërmbajtur nga pezmi u ngrit në këmbë dhe tha kështu më nuk durohet dhe është hera e fundit që vijë në Prishtinë.

Momenti i dytë, nuk shkoi shumë kohë shfaqet në një intervistë në televizion me pushkë në dorë dhe i uniformuar si udhëheqësi i parë me emër dhe mbiemër – Shaban Shala!

Lavdi jetës dhe veprës së Gjeneralit Shaban Shala!

adv

Kurti: Buxheti i Gjakovës për vitin e ardhshëm është 31.5 milionë euro

0

Kryeministri Albin Kurti, po vazhdon ta prezantojë buxhetin për vitin 2023 në komuna të ndryshme të vendit, ndërsa sot e ka prezantuar para qytetarëve të Gjakovës.

Ai tha se buxheti për vitin e ardhshëm për Komunën e Gjakovës është 31.5 milionë euro, në të cilën 36% janë të ndara për investime kapitale.

Kryeministri tha se projekti më i madh do të jetë për zgjerimin e rrugës Dollc-Gjakovë me 11 milionë.

Kurti tha se do të ndahen mjete edhe për arsim, kulturë e sport.

“Në Universitetin e Gjakovës do të ndajmë 1.2 milion euro për universitetin dhe kjo do të vazhdojë edhe në vitin 2024 dhe 2025 pas vitit 2023”, tha Kurti.

Në këtë aktivitet kryeministri është i shoqëruar edhe nga ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Takimet me qytetarë për prezantimin e buxhetit për vitin 2023, Kurti e ka nisur në Prizren, ndërsa ka vazhduar në Prishtinë, Mitrovicë dhe sot në Gjakovë. Buxhetin e ka prezantuar edhe në Pejë dhe Ferizaj.

adv

Osmani: Miratimi i ndryshimeve kushtetuese, kusht për në BE!

0

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, u bëri thirrje partive politike që sa më shpejt të miratojnë ndryshimet kushtetuese, të cilat janë kusht për integrim në Bashkimin Evropian.

Maqedonia e Veriut, më 19 korrik, formalisht ka nisur bisedimet me Bashkimin Evropian, por bisedimet thelbësore për kapitujt nuk do të fillojnë pa ndryshimin e Kushtetutës maqedonase për përfshirjen e pakicës bullgare në të.

Kjo parashihet me marrëveshjen me Bullgarinë, bazuar në propozimin francez për zgjidhjen e kontesteve mes dy vendeve lidhur me çështjet historike, gjuhën dhe identitetin maqedonas.

“Tema e ndryshimeve kushtetuese duhet të hapet sa më shpejt në Kuvend. Partitë politike duhet që të arrijnë një konsensus për çështjet evropiane dhe të arrijnë një marrëveshje që kushdo qoftë në pushtet, të mos ketë dallime për këtë çështje”, deklaroi kryediplomati Osmani më 4 dhjetor.

“Është gabim të mendosh se po negociojmë me Bashkimin Evropian. Rregulloret dhe direktivat janë të fiksuara. Ju duhet t’i pranoni ato ashtu siç janë për t’u bërë anëtare e BE-së. Pavarësisht nëse është LSDM [Lidhja Socialdemokrate në pushtet], BDI [Bashkimi Demokratik për Integrim në pushtet] apo VMRO DPMNE [partia më e madhe opozitare maqedonase], askush nuk ka mundësi të ndryshojë diçka në negociatat me Bashkimin Evropian. E vetmja gjë që mund të ndryshojë është dinamika e dorëzimit dhe pranimit”, shtoi Osmani duke bërë të ditur se pa ndryshimet kushtetuese nuk mund të flitet për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

 

Ai tha se kjo temë përfundimisht duhet të mbyllet sepse sipas tij, qytetarët pavarësisht se cilës prejardhje politike i përkasin, duan anëtarësimin në BE.

“Nëse nuk ka dallime, atëherë pse të mos e lëmë anash këtë temë, në interes të qytetarëve që duan BE në të dyja anët e skenës politike. Kemi mjaft tema për të diskutuar”, tha Osmani.

Pavarësisht thirrjes të shefit të diplomacisë, Bujar Osmani, VMRO-ja opozitare ka thënë se nuk do të mbështesë ndryshimet kushtetuese pasi pretendon se marrëveshja me Bullgarinë është e dëmshme për interesat kombëtare dhe shtetërore maqedonase.

VMRO-ja kërkon garanci nga BE-ja se Sofja nuk do të kërkojë lëshime tjera gjatë procesit të negociatave.

Ndryshimet kushtetuese nuk mund të miratohen pa votat e VMRO DPMNE-së, pasi shumica parlamentare nuk ka 80 vota, apo dy të tretat në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, që numëron 120 ulëse të deputetëve./REL

adv