20.8 C
Skopje
E hënë, 1 Qershor, 2026
Home Blog Page 2762

Bombat në shkolla, Spasovski: Ka persona të dyshuar!

0

“Po bëhen të gjitha kontrollet pas raportimeve për bomba dhe përfundimisht konfirmohet konstatimi ynë fillestar – se bëhet fjalë për raporte të rreme, por ka një protokoll që duhet respektuar plotësisht, për sa i përket evakuimit dhe kontrollit të plotë”.

Këtë e tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në “Kanal 5”. Ai sqaroi se thuajse të gjitha mesazhet e dërguara janë të njëjta, identike, edhe pse “ka një variacion të subjektit në lidhje me këtë aktivitet”.

“Resurset e MPB-së po shpenzohen”, theksoi Spasovski, dhe më e rëndësishmja është se po shkaktohet ankth.

“Kam bërë të ditur se hetimi në këtë pjesë është mjaft afër fundit, priten konfirmime të disa fakteve dhe këto janë detaje shumë të rëndësishme. Tashmë kemi persona të dyshuar dhe menjëherë pas vërtetimit të këtyre fakteve do të punojmë së bashku me Prokurorinë. Udhëzimet do të jepen nga Prokuroria. Ky është një akt terrorizmi dhe mendohet shumë për t’iu drejtuar aktiviteteve të tilla. Kështu ishte edhe me sulmin në Kuvend”, tha Spasovski.

Ai tha se cilado qoftë arsyeja që sjell një përçarje dhe pasiguri të tillë mes qytetarëve dhe konsumon burime, autorët duhet të dënohen ashpër.

“Këto janë sulme hibride dhe ato sulme tani mund të jenë shumë më të rrezikshme, do të thosha, se ato konvencionale. Dhe ky është qëllimi i këtyre sulmeve për të shkaktuar pasiguri te qytetarët, panik, frikë, për të shkaktuar jostabilitet në shtet, në institucione, për të nxitur tensione të caktuara”, tha ministri i Punëve të Brendshme.

adv

Kosovë / Ora e parë e mësimit i kushtohet personave me aftësi të kufizuara

0

Për nder të shënimit të 3 dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të kufizuara, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka marrë vendim që sot në orën e parë të mësimit të gjithë edukatorët/mësimdhënësit/arsimtarët/profesorët, e të gjitha institucioneve edukativo-arsimore, të shtjellojnë temën Aftësia e Kufizuar.

MAShTI i ka njoftuar edhe Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe institucionet arsimore për këtë orë mësimi, e cila ka për qëllim vetëdijësimin e nxënësve në shkollat e Kosovës për Aftësinë e Kufizuar dhe ndërgjegjësimin mbi të drejtat e tyre.

MAShTI gjithashtu bën të ditur se edukatorët/mësimdhënësit mund të përdorin udhëzuesin e hartuar nga grupi punues i Ministrisë së Arsimit, i cili është publikuar në ueb sajtin zyrtar të MAShTI.

Ndryshe, Qeveria e Republikës së Kosovës vitin 2022 e ka shpallur Vit të Aftësisë së Kufizuar.

adv

RMV / Për shkollë të ndërtuar 14 deputetë kanë kërkuar para

0

Maqedoni, 14 deputetë kanë kërkuar para për shkollë tashmë të ndërtuar

Katërmbëdhjetë deputetë të Maqedonisë së Veriut kanë dorëzuar amendament në Buxhetin për vitin 2023, me të cilin “propozohet të sigurohen mjete në shumë prej 92.400.000 denarëve për ndërtimin e shkollës moderne me objekt me efikasitet energjetik “Dimitar Makedonski” në lagjen Lisiçe”, ndërsa kjo shkollë tashmë është ndërtuar, e për të njëjtën kryetari i komunës së Aeroportit, Timço Mutsunski u lavdërua më 1 shkurt të vitit 2022: “Nga sot nxënësit do të mund të kalojnë ditët e tyre shkollore këtu në një atmosferë të ngrohtë”./tv21.tv

adv

Protesta vazhdon, transportuesit privat kanë bllokuar bulevardin “Ilinden”

0

Me bllokimin e krahut të djathtë të bulevardit “Ilinden” me autobusë, transportuesit privatë të “Slloboda Prevoz” dhe “Mak-ekspres” edhe sot e shprehin protestën dhe pakënaqësinë e tyre për shkak të borxhit të papaguar nga NQP “Shkup”. Nga ana tjetër Qyteti i Shkupit apelon që të heqin dorë nga bllokadat.

“Nëse nuk ka reagim, nëse nuk ka rezultat dhe nëse nuk ulen në tavolinë e nëse dikush me insistime dëshiron që të zbatojë ndonjë agjendë personale që është jashtë të gjitha interesave atëherë të hënën këto 200 autobusë do të rigrupohen dhe do t’i bllokojnë në tërësi udhëkryqet tek “Mavrovasja”, udhëkryqi tek Kryqi i Kuq dhe rrugën “Ilindenska”, deklaroi në konferencën e djeshme për shtyp, Lenin Jovanovski nga “Slloboda Prevoz”.

adv

Moti sot në RMV

0

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe mjegull nëpër lugina. Pasdite do të ketë diell me vranësira mesatare.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 8 deri në 13 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë paradite moti do të jetë me mjegull të dobët, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira mesatare. Temperatura minimale do të ulet në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 10 gradë Celsiusë.

adv

Serava e Çairit sot pa ujë

0

Për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit, pa ujë nga ora 12 do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve “Krimska” dhe “Kosta Abrasheviq”, si dhe Gjinekologjia Çair.

Furnizimi me ujë do të jetë në ndërprerje deri në riparimin e defektit, informon NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup.

adv

Ganiu: Çairi ka diversitetin më të bukur etnik dhe kulturor që mund të ekzistojë

0

Çairi ka diversitetin më të bukur etnik dhe kulturor që mund të ekzistojë. Këtë e theksova në Panelin që kishin organizuar sonte të rinjtë e Komunës së Çairit me mbështetjen e Qendrës për Bazë të Përbashkët(CCG) dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe, me temë “Shteti multietnik dhe multikulturor”. Kjo është njëkohësisht një nismë shumë e bukur duke patur parasysh faktin se Çairi është ndër komunat me popullatën më të re dhe se pikërisht këta të rinj mund ta ruajnë, ta promovojnë, ta ndihmojnë multikulturalizmin dhe multietnicitetin jo vetëm në Komunën tonë, por edhe më gjerë.

Të rinjtë sikur çdoherë do ta kenë mbështetjen nga Komuna e Çairit dhe nga unë si kryetar i saj, për të gjitha nismat që mund të kenë një ndikim pozitiv në shoqërinë tonë.

adv

Trajanov: Shumica nuk ka nevojë të zgjerohet

0

Sonte në “Rruga drejt”, në Alsat M, në studio me gazetarën Fatlume Dervishi, në pjesën e parë të emisionit i ftuar ishte kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, ndërsa në pjesën e dytë të emisionit të ftuar ishin ekonomisti Visar Ademi dhe komunikologu Bojan Kordallov për të shprehur mendimet e tyre për zhvillimet e fundit politike.

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, i pyetur për zgjerimin eventual të shumicës parlamentare vlerëson se nuk ka nevojë për zgjerim të shumicës parlamentare, pasi që 64 deputetë janë shumicë stabile.

“Vlerësoj se nuk ka nevojë për zgjerim të shumicë parlamentare, pasi që 64 deputetë janë shumicë stabile”, tha Pavle Trajanov, kryetar i Lidhjes Demokratike

Ndërsa sa i përket çështjes për përfshirjen e ASH-së në qeveri, Trajanov vlerëson se kjo mund të jetë një ide e Ali Ahmetit, ta amortizuar “grupin e zjarrit”.

“Mendojë se ideja për zgjerim të shumicës me përfshirjen e ASH-së, është e Ali Ahmetit për për ta zbutur krizën brenda partiake. Kjo ide supozojë se është pranuar edhe nga kryeministri Kovaçevski, tha Pavle Trajanov, kryetar i Lidhjes Demokratike./Alsat.mk

adv

Temperaturë, dhimbje koke e eshtrash, shtohen pacientët tek mjekët amë

0

Gjithnjë e më shumë pacientë po kërkojnë ndihmë nga mjekët amë me temperaturë të lartë, dhimbje koke dhe dhimbje eshtrash. Mjekët thonë se simptomat janë dramatike, të infektuarit përfundojnë në shtrat, disa marrin edhe bronkopneumoni. Virusi përhapet më së shumti te qytetarët e moshës së re dhe të mesme, sepse më të moshuarit imunizohen rregullisht kundër gripit sezonal, thonë mjekët.

“Tipike për këta pacientë që nuk mund të ngrihen nga shtrati për dy deri në tre ditë, ata kanë dhimbje koke, temperaturë të lartë, këta pacientë zakonisht vijnë për kontrolle në ambulancat tona.”,- theksoi mjekja amë, Ankica Stanoevska.

Ka edhe pacientë me simptoma të Covid-19 dhe me simptoma të tjera, si me infeksione respiratore me adeno-viruse etj. Mjekët nuk e dinë saktësisht se për çfarë lloji bëhet fjalë, sepse pacientët refuzojnë të testohen. Varianti “Delta” dyshohet për shkak se pacientët humbin shqisën e nuhatjes dhe shijes dhe sëmundja prek shpejt mushkëritë.

“Kemi  me anginë streptokoke, me infeksione respiratore, me adeno viruse, entero viruse dhe kështu në njëfarë mënyre pacientët janë me patologji të madhe dhe ka shumë punë për mjekët amë”,- theksoi Stanoevska.

Në ambulancat kujdestare në Kozle, gjatë 24 orëve kontrollohen deri në 200 fëmijë me temperature, sepse në këtë sezon infeksionet virale-bakteriale po marrin hov. Gjithashtu për kontrolle shkojnë edhe pacientë  të moshave të ndryshme, por për shkak të imunitetit të dobët, 80 për qind e të hospitalizuarve janë nën moshën 3 vjeç. Nga 62 fëmijë që marrin trajtim spitalor, vetëm dy janë me mbështetje oksigjeni.

adv

Protestuesit ia vënë flakën Qeverisë në Kosovë!

0

Qindra protestues po e vazhdojnë protestën në drejtim të Qeverisë, në protestën e nisur pas vrasjes së 35-vjeçares, në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë.

Në protestën e nisur në sheshin “Zahir Pajaziti”, u panë qindra qytetarë me thirrjet, “Vrasjet e grave janë vrasje të paralajmëruara”, “Drejtësi, jo poezi”, “Kryeministër, armiku është patriarkati”, “Historinë e Kosovës po e shkruani me gjak të grave”.

Protesta u thirr nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

adv