20.8 C
Skopje
E hënë, 1 Qershor, 2026
Home Blog Page 2763

Taravari nesër shpall kandidaturën për kryetar të ASH-së

0

Sipas buriemve të Gazetës Lajm, nga Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari nesër shpall kandidaturën e tij për kryetar të partisë.

Sipas këtij burimi, strukturat partiake tashmë kanë mbledhur nënshkrimet për mbështetjen e kandidimit të tij, ndërsa Taravari gëzon përkrahjen e të gjitha degëve dhe anëtarësisë së gjërë si dhe të eksponentëve të lartë të partisë, konfirmojnë për Lajm nga ASH.

Kete informacion, para pak çastesh e kane konfirmuar zyrtarisht nga Aleanca per Shqiptaret.

“Ju informojmë se nesër (e premte) 02.12.2022, në ora 14:00, u.d. Kryetari, z. Arben Taravari, do të dorëzojë kandidaturën për Kryetar i Aleancës për Shqiptarët, të shoqëruar nga nënshkrimet e anëtarëve, para Komisionit në zyrat qendrore të partisë në Tetovë. Pas dorëzimit të kandidaturës do të ketë deklaratë për media”, thuhet ne njoftimin zyrtar të ASH-së.

Taravari dhe deri në këtë moment është kandidati i vetëm për këtë pozitë.

Kujtojmë se Kongresi i Aleancës për Shqiptarët është caktuar të mbahet më 17 dhjetor dhe vjen pas dorëheqjes së parevokueshme të ish-kryetarit Ziadin Sela.

Ndryshe, kandidati për në krye të ASH-së, Arben Taravari bashkë me Ziadin Selën formuan Lëvizjen për Reforma PDSH që më pas u emërua në Aleanca për Shqiptarët. Ai përveç ushtrimit të funksionit të sekretarit të Përgjithshëm të ASH-së për një kohë ishte edhe nënkryetar i kësaj partie, dhe vlen si një nga figurat më me autoritet dhe ndikim në këtë parti si dhe bashkpuntor i ngushte i ish-kryetarit Ziadin Sela.

adv

Kovaçevski: Çmimi i bukës është ulur

0

Ndërsa qytetarët ankohen se çmimet vazhdojnë të mbeten të njejta, kryeministri Dimitar Kovaçevski lavdërohet se masat tashmë po japin rezultate dhe çmimi I bukës dhe produkteve të tjera tashmë është ulur.

“Tashmë është ulur çmimi i bukës tek pjesa më e madhe e prodhuesve dhe çmimi i vajit tek prodhuesi më i madh tashmë është ulur për 40 denarë, krahasuar me çmimin më të lartë që e kishte”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

adv

Kupa e Botës / Kroacia siguron 1/8-tat edhe pse nuk e mundi Belgjikën

0

Kroacia nuk fiton ndaj Belgjikës, por ia del të kalojë Grupin F. Kombëtarja ballkanase e mbylli me shifrat 0-0 ndeshjen dhe siguroi vendin e dytë në grup, teksa kroatët duhet të “falenderojnë” Romelu Lukakun që në pjesën e dytë shpërdoroi një “thes” me raste për belgët.

Sa i takon kronikës së sfidës, pjesa e parë pa Kroacinë më kërkuese teksa pa u mbushur minuta e parë, ballkanasit treguan muskujt me anë të Ivan Perisic që me një goditje të fortë kërcënoi portën e Courtois. Ndërkohë, episodi më interesant i pjesës së parë u regjistrua në minutën e 15-të kur Kroacia fitoi një 11-metërsh, por teksa Modric bëhej gati të godiste, VAR ndërhyri dhe zbuloi një pozicion të parregullt të Dejan Lovren. Shpëtuan belgët ndërsa dëshpërim në radhët e kroatëve.

Në fraksionin e dytë, Kroacia u shfaq shumë këmbëngulëse në minutat e para teksa Courtois u desh të ndërhynte në dy raste për të evituar golin në goditjet e Brozovic dhe Luka Modric. Megjithatë, shansin më të pastër e pati Romelu Lukaku, por për habinë e të gjithëve sulmuesi gaboi me portën thuajse të boshatisur. Në vijim, sërish lojtari i Interit që në minutën e 90-të shpërdoroi një rast për të “vënë duart” në kokë teksa gaboi para portës së boshatisur. Deri në fund nuk pati më shanse për belgët me kroatët që qëndruan kompaktë dhe Belgjika kthehet në shtëpi pasi e mbyll grupin në vendin e tretë. Në raundin pasardhës, Kroacia me statusin e nënkampiones së Botës pret fituesin e Grupit E aty ku është Spanja, Japonia, Gjermania dhe Kosta Rika.

Kroaci-Belgjikë 0-0

adv

Komuna e Strugës duke dashur të kursen energji lë fëmijët në errësirë

0

Disa nxënës të Strugës, të cilët ndjekin mësimin në turnin e dytë, kalojnë çdo ditë nëpër rrugë të errëta për të arritur në shtëpitë e tyre, reagojnë prindërit. Ata thonë se janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre. Shumë prej tyre, për shkak të rrugëve të pa ndriçuara si masë me të cilën komuna kursen energjinë elektrike, detyrohen t’i presin para shkollës. Shumë shpesh këta janë edhe më të vegjlit nga klasa e parë deri në të katërtën.

“E kam nipin këtu, kështu që kam ardhur ta marr, për shkak të errësirës nuk është e sigurt, nuk ka drita. Në qytet ka qen sa të duash, e si mund të ecë vetëm një fëmijë i klasës së tretë?…”

“…Janë të shumta rastet kur një fëmijë që kthehet nga shkolla sulmohet nga qentë…”.

“Vij nga rruga 15 Korpus, gjithçka është errësirë. Qen ka sa të duash. Të paktën orët e mësimit duhet të bëhen që fëmijët e vegjël të shkojnë deri në orën 16”.

Alsat kaloi një pasdite pranë shkollës fillore Vëllezërit Milladinov. Disa nga dritat u ndezën pas orës 17, kur një pjesë e mirë e nxënësve ishin larguar tashmë.

“Kjo situatë vazhdon tashmë 2 muaj. Por tani është e qartë, dita është më e shkurtër, errësohet shpejt, në disa nga rrugët ndriçimi ndizet më vonë, rreth orës 17, por një pjesë e madhe e rrugëve janë në errësirë totale…”.

Prindërit kërkojnë që autoritetet komunale të marrin masa dhe të ndryshojnë orët kur nuk ka ndriçim rrugor, pasi disa fëmijë nga klasat e larta kanë edhe aktivitete jashtëshkollore që mbarojnë pas orës 21.00. Alsat pyeti komunën e Strugës se si do ta zgjidhin këtë problem, por na thanë se nuk do të përgjigjen./Alsat.mk

adv

Ministria e Kulturës përdhos gjuhën shqipe (Foto)

0

Gabimet institucionale me gjuhën janë të përmasave shqetësuese dhe siç vërehet përkthimet në gjuhë shqipe bëhen nga njerëz jo profesionistë. Gabimet gjuhësore, përveç se ndodhin në institucionet shtetërore, ato i hasim edhe në tekstet shkollore, ligjet dhe në sfera tjera. E njëjta ka ndodhur edhe në Ministrinë e Kulturës, shkruan Nistori.

Fjali pakuptim, shkronja që mungojnë, “ë” e zëvendësuar me “e”, e shumë gabime të tjera. Ky është përkthimi ‘profesional’ që i bën Ministria e Kulturës, e mos të flasim për respektimin e gjuhës shqipe.

Kuadro të pakta, në vend të profesionistëve. A thua kush mban përgjegjësi dhe me kë konsultohet ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska për këto lëshime gjuhësore që i bëhet gjuhës shqipe. Edhe atë pikërisht në Ministrinë e Kulturës, institucion shtetëror që duhet të mbajë llogari për çdo shkronjë, e jo ta katandisë deri në këtë nivel gjuhën shqipe. Ndryshe, gabime gjuhësore në tekstet në gjuhën shqipe ka ndodhur edhe në shumë institucione tjera shtetërore.

Gjuha shqipe është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, por ka ngecje në zbatim si në Kuvend, por edhe në institucionet tjera.

adv

Miqtë ndërkombëtarë e urojnë ministrin Osmani për kryesimin e ardhshëm të vendit me OSBE-në

0

Miqtë ndërkombëtarë e urojnë ministrin Osmani për kryesimin e ardhshëm të vendit me OSBE-në

Në seancën plenare të Këshillit të 29-të Ministror të OSBE-së, në Logj, Poloni, i pari i Diplomacisë së vendit, Bujar Osmani ka marrë fjalët e para inkurajuese në prag të marrjes së kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në.

“Ne kemi besim se edhe gjatë kryesimit të Maqedonisë së Veriut, OSBE do të jep rezultate”, ka thënë mes tjerash Viktorija Nulland, Nënsekretare për çështje politike në Stejt Departamentin Amerikan, gjatë fjalës së saj në seancën plenare.

Në fjalimin e tij para Ministrave të Punëve të Jashtme dhe përfaqësuesve të vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së, Ministri Osmani u fokusua në situatat me të cilat po përballet Organizata dhe në sfidat e sotme politike dhe ato të sigurisë.

Përfaqësues të lartë politik të Gjermanisë, Holandës, Sllovenisë, Rumanisë, Kazakistanti, Irlandës dhe Turqisë gjatë seancës kanë uruar kryediplomatin Osmani për kryesimin që vijon me OSBE-në, duke i garantuar bashkëpunim dhe ndihmë në realizimin e agjendës drejt sigurimit të një rajoni më stabil dhe të qëndrueshëm.

Maqedonia e Veriut me 1 janar 2023 merre kryesimin me OSBE-në.

adv

Rikthehen alarmet për bomba, kërcënohen shtatë shkolla

0

Në disa shkolla të mesme të Shkupit sot sërish ka pasur alarme për bomba të vendosura.

Janë evakuuar nxënësit në shtatë shkolla, ndër të cilat edhe nga “Josip Broz-Tito”, “Nikolla Karev”, “Orce Nikollov”, “Pançe Karagjozov”…

Nga MPB-ja thonë se janë duke i kontrolluar informacionet për alarmet e reja për bomba të vendosura.

adv

Osmani takon Nuland në margjinat e takimit ministror të OSBE-së

0

Në margjinat e Takimit Ministror të OSBEs-së, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi takim me Victoria Nuland, Nënsekretaren për Çështje Politike në Departamentin e Shtetit Amerikan. Sipas Osmanit, OSBE mund të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjeve të nevojshme,

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në margjinat e Takimit Ministror të OSBEs-së, realizoi takim me Victoria Nuland, Nënsekretaren për Çështje Politike në Departamentin e Shtetit Amerikan, njoftojnë nga MPJ. Osmani dhe Nuland, biseduan për marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-së të cilat vazhdimisht pasurohen e në veçanti iu referuan rezultateve të para konkrete Dialogut Politik të mbajtur së fundmi.

Në kuadër të OSBE-së, Osmani e informoi Nuland për prioritetet e presidencës së ardhshme, me çka theksoi se përveç luftës në Ukrainë, si prioritet numër një, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe rajoneve të tjera të krizës, duke i forcuar më tej misionet paqëruajtëse të OSBE-së në terren.

“OSBE mund të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjeve të nevojshme, për qetësimin e tensioneve, forcimin e parashikueshmërisë dhe revitalizimin e kanaleve të komunikimit dhe dialogut. Të gjitha palët duhet ta njohin dhe plotësisht ta shfrytëzojnë potencialin e kësaj platforme”, theksoi Osmani.

Osmani mes tjerash, paralajmëroi koordinim të ngushtë me ShBA-në, si dhe me të gjitha vendet e tjera pjesëmarrëse të OSBE-së, gjatë realizimit të aktiviteteve në vitin e ardhshëm, për t’iu dalë në ndihmë kategorive më të ndjeshme të njerëzve.

adv

Gjykata Kushtetuese vendosi: E diela mbetet ditë jo-pune

0

E diela mbetet ditë jo-pune për shumicën e punëtorëve në vend. Kështu ka vendosur shumica e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të RMV-së.

Zëdhënësja e shkallës më të lartë gjyqësore në vend, Kika Belovska, në një konferencë për media tha se Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme ka vendosur që të mos iniciojë procedurë për shqyrtimin e vendimit ligjor që e shpalli të dielën ditë jo-pune për shumicën e punëtorëve.

Në fakt, gjyqtarët kushtetues vendosën të mos e pranojnë iniciativën e Odës Ekonomike të Maqedonisë, e cila ishte parashtruese e iniciativës për shqyrtimin e kësaj zgjidhjeje ligjore, të cilën ata e konsiderojnë si jokushtetuese.

Belovska njoftoi se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese është i formës së prerë dhe se në rendin juridik të vendit mbetet i vlefshëm që e diela të jetë ditë jo-pune për shumicën e punëtorëve në vend, përveç aktiviteteve që janë të përcaktuara si përjashtim.

adv

ASH-ja nuk do bëhet pejsë e Qeverisë

0

Edhe pse liderët e dy partive më të mëdha në përbërjen e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski Ali Ahmeti kanë konfirmuar se po zhvillohen negociata për hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, palët akoma nuk kanë konkretizuar para opinionit rreth përmbajtjes së negociatave, apo rreth resorëve me të cilët do të udhëheq kjo parti, në rast se arrihet marrëveshje.

Kryeministri Kovaçevki ditë më parë konfirmoi se mund të pritet që partia opozitare t’i bashkëngjitet shumicës qeveritare, megjithatë nuk po japin detaje në këtë temë. Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Admirim Aliti i cili vjen nga rradhët e Alternativës njoftoi se nuk janë duke zhvilluar  bisedime me Aleancën për Shqiptarët, sipas tij çdo gjë që flitet në opinion janë spekulime.

Të gjitha këto lajme dhe diskutime tani për tani janë spekulime, por unë dhe Ministria nuk merremi me to. Edhe nëse brenda një muaji duhet të vijë një ministër i ri, ne do të mundohemi deri në ditën e fundit që ta bëjmë punën sa më profesionalisht. Nuk ka rëndësi kush do të jetë ministër, rëndësi ka që reformat të vazhdojnë, pra të ecim përpara, tha Aliti.

Nga Aleanca për shqiptarët për Klan Maqedoni thonë se nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim. Edhe pse jo zyrtarisht flitet që Ash në tavolinë i është ofruar Ministria e Shëndetësisë  dhe ajo e Drejtësisë dhe se po negociohet për një resor të tretë.

adv