20.8 C
Skopje
E hënë, 1 Qershor, 2026
Home Blog Page 2764

Agim Sopi prezantohet te Ariana FC

0

Trajneri i mirënjohur shqiptar Agim Sopi sot është promovuar te skuadra e Ariana FC, e cila nga sezoni i ri garues do të luaj në Divisionin 1-Jug të kampionatit futbollistik në Suedi.

“Kemi kënaqësinë të prezantojmë Agim Sopin si trajnerin e ri të skuadrës së meshkujve të Arianës. Ai i bashkohet klubit dhe merr detyrën nga 1 dhjetori”, thuhet në njoftimin zyrtar në faqen e klubit.

“Është kënaqësi dhe emocion të marrësh përsipër këtë detyrë. Kryesisht për ambicien që ka klubi dhe rrugëtimin që ka bërë në sistemin e ligave. Është një bord i ri që dëshiron shumë dhe shpresoj të kontribuoj me aftësitë e mia dhe të arrij suksese të reja sportive me klubin”, ka deklaruar Sopi pasi ka marrë detyrën e re.

“Agimi është një trajner i kualifikuar, i ditur, i cili përshtatet në mënyrë të përkryer me mënyrën se si ne e shohim futbollin dhe klubin tonë. Një trajner me vetëbesim, i cili i ka zhvilluar ish-klubet e tij në një mënyrë monumentale dhe ka bërë shumë lojtarë të rinj të bëhen yje të mëdhenj gjatë kohës së tij”, është komenti i menaxherit sportiv, Omid Hushman.

“Agimi hyn në klub pas një pushimi nga futbolli me një uri të jashtëzakonshme. Ky do të jetë një çelës nëse Ariana do të triumfojë në sezonin e saj të parë në Divisionin e 1 – Jug”, thotë menaxheri sportiv Omid Hushmand.

Ariana FC është themeluar në vitin 2015 nga djem të rinj nga Malmo me rrënjë afgane dhe që atëherë klubi është ngjitur në çdo sezon nga një ligë, nga Divizioni 8 deri në Divizionin 1. Tani i duhen edhe dy liga për tu ngjitur në Allsëenskan (elita e futbollit).

Agim Sopi vjen së fundmi nga detyra e trajnerit në Österlen FF, ku ka qenë gjatë dy sezoneve të fundit. Para kësaj, Agim Sopi ishte në Landskrona BoIS për tre sezone dhe, ndër të tjera, e çoi ekipin në Superettan në vitin 2017./Open-TV/

adv

Skandali në UEJL me 449 diploma false, Xhevahir Memeti: Nuk është e vërtetë!

0

Skandali me 449 diplomat false në UJEL vazhdon të jetë temë edhe në opinion edhe në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Ky skandal u bë publike pasi djali i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili ka kryer tre vite studime juridike në Fakultetin Juridik në Universitetin e Evropës Juglindore dhe ka marrë diplomë 7/1, pra sikur të kishte studiuar katër vjet në Fakultetin Juridik, sipas sistemit të Bolonjës.

Sipas të dhënave të marra nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit nga Këshilli i Inspektimit, i cili ka kryer një inspektim të jashtëzakonshëm, kanë konstatuar se në atë periudhë ka pasur një zonë gri në të cilën është dhënë një diplomë sikur të kishte përfunduar katër vjet për ata që kanë përfunduar më pak vite të arsimit të lartë.

“Në fakt ne kemi pyetur se sa studentëve u janë lëshuar vërtetime të tilla. Përgjigjja ishte se 449 studentëve të diplomuar në Fakultetin Juridik të këtij universiteti u është lëshuar vërtetimi i përfundimit të studimeve në kohëzgjatje prej gjashtë semestrash në të cilin thuhej se kishin fituar 180 kreditë dhe thuhej se kishin marrë një diplomë të arsimit nga 7/1 të diplomuar në drejtësi”, tha ha kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska.

Nga ana tjetër Sekretari i UEJL, Xhevahir Memeti për Tetovasot në lidhje me skandalin për diplomat false u përgjigje shkurt pas insistimit tonë duke theksuar se kjo nuk është e vërtetë dhe kjo është një gënjeshtër e madhe.

Ajo është një gënjeshtër e madhe, nuk ka asnjë diplomë e Universitetit të Evropës Juglindore që është false, mund inspekcionet të vijnë dhe të verifikojnë, gjithmonë kanë ardhur dhe kanë verifikuar, këtë ua them shkurt dhe qartë” u shpreh Memeti për TetovaSot edhe pse ai u shpreh se personi që merret me mediat do të na sqarojë më gjerësisht.

TetovaSot ditëve në vijim do të kërkojë edhe me gjerësisht nga UJEL se si janë nënshkruar diplomat me 180 kredi e sikur kanë kryer katër vite të fakultetit Juridik.
– Kush i ka nënshkruar ata?
– A do të mbajë dikush përgjegjësi?
– A do të largohen personat që kanë nënshkruar 449 diplomat e tilla?
– A ka diploma false edhe në fakultet tjera?
Për të gjithë këto pyetje opinioni do të njoftohet në detaje.

adv

Disa kompani të mishit ulën çmimet, disa tjera refuzuan sepse kanë fotovoltaikë

0

Rreth dhjetëra kompani nga industria e mishin janë refuzuar për marrjen e rrymës së subvencionuar sepse kanë fotovoltaikë. Ata tashmë i kanë ulur çmimet e 50 produkteve, të mishit të freskët të derrit dhe të një pjese të asortimentit të pulës, por deri kur do të zgjasë lirimi, nuk e dinë. Presin që në afat sa më të shpejtë të mundur të tejkalohet problemi dhe t’i nënshkruajnë marrëveshjet për çmimin fiks të energjisë elektrike, për çka kanë marrë edhe premtim nga EVN,

Sipas Grupacionit për përpunimin e mishit dhe produkteve të mishit pranë Odës Ekonomike, çmimet janë ulur për pesë për qind, para së gjithash të mishit të freskët vendor të derrit, por, megjithatë, secila kompani individualisht vendos sa do t’i shesin produktet e tyre. Që të ulet, çmimi i produkteve të mishit menjëherë, për mbi 10 – 15 për qind, është e nevojshme lirimi nga doganat për import të mishit të ngrirë të derrit për përgatitje që ishte në fuqi katër vjet dhe përfundoi në qershor të vitit 2022 dhe shkaktoi shtrenjtim.

Grupacioni porositi se rregullat për marrjen e rrymës së subvencionuar duhet të publikohen dhe qartë të vlejnë për të gjitha subjektet juridike nga çdo degë adekuate.

“Që sot kemi ulur çmimet e produkteve të caktuara, duke i besuar Qeverisë se masat do të jenë efektive. Janë ulur rreth 50 produkte, një pjesë e mishit të derrit të freskët dhe një pjesë e asortimentit të pulës, por nuk e dimë se sa do të zgjasë kjo pasi disa kompani janë refuzuar dhe vënë në pozitë të pabarabartë. Prisnim që masa e energjisë elektrike të ishte e qartë dhe e gjithë puna të plotësohej me dorëzimin e dokumentacionit. Por dje dhe pardje disa prej kompanive janë refuzuar dhe nuk kemi asnjë shpjegim pse. E vetmja gjë që kanë të përbashkët janë fotovoltaikët”, theksoi kryetari i Grupacionit, Goce Trajçev.

Trajçev në konferencë për media në Odë theksoi se kompanitë janë të gatshme që tepricën e rrymës ta japin falas, që kjo të mos jetë pengesë që të marrin energji elektrike të subvencionuar.

“Të gjitha këto kompani kanë investuar në fotovoltaikë për nevojat e tyre që është diçka e shkëlqyeshme, por tani u tregua si mungesë dhe do t’i dekurajojë për një lloj të tillë të investimit në të ardhmen”, potencoi Trajçev, duke shtuar se kompanitë duhej t’i shihnin marrëveshjet, por marrëveshjet ende nuk i kanë marrë.

Nga Oda informojnë se dje pasdite kanë marrë kumtesë nga EVN në të cilën informohet se kompanitë të cilat kanë centrale fotovoltaike, kanë tepricë të rrymës dhe për ato marrëveshjet do të duhet të ripërpunohen që të rregullohet shitja e asaj tepricës.

“Bashkë me EMV dhe Ministrinë e Ekonomisë do të bëhet gjithçka për finalizimin e marrëveshjeve. Udhëzimi është që do të ndodhë sa më shpejt, ndoshta nesër, të hënën ose në janar. Këto janë teprica që kompanitë nuk mund t’i shfrytëzojnë askund dhe janë të gatshme ta tejkalojnë këtë problem”, tha Daniela Mihajlovska nga Oda.

Parregullsi, shtoi Mihajllovska, po zbulohen dhe po bëhen përpjekje për tejkalimin e tyre.

Industria e mishit edhe zyrtarisht e paralajmëroi fushatën “Vendore, cilësore, e lirë”.

adv

Keni kujdes, Shkupi nesër i bllokuar që nga mëngjesi

0

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nesër (2 dhjetor) SPB Shkup do të marrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në Blv. “Ilinden” për shkak të protestës së paralajmëruar të transportuesve privatë që do të fillojë në ora 06:00.

Siç bën të ditur MPB-ja, regjim i posaçëm i qarkullimit do të ketë nga kryqëzimi i Blv. “Ilinden” me Blv. “Shën. Klimenti i Ohrit” deri te kryqëzimet me Blv. “8 Shtatori” dhe rrugët përreth.

MPB apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë./populi.mk/

adv

Bie çmimi i naftës në Maqedoni, çmimi më i lirë në 8 muajt e fundit

0

Çmimi i naftës do të lirohet për dy denarë.Çmimi i benzinave mbetet i pandryshuar. Kështu, një litër pas mesnatës do të shitet për 84,5 denarë. Hera e fundit që nafta në Maqedoninë e Veriut ka pasur një çmim në këtë nivel ka qenë në prill të këtij viti.

adv

Kovaçevski tenton të dalë nga “hija e Zaevit”

0

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së fundmi ka intensifikuar promovimin e aktiviteteve të tij dhe kabinetit qeveritar në rrjetet sociale përmes fotografive dhe videove profesionale. Këto aktivitete kanë marrë intensitet nga 25 tetori, kur partia e kryeministrit Kovaçevski, Lidhja Social-Demokrate, filloi fushatën “Fuqishëm dhe me vendosmëri’.

Për prezantimin e aktiviteteve të kryeministrit dhe ministrave, janë angazhuar 20 fotografë dhe xhirues profesionalë që paguhen nga buxheti i shtetit.

Ekspertët e mediave thonë se qytetarët është mirë të jenë të informuar për aktivitetet e zyrtarëve të vendit. Por, sipas tyre, në kushte krize është e pakuptimtë të angazhohen shumë fotografë dhe xhirues profesionalë për të ndjekur aktivitetet e kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar për të prezantuar realizimin e obligimeve, për të cilat ata marrin rrogë.

“Kjo i ngjan një lufte propaganduese mes institucioneve dhe partive”, thotë Zharko Nastovski, gazetar. Ai shton se në këtë mënyrë synohen të pasivizohen gazetarët duke ofruar informacionin e gatshëm nga zyrat e informacionit të Qeverisë dhe ministrive me vënie në dispozicion të fotografive dhe videove profesionale.

Ndryshe, kryeministri Kovaçevski të dielën në faqen e tij në rrjetin social në Facebook ka publikuar një video ku shfaqet duke drekuar me studentët ku ai personalisht si narrator thotë se angazhohet për një standard më të lartë të studentëve.

Kovaçevski në mensën e studentëve.

Por, nga fotot që i kanë dërguar studentët Radios Evropa e Lirë duket qartë se një shujtë në mensën studentore është shumë më e varfër se ajo që prezantoi kryeministri.

Kovaçevski më 21 nëntor është shfaqur teksa ngjyros me fëmijët gjatë promovimit të një kopshti për fëmijë.

Ndërkohë që numër i madh i shkollave përballen me mungesën e kushteve elementare.

Gjatë kësaj jave dhjetëra shkolla dhe kopshte për fëmijë, madje, edhe në kryeqendër, për shkak të problemit me ngrohjen qendrore punojnë me orar të shkurtuar.

Kryeministri Kovaçevski gjatë fundjavës (26 nëntor) ka vizituar një çift në pension, me ç`rast, siç ka theksuar në postimin e tij në Facebook, “Qeveria që kryeson, angazhohet për mirëqenien e statusit të pensionistëve duke rritur pensionet”.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë vizitës së një çifti në pension.

Por, pensionistët thonë se rritja e pensioneve për 1000 denarë, rreth 16 euro, është e papërfillshme kundrejt inflacionit që në bazë të të dhënave të Lidhjes së Sindikatave është mbi 20 për qind, përkatësisht rritjes së çmimeve të produkteve bazë prej 100 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Me njëmijë denarë pensionistët mund të blejnë 11 litra qumësht.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski, gjatë kësaj jave më 28 nëntor është shfaqur dhe në krye të punimeve në ndërtimin e rrugës drejt Prilepit përkatësisht hapjes së një tuneli me ç’rast ka theksuar se “punohet me intensitet për ndërtimin e kësaj rruge që është me rëndësi të veçantë për rajonin e Pelargonisë.

Ndërkohë, afaristët dhe qytetarët në vazhdimësi kanë adresuar kritika të ashpra drejt Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për shkak të ngecjeve me vite për sa i përket ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë, që lidhë Maqedoninë e Veriut me Kosovën.

Çka synon të arrijë me fushatën mediatike kryeministri Kovaçevski?

Xhelal Neziri nga qendra për gazetari hulumtuese SCOOP për Radion Evropa e Lirë thotë se fushata e Kovaçevskit është për të dalë nga hija e ish-kryeministrit Zoran Zaev dhe përgatitje për mbajtjen eventuale të zgjedhjeve të parakohshme.

“Kryeministri Kovaçevski dëshiron të përforcojë pozicionin e tij brenda partisë, po edhe pozicionin e partisë së tij në skenën politike të vendit, por njëherësh dëshiron të bëhet gati nëse ndonjë skenar do të prodhonte zgjedhje të parakohshme parlamentare”, thotë Neziri.

Ai thekson se një skenar i tillë që do të prodhonte nevojën për zgjedhje të parakohshme mund të jetë dështimi i ndryshimeve kushtetuese si rezultat i Marrëveshjes me Bullgarinë që imponoi futjen e bullgarëve në Kushtetutë.

A hyn Kovaçevski në rrugën e populizmit si Gruevski?

Nga ana tjetër, Zharko Nastovski, gazetar, thotë se politikanët tashmë e kanë kuptuar se populizmi akoma mbetet letra më fitimprurëse për sa i përket stabilitetit të Qeverisë, por edhe rritjes së numrit të votuesve.

“Kohën e fundit e shohim kryeministrin në shumë role që deri më tani nuk e kishim parë. Kjo bëri që të tërhiqet një paralele me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe strategjinë e tij për të qenë në krye të shumë zhvillimeve në vend”, thekson për Radion Evropa e Lirë, Zharko Nastovski.

Ndryshe, Dimitar Kovaçevski u zgjodh kryeministër pa u futur në fushatë zgjedhore para 10 muajve pas dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev, si pasojë e rezultatit të dobët që tregoi partia e tij gjatë zgjedhjeve lokale të mbajtura në tetor të vitit të kaluar./REL

adv

Lotaria e Maqedonisë – Kush është kërçovari që fitoi mbi 500 mijë euro?

0

Pas shumë kohësh, shtatëshja në loto ra – 530 mijë euro shkuan në Kërçovë.

Mbrëmë shtatësha ra në Kërçovë.

Bëhet fjalë për fitimin rekord loto prej 32.921.304 denarë ose rreth 500.000 euro.

Kombinimi fitues ishte 2, 10, 11, 12, 24, 36, 37, ndërsa etiketa është paguar në objektin “Detelinka” në Kërçovë.

adv

Caktohet trupi gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët, dosja gati për transferim më 15 dhjetor

0

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar përbërjen e trupit gjykues që do të gjykoj rastin ku për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit po akuzohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ky trup gjykues do të përbëhet nga gjyqtarët Charles Smith III , Christoph Barthe, Guénaël Mettraux dhe Fergal Gaynor, gjyqtar rezervë. Ndryshe, ky trup gjykues, ka pasur në trajtim rastin ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Po ashtu, është bërë e ditur se me 30 nëntor 2022, gjykatësi i procedurës paraprake ka njoftuar se çështja do të jetë gati për tu transferuar te trupi gjykues me 15 dhjetor.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Kjo pasi, gjykatësi e kishte aprovuar pjesërisht mocionin e mbrojtjes së Hashim Thaçit, të parashtruar ndaj aktakuzës së ndryshuar në rastin ku ai me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, po akuzohen për krime lufte dhe ZPS ishte urdhëruar të bëjë ndryshime në aktakuzën e ndryshuar.

Në këtë aktakuzë, thuhet se përmes veprimeve dhe mosveprimeve të përshkruara më lart, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kanë kryer përmes pjesëmarrjes së tyre në një ndërmarrje të përbashkët kriminale dhe/ose kanë ndihmuar dhe nxitur krimet e ngarkuara në këtë aktakuzë.

Sipas prokurorisë, krahas kësaj ose në alternativë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë përgjegjës si eprorë për krimet e kryera nga vartësit e tyre.

Tutje, aktakuza thotë se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi, e dinin ose kishin arsye të dinin se krimet e akuzuara në këtë aktakuzë ishin gati të kryheshin ose ishin kryer nga vartësit e tyre dhe nuk kishin marrë masat e nevojshme dhe të arsyeshme për parandalimin e krimeve të tilla ose të ndëshkojnë autorët e saj.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi individualisht penalisht përgjegjës për: pikën 1 persekutim mbi baza politike dhe/ose etnike, krim kundër njerëzimit, i dënueshëm sipas nenit 13 (1) (h), 16 (1) ( a), dhe 16 (1) (c) të Ligjit; Pika 2: burgim, krim kundër njerëzimit, i dënueshëm sipas neneve 13 (1) (e), 16 (1) (a) dhe 16 (1) (c) të Ligjit; pikën 3 arrestimi dhe paraburgimi i paligjshëm ose arbitrar, krim lufte, i dënueshëm sipas neneve 14 (1) (c), 16 (1) (a), dhe 16 (1) (c) të Ligjit”, thuhet në aktakuzë nga ana e prokurorisë.

Në pikën 4, ata ngarkohen me veprën akte tjera çnjerëzore, krim kundër njerëzimit, i dënueshëm sipas neneve 13 (1) (j), 16 (1) (a) dhe 16 (1) (c) të Ligjit, kurse në pikën 5 për trajtim mizor, krim lufte, i dënueshëm sipas neneve 14 (1) (c) (i), 16 (1) (a) dhe 16 (1) (c) të Ligjit.

“Pika 6: torturë, krim kundër njerëzimit, i dënueshëm sipas neneve 13 (1) (f), 16 (1) (a) dhe 16 (1) (c) të ligji; Pika 7: torturë, krim lufte, i dënueshëm sipas neneve 14 (1) (c) (i), 16 (1) (a) dhe 16 (1) (c) të Ligjit; Pika 8: : vrasje, krim kundër njerëzimit, i dënueshëm sipas neneve 13 (1) (a), 16 (1) (a) dhe 16 (1) (c) të Ligjit; Pika 9: vrasje, krim lufte, i dënueshëm sipas neneve 14 (1) (c) (i), 16 (1) (a) dhe 16 (1) (c) të Ligjit; Pika 10: zhdukja e detyruar e personave, krim kundër njerëzimit, i dënueshëm sipas neneve 13 (1) (i), 16 (1) (a) dhe 16 (1) (c) të Ligjit”, thotë aktakuza.

Ndryshe, gjykatësi paraprak, më 29 shtator, miratoi kërkesën e Prokurorit të Specializuar për tërheqjen e pretendimeve për krime ndaj të paktën një viktime në Komunën e Ferizajt.

Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Prokuroria po pretendon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Në aneksin e publikuar sa i përket krimeve që pretendohen se ndodhën në Semetishtë dhe Budakovë, prokuroria ka listuar krimet e luftës si arrestimi dhe ndalimi i paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor ose çnjerëzor, torturë, vrasje. Ndërkaq, si krime kundër njerëzimit i ka listuar burgimin, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen, zhdukjen e personave me forcë dhe persekutimin.

Kurse, për krimet që pretendon që ndodhën në Gjilan, si krime lufte i ka listuar arrestimi dhe ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor ose çnjerëzor, torturën dhe vrasjen. Ndërsa, si krime kundër njerëzimit ka listuar burgimin, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen dhe persekutimin.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Sipas akuzës, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.

“Ndër këta kundërshtarë përfshiheshin persona që ishin, ose që konsideroheshin se kishin qenë: (a) bashkëpunëtorë ose të lidhur me forca, zyrtarë ose institucione shtetërore të RFJ-së, ose që (b) ndryshe nuk mbështetnin qëllimet ose metodat e UÇK-së dhe më vonë të QPK-së, ndër të cilët persona të lidhur me LDK-në dhe serbë, romë dhe persona të kombësive të tjera (bashkërisht, ‘kundërshtarët’). Ky qëllim i përbashkët përfshinte krimet e përndjekjes, burgosjes, arrestimit dhe ndalimit arbitrar ose të paligjshëm, akte të tjera çnjerëzore, trajtimin mizor, torturën, vrasjen dhe zhdukjen me forcë të personave”, thuhet në aktakuzë.

Tutje, në aktakuzë përmenden edhe Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latif Gashi dhe Sabit Geci.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit bashkë me udhëheqësit tjerë të UÇK-së kontribuuan në arritjen e qëllimit t përbashkët.

“Si alternativë, disa ose të gjithë këta individë nuk ishin anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët, por u përdorën nga anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët për të kryer krime për realizimin e qëllimit të përbashkët (së bashku me anëtarët e NKP-së, bashkërisht ‘anëtarët dhe instrumentet e NKP-së’)”, thotë akti akuzues. /BetimipërDrejtësi

adv

ASH akoma po e pret ofertën përfundimtare, Qeveria bën kalkulime

0

Kohëve të fundit flitet për hyrje të mundshme të ASH-së në Qeveri, por si duket kjo mund edhe të mos ndodhë sepse akoma nuk po dihet se kush çka do japë që ASH-ja të bëhet pjesë e pushtetit. Nga Aleanca kanë kërkuar 3 ministri dhe diku më shumë se 30 drejtori  nga informacione jo të sakta.

Kryeministri Kovaçevski tha se ASH-ja e ka derën e hapur për të hyrë në Qeveri por nuk tha asgjë nëse LSDM-ja do t’i japë ndonjë ministri, kurse nga Alternativa thanë se ne nuk japim asgjë sepse sipas tyre Qeveria është mjaftë stabile, nga grupi i zjarit në BDI, Izet Mexhiti  hyrjen e mundshme të Aleancës për Shqiptarët në Qeveri e cilëson si koalicion të interesave, por jo edhe të integrimeve.

Pyetja që qytetarët duan ta dijnë është kjo; kush e dëshiron ASH-në në Qeveri, dhe për çfarë po i bëhet ftesa që Aleanca për Shqiptarët të bëhet pjesë e Qverisë!?

adv

Dita Botërore kundër HIV/SIDA, 123 persona në RMV kanë vdekur nga kjo sëmundje

0

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), HIV edhe më tej mbetet problem global i shëndetit publik. Më shumë se dy milionë njerëz në Rajonin evropian të OBSH-së janë të prekur nga HIV.

Vlerësimi i OBSH-së është se në vitet e fundit nuk ka pasur asnjë përparim drejt arritjes së objektivave për HIV. Janë zvogëluar burimet dhe si rezultat, shumë jetë janë në rrezik.

Në vend, deri në vitin 2022, nga HIV/SIDA kenë vdekur 123 persona, ndërsa 451 persona jetojnë me këtë sëmundje.

Gjatë muajit tetor, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik, janë regjistruar pesë raste të reja. Të gjithë të regjistruarit janë me HIV. Është regjistruar edhe një vdekje nga HIV/AIDS.

Nuk ka ilaç për HIV/SIDA, por ka ilaçe që ngadalësojnë sëmundjen. Për t’u mbrojtur nga HIV/SIDA, është e nevojshme të praktikoni marrëdhënie seksuale të sigurta duke përdorur prezervativ. Për të kuptuar nëse jeni HIV pozitiv, duhet të bëni test. Testi për HIV rekomandohet të bëhet të paktën tre muaj, ndërsa në disa situata, deri në gjashtë muaj pas sjelljes së rrezikshme.

OBSH u bën thirrje liderëve globalë dhe qytetarëve që t’i njohin dhe zgjidhin pabarazitë që e pengojnë përparimin në dhënien fund të SIDA-s dhe të barazohet qasja në shërbimet bazë të HIV-it, veçanërisht për popullatat kryesore – burrat që bëjnë seks me burra, personat transgjinorë, njerëzit që përdorin drogë, punëtorët e seksit, të burgosurit dhe emigrantët – dhe partnerët e tyre.

adv