28.8 C
Skopje
E hënë, 1 Qershor, 2026
Home Blog Page 2765

Zonat e lira ekonomike / Pollogu është më i diskriminuari

0

Sipas një raporti të ri nga Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi i titulluar “Ndikimi i Zonave të Zhvillimit Industrial dhe Teknologjik në zhvillimin rajonal”, investimet e huaja në zonat e lira ekonomike (ZLE), në vend se të nxisin zhvillimin të të gjitha rajoneve, ato vetëm se kanë thelluar hendekun zhvillimor rajonal.

Rajoni lindor, i cili është rajoni i pestë më i pasur sipas kriterit të PBB për kokë banori, i prinë listës së investimeve me 338 euro investime për kokë banori (9.2% e totalit), pasuar nga Pellagonia, rajoni i katërt më i pasur, me 270 euro investime për kokë banori (10.1% e totalit), dhe Shkupi, dukshëm rajoni më i pasur, me 252 euro investime për kokë banori, apo 51.4% e vlerës totale të investimeve, përcjell INA.

Pollogu, rajoni më i varfër në vend me PBB prej 2,264 euro për kokë banori, është më i varfri edhe me investime, me 41 euro të investuara për kokë banori, apo 2.4% e investimeve totale. Në Pollog, ZLE-të kanë kontribuar në krijimin e vetëm 29 vendeve të reja pune për 10,000 banorë, krahasuar për shembull me Rajonin Lindor, ku janë krijuar 130 vendeve të reja pune për 10,000 banorë.

Në Rajonin Verilindor, i dyti më i varfër në vend me PBB prej 2,863.83 euro për kokë banori dhe ku bëjnë pjesë Kumanova dhe Likova, nuk ka asnjë investim të huaj në ZLE.

Arben Fetai, drejtor i IPP Arbën Xhaferi, tha se “ZLE-të kanë potencialin për t’u bërë instrument i dobishëm për të rritur nivelin e harmonizimit zhvillimor ndërmjet rajoneve të Maqedonisë së Veriut. Por për këtë nevojitet vullnet politik shumë më serioz në rritjen e investimeve strategjike në nivelin rajonal, me synim të nxitjes së zhvillimit të barabartë ekonomik, krijimit të vendeve të reja të punës në rajonet me papunësinë më të lartë dhe përmirësimit të cilësisë së jetesës së gjithë qytetarëve.”

Raporti bazohet në të dhënat e Agjencisë për investime te huaja dhe promovim të eksportit për investimet në ZLE në periudhën 2015-2021, të siguara nga IPP Arbën Xhaferi përmes ligjit për qasje në informacione me karakter publik.

Investimet totale në ZLE kapin shumën prej 597.9 milionë euro në periudhën 2015-2021. Kompanitë amerikanë i prijnë listës me 219.5 milionë euro investime (apo 36.91% e investimeve totale), pasuar nga ato gjermane me 155.3 milionë (26.11%), italiane me 56.2 milionë (9.45%), britanike me 39.9 milionë (6.7%) dhe kineze me 39.5 milionë euro (apo 6.7% e totalit).

Gjatë periudhës në fjalë, Ministria e Eknomisë është udhëhequr në vazhdimësi nga kuadro shqiptare: Valon Saraçini, Driton Kuçi dhe Kreshnik Bekteshi nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

adv

MPB njofton: 102 gjoba vetëm në Shkup

0

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 102 shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre: 4 për tejkalim të shpejtësisë, 9 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 4 për makina të paregjistruara.

Nga MPB njoftojnë gjithashtu për 8 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë, 4 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 5 të tjera për mosvënien e rripit të sigurisë…

adv

Mariçiq në Bruksel, fillon skriningu bilateral për “Drejtësinë dhe të drejtat themelore”

0

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane dhe kryenegociatori me Bashkimin Evropian, Bojan Mariçiq, do të hapë sot në Bruksel skriningun bilateral për kapitullin 23, “Drejtësia dhe të drejtat themelore”.

Në dy ditët e ardhshme, Grupi Punues për Negociata, përmes 24 prezantimeve, do të prezantojë pozicionin dhe nivelin e përputhshmërisë së sistemit juridik të Maqedonisë së Veriut në raport me të drejtën evropiane në fushën e gjyqësorit, politikës kundër korrupsionit, të drejtat themelore, të drejtat dhe mbrojtjen e pakicave dhe të drejtat e qytetarëve të BE-së, para ekspertëve të Komisionit Evropian.

Sekretarja shtetërore e Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Zëvendës kryenegociatorja me BE-në, Drita Abdiu-Halili, është pjesë e ekipit negociator maqedonas, ndërsa anëtarë të Grupit punues për negociata janë përfaqësues nga Zyra e Zëvendëskryeministrit në ngarkuar për politika të mirëqeverisjes, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Këshilli Gjyqësor, Këshilli i Prokurorëve Publikë, Zyra e Prokurorit Publik, Komisioni Shtetëror për Parandalimi të Korrupsionit, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Agjencia e Kadastrës dhe Sekretariati për Çështjet Evropiane.

Kapitulli 23 “Drejtësia dhe të drejtat themelore” përfshinë fushat e drejtësisë, politikës kundër korrupsionit dhe të drejtave themelore. Parimet evropiane për të drejtat themelore janë përcaktuar në Kartën e të Drejtave Themelore, e cila është ligjërisht e detyrueshme për shtetet anëtare pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës.

adv

Subvencionimi i energjisë, nga sot çmimi i bukës në Maqedoninë e Veriut 10% më lirë

0

Nga sot, qytetarët në Maqedoninë e Veriut do të mund të blejnë bukën me 10 % më lirë.

Këto janë qëndrimet e industrisë së ushqimit të cilët nga nesër, përmes EMV-së duhet të marrin energji elektrike të subvencionuar, me çmim prej 80 euro për megavat në orë, shkruan AlsatM.

Ulje mbi 10 për qind janë të mundshme edhe për produktet e mishit nëse qeveria merr një vendim që do të heqë tarifat për lëndët e para të importuara, siç kërkojnë kompanitë e këtij sektori.

adv

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu

0

Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut, në viset malore reshjet do të jenë me dëborë. Në disa vende, kryesisht në pjesët jugore të vendit reshjet do të jenë të rrëmbyeshme. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 4 deri në 9 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira dhe reshje të shiut. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura minimale do të ulet në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 6 gradë Celsiusë.

adv

Kupa e Botës / Argjentina në krye të grupit C!

0

Dramë në grupin C, aty ku festuan Argjentina dhe Polonia. Skuadra e Lionel Scalonit mposhti 2-0 Poloninë dhe siguroi vendin e parë në grup.

Leo Messi humbi një penallti në pjesën e parë, ndërkohë që në fraksionin e dytë të takimit erdhën golat e Alexis Mac Allister dhe Julian Alvarez.

Argjentina do të sfidojë Australinë për një biletë në çerekfinalet e Botërorit Katar 2022. Meksikës nuk i mjaftoi fitorja 1-2 ndaj Arabisë Saudite.

Dy gola iu anuluan djemve të Tata Martinos, të cilët u eliminuan vetëm falë golavarazhit. Feston në këtë mënyrë Polonia, që në raundin e 1/8-ve do të përballet me kampionët në fuqi të Francës.

Kupa e Botës
Katar 2022
Grupi C

POLONI-ARGJENTINË 0-2 (Mc Allister 46′, Alvarez 67′)

adv

Deputetja Ajdari: Ai i cili merr guximin të vrasë një njeri të pafajshëm është sikur ta ketë mbytur të gjithë njerëzimin!

0

Vrasja makabre në Prishtinë ku burri i mori jetën gruas së tij shtatzënë ka çuar në këmbë të gjithë popullin Shqiptarë, pa dallim vendndodhjes. Një ngjarje e rëndë e cila ka prekur zemrat e çdo njeriu. Për këtë ka reaguar edhe deputetja nga Maqedonia e Veriut Rina Ajdari e cila është shprehur kështu:

Ai i cili merr guximin të vrasë një njeri të pafajshëm është sikur ta ketë mbytur të gjithë njerëzimin!

Sonte nga lajmi i trishtë për vrasjen e një gruaje shtatzënë në Prishtinën tonë u trondit jo vetëm Kosova por e gjithë populli shqiptar!

Rast i papranueshëm, i pa tolerueshëm dhe i pa falshëm!

adv

Presidentja Osmani: Përgjigjja për vrasësit është dënimi maksimal!

0

Sonte vajton një Kosovë e tërë për gruan që s’arriti të bëhet nënë, për bijën e humbur, për jetën që u shua pa të drejtë. Sonte vajtojmë për jetën e palindur që nuk frymoi kurrë, për jetën që nuk erdhi në jetë.

Një tjetër krim makabër e çnjerëzor. Një tjetër
“burrë” që nuk mund të quhet qenie njerëzore, por që ia mori jetën gruas dhe fëmijës që do të bëhej gëzimi e jeta e nënës.

Sonte mungojnë fjalët se ato i ka zëvendësuar dëshpërimi. Sonte është e vështirë të mendosh se ka shpresë!

Por, sonte shpresa e besimi janë më të nevojshme se kurrë. Kjo valë kriminale e ky femicid ndaj grave duhet të marrë fund. Në sprovë jemi jo vetëm si shtet, por edhe si shoqëri. S’ka më arsyetime e justifikime. Jeta e vajzave dhe grave, sikurse e çdo qytetari tonë është e shenjtë.

Asnjë vajzë e grua më shumë është thirrje kombëtare për të gjithë ne. Përgjigja për dhunuesit, abuzuesit dhe vrasësit është rendi dhe ligji e dënimi maksimal.
Borxhi ynë ndaj viktimave të dhunës, jetëve të palindura e jetëve të ndërprera pa të drejtë është një dhe i vetëm: DREJTËSI!

adv

Arta Bilalli-Zendeli: Sonte është e trishtë të jeshë grua, por e pistë të jeshë burrë!

0

Vrasja mizore në Prishtinë ku burri i mori jetën gruas së tij shtatzënë ka çuar në këmbë të gjithë, pa dallim vendndodhjes. Një ngjarje e rëndë e cila ka prekur zemrat e çdo njeriu. Për këtë ka reaguar edhe deputetja Arta Bilalli-Zendeli e cila është shprehur kështu:

Sonte është e trishtë të jeshë grua, por e pistë të jeshë burrë.

Edhe një vrasje makabre e një gruaje shtazënë në Prishtinë. Kësaj rradhe, madje në oborrin e Klinikës Universitare të Kosovës.

#tmerr

adv

Në mesin e publikut më të mirë në Botë!

0

MEGA KONCERTI FESTIV I ANSAMBLIT SHTETËROR dhe pesë SHKA-të

28 NËNTOR 2022 – Opera dhe baleti i Maqedonisë

Të ulesh dhe nga poshtë t’i shohësh gjërat. Kjo ndodhë sa herë që duam të zbresim aty ku “troket” sponatniteti i publikut. Sa më afër këtij spontaniteti, aq më afër je tingujve të padukshëm që lëshon jehona e një misioni. Në vrapin e historisë shumë kalorës nuk kanë arritur në cakun e duhur, por me një vullnet spartan shkurtohen distancat e maratonës. Ansambli Shqiptar atë mbrëmje të 28 Nëntorit, Ditën e Shenjtë të Flamurit edhe njëherë iu bashkua një misioni për ta bërë Shkupin Dardan të dinjitetshëm, siç doli i dinjitetshëm edhe koncerti ynë, i cili bashkoi në një pikë lirikën dhe epikën tonë legjendare. Ansambli Shqiptar arriti në cakun prej nga nuk ka më kthim… Një kolorit i pasur muzikor, shoqëruar me ritmin e valleve dhe atmosferën impozante të publikut – do të ngelin gjurmët e një kujtese në shiritin e gjatë të kohës.

Të ulesh dhe nga poshtë t’i shohësh gjërat, ky është misioni që më jep rehatinë e të qenit i vogël në mesin e kësaj armate që ndjek sukeset e Ansamblit tonë! (Shk.T)

Shkup, 30. 11. 2022

adv