28.8 C
Skopje
E hënë, 1 Qershor, 2026
Home Blog Page 2766

Kryeministri Kurti ka reaguar për vrasjen mizore në Prishtinë!

0

Dy engjëj në qiellin e pistë

Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike. Atje ku lindin gratë. U shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër. Gruaja ishte shtatzënë. Rreth 35 vjeç, as në gjysmë të jetës së saj. E fëmija që ajo donte ta lindte as nuk e filloi jetën. Vrasës mizor. Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte. Edhe një burrë që vret një grua. E cila tash është e jona, e të gjithë neve. Bashkë me foshnjen e palindur të saj. Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë. E papranueshme dhe e padurueshme.

adv

Rrihen mes veti dy shoferë në Shkup

0

Komunikacioni në Shkup sjell çdo ditë të papritura e ngjarje njerëzore nga më të ndryshmet. Një zënkë mes dy shoferëve është regjistruar në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion. Ngarja ka ndodhur në rajonin e Kisella Vodës më 28 nëntor mes dy shoferëve nga jashtë Shkupit.

“Më datë 28.11.2022 rreth orës 10:10 në Stacionin Policor Kisella Vodë është raportuar se në zonën Kisella Vodë – Shkup, pas një keqkuptimi në komunikacion, AP (41) nga Manastiri ka sulmuar fizikisht TG (21) nga Negotina, të dy me vendbanim në Shkup. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB.

adv

Ngjarje e rëndë në Prishtinë, burri vret gruan shtatzënë!

0

Një person ka vrarë gruan shtatzënë para objektit të Gjinekologjisë në Prishtinë.

Ende nuk dihen motivet që çuan deri në këtë rast tragjik, që ka ndodhur para pak minutash.

Megjithatë, Paparaci ka tentuar të kontaktojë Policinë e Kosovës dhe drejtorin e Gjinekologjisë në QKUK, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

adv

Andi Ismaili, për herë të tretë kampion bote në vallëzim modern

0

Andi Ismaili, 13 vjeçari nga Gostivari i cili po shkëlqen në vallëzim modern jo vetëm në vendin tonë por edhe ndërkombëtarisht.

Andi ndryshe quhet edhe krenaria e qytetit të Gostivarit duke marrë përkrahje nga shumë figura si ato kulturore, sportive por edhe politikanët. Para 2 viteve Andi Ismaili u mirëprit nga Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski për ta uruar për gjitha të arriturat si në vend por edhe jashtë.

Andi gjithashtu fitoi vendin e parë në botë në kampionatin botëror në balet modern i cili u mbajt në Slloveni, Podcetrtek këtë javë.

adv

Ganiu: Rikthehet furnizimi me ngrohje në komunën e Çairit

0

Bashkëqytetarë të mi, dëshiroj t’ju informoj se pas nënshkrimit të marrëveshjes midis ngrohtores Shkup-Veri dhe EMV, që vije me vendim të Qeverisë, u rikthye furnizimi me ngrohje i shkollave dhe çerdheve të Komunës së Çairit.

Rrjedhimisht edhe procesi edukativo-arsimor në shkollat “Ismail Qemali, “Vasil Gllavinov”, “7 Marsi” dhe në dy objekte të Çerdhes “Borëbardha” kthehet në normalitet.

adv

Biznesmeni shqiptar Naser Alim nga Turqia vizitë kreut të BFI-së, flasin për projekte Fetaro Kulturore

0

Biznesmeni nga Turqia Naser Alim me prejardhje Shqiptare që gjindet për vizitë nê Maqedoni sot është takuar me  kreun e BFI-së Shaqir Fetahun, ku biseduan për projekte Fetaro Kulturore në Maqedoni dhe në Turqi, më poshtë ua sjellim statusin e plotë të kreut të BFI-së që shkroi në rrjetin social Facebook:

VIZITË E E Z. NASER ALIMIT NGA TURQIA ME PREJARDHJE NGA JAKRENOVA E PRILEPIT

Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hfz. Shaqir ef Fetahu me bashkpunëtorët e tij Z. Irsal ef Jakupin dhe Dr Selver Xhemailin, priti sot Z Naser Alimin, nga Turqia, i njohur si afarist, bisnesmen dhe donator i suksesshëm në sfera të ndryshme, i cili shprehi kënaqësi të veçantë për këtë vizitë të rëndēsishme të institucionit të madhë, siç ëahtë BFI e RMV. Informoi për arritjet e tij nē fushēn e bisnesit ku ka punësiar me qindra njerëz dhe kontributin e tij në ndertimin e xhamive, në humanitet dhe shumē sfera tjera. Konribut të veçantë ka dhënë në vendlindjen e tij në fsh. Jakrenovë të Prilepit në ndërtimin e xhamisë së bukur të tij që tashmē është nē përfundim e sipër.
Nē bisedë e sipër, në mes tjerash, Reisul Ulemaja i propozoi njē manifestim dhe tubim të gjërë në Tuurqi me bashkatdhetarët tanë që janë nga Ballkani, qē sadopak tē çmallen për atdheun e tyre dhe interesimin më të madhë të tyre për prejardhjen e tyre dhe lidhshmërinë me vendkindjet mbi njē bashkpunimi në sfetën ekonomike, feyare e kultitore, BFI do të tregonte kujdesin ndaj bashkatdhetarëve tē cilët për shkaqe të ndryshme janë shpërngulur në Turqi. Z. Naser Alimi me kēnaqësi pranoi këtë iniciativë dhe në të ardhmen seriozisht do bisedohet për këtë.
Z. Naser Alimin e shoqëronin personlitete të njohura nga vendi ynë si: Z. Zenun Ismaili, drejtor kompanive në RMV dhe Mal të Zi dhe Z Hadis Sadiku afarist nga,Tetova.
ReisulbUlema mbeti i kënaqur me idetë e tyra konstrukrive dhe bashkëkohore në sferën e zhvillimit tonë të gjithanshëm.
Zoti i bekoftë.

adv

Thirrjet e Shtajnmaerit, VMRO nuk voton për ndryshimet kushtetuese

0

Nuk ka ndryshim në qëndrimin e VMRO-DPMNE-së, për ndryshimet kushtetuese, pas mesazheve të djeshme që i dërgoi nga foltorja e kuvendit, presidenti gjerman Frank-Valter Shtajnmaer. I pyetur nëse partia e vlerëson fjalimin e Shtajnmaerit për pjesë të presionit ndërkombëtar, për ndryshim të Kushtetutës, deputeti Bojan Stojanovski u përgjigj se VMRO-DPMNE nuk është parti që i nënshtrohet presioneve.

“Ai dje e shprehu qëndrimin e tij personal. VMRO-DPMNE është parti popullore, dhe qëndrimet e veta i artikulon sipas mendimit të popullit, dhe ne gjithnjë do të mbetemi në qëndrimin e popullit të RM-së, sepse kjo është esenca e funksionimit tonë. Në këtë moment, si dhe në momentet që janë para nesh, nuk do të ketë ndryshim të qëndrimit dhe VMRO-DPMNE nuk do të mbështesë ndryshime kushtetuese me këto kushte”, deklaroi Bojan Stojanovski- deputet i VMRO-DPMNE-së.

Nga ana tjetër, kryeministri Dimitar Kovaçevski, theksoi se Shtajnmaer ka dërguar një mesazh të rëndësishëm, dhe u bëri thirrje të gjithë deputetëve, siç thotë, të shikojnë para. Sipas tij, nga agjendat personale dhe politike askush në shtet nuk ka leverdi, dhe vlerësoi se opozita nuk ka arsye pse ta bllokojë procesin.

“Edhe njëherë e përsëris, siç tha presidenti gjerman, nuk duhet ta pengojmë veten në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Të gjithë deputetët në Kuvend këtë ia kanë borxh qytetarëve”, u shpreh Dimitar Kovaçevski- kryetar i Qeverisë.

Presidenti gjerman de potencoi se procesi i ndryshimeve kushtetuese është shumë më shumë se temë për fitimin e pikave politike-partiake, dhe se nuk është koha të bien në zëra nacionaliste. Shtajnmaer apelon të futen bullgarët në kushtetutë, që të vazhdojnë negociatat pa pengesa për anëtarësim në BE.

adv

Bekteshi: Nuk ka vend për panik, EMV do të furnizojë shkollat, spitalet e institucionet tjera të Çairit me ngrohje

0

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka njoftuar se me vendim të Qeverisë, EMV nga nesër do të furnizojë shkollat, çerdhet, spitalet dhe qytetarët e Çairit me ngrohje, njofton indeks.mk.

Këtë informacion, ministri Bekteshi e ka dhënë pas nënshkrimit të marrëveshjes me menaxhmentin e ngrohtores Shkup-Veri.

“Asnjë nxënës dhe qytetarë nuk do të lihet anësh në këtë kohë krize, në veçanti nuk do të lejojmë që fëmijët tanë të humbin nga procesi arsimor. Kjo do të vazhdojë deri në përfundimin e sezonit të ngrohjes. Qeveria mbetet e përkushtuar në përballjen me krizën energjetike”, ka shkruar Bekteshi.

adv

Komisioni disiplinor vendosi: FC Shkupi 6 ndeshje 100km larg Çairit

0

Pas gjithë atyre incidenteve që ndodhën në takimin e Kupës së Maqedonisë ndërmjet Shkupit dhe Shkendijës, e që tetovarët zyrtarisht e fituan atë ndeshje, tani e dimë masën e dënimit të shqiptuar nga Komisioni Disiplinor i FFM-së.

Kampioni aktual gjashtë ndeshjet e ardhshme nuk mund të luajë në Çair, por jashtë Shkupit në një qytet me stadium që është së paku 100 km larg. Përndryshe, mund të ketë publik në këto ndeshje. Shkupi tashmë ka luajtur një ndeshje, atë me Skopjen, kur luajtën si nikoqirë në Kërçovë dhe e fituan me rezultat 3:1. Ndërsa ndeshja e radhës me Bregallnicën do të luhet këtë fundjavë në Kërçovë.

adv

Kuzmanoviq: Shqiponja e Xhakës e Shaqirit turp, do t’i kisha nokautuar të dytë

0

Zdravko Kuzmanovic, ish-përfaqësuesi i Serbisë, ka thënë se do t’i kishte nokautuar Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqiri nëse do të luante të premten në përballjen e vendit të tij me Zvicrën në Kupën e Botës, për shkak të festimit të tyre që i tërboi serbët para katër viteve në Rusi.

Zvicra dhe Serbia do të përballen të premten në një ndeshje vendimtare për t’iu bashkuar Brazilit në rrethin e 16 më të mirëve në Kupën e Botës në Katar, katër vite pasi Xhaka dhe Shaqiri festuar duke e bërë shqiponjën me duar, pasi shënuan për ta mposhtur Serbinë në Rusia 2018.

Duke folur para përballjes së dytë radhazi në Botëror mes tyre, Kuzmanovic, i cili ka pasaportë serbe dhe zvicerane, tha se do të tregohej i dhunshëm ndaj dyshes me prejardhje nga Kosova.

Gjesti i festimit me shqiponjën dykrenore ishte thjesht i turpshëm, shumë keq. Duhet ta ndash sportin nga politika, e këta dy djem nuk e bënë këtë. Sikur të isha ende lojtar i Serbisë në këtë Botëror, do ta kisha nokautuar Xhakën apo Shaqirin”, tha Kuzmanovic për 20 Minuten në Zvicër.

Zvicra e fitoi ndeshjen e parë në Grupin G dhe u mposht nga Brazili në ndeshjen e dytë, prandaj kualifikimin duhet ta kërkojë pikërisht kundër Serbisë.

Kombëtarja helvetike, e udhëhequr nga kapiteni kosovar, do ta kalojë grupin edhe me barazim, pra nuk e ka detyrim fitoren të premten.

Kundër Serbisë, Xhaka do të jetë titullar i padiskutueshëm, por Shaqiri pritet të jetë sërish në stol sikur me ndeshjen kundër Brazilit sepse vuan nga një dëmtim në kofshe.

Serbia, ndërkohë, si e fundit në grup me vetëm një pikë, duhet ta mposhtë patjetër Zvicrën dhe të shpresojë që Kameruni nuk e mposht Brazilin në ndeshjen tjetër për ta kaluar grupin.

adv