28.8 C
Skopje
E hënë, 1 Qershor, 2026
Home Blog Page 2767

Arbër Ademi: stabiliteti i Kosovë ka rëndësi të madhe për rajonin

0

Nënkryetari i BDI-së, njëherit Koordinatori i GP të BDI-së, deputeti Arbër Ademi sot ka zhvilluar takim me ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja.

Ademi dhe Qehaja kanë diskutuar lidhur me procesin integrues të vendit në Bashkimin Evropian, si dhe për zhvillimet e fundit politike në Republikën e Kosovës.
Deputeti Ademi ka theksuar se stabiliteti i Kosovës ka një rëndësi të madhe edhe për rajonin.

Gjithashtu, Arbër Ademi ka bërë të ditur se Republika e Maqedonisë së Veriut do ta mbështesë maksimalisht edhe në të ardhmen integrimin e Republikës së Kosovës në strukturat evropiane.

adv

Rama: Projekti i paneleve diellore po ecën me ritme të mira

0

791 aplikime ka pasur në një muaj për projektin e paneleve diellore për ngrohjen e ujit në shtëpi. Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, projekti i paneleve diellore po ecën me ritme të mira për të mbështetur kryesisht konsumatorët familjarë.

“Prej 1 nëntorit ka nisur aplikimi i qytetarëve për këtë skemë, kosto e cila do të subvencionohet në masën 70% nga Qeveria”, theksoi Rama.

“Japim garancinë se do të vazhdojmë të mbështesim dhe të mbrojmë konsumatorin shqiptar në këtë situatë krize energjie globale”, tha Rama në një postim në rrjetet sociale, i cili ftoi qytetarët të aplikojnë në adresën http://eficenca.gov.al

Nga 1 nëntori qytetarët mund të aplikojnë për të përfituar subvencion në masën 70 % për instalimin e paneleve me ngrohje diellore. Skema për nxitjen e përdorimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit nga klientët familjarë synon reduktimin e konsumit të energjisë elektrike dhe përmirësimin e furnizimit me ujë të ngrohtë sanitar dhe reduktimin e emetimeve të CO2.

Kjo është thirrja e dytë për aplikim, e cila i drejtohet klientëve familjarë të interesuar për marrjen e shërbimit të instalimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit për deri në 2 mijë konsumatorë familjarë, të cilët do të përzgjidhen për të përfituar nga kjo skemë mbështetëse. /abcnews.al/

adv

Presidenti gjerman, Steinmeier nesër viziton Shqipërinë

0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mirëpret nesër në Tiranë, në një vizitë shtetërore presidentin e Republikës Federale Gjermane, Frank-Walter Steinmeier.

Kjo shënon vizitën e parë të një presidenti gjerman në Republikën e Shqipërisë në 27 vite.

Agjenda:

10:00 – Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës.

10:55 – 11:25 – Dalje për media e të dy Presidentëve

adv

Kurti: Nuk varemi nga “Lista Serbe”, si Qeveritë e kaluara!

0

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se po të ishin të varur nga Lista Serbe, deri më tani do bëhej një mocion mosbesimi.

Kurti tha se Qeveria e tij, nuk është e varur nga kjo parti si qeveritë e kaluara, raporton Ekonomia Online.

Ai në seancën e Kuvendit ku në rend të ditës është interpelanca për “Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me situatën e krijuar në vend”, foli edhe për dorëheqjet e zyrtarëve serbë të Policisë.

Ai tha se nuk ka qenë vendim i tij, derisa tregoi se cila ka qenë arsyeja e dorëheqjeve.

“Çështja e trajtimit të dorëheqjeve të zyrtarëve policorë nuk është vendim i imi, as i MPB-së, nuk është vendim politik. Vendim politik ka qenë dorëheqja politike. Për bindjen time, për arsye të paqena, thoshin morale dhe individuale e teksti krejt i njëjtë për secilin prej tyre. E njëjta krizë morale e individuale i kishte kapur kolektivisht bashkë secilin prej tyre me tekstin identik te dorëheqjes, ky është vendim politik. E përsëris thirrjen që asnjë serb të mos i braktisë institucionet. E tillë do të jetë edhe në ditët në vijim. Institucionet nuk janë të Qeverisë dhe të një komuniteti, janë të të gjithë qytetarëve të Republikës”, tha ai.

“Sikur të ishim në qeveritë e kaluara, ku shumica bëhej e varej nga Lista Serbe, me siguri që do kishte edhe mocion mosbesimi për ta rrëzuar qeverinë, por, ja që kjo nuk është e mundur tash. reciprociteti me targa, reciprociteti me letërnjoftime, do të ishte motiv i mjaftueshëm për ta që ta rrëzojnë qeverinë. Mirëpo ka ndodhur ndryshimi i madh, dhe besoj se të gjithë duhet të gëzohemi për faktin se Republika e Kosovës ka një qeveri e cila nuk varet për mazhorancën nga votat e Listës Serbe”.

adv

Abdixhiku-Kurtit: 17% e territorit pa polici e gjyqësor, jeni pajtuar që të bëhet Asociacioni

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në interpelancën në Kuvend me kryeministrin Albin Kurti, tha se Qeveria është pajtuar që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, raporton Ekonomia Online.

Abdixhiku shtoi se 17 për qind e territorit është pa polici, prokuror, gjyqtar e shërbime bazike komunale.

Ai lexoi një pjesë të deklaratës së kryediplomatit europian, Josep Borrell pas marrëveshjes së fundit të arritur mes Kosovës dhe Serbisë.

Kreu i LDK-së lexoi se në të thuhet se palët e kuptojnë që të gjitha marrëveshjet paraprake duhet të zbatohen.

“Kur i dëgjon pozicionimet e qeverisë të krijohet përshtypja që jeton në një univers paralel. Kryeministri foli për siguri e luftë ndaj krimit, ndërsa derisa flasim 17 për qind e territorit është pa polici, gjyqtar e prokurorë”.

“Një aksident rrugor nuk mund ta zgjidhin në veri, një dhunë në familje s’ka kush ta trajtojë në veri. Me çka mbahet shteti? Me fjalime prej Prishtinës”.

“Pse jeni pajtuar që të bëhet Asociacioni?”, tha ai.

Ai tha se synim i Serbisë është që të dështojë dialogu.

“Kosova të mos bjerë në asnjë grackë destabilizuese e aq më parë që ato që ndodhin në vendin tonë. Dhe të mos merr fajësim për asnjë lloj dështimi në këtë proces. Sepse sikurse destabilizimi ashtu edhe dështimi në këtë proces dialogues janë synime të Serbisë”, tha Abdixhiku.

adv

Unaza mesjetare shitet me çmim marramendës

0

Një unazë mesjetare e zbuluar nga një detektor metalik është shitur në ankand për 48,944 £.

David Board zbuloi “gjetjen një herë në jetë” pranë Thorncombe, Dorset, në shkurt 2019, vetëm tre muaj pasi bleu një detektor metali.

Unaza prej ari dhe diamanti mendohet të ketë qenë një dhuratë nga pronari i pasur i tokës së shekullit të 14-të Sir Thomas Brook për gruan e tij, Lady Joan.

Unaza u shit në ankandët e Noonan në Londër të martën.

Ai përbëhet nga dy shirita të ndërthurur dhe mban një mbishkrim në frëngjishten mesjetare, “ieo vos tien foi tenes le moy”, që përkthehet në “sipas besimit tënd, mbaje timin”.

Organizatorët e ankandit Noonans e përshkruan atë si në “gjendje shumë të mirë” dhe me peshë rreth 3 g (0.1oz).

Duke përfshirë taksat dhe tarifat, unaza u shit për 48,944 £.

Duke përshkruar gjetjen e tij, Board tha më parë: “Kam marrë leje nga një miku im fermer.

“Bëra pak kërkime dhe zbulova se një nga fushat quhej Bowling Green dhe ishte mjaft e sheshtë.

“Unë shkova dy ose tre herë dhe herën e tretë gjeta unazën.”

Board tha se ai hoqi dorë nga ajo 40 vjet më parë pasi u transferua në shtëpi, derisa sapo doli në pension në nëntor 2018 ai vendosi të blinte një tjetër detektor.

Ai do të ndajë të ardhurat nga unaza, e cila vlerësohej midis 30,000 dhe 40,000 £, me pronarin e tokës.
“Ajo që gjeta ishte një herë në jetë, por do të vazhdoj ta bëj,” shtoi ai./21Media

adv

“Skupi KamerFest”, Kuarteti “Aureum” në përmbylljen solemne të festivalit

0

Koncerti i kuarteti “Aureum” mund të përshkruhet i tillë me një energji pozitive dhe frymëzues, ku finesa e stilit të tyre të interpretimit i pasqyronte karakteristikat individuale të të gjithë interpretuesve, e njëkohësisht e theksonte unitetin e tyre

Nga Nora Bajrami, muzikologe

Mbrëmjen e së dielës, më 13 nëntor 2022, në sallën e muzeut të luftës maqedonase u mbajt koncerti i tetë me radhë i festivalit të muzikës kamertale “Skupi KamerFest”, nën organizimin e shoqatës “Muza” – Shkup, dhe me mbështetjen e ambasadës austriake.

Ky koncert, i fundit për këtë edicion, si një përmbyllje solemne e tërë aktiviteteve e mbrëmjeve muzikore që pasuan në dy muajt e shkuar, të dielën solli para publikut shkupjan një koncert jo të përditshëm, një kuartet saksofonësh, nga Austria, të njohur si “Aureum Saxophon Quartett”, në përbërje të Martina Stückler (sopran saksofon), Johannes Weichinger (alt saksofon), Viola Jank (tenor saksofon) dhe Lukas Seifried (bariton saksofon). Ky kuartet ka performouar në festivale ndërkombëtare të mbajtura që nga Gmunden e deri në Stamboll. I përbërë nga një grup të rinjësh, ata kombinojnë dhe sjellin para publikut muzikën klasike, jazz, dhe muzikën popullore duke lidhur tradicionalen me modernitetin.

Pikërisht në këtë frymë, dhe duke i qëndruar besnik vet formacionit të tyre kamertal, po edhe karakterit të vet festivalit, ky kuartet saksofonash, publikut të pranishëm i ofroi një mbërmje mbresëlënëse me paraqitjen e tyre skenike, që në çdo aspekt ishte diçka jo e zakonshme për vendin tonë, ndërthurja e programit të tyre por edhe komunikimin i tyre me publikun nëpërmjet bisedës, ndarjes së informacioneve, e vet vizualzimit fizik të programit nga ana e tyre.

Kuarteti i saksofonave “Aureum” solli pjesë nga krijimtaria e kompozitorëve të njohur botëror të epokave të ndryshme kohore, stileve dhe zhanreve, nga ajo e klasicizmit deri tek ajo në shekullin XX, në përshtatje apo origjinal për këtë formacion.

Pjesa e parë e koncertit përfshiu veprat: Bramboracy Marsch nga F. Bramböck, tri kohë nga suita Aus Holbergs Zeit (Praludium, Sarabande, Rigaudon) nga E. Grieg, në përshtatje për kuartet saksofonash nga Maarten Jense), kohën e tretë Rondo, nga sonata për piano no. 8 në c-moll op.23 nga L. van Beethoven, në arranzhim të Leonhard Paul, Grid (Excerpts) nga G. Resch, Knödelpolka nga Ch. Dienz, në arranzhim nga Johannes Weichinger, Spain nga Ch. Corea, arranzhuar nga Philippe Marillia. Pjesa e dytë vazhdoi me interpretimin e një kënge tradicionale Weingalopp në arranzhim të R.Pietsch së bashku me Aureum, “Meraner Jodler, Steirer, Ischler Schleuniger” poashtu në arranzhim të R. Pietsch, Surivisation nga Ch. Maurer, Song for Japan nga S. Verhelst, arranzhim nga Tetsuya Watanabe, Libertango nga A. Piazzolla, përshtatur nga vet Aureum, si dhe Imaginary Dances nga P. Geiss.

Koncerti i kuarteti “Aureum” mund të përshkruhet i tillë me një energji pozitive dhe frymëzues, ku finesa e stilit të tyre të interpretimit i pasqyronte karakteristikata individuale të të gjithë interpretuesve, e njëkohësisht e theksonte unitetin e tyre. Me frazime delikate, nuanca dinamike dhe temperament ata sollën interpretim me shumë shije, sugjestive dhe piktorale – nëpërmjet të gjitha mundësive që i ofronin instrumentet, ata nxorën në pah të gjitha karakteristikat, principet dhe vlerat estetike të stileve dhe epokave kohore nga programi i interpretuar.

Koncerti i kuartetit të saksofonave “Aureum”, ishte një përmbyllje më se e qëlluar e edicionit të pestë të festivalit të muzikës kamertale “Skupi KamerFest” – festival i cili me organizimin e tij ka shtuar një numër të madh të organizimeve në pasurimin e jetës kulturore, artistike të qytetit të Shkupit. Publiku besnik i festivalit, i cili jo vetëm në këtë koncert, por në të gjitha të mëparshmet e këtij edicioni ishte i pranishëm në numër të madh, dëshmon për punën dhe shijen e rafinuar artistike të festivalit. Koncerte të tilla, por edhe të ngjashme kërkojnë gjithmonë mbështetje dhe jetëgjatësi – gjithmonë me parimin për frymëzim dhe përparim edukativ-kulturor të shoqërisë dhe jetës sociale.

adv

Snopçe: Kemi probleme në transport, asnjë rrugë nuk është bërë!

0

Deputeti nga Aleanca për Shqiptarët mbrëmjen e djeshme ka qenë i ftuar në emisionin “Click Plus” në TV21 ku ka folur për gjendjen e ASH-së si dhe për hyrjen e tyre në Qeveri.

Snopçe është shprehur kështu: “Në vendin tonë është polikrizë. Në bujqësi, vite e vite me radhë marrim më tepër subvencione. Sa më shumë subvencione jipen aq më shumë rritet importi prej shteteve të jashtme. Subvencione nuk kanë ndikim pra bujqësia është problem. Kemi probleme në ekologji, në ekonomi, në energjetikë, në transport. Më tregoni cilat rrugë janë realizuar? Asnjë rrugë nuk është bërë.”

adv

Snopçe: Në RMV kemi polikrizë, asgjë nuk funksionon siç duhet!

0

Deputeti nga Aleanca për Shqiptarët mbrëmjen e djeshme ka qenë i ftuar në emisionin “Click Plus” në TV21 ku ka folur për gjendjen e ASH-së si dhe për hyrjen e tyre në Qeveri.

Snopçe është shprehur kështu: “Në vendin tonë është polikrizë. Në bujqësi, vite e vite me radhë marrim më tepër subvencione. Sa më shumë subvencione jipen aq më shumë rritet importi prej shteteve të jashtme. Subvencione nuk kanë ndikim pra bujqësia është problem. Kemi probleme në ekologji, në ekonomi, në energjetikë, në transport. Më tregoni cilat rrugë janë realizuar? Asnjë rrugë nuk është bërë.”

adv

E fundit: Vrasja e Denis Tot/ Anxhelo dhe Klementina dënohen me nga 18 vite, Andrej me 16 vjet

0

Gjykata Penale në Shkup ka shpallur fajtorë tre të akuzuarit për vrasjen e hendbollistit Denis Tot që ndodhi më 7 prill sivjet.

Kështu, dënime me burg morën të akuzuarit:

Anxhelo Gjorgievski – 18 vite burg

Klementina Levkovska 18 vite burg

Andrej Kostovski – 16 vite burg.

Ndaj këtij vendimi , të drejtë për ankesë ka mbrojtja deri te Gjykata e Apelit.

Gjykatësja tha se Anxhelo dhe Klementina kanë patur kontribut më të madh në kryerjen e veprës. Për Anxhelon tha se i pari ka goditur Denisin, ndërsa Klementina është ajo e cila më së shumti nga të gjithë e godet të ndjerin.

Përskaj dënimint me burg, gjykata ka vendosur që të akuzuarit t’i paguajnë dëmshpërblim familjes së hendbollistit me nga 9 milion denarë për nënën dhe babain, ndërsa nga 8 milion denarë për vëllaun e Denis Tot.

Procesi gjyqësor për këtë rast nuk zgjati edhe shumë. Filloi më 5 shtator dhe përfundoi sot më 30 nëntor, pothuajse 3 muaj.

adv