26.8 C
Skopje
E hënë, 1 Qershor, 2026
Home Blog Page 2768

Spasovski: Nuk janë të vërteta lajmet për djalin e funksionarit të lartë të MPB-së!

0

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski i pyetur sot rreth rastit me djalin e një funksionari të lartë të MPB-së ka deklaruar se gjithçka është spekulim dhe informatë e pabazuar në fakte dhe argmente.

“Kjo është një pyetje për të cilën nuk ka asnjë fakt. Më së miri është që t’i presim argumentet dhe faktet që kanë të bëjnë me këtë proces dhe më pas ato argumente dhe fakte t’i plasojmë në opinion. Kështu gjatë ditës ne do të dalim me informata rreth këtij rasti. Këto fakte nuk kanë të bëjnë me spekulimet tuaja. Besoni se do të ketë përgjegjësi për secilin që shkel ligjin, këtu nuk ka dilema, kushdo qoftë, ministër, drejtor, qytetar apo gazetar e kështu me radhë”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

adv

Cristiano Ronaldo arrin marrëveshje me Al Nassr

0

Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

“Daily Mail” ka raportuar të mërkurën se Ronaldo edhe zyrtarisht ka arritur marrëveshje me skuadrën Al Nassr, e cila së shpejti do të bëhet zyrtare.

37-vjeçari ekipit arab do t’i bashkohet pas përfundimit të Kampionatit Botëror “Katari 2022” si lojtar i lirë, pasi tashmë e ka shkëputur kontratën me Manchester Unitedin.

Me ekipin Al Nassr, Ronaldo do të firmosë kontratë për dy vjet e gjysmë dhe do të luajë deri në moshën 40-vjeçare.

Paga e tij te Al Nassr do të jetë astronomike, pasi Ronaldo do të paguhet hiç më pak se 206 milionë euro në vit.

Al Nassr është një prej skuadrave më të suksesshme në Arabinë Saudite, ndërsa ka arritur ta joshë Ronaldon me ofertën e majme.

Thuhet se portugezi ka pasur oferta edhe nga SHBA-ja, por ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite për shkak se ekipet nga Evropa nuk kanë qenë të interesuara në shërbimet e tij.

adv

Zjarri në burgun e Kumanovës, një polic përfundoi në spital

0

Është djegur një dhomë në burgun e Kshanjës, ka njoftuar sot Qendra rajonale për menaxhim me kriza Kumanovë, të cilën e kanë konfirmuar edhe autoritetet e burgut.

Zjarri ka rënë në orët e mesditës, gjatë ditës së djeshme.

“Menjëherë është njoftuar njësiti i zjarrfikësve, policia si dhe punonjës social, pasi personi i vendosur në dhomën e paraburgimit është i mitur. Gjatë nxjerrjes së të arrestuarve nga dhomat, një polic i burgut është shtruar në spital për shkak të ngufatjes dhe i është dhënë ndihmë. Nuk është lënduar asnjë i dënuar. Zjarri është shuar”, tha drejtori i burgut të Kshanjës, Nenad Cvetkoviq.

Nga QRMK Kumanovë, informojnë se zjarri shpërtheu në orën 12:07 dhe u shuar rreth orës 13:20. Zjarri është shuar nga pesë zjarrfikës me një mjet zjarrfikësish. Zjarri është raportuar edhe në SPB Kumanovë në mesditë, nga ku është dërguar një ekip.

adv

Presidenti gjerman, Shtajnamer viziton Çarshinë e vjetër të Shkupit

0

Presidenti gjerman Frank-Valter Shtajnamer, në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në vend, sot do të shëtit nëpër Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ndërsa në Çifte Haman do të takohet me ekipin e filmit dokumentar maqedonas “Toka e mjaltë”.

Ai do të ketë edhe një takim me të rinjtë që vizitojnë Shkollën politike të Qendrës presidenciale për edukim politik.

Pasdite, Shtajnmaer do të vizitojë parkun e erës në Bogdanci, i pari i këtij lloji në Ballkanin Perëndimor dhe më pas fabrikën “Dreklmaer” në Kavadar.

Kreu i shtetit gjerman dje pati takime me nikoqirin e tij, presidentin Stevo Pendarovski, me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, si dhe iu drejtua deputetëve në Kuvend, ku tha se Maqedonia e Veriut është para një vendimi të rëndësishëm nëse përmes ndryshimeve të ardhshme të Kushtetutës, do t’i hapë rrugën hapjes së kapitujve në fusha të veçanta.

Për rrugën drejt Evropës, ia vlen edhe hapi tjetër i vështirë, tha Shtajnamer dhe shprehu besimin se vendi mund të vazhdojë të mbështetet në mbështetjen e Gjermanisë në rrugën drejt BE-së, por se duhet të vazhdojë me axhendën e reformave.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Shtajnmaer në Maqedoninë e Veriut. Nga Shkupi, presidenti gjerman niset për një vizitë në Shqipëri.

adv

Nga Bukureshti, Bujar Osmani zëshëm shpreh mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO (VIDEO)

0

Nga Bukureshti, Bujar Osmani zëshëm shpreh mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO (VIDEO)

Kryepdiplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në ditën e dytë të takimit ministror te NATO-së në Bukuresht, zëshëm ka përkrahur politikën e dyerve të hapura të NATO-së, duke vë në dukje nevojën e anëtarësimit të Republikës së Kosovës dhe B&H në Aleancë.

“Si anëtare më e re e NATO-s, Maqedonia e Veriut mbështetë fuqishëm politikën e dyerve të hapura të NATO-s. Kështu që, mbështesim anëtarësimin e Republikës së Kosovës dhe B&H në NATO”.

Sot dhe dje në Bukuresht po mbahet takimi ministror i NATO-së, ku temë kryesore është uniteti i aleatëve në mbështetje të Ukrainës dhe dënimi i fuqishëm i agresionit ushtarak rus, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet rajoneve të Ballkanit Perëndimor dhe Detit të Zi.

adv

Fillon debati i amandamenteve për Propozim buxhetin për vitin 2023

0

Prej sot fillon debati i amandamenteve për Propozim buxhetin për vitin 2023. Janë parashtruar 263 amandamente, prej të cilave 199 nga VMRO-DPMNE-ja opozitare.

Të hënën përfundoi debati i përgjithshëm, gjatë të cilit pushteti dhe opozita i parashtruan qëndrimet e tyre. Sipas shumicës parlamentare, parashtresat e projektuara buxhetore do të mundësojnë rikuperim ekonomik dhe ballafaqim me pasojat nga kriza energjetike, ndërsa opozita vlerëson se bëhet fjalë për buxhet më të lartë historik, inflacionist dhe shpërdorues.

Në Propozim buxhetin për vitin e ardhshëm rritja u projektua në 2,9 për qind, ndërsa inflacioni për 7,1 për qind.

Të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel të 282 miliardë denarë dhe janë më të larta për 14,8 për qind në krahasim me vitin 2022, ndërsa harxhimet në nivel prej 324,8 miliardë denarëve ose janë për 12,6 për qind më të larta në krahasim me vitin 2022. Deficiti buxhetor është në nivel të 4,6 për qind nga BPV i planifikuar. Për harxhimet kapitale, megjithatë, janë planifikuar 48,9 miliardë denarë ose për rreth 52,3 për qind më lartë se në krahasim me planin për vitin 2022.

adv

Kupa e Botës / E gjithë vëmendja te Messi dhe Argjentina

0

Kupa e Botës vazhdon sot me katër ndeshje të tjera, me gjithë vëmendjen që shkon tek Argjentina e Leo Messit.

Xhiroja e tretë e fazës së grupeve në Kampionatin Botëror po vazhdon, me ditën e sotme që numëron katër ndeshje në orar.

Grupi C dhe Grupi D do të mësojnë nga dy skuadra që do të shkojnë tutje. Deri më tani, vetëm Franca nga këto dy grupe e ka të sigurt biletën.

Argjentina duhet të sigurojë biletën e saj përballë Polonisë së Robert Lewandowskit, në një grup mjaft të koklavitur.

Argjentinë – Poloni luhet me fillim nga ora 20:00, orar në të cilin luhet edhe Arabia – Meksika, derisa në ora 16:00 luhen Australi – Danimarkë dhe Tunizi – Francë.

adv

Moti sot

0

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut, ndërsa në vendet malore do të ketë reshje të borës.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë në drejtim të pjesës verilindore të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin do të lëvizin prej 2 deri 7, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 4 deri 9 gradë celsius.

Nesër moti do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut.

adv

Angli / Shtohen myslimanët, krishterët minoritet për herë të parë

0

Për të parën herë, thotë BBC, më pak se gjysma e popullatës në Angli dhe Uells e konsideron veten të krishterë, sipas të dhënave të Censusit 2021.

Rreth 46.2 për qind e të intervistuarve atje e konsideron sot veten të krishtere, krahasuar me 59.3 për qind që ishte shifra në regjistrimin e fundit të popullsisë në 2011-tën. Britania e Madhe është bërë më pak besimtare, dhe ka më pak banorë të racës së bardhë nga sa tregonte Censusi i përpara një dekade, dëshmojnë shifrat e publikuara nga Zyra e Statistikave Kombëtare.

Numri i atyre që e identifikojnë veten si myslimanë rezulton të jetë rritur nga 4.9 për qind në 6.5 për qind, ndërsa hindute janë shtuar nga 1.5 për qind në 1.7 për qind.

Më shumë se një në tre persona – apo 37 për qind – konsiderojnë aktualisht se nuk i përkasin ndonjë feje, në krahasim me 25 për qind që ishte në 2011. Njerëzit janë pyetur gjithashtu për grupin etnik të cilit i përkasin dhe identitetin kombëtar. Pjesët tjera të Mbretërisë së Bashkuar, Skocia dhe Irlanda Veriore, i publikojnë të dhënat e tyre vecmas.

Aktivistët e laicizmit pretendojnë se ky ndryshim duhet të nxisë analiza për mënyrën sesi është rrënjosur feja në shoqërinë britanike. Vendi ka ende shkolla të Kishës së Anglisë që financohen nga shteti, dhe pjesëtarë të institucioneve kishtare kanë vende në Parlament. Censusi i 2021-shit, i kryer në 21 mars të vitit të kaluar, u plotësua nga më shumë se 24 milionë familje në të gjithë Anglinë dhe Uellsin.

Më shumë të dhëna nga regjistrimi do të publikohen me faza përgjatë dy viteve të ardhshme.

adv

Xhubleta shqiptare në UNESCO

0

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Kulturës në Shqipëri, Elva Margariti. Ajo tha se Komiteti Ndërqeveritar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, në mbledhjen që u mbajt në Rabat të Marokut, ka vendosur që të pranojë dosjen e dijebërjes artizanale të xhubletës, duke e pranuar në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s, dhe duke e bërë atë pasuri të gjithë njerëzimit.

“Xhubleta është një thesar që në vrullin e kohës po rrezikonte të humbiste, por ne nuk duhet të lejojmë që xhubleta të mbetet thjeshtë një relikt e së shkuarës, por do të ketë mbështetjen e institucioneve tona, po edhe atyre ndërkombëtare si vlerë e të gjithë njerëzimit”, tha Margariti duke e cilësuar këtë vendim si “lajm të jashtëzakonshëm”.

Dosja për të shpallur xhubletën pasuri të trashëgimisë kulturore nën mbrojtjen e UNESCO-s u dorëzua pranverën e vitit që shkoi. Pjesë e listës së pasurive botërore që mbrohen nga UNESCO janë edhe Butrinti, Berati, Gjirokastra si dhe iso-polifonia.

Fundi i xhubletës ka formën e kambanës, ndërsa pjesë të tjera të saj janë kraholi, kërdhokla, brezi, jeleku, stolitë prej sermi, ndërsa është e qëndisur me mjaft mjeshtëri me fije të arta, temina dhe me rruaza. Shqiponja është simboli kryesor në xhubletë, por ka edhe simbole të tjera si dielli apo gjysmëhëna. Ajo është përdorur kryesisht në Malësinë e Shkodrës deri në Gurëz të Milotit, por edhe te një pjesë e shqiptarëve në Malin e Zi, që banonin rreth Bjeshkëve të Nemuna, në Rugovë të Kosovës etj.

Xhubleta është një veshje 4 mijë vjeçare dhe pranimi i saj si pasuri nga UNESCO do të ndihmojë për ta ruajtur mjeshtërinë e krijimit të saj brez pas brezi.

adv