26.8 C
Skopje
E hënë, 1 Qershor, 2026
Home Blog Page 2769

Geer: Qeveria edhe opozita të punojnë së bashku më zbatimin e agjendës evropiane

0

“I hapëm negociatat inkuadruese, ndërsa në zemër të këtyre negociatave është respektimi i ligjit dhe parandalimi i korrupsionit, por gjithsesi rëndësi më kyçe kur flasim për këto reforma ka që edhe Qeveria edhe opozita të punojnë së bashku më zbatimin e agjendës evropiane”.

Këtë e deklaroi sot shefi i Delegacionit të BE-së në vend David Geer, pas promovimit të projektit “Clean AirDrom – zero mbetje të ngurta në Komunën e Aerodromit”.

I pyetur ta komentojë atë “që Qeveria e akuzon opozitën se gjoja është proruse, ndërsa u jep shtetësi dhe i mbështetë biznesmenët apo kriminelët prorusë”, sikurse biznesmenin ukrainas Oleksandar Onishchenko, euroambasadori Geer potencoi se çdo institucion nëse e sheh se dikush ka kryer vepër penale, atë person duhet ta nxjerrë para drejtësisë dhe duhet të jetë i pavarur dhe profesional në këtë proces, ndërsa kjo në këtë moment të inkuadrimit është definitivisht në fokusin e BE-së.

I pyetur për deklaratën e deputetit bullgar, Kostadin Kostadinov se maqedonasit dhe bullgarët janë popull i njëjtë që jetojnë në dy shtete dhe e flasin gjuhën e njëjtë, Geer tha se është shumë e rëndësishme marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të vazhdojnë të përmirësohen, ndërsa kjo u dëshmua edhe me hapjen e qendrës së re kulturore bullgare në Shkup të premten.

“Gjithashtu, është shumë e rëndësishme të gjithë liderët dhe politikanët të kenë respekt dhe përgjegjësi të ndërsjellë për të punuar drejt zhvillimit të marrëdhënieve midis dy shteteve, që është në interes të gjithësecilit”, shtoi Geer.

adv

Bukuresht/ Me Osmanin, Maqedonia e Veriut merr rol të rëndësishëm në NATO

0

Bukuresht/ Me Osmanin, Maqedonia e Veriut merr rol të rëndësishëm në NATO

Në mesin e miqve të Maqedonisë së Veriut dhe aleatët e NATO-s, sot në Bukuresht edhe i pari i Diplomacisë së vendit, Bujar Osmani në takimin ministror të NATO-s. Kësaj here Osmani në Bukuresht jo për të pritur si vend kandidatë, por si anëtare e NATOs me rol kredibil në rajon.

“Fakti që po mbahet simbolikisht këtu në Rumani, ky takim, flet se NATO do të jepë porosi se rajoni i Detit të Zi është interes strategjik për NATO-n. Për ne ka edhe një simbolikë tjetër. Më vitin 2008, para 14 viteve, pikërisht këtu në Bukuresht pritni se a do bëhemi anëtarë të NATO-s. Sot, unë jam këtu si ministër i jashtëm i një vendi anëtar i NATO-s. Që do të thotë se të punosh, të kesh ambicie, të punosh, ia arrin qëllimit”, tha Osmani.

Në margjina të takimit qendror Osmani ka shënuar edhe takime të shumta bilaterale, duke nisur nga ai me kryediplomatin britanik Xhejms Kleverli, ministren e Jashtme të Islandës, Tordis Kolbrun Rejkford Gilfadotir dhe MPJ-n e Polonis Zbignjev Rau.

adv

QEVERIA E KALKULIMEVE! ASH ende pret ofertën përfundimtare

0

As njëra nga partitë nuk e pranojnë se është diskutuar për ndarje resorësh, por megjithatë në koluaret partiake flitet se tashmë Aleancës për Shqiptarët i janë ofruar disa pako me ministri e drejtori me të cilat ASH do të drejtonte nëse vendos të bëhet pjesë e Qeverisë. Analistët politik janë të mendimit se kyçja e ASH-së në Qeveri ka përparësitë por edhe rreziqet e saja politike

Xhenur ISENI

Shkup, 29 nëntor – Asgjë e re në lidhje me bisedimet për zgjerimin e mundshëm të shumicës parlamentare. As njëra nga partitë nuk e pranojnë se është diskutuar për ndarje resorësh, por megjithatë në koluaret partiake flitet se tashmë Aleancës për Shqiptarët i janë ofruar disa pako me ministri e drejtori me të cilat ASH do të drejtonte nëse vendos të bëhet pjesë e Qeverisë. Jozyrtarisht mësohet se ASH në fillim ka kërkuar katër ministri, nga Qeveria i kanë ofruar dy, ndërsa tash për tash mësohet se ka gjasa që si marrëveshje finale të mbetet që ASH-së ti jepen 3 ministri. Aleanca për Shqiptarët ende është në pritje të një oferte përfundimtare të Qeverisë, e cila më pas do të shqyrtohet në parti. Nga ASH thonë se nuk është paraparë ndonjë takim ditëve në vijim. “Nuk ka ndonjë ftesë për takim për ditët në vijim. Kur do të ketë diçka konkrete, do ta bëjmë publike”, thonë nga ASH.

Siç flitet në opinion ASH me shumë gjasa do të duhet të zgjedhë mes Ministrisë së Shëndetësisë, të Drejtësisë, të Bujqësisë, të Arsimit dhe Mjedisit. Nëse eventualisht ASh i kërkon dy resorë nga e njëjta parti, atëherë LSDM e BDI mes vete do të bëjnë këmbime të resorëve.

Analisti politik, Qenan Aliu thekson se kyçja e ASH-së në qeveri është çështje e brendshme e një subjekti politik, që sipas tij vetëm organet brenda-partiake duhet që ta vlerësojnë këtë momentum politik. Por ai shton se rreziku i hyrjes në Qeveri është i aspektit parimor dhe ideologjik. “Unë mendoj se kyçja mund të ketë ca përparësi por edhe ca rreziqe politike. Meqë tek ne çështja e bashkëqeverisjeve nuk praktikohet sipas ideologjive, koncepteve apo profilizimit të partive por kryesisht sipas pragmatizmit politik. E krejt kjo ndodhë për shkak të konceptit kushtetues të vendit. Andaj gjykoj se me hyrjen e ASH-së partitë që përbëjnë shumicën e brishtë do të humbin nga pak nga tepsia e pushtetit, kurse ASH do të marrë pak nga ajo. Ndërkaq ky reformatim eventual i qeverisë vetëm se mund të shuaj , ‘zjarrin’, në BDI mbase më së shumti mund të dëmtojë demokracinë sepse shoqëria një vit do të mbetet pa zë të fuqishëm opozitar së bashku me Lëvizjen BESA”, thotë Aliu.

Nga ajo që mësohet nga burime partiake është se ka bisedime mes 3 partnerëve qeverisës, Dimitar Kovaçevskit, Ali Ahmetit dhe Afrim Gashit, por zyrtarisht nuk jepet asnjë informacion. Nga Alternativa konfirmuan se të premten ka pasur takim Gashi-Kovaçevski, ndërsa shtojnë se në takim është biseduar edhe për mundësinë e zgjerimit të shumicës parlamentare dhe bashkërisht është konstatuar se hëpërhë nuk ka ndryshuar asgjë në pikëpamje të numrave të shumicës. (koha.mk)

adv

Valon Bela nga Lëvizja Besa: Nëse nuk sigurohet nxemje për fëmijët nëpër shkolla, do t’i ftojmë prindrit për bojkot të procesit mësimor

0

Konferenca për shtyp e kryetarit të Degës, Valon Bela

Të nderuar përfaqësues të mediave,
të dashur qytetarë,

Ashtu si kemi paralajmëruar para disa javëve se Komuna e Çairit, Qyteti i Shkupit dhe Qeveria janë totalisht të pa afta për të menaxhuar me situatat problematike të cilat i krijojnë vetë përmes institucioneve të këtyre tre organeve shtetrore.

Sot fëmijët që vijojnë mësimin në shkollat fillore në Çair por edhe çerdhet janë në ditën e tyre të dytë që nuk kanë siguruar nxemje për këto objekte.

Është për të ardhur keq që në momentet kur ka ndryshime klimatike dhe fëmijët janë më senzitiv nga gripërat sezonal, nëpër shkolla e Komunës së Çairit ndodh që mos të ketë kushte elementare për të vijuar procesin edukativo-arsimor.

Që nga dita e djeshme edhe sot fëmijët janë të detyruar që të qendrojnë në këto kushte të vështira vetëm sepse udheqësitë e shkollave dhe institucioneve përkatse nuk kanë kapacitet që të sigurojnë nxemje në këtë dimër të ftohtë.

Për fat të keq çdo ditë dëgjojmë nga politikanët për procese të mëdha politike, duke përdorur fjalë të mëdha me fraza të pakuptueshme për qytetarët, ndërsa ata nuk janë të aftë të sigurojnë kushte elementare për nxënësit dhe fëmijët nëpër shkolla dhe çerdhe.

Apelojmë që urgjentish organet kompetente të ndërmarin masa për këtë problematike, në të kundërt do bëjmë thirrje të përgjithshme për bojkot të procesit arsimor pasi që nuk do lejojmë që fëmijët tonë të përjetojnë acarin nga pa aftësia e udhëheqësve të institucioneve përkatse.

adv

Kush (s)e do ASH-në në Qeveri ?

0

Ditëve të fundit po flitet shumë për një hyrje të mundshme të ASH-së në Qeveri, por si duket kjo mund edhe të mos ndodhë. Nga Aleanca kanë kërkuar 3 ministri dhe shumë drejtori.

Kryeministri Kovaçevski tha se ASH-ja e ka derën e hapur për të hyrë në Qeveri por nuk tha asgjë nëse LSDM-ja do t’i japë ndonjë ministri, gjithashtu edhe nga Alternativa nuk kanë premtuar se do t’i japin ndonjë ministri e sidomos atë të shëndetësisë siç edhe po përflitet.

Pyetja është kjo; kush e dëshiron ASH-në në Qeveri, dhe për çfarë po i bëhet ftesa që Aleanca për Shqiptarët të bëhet pjesë e Qverisë!?

adv

Bizneset e vogla drejt mbylljes, mbijetojnë vetëm kompanitë e mëdha

0

Përfaqësuesit të Regjistrit Qendror për komunat Dibër dhe Qendër Zhupë potencuan se kriza ekonomike dhe vështirësitë në biznes, janë duke ndikuar edhe më tej negativisht në suksesin e kompanive. Shumë dibranë që merren me biznes ashtu siç edhe biznesmenët nga komuna Qendër Zhupë kanë mbyllur bizneset, respektivisht kanë falimentuar

Vjollca SADIKU

Dibër, 29 nëntor – Kriza ekonomike në komunën e Dibrës drejtpërdrejtë ka ndikuar edhe në uljen e numrit të bizneseve. Të dhënat të institucioneve kompetente thonë se tre vitet e fundit është ul numri i bizneseve për mbi 35 për qind. Shumë dibran dhe banorë të komunës rurale Qendër Zhupë të cilët kanë patur bizneset e tyre, për shkak të problemeve financiare ata i kanë mbyllur dhe sot në Regjistrin qendror të njësisë në Dibër janë evidentuar vetëm 350 firma, numër i cili është shumë më i ulët se në të kaluarën.

Vitet e fundit mini-bizneset në Dibër për shkak të vështirësive dhe krizës ekonomike jo vetëm që nuk janë shtuar por numri i tyre është pakësuar. Deri para tre viteve në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë numri i firmave, respektivisht subjekteve juridike ka qenë mbi 500, kurse aktualisht ky numër është zvogëluar dhe është 350. Përfaqësuesit të Regjistrit Qendror për komunat Dibër dhe Qendër Zhupë potencuan se kriza ekonomike dhe vështirësitë në biznes, janë duke ndikuar edhe më tej negativisht në suksesin e kompanive. Shumë dibranë që merren me biznes ashtu siç edhe biznesmenët nga komuna Qendër Zhupë kanë mbyllur bizneset respektivisht kanë falimentuar. Të njëjtat burime shtojnë se ka firma të cilat nuk funksionojnë dhe nuk kanë kryer detyrimet ndaj institucioneve shtetërore. Mbyllja e bizneseve drejtpërdrejt ka ndikuar edhe në humbjen të punës të punëtorëve që kanë qenë të angazhuar në këta subjekte të biznesit në të dy komunat. Mes kompanive të cilët janë mbyllur gjatë këtij viti dominojnë subjektet në sferën e tregtisë. Poashtu është edhe një numër i konsiderueshëm i zanatçinjve që kanë vepruar në këto dy komuna. Në bisedën që patëm me Luan F. pronar i mëparshëm i një subjekti tregtar u informuam se ka falimentuar gjatë muajit maj të këtij viti.

“Kisha dy shitore tregtare që i hapa para pesë viteve. Dinamika e rritjes së çmimeve meqë shitoret i kisha në periferi të qytetit uli tërësisht xhiron tregtare. Kjo ndodhi sidomos gjatë vitit të kaluar dhe muajve të par të këtij viti. Prandaj edhe pse nuk kam dashur, isha i detyruar që të mbyll biznesin”, thotë Luani dhe shton se pas mbylljes të dy shitoreve ka lënë pa punë tre shokë të tij. Në bisedën edhe me pronarë të tjerë të cilët kanë mbyllur bizneset, dominojnë qëndrimet se kriza e re ekonomike ka ndikuar negativisht në punën e tyre.

Mbetja pa punë e shumë punëtorëve për shkak të mbylljes së mini-bizneseve normalisht ka rritur numrin e të papunësuarve në agjencinë për punësim në Dibër. Pronarët të bizneseve të cilët vazhdojnë të jenë aktiv në Dibër, thonë se për të mbijetuar janë të detyruar të marrin kredi bankare. Nga ana tjetër duhet theksuar faktin se kompanitë e mëdha që veprojnë në Dibër vazhdojnë të mbajnë biznesin e tyre. Banjat e Dibrës Capa, fabrika Knauf, kompania Sllajc etj, deri tani me sukses janë duke mbijetuar krizën ekonomike dhe nuk kanë lënë pa punë asnjë punëtor. Koha.mk

adv

Ankohen prindërit, fëmijët po sëmuren në kopshte për fëmijë!

0

Shumë prindër të cilët i dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhe në komunën e Çairit janë ankuar se nuk ka ngrohje dhe se vrehet gripi dhe kollitja tek fëmijët. E gjitha kjo si shkak i mungesës së ngrohjes në ngrohtoren “Shkup-Veri”.

Gjithashtu ankohen edhe edhe nga personeli arsimor se mësimi nuk mund të zhvillohet në këtë mënyrë. Sipas informacioneve thuhet se kjo situatë do të zgjasë edhd një muaj. Prindërit dhe personeli arsimor i bëjnë thirrje Qeverisë që të ndërmerr masa sepse kështu nuk mund të funksionojë më tutje.

Vetëm para një muaji kështu shpreheshte Ramadani i cili menaxhon me ngrohtoren “Shkup-Veri”

Ramadani ka thënë se ai i është drejtuar personalisht qeverisë, ku edhe pse gjysma e ministrave janë shqiptarë dhe një pjesë e tyre jetojnë në Çair, nga aty nuk ka marrë përgjigje. Ai thotë se nuk është normale që dy ngrohtoret e tjera të Shkupit, me rreth 64 mijë konsumatorë, të marrin ndihma në vlerë prej 18 milionë euro, ndërsa 500 konsumatorët e Çairt të lihen në harresë dhe mos marrin as 18 euro.

“Komisioni Rregullator ka vendosur që ne nuk mund ta rrisim çmimin sepse konsumatorët nuk mund ta paguajnë. Por nga ana tjetër duhet që ky dallimi në çmimin e furnizimit dhe çmimin e shitjes duhet të na sigurohet nga buxheti i shtetit. I jam drejtuar qeverisë ku gjysma e ministrave janë shqiptarë dhe jetojnë në Çair dhe puna erdhi deri aty ku dy ngrohtoret e tjera të Shkupit kanë 64 mijë konsumatorë dhe për 500 të Çairit të mos ndahen mjete. 18 milionë euro janë ndarë për pjesën tjetër, as 18 euro nuk janë ndarë për ngrohtoren e Çairit. Nuk ka pasur asnjë përgjigje nga an e qeverisë. I vetmi që më është përgjigjur ministri i Ekonomisë që të drejtohem te Termocentralet e Maqedonisë, ku prej aty m’u përgjigjën në mënyrë cinike se ne jemi në borxh me ata. Qeveria, vitin e kaluar, u ka dale në ndihmë të tri ngrohtoreve, këtë vit për ne nuk ka.”-tha Ramdani.

adv

110 vjet ndarje e shqiptarëve!

0

Shkruan: Florim Zeqa 29.11.2022

110 vjet ndarje e shqiptarëve!

Edhe 110 vjetori i pavarësisë së shtetit shqiptar i gjeti shqiptarët të ndarë dhe përçarë si asnjëherë më parë. Është ky një festim i gjatë i ditëlindjës së shtetit shqiptar, njëherit është një histori e gjatë, sa e lavdishme dhe krenare, po aq e dhimbshme dhe trishtuese e ndarjes së shqiptarëve në disa shtete.

Edhe me dy shtete, ndarjet dhe copëtimi i trojeve etnike nuk kanë të ndalur

Nuk është thënë kot, nësë nuk mësohet nga historia, ajo është e destinuar të përsëritet prapë në të njëjten mënyrë, por më një përmbajtje të re!

Ne shqiptarëve, na është bërë retorikë, që pas çdo vendimi historik të na vjenë një ndarje!

Pavarësia e Shqipërisë e 1912-së, kombit tonë i kushtoj më ndarje të dhimbshme, ku jashtë kufijve shtetëror mbetën më tepër së gjysma e trojeve shqiptare të ndarë në pesë shtete sllavo-ortodokse.

Ndarje e cila vazhdon të jetë e tillë edhe pas 110 vjetësh. Shiptarët jashtë kufijve shtetëror, e vazhduan jetën e tyre në robëri shekullore duke festuar më shpresë nga viti në vit për një bashkim kombëtar, të cilin nuk na e solli “babadimri” as në ketë 110 vjetor të pavarësisë!

Shteti i Shqipërisë i bëri 110 vjet jetë, prej të cilave, gjysmën i bëri nën lëvozhgën e komunizmit, duke e trajtuar gjithnjë çështjen kombëtare si kapitull të mbyllur!

Ishin shqiptarët në robëri dhe ata në Diasporë që mbajtën gjallë frymën kombëtare, bashkë më të edhe shpresën për një bashkim të trojeve etnike shqiptare më shtetin amë, Shiperinë e 1912-s.

Nga 1912-ta e deri në ditët e sotme nuk njihet asnjë përpjekje serioze e shtetit shqiptar për bashkim të trojeve të veta, përderisa shtetet fqinjë vazhduan më politikat antishqiptare, më cungimin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve, duke i shtypur politikisht dhe shfrytëzuar ekonomikisht shqiptarët e robëruar.

Uniteti i shqiptarëve të robëruar, armë e fuqishme për bashkim

Mirëpo përkunder dhunës sistematike, represionit e formave tjera të shtypjes nga ana e pushtuesve serbosllav, shqiptarët e robëruar asnjë herë nuk u gjunjëzuan, por i vazhduan përpjekjet e tyre për çlirim dhe bashkim kombëtar.

Rezistenca më aktive dhe më e organizuar e shqiptarëve të robëruar ndodhi përgjatë viteve të ’90-ta në Kosovë, në trojet e Dardanisë Antike.

Kontinuiteti i rezistencës aktive paqësore dhe luftës çlirimtare bëri që çështja e shqiptarëve ë Kosoves t’i kaloj kufijt kombëtar.

Organizimi poltik i viteve të ’90-ta në Kosovë ishte vazhdimësi e një kontinuiteti të gjatë, e cila rezistencës aktive paqësore i dha formë dhe përmbajtje mbarëkombëtare, si një levizje politike për çlirim dhe pavarësim të Kosovës nga Serbia, e cila u kurorëzua me luftën çlirimtare.

Lëvizja politike e viteve të ’90-ta, është e para levizje politike rreth së cilës u bashkuan të gjithë shqiptarët pa dallim ideologjik, fetar apo rajonal.

Bashkimi i Mitrovicës, hapi i parë drejt bashkimit kombëtar

Mirëpo levizja politike e viteve të ’90-ta e shënoi një hap të madh, përveç që shënoi ndarjen e shiptarëve nga mortaja e kuqe komuniste, shënoi edhe shkëputjen e shqiptarëve nga sistemi okupues i Serbisë.

Organizimi i jetës së shiptarëve nën okupim në formën e shtetit paralel ishte një hap i madh dhe i guximshëm që Kosovës i dha mundësi të përgatitet për rezistencën e armatosur në njërën anë, dhe në anën tjetër e sensibilizojë faktorin ndërkombëtar rreth çështjes së shqiptarëve të Kosovës në veçanti.

Ishte politika e urtë e paqësore e shqiptarëve të Kosovës nën udhëheqjen e liderit historik Ibrahim Rugova, e cila e bëri për vete aleancën më të madhe politiko-ushtarake në botë, NATO-n, e cila ndihmoj në çlrimin e vendit dhe krijimin e shtetit të Kosovës, e që njëherit është e arritura më e madhe në këtë 110 vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë.

Pavarësia e Kosovës është një hap i madh drejtë realizimit të ëndërrave shekullore të shqiptarëve për bashkim kombëtar.

Forcimi i dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës do ti ndihmonte shumë shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi dhe në Luginën e Preshevës, në forcimin e identitetit të tyre dhe të drejtave kombëtare.

Për t’u arritur kjo duhet më shumë punë e më pak festime! Zhytja e popullit në festime të gjata vetëm sa e ngadalëson arritjen e qëllimit. Më e dobishme është një ditë e punës për bashkim së sa një vit festim!

Bashkimi shpirtërorë i shqiptarëve është hapi i parë dhe i domosdoshëm, pa të cilin nuk mund të bëhen hapa të tjerë drejt integrimeve kombëtare.

Në ketë 110 vjetor të pavarësisë së Shqipërisë, çarkullojnë shumë ide të bashkimit kombëtar, megjithatë diplomacisë shqiptare, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë i mungon një Isa Boletin, që do t’i dridhte kancelaritë euro-perëndimore më kërkesen e bashkimit kombëtar.

Në fund, urimi më i mirë për ketë përvjetor jubilar të shtetit shqiptar, është ai që në 111 vjetorin e pavarësisë, ta kemi Mitrovicën e bashkuar si hapin e parë drejt bashkimit të trojeve etnike shqiptare.

Secili mund t’i krijojë çfarëdo dëshire vetës, por, pa bashkimin e Mitrovicës dhe veriut të vendit në tërësi, ideja e bashkimit të trojeve etnike do të mbetet vetëm dëshirë dhe iluzion i pambarim!

adv

Mbi 200 autobusë do ta bllokojnë Shkupin të premten

0

Vizita e presidentit gjerman, Shtajnmajer në vend është arsyeja që protesta të shtyhet dhe të vazhdojë të premten, thotë drejtori i Ndërmarrjes Private “Slloboda Prevoz”, Lenin Jovanovski.

Siç thotë, kryetares Arsovska i japin afat që deri të premten ta paguajë borxhin prej 2 milionë eurove.

Në qoftë se mjetet financiare nuk transferohen në xhirollogari, në të gjitha udhëkryqet kryesore në Shkup të premten do të parkohen mbi 200 autobusë të transportuesve të të dyja shoqatave “Slloboda Prevoz” dhe “Makekspres”, duke paralizuar gjithë kryeqytetin, paralajmërojnë transportuesit privatë.

adv

Meta: Më 6 dhjetor, mirënjohje për BE-në dhe kundër kapjes së shtetit nga mafia

0
Ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, festoi Ditën e Çlirimit më 29 nëntor. Pasi kreu homazhe dhe vendosi kurora me lule bashkë me anëtarë të tjerë të partisë së tij, Meta rikonfirmoi edhe një herë pjesëmarrjen në protestën e 6 dhjetorit në Tiranë, ditën kur do të mbahet edhe Samiti i Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Më 6 dhjetor ne do të jemi të gjithë për të brohoritur edhe një herë tjetër se do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, një vend të lirë, ku do t’i jepet fund kapjes së shtetit dhe instalimit të mafies në pushtet dhe një vend ku askush të mos e frenojë më aspiratën për integrimin në BE. Ne i jemi shumë mirënjohës Bashkimit Europian që pavarësisht mungesës së plotë të përkushtimit nga ana e qeverisë, për shkak edhe të zhvillimeve më të fundit, mori një vendim për përshpejtimin e integrimit europian të BE-së. Kjo kërkon angazhim të të gjithë forcave të brendshme për të përshpejtuar reformat”, tha Meta.

I pyetur nga A2 CNN se ku do të zhvillohet protesta, për shkak se Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është zonë e vendosur brenda perimetrit të sigurisë së organizimit të samitit, Meta tha: “Siguria në Shqipëri është gjithmonë nën kërcënimin e mafies në pushtet dhe kurrsesi e qytetarëve të lirë të saj. Së dyti nuk është njoftuar protestë për kryetarin e bashkisë, por një manifestim proeuropian që e gjithë Shqipëria dëshiron të japë një mesazh mirënjohjeje për vendimin me rëndësi edhe gjeopolitike të BE-së, për të nxitur Shqipërinë dhe vendet e tjera që të ecin në rrugën e integrimit europian. Dhe në Shqipëri nuk ka asgjë dhe s’duhet të ketë asgjë më të rëndësishme se Kushtetuta dhe mbi Kushtetuta është vetëm populli sovran dhe i lirë”.

Policia e Shtetit i ka kthyer një përgjigje negative Partisë Demokratike në lidhje me kërkesën e saj për organizimin e protestës së saj në 6 dhjetor. Në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit bën me dije se për shkak të samitit dhe rregullave të sigurisë që duhet të zbatohen për të, ku do të bllokohen dhe shumë akse rrugore, nuk mund të japë leje për një organizim të tillë, siç ka kërkuara dhe opozita.

adv