28.8 C
Skopje
E hënë, 1 Qershor, 2026
Home Blog Page 2770

Shtajnmaer: E mbështesim integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE

0

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Shtajnmaer deklaroi sot në Shkup dhe Gjermania mbështet fuqishëm integrimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian, por përkujto në realizimin e reformave të brendshme.

“Është e rëndësishme që RMV-ja të vazhdoj me reformat e brendshme. Biseduam dhe u bindëm se ky proces i reformave do të vazhdoj dhe se vendi juaj mund të llogaris edhe në mbështetjen e Gjermanisë. RMV-ja është pjesë e Evropës dhe anëtarësimi i saj do ta pasuroj edhe më tepër BE-në. Biseduam edhe për luftën në Ukrainë, në qendër të Evropës dhe këtu njëzëri konstatuam se në këtë kohë duhet të qëndrojmë pranë njëri tjetrit”, tha Shtajnmaer.

adv

Spasovski: Të mos përdoren celularët gjatë vozitjes!

0

Fakti sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë se shpërqendrimi i shoferit për shkak të përdorimit të telefonit celular paraqitet arsye për thuajse një të katërtën nga të gjitha aksidentet në trafik, shumë qartë na dëshmon se disa mjete teknologjike moderne thjeshtë nuk mund të shfrytëzohen gjithkund dhe në çdo rast, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

“Është më se evidente se ballafaqohemi me një potencial dhe fenomen të ri shumë të rrezikshëm i cili në pajtim me shqyrtimet statistikore dhe analitike ka kapacitet të një kërcënimi shumë të madh dhe serioz, çmimi i të cilit janë fatkeqësitë dhe tragjeditë njerëzore”, e definoi rrezikun e përdorimit të telefonave celularë Spasovski në fjalimin e tij në takimin shkencor me temë “Mos përdor telefonin celular gjatë ngasjes së automjetit” në organizim partneriteti me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, Falultetin e Sigurisë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas tij, çdo risi tekniko-teknologjike në veten e saj përmban dilema të rëndësishme të cilat kërkojnë rregulla adekuate të adaptimit, posaçërisht nëse eksperiencat praktike tregojnë probleme konkrete gjatë shfrytëzimit të tyre.

Ai theksoi se duke e ditur për këtë rrezik më shumë vjet të gjitha institucionet relevante nga fusha e trafikut jo vetëm se nga ana ligjore e normuan si sjellje të dënueshme përdorimin e telefonave celularë gjatë ngasjes së automjetit, por në mënyrë aktive u përfshin në veprimin parandalues dhe së bashku punuan në ngritjen e vetëdijes publike, se përdorimi i telefonave celularë nuk e ka vendin në trafik, pa dallim se a bëhet fjalë për ngasje e automjetit, kalimit nëpër rrugë ose përdorimin e biçikletës për rekreacion, gjatë kësaj duke mos e përjashtuar asnjë pjesëmarrës në trafik.

“Kundërvajtja në trafik ‘bisedë në telefon celular’ në periudhën e fundit shënon rritje, kështu në vitin 2021 janë proceduar 1.617 kundërvajtje të këtilla, këtë vit, nga fillimi i vitit deri në fund të muajit shtator janë sanksionuar 2.128 shoferë për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit. Siç theksova më herët, rritja e numrit është rezultat i rritjes rapide të aktivitetit të policisë në sanksionimin e mosrespektimit të rregullave dhe rregulloreve në trafik”, i prezantoi statistikat zyrtare nga aspekti i punës policore, ministri Spasovski.

Kryetarja e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR), Gordana Kozhuvarovska potencoi se sipas hulumtimeve të KRSKRR-së në nivel botëror 45 për qind e shoferëve përdorin telefonin celular gjatë ngasjes së automjetit, kurse në Republikën e Maqedonisë së Veriut kjo përqindje është 60 për qind.

“Përdorimi i telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit paraqet rrezik, poashtu është në kundërshtim me Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor. Nuk ekziston bisedë në telefon celular rëndësia e të cilës mund të krahasohet me arritjen në destinacionin e dëshiruar në mënyrë të sigurt dhe me shëndet të mirë”, sublimoi Kozhuvarovska.

Dekani i Fakultetit të Sigurisë, Nikolla Dujovski tha se telefonat celularë në kombinim me ngasjen e automjeteve mund të jenë vegla vdekjeprurëse.

“Për ty ose për pjesëmarrësin tjetër në trafik. Ndalu, mendo, mos shpejto, ki kujdes! Rreziku gjendet pas çdo këndi! Kur nget automjetin, lëri për më vonë të gjitha bisedat në telefon. Mbroje vetveten dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik!”, potencoi Dujovski, duke u pajtuar me nxënësit tjerë të takimit shkencor se ngjarjet të këtilla shkencore dhe përfshirja e më shumë institucioneve të ndryshme edhe atyre profesionale por edhe atyre arsimore, përkatësisht mjediset akademike, mund në mënyrë plotësuese të kontribuojnë për kuptimin dhe zgjidhjen e fenomeneve të këtilla negative.

adv

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Pavlina Cërvenkovska ka dhënë dorëheqje

0

Jep dorëheqje kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Pavlina Cërvenkovska

Pavlina Cërvenkovska ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetares së Këshillit Gjyqësor.

Dorëheqjen e ka dhënë para fillimit të seancës së sotme të 421-të të Këshillit.

“Po e njoftoj opinionin se po jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të Këshillit Gjyqësor të RMV-së. Menjëherë pas zgjedhjes sime në këtë post, filloi një ndjekje mediatike me qëllimin përfundimtar të dorëheqjes sime, sepse zgjedhja ime për kryetar nuk i përshtatej një grupi të elitës gjyqësore-biznesore. Deri më sot, ndjekja nuk është ndalur përmes shpërndarjes së informacioneve të rreme për gazetarët, ndërsa proceset e brendshme në Këshill, të cilat janë të një rëndësie kyçe për detyrat e kryera me sukses dhe për funksionimin e gjyqësorit, janë penguar dhe vonuar vazhdimisht”, thekson ajo në dorëheqjen.

Siç thotë Cërvenkovska, u bë për keqardhje që, siç thotë ajo, “në vend që t’i përkushtohemi aktiviteteve dhe reformave dhe përmirësimit të gjendjes në gjyqësor, për dikë u bë më e rëndësishme se si të më sulmojë mua dhe si të dëmtojë projektet”.

“Shembulli i fundit i një informimi të rremë për gazetarët ishte për faktin se ishte vendimi im i paligjshëm për të zgjedhur një anëtar të Bordit Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, ndonëse unë as propozova dhe as nuk votova për anëtarin e Këshillit Gjyqësor, Zoran Gerasimoski. Shpresoj që kryetari i ardhshëm të jetë i përshtatshëm për këtë elitë juridiko-biznesore. I jam mirënjohës atyre kolegëve që treguan respekt dhe më përkrahën në synimet e mia për të ndryshuar diçka, por megjithatë Këshilli si organ kolektiv vendos se në cilën rrugë do të lëvizë gjyqësori, thekson Cërvenkovska në dorëheqjen e saj.

adv

Qeveria sot mban mbledhjen e 104-të

0

Sot, më 29.11.2022 (e martë), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë mbledhjen e 104-të me disa pika nga programi i saj i punës dhe në interes të qytetarëve.

Sipas rendit të propozuar të ditës, në mbledhje do të shqyrtohen më shumë informacione nga ministritë dhe raporte për punën e organeve të administratës.

Me propozim të Ministrisë së Financave, ministrat do të shqyrtojnë Informacionin në lidhje me vendosjen e sistemit Track&Trace për kontrollin dhe monitorimin e produkteve të duhanit.

Gjithashtu, Qeveria me propozim të Ministrisë së Jashtme do të shqyrtojë Propozim-ligjin për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e mekanizmave të sigurisë ushqimore në Ballkanin Perëndimor.

adv

Vritet shqiptari në Gjermani

0

Një 42-vjeçar shqiptar është vrarë mbrëmjen e së hënës në qytetin Krefeld të Gjermanisë, ka raportuar gazeta “Bild”.

Siç bëhet e ditur, shqiptari ishte duke drejtuar biçikletën kur në drejtim të tij dikush shtiu nga një distancë jo e madhe. Siç shkruan kjo gazetë, shqiptari u qëllua në kokë.

Policia ka konfirmuar vrasjen, por s’ka dhënë detaje.

adv

Kush e lejoi djalin e Talat Xhaferit të jap provimin para kohe, deklarohet Antikorrupsioni

0

Nuk kemi mundur të marrim vesh se kush e ka lejuar Barlet Xhaferin të japë provim para kohe, tha kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska. Ajo mohon se nuk kanë dashur të veprojnë, por thjesht kanë shteruar instrumentet dhe me kaq ka përfunduar hetimi.

Dhe ky është problemi ynë, prandaj për ne procedura ndalon këtu”, tha Ivanovska.

Në “Top Tema”, Ivanovska tha se hetimi kundër korrupsionit, të cilin e kanë nisur pas një raporti anonim, ka për qëllim që të zbulohet se kush e ka lejuar Xhaferin të japë provimin e jurisprudencës për të aplikuar në Akademinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë.

Më herët, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), në seancën e 75-të ka vendosur që për rastin e Barlet Xhaferit të mos hapet rasti, pasi Ministria e Drejtësisë nuk e ka ruajtur dokumentacionin.

adv

Presidenti gjerman, Shtajnmajer vizitë zyrtare në Shkup

0

Presidenti Stevo Pendarovski sot dhe nesër do të jetë nikoqir i Presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Shtajnmajer i cili do të qëndroj për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Sipas axhendës është paraparë që presidenti gjerman të mbajë fjalim para deputetëve, të takohet me të rinjtë në Qendrën Presidenciale për Edukim Politik, të bisedojë me grupin e xhirimit të filmit “Medena zemja” dhe të vizitojë parkun e erës në Bogdanci.

Ndërkohë që pasdite në Qeveri është planifikuar takim i presidentit gjerman me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Kjo është vizita e parë e presidentit gjerman Shtajnmajer në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë që pas RMV-së, do të qëndroj për vizitë zyrtare dhe në Shqipëri.

adv

Nuk bllokohet udhëkryqi te Mavrovasja

0

Transportuesit privatë nuk do të bllokojnë udhëkryqin tek Mavrovasja nga e marta deri të enjten për shkak të vizitës së presidentit gjerman Frank-Walter Shtajnmaer. Nëse deri atëherë nuk arrihet marrëveshje me Qytetin e Shkupit dhe NQP-në, të premten do të dalin sërish në rrugë, tha drejtori i “Sloboda Vravoz”, Lenin Jovanovski.

adv

Moti për ditën e sotme

0

Moti sot në mëngjes do të jetë i ftohtë, gjatë ditës me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 4 deri në 10 gradë.

adv

Cristiano Ronaldo rikthehet në Real Madrid

0

Botërori Katar 2022 po tërheq gjithë vëmendjen e futbolldashësve, por edhe të vetë futbollistëve si Cristiano Ronaldo.

Ronaldo është i fokusuar pikërisht tani në Kupën e Botës, pavarësisht se është pa klub, pas largimit të tij nga Manchester United.

“Gjëja më e rëndësishme është që skuadra fitoi, kapitulli për javën tashmë është mbyllur. Mendja ime është ekskluzivisht në Kupën e Botës, më intereson vetëm të filloj me këmbën e djathtë. Ne hymë, fituam, ne luajtëm mirë si skuadër. Të tjerat nuk më interesojnë”, është shprehur së fundmi Cristiano Ronaldo

Ronaldo dhe Georgina kanë vendosur të transferohen në kryeqytetin spanjoll, ku kanë një pallat të madh në La Finca, pasi për ta është ‘shtëpia’ e tyre, përveç faktit se dashuria e tyre ka lindur në Madrid.

E para që hyri në pronë ka qenë Georgina Rodríguez, e cila është përgjegjëse për mbikëqyrjen e gjithçkaje ndërsa Cristiano Ronaldo luan Kupën e Botës Katar 2022.

Sipas Defensa Central është bërë e ditur se portugezi i është ofruar Real Madridit, për të kompletuar sulmin madrilen, që po i jep shumë dhimbje koke Carlo Ancelottit.

adv