22.8 C
Skopje
E hënë, 1 Qershor, 2026
Home Blog Page 2772

Bushi: Ky 28 nëntor na gjen më të bashkuar e më pranë njëri tjetrit

0

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi ka uruar 110 vjetorin e ditës së flamurit dhe mëvetësisë së Shqipërisë duke theksuar se kombi duhet të nderohet dhe bashkohet edhe përmes veprave dhe punëve të mira në dobi të tij.

Bushi ka vlerësuar se lidhja e kombit tashmë po bëhet realitet përmes ngritjes së Korridorit 8 dhe rrugën Shkup-Bllacë si dhe me thjeshtëzimin maksimal të kalimit të kufirit me Shqipërinë e Kosovën.

Ky është statusi i plotë i Bushit në faqen e tij zyrtare në facebook:

110 vjetori i ditës së flamurit më të bukur në botë dhe i mëvetësisë na gjen më të bashkuar dhe më pranë njëri tjetrit.

Kombi duhet, nderohet, bashkohet dhe forcohet përmes veprave. Lidhja e kombit po bëhet përmes ngritjes së Korridorit 8 dhe rrugës së Kosovës por edhe përmes krijimit tashmë me marrëveshje të nënshkruar midis qeverive tona për hapjen pikë kalimeve të përbashkëta në kufijtë tanë me Shqipërinë e Kosovën.

Nëntori ynë i lavdisë, Nëntori i Skënderbeut, Ismail Qemalit, Isa Boletinit e Adem Jasharit do të vazhdoj të na bashkoj deri në frymën e fundit rreth flamurit dhe qëllimit të lidhjes mes nesh.

Në këtë ditë kaq të veçantë për të gjithë ne, uroj të gjithë bashkëkombësit kudo që jetojnë për festën më të madhe shqiptare.

adv

28 Nëntori / Akademi solemne në Shkup

0

Me 28 nëntor, të gjithë shqiptarët, në trojet e tyre dhe kudo ku jetojnë e punojnë nëpër botë, kremtojnë me krenari dhe emocion ngritjen e flamurit kombëtar në Kalanë e Krujës në vitin 1443 dhe në Vlorë në vitin 1912.

I madhi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në këtë datë të vitit 1443 ngriti flamurin kombëtar në Kalanë e Krujës, ndërkaq, më 28 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Kjo ditë shënon pavarësinë e kombit shqiptar.

Kështu, si sot, më 28 nëntor tё vitit 1912, në Vlorë, u ngrit Flamuri dhe u hap Kuvendi historik Kombëtar me 37 delegatë, por u deshën vite të tjera dhe përfaqësi në Kongrese e në kancelaritë e vendeve perëndimore, që Shqipëria të njihej si e tillë nga fuqitë e Shtetet e kohës. Prandaj, më 28 nëntor shqiptarët kujtojnë ngjarjen e vitit 1912 qё ndodhi në Vlorë, ku u ngrit Flamuri Kombëtar i Kastriotëve, simbol i lirisë, i pavarësisë, i ëndrrave për një ardhmëri më të mirë të kombit shqiptar në gjirin e kombeve të përparuara të botës.

Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së flamurit, nën patronatin e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot me fillim në ora 13:00, në hotel Aleksandar Pallas – Shkup, do të organizohet Akademi solemne.

Dita e flamurit, 28 nëntori është ditë jopune në Kosovë dhe Shqipëri.

adv

Ziadin Sela uron 28 nëntorin, festën e flamurit!

0
Ish-kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka uruar festën e flamurit 28 Nëntori.
I larë me gjak që simbolizon sakrificën për liri, me një shkabë që dëshmon guxim e krenari, ky flamur Kuq e Zi, është mburrja jonë, simbol i vendosmërisë dhe motiv për zhvillimin dhe ngritjen e kombit shqiptar, ashtu siç e projektuan Skenderbeu, Ismail Qemali, rilindasit, e deri te heronjtë e kohës më të re.
Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit Kombëtar dhe të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar! Të festojmë vetëm suksese për shumë mote!
adv

“WHC ÇAIR” të dielën shkruan historinë, të festojmë së bashku (FOTO)

0
Hendbollistet nga Çairi kanë arritur që të luajnë në “EHF EUROPEAN CUP WOMEN” dhe si kundërshtarë do ta kenë ekipin Maccabi ARG. Ndeshja do të zhvillohet me 4 dhjetor – E dielë, në sallën sportive Metalurg/Autokomandë
Ndeshjet evropiane janë momente që na bashkojnë të gjithëve në promovimin e vlerave më të mira sportive të diversitetit dhe solidaritetit.
6 nacionalitete në një ekip të bashkuar dhe unik drejt një qëllimi për të dhënë më të miren nga vetja për atë që e duam dhe që e meritojmë.
Ejani të dielën me 4 dhjetor të festojmë së bashku rrugëtimin dhe rezultatet e punës sonë të përbashkët.
adv

Deputetja Ajdari uron festën e 28 Nëntorit

0
Deputetja e zonës 6 Rina Ajdari sot në rrjetin social Facebook ka uruar festën e Flamurit, duke kujtuar historinë tonë kombëtare që nga Skenderbeu, Ismail Qemajli e deri tek i fundit Adem Jashari, më poshtë e keni edhe statusin e plotë të deputetes:
Më 28 nëntor të vitit 1912, populli shqiptar e kurorëzoi aspiratën për #Shqipërinë e pavarur 🇦🇱. Ky akt së bashku me ngritjen e flamurit në #Vlorë janë akte të shenjta të historisë sonë të përbashkët, të cilën e ndërtuam me mund dhe sakrifica.
Kjo datë ka shumë peshë #historike. Në këtë ditë ka lindur komandanti legjendar #AdemJashari dhe po në këtë ditë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës #UÇK 🇽🇰 u paraqit për herë të parë publikisht. Të dy këto ngjarje i japin edhe më shumë kuptim #nëntorit, sepse bartin në vete frymën e lirisë, idealin e brezave që nga #Skënderbeu, #Ismail_Qemajli, #Isa_Boletini e shumë patriotë të tjerë.
110 VJET SHTET i PAVARUR – GËZUAR DITËN E FLAMURIT !
adv

Lëvizje me kufizime në Shkup, autobusët privat bllokuan komunikacionin (FOTO)

0

Udhëkryqi që gjendet te Qendra Tregtare “Mavrova” në Shkup është i bllokuar me autobusët e kompanive private në shenjë proteste ndaj politikave të reja të Qytetit të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Sloboda prevoz” dje paralajmëroi që 30 autobus të kësaj kompanie dhe 300 qytetarë do të bllokojnë një nga pozitat më të qarkullueshme në kryeqytet.

Policia e Maqedonisë së Veriut dje paralajmëroi që sot prej ora 07:00 ka kufizime në bulevardin “Goce Dellçev”, “Kërste Petkov Miriskov” dhe rrugët rreth tyre.

Ata theksojnë që kohëzgjatja e protestës nuk është konfirmuar, ndërsa paralajmërohet që ajo të zgjasë deri në realizmin e kërkesave, përndryshe ditëve në vazhdim protestat do të zgjerohen në pjesët tjera të qytetit.

Ndryshe, transportuesit privatë kishin marrë premtim nga Këshilli i Qytetit të Shkupit se do të bëjë gjithçka që është në kompetencën e vet për të tejkaluar problemin, me të cilin ballafaqohen transportuesit. Kryetari i Shoqatës së transportuesve privatë “Sloboda prevoz” Lenin Jovanovski në një deklaratë për media, të dhënë pas takimit me këshilltarët e qytetit të Shkupit, tha se autobusët e transportuesve privatë nuk do të lëvizin derisa të zgjidhet problemi.

adv

Parashikimi i motit për sot

0

Moti sot në mëngjes në më shumë vende do të jetë me reshje të dobëta të borës. Gjatë ditës me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 3 deri në 10 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 7 gradë Celsiusë.

adv

Befason Xavi, fansat e Realit do t’i gëzohen deklaratës së tij

0

Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka bërë një koment të sinqertë, por që mund t’i shkaktojë probleme kur të kthehet në Barcelon.

Dhe pikërisht, duke përfituar nga prania e tij në Katar, Xavi i është nënshtruar një sërë intervistash me pyetje dhe njëra prej tyre i referohej portierit më të mirë në botë.

Trajneri i Barcelonës ka qenë më se i sinqertë kur i është përgjigjur “Courtois”.

adv

Strazhën e mbuloi bora e parë

0

Në Maqedoninë e Veriut sot janë regjistruar reshjet e para të borës.

Për shkak të pozitës të kësaj rrugë apelohen qytetarët që të kenë kujdesë gjatë vozitjes.

adv

Kupa e Botës / Nuk ka fitues në duelin Spanjë – Gjermani

0

Dy gola të shënuar nga dy sulmues të ardhur nga stoli, kanë vendosur ndeshjen Spanjë-Gjermani, që u mbyll në barazim 1-1, duke lënë tërësisht të hapura llogaritë për kualifikim në grupin E në Botërorit.

Kërkohej një shkëndijë nga Gjermania, që për disa minuta e pa veten në disavantazh dhe me një këmbë jashtë Botërorit, megjithatë Fulkrug shpëtoi Flick dhe të tijtë, duke u dhënë një pikë shprese dhe duke lënë llogaritë të hapura.

Pjesa e parë ishte me një ritëm të lartë, me Spanjën që goditi traversën me Dani Olmon dhe i shkoi pranë golit me Ferran Torres, që gaboi nga fare pranë, ndërsa gjermania u zgjua vetëm në minutat e fundit, duke shënuar një gol me Rudiger, por që u anulua shpejt nga VAR për një pozicion jashtë loje milimetrik.

Në pjesën e dytë Luis Enrique përdori kartën Alvaro Morata, i cili shumë shpejt dërgoi topin në rrjetë me një goditje të saktë nga brenda zonës, duke trponditur jo pak gjermanët.

I ndodhur në këtë situatë, Flick kryen tre zëvendësime menjëherë, duke hedhur në fushë edhe qendërsulmuesin Fulkrug, i cili gjeti golin e barazimit në minutën e 33-të, duke provuar të ringjallë gjermanët.

Vërshëllima finale la në fuqi barazimin 1-1, që i shkon përshtat Spanjës, pasi mjafton të mos humbë ndeshjen e fundit ndaj Japonisë, për të vijuar më tej, megjithatë grupi E mbetet me llogari të hapura, pasi të 4 ekipet kanë shanse të avancojnë në fazën e 1/8-ave.

Spanjë – Gjermani  1-1   (Morata 62′ / Fulkrug 83′)

adv